Mendime
Agron Shabani: Në kërkim të vetvetes dhe identitetit të saj...
E diele, 20.06.2010, 06:58 PM
Roli dhe pozita e femrës shqiptare në mërgim:
NË KËRKIM TË VETVETES DHE IDENTITETIT TË SAJ...
Fragmente nga një vështrim me i gjatë analitik...
Nga Agron Shabani, Gjermani
Siç dihet roli dhe pozita e fuqishme dhe ambivalente e femrës ose e gruas në jetën tonë njerëzore,shoqërore ose familjare në përgjithësi:Në Bibël ndodhën të përmendura dhe të veçuara mëse njemijë e një(1OO1)herë.Duke filluar që nga Eva(Hava),madje tek Maria Magdalena, Ana profeteshë,Sara,Judita,Estera dhe kështu me radhë.Kur gruaja ose femra në përgjithësi gjithmonë është kuptuar,akceptuar dhe anticipuar në "sfondin" e njohur(bibliko-profetik) të një dhurate të çmuar(besa madje edhe të shenjtë) pa të cilën nuk bëhët dot.Për të mos thënë këtu si kryevepra me e bukur dhe dekorative në "tryezën" tonë jetësore,shoqërore dhe familjare.Femra(gruaja) wshtw pra si "Mona Liza" e famshme e Leonardo da Vinçit që i përmirëson,korigjon,eksploron,konturon,ravijezon dhe konevncionalizon vazhdimisht natyrën , tiparet, karakterin dhe ambientin tonë jetësorë dhe shoqërorë.Në esencë këtu qëndron supstanca.Pra në dashurinë dhe respektin tonë ndaj seksit(polit) të bukur.Me të cilin ne mëshkujt ose burrat e ndryshëm i bëjmë festë ose një dasëm të vërtetë zemrave,shpirtërave dhe vetëvetës sonë.I bëjmë ataraksion shpirtit dhe i kryejmëjmë një trohë inkarnacion trupit dhe maskulitetit tonë.Kuptohët:duke i nënkuptuar këtu edhe femijët ose pasardhësit dhe trashegimtarët tanë si lulet me të bukura në "kopshtin" tonë jetësor dhe familjar.Shih për këtë në sfondin e përgjithshëm të portretizimit dhe një profilizimi të shkëlqyer dhe tepër emblematik të respektit dhe dashurisë sonë njerëzore dhe bio-fiziologjike ndaj femrës apo ndaj gruas në përgjithësi:Schileri i Madh në kuptimin e tij meta-estetik me plot të drejt konstatonte se:Në dashuri kemi lindur dhe jemi krijuar dhe në dashuri do rritemi dhe shkëlqejmë.Duke i ngritur kështu "përmendore" ose një lapidar të përhershëm respektit dhe dashurisë sonë njerëzore dhe mëshkullore ndaj gruas ose ndaj femrës në përgjithësi. Dhe kjo gjithmonë në funksion të ngritjes dhe sendrtimit të një ujdie dhe harmonie të përjetshme(fizike dhe metafizike) në mes seksit mëshkull dhe seksit femër.Në të kundërten,femrat asnjëherë nuk do të ndjehën me të fuqishme se sa atëheë kur "armatosen" me të metat dhe dobësitë e mëshkujve.Do të thoshte De Fangu.Kjo për faktin se mëshkujt ose burrat e ndryshëm jo rrallë i ngrisin dhe i sëndërtojnë ëndërrallat dhe iluzonet e tyre për hirin, për trupin, për shpirtin ose për pamjen dhe personalitetin e vet:pikërisht atëherë kur femrat ose gratë e tyre teksa i kanë ngritur dhe sendërtuar mitët dhe iluzionet e njohura(feministe etj.) mbi bukurinë,stilin dhe performansen e tyre trupore dhe estetike që i hallakatin dhe skandalizojnë mëshkujt ose burrat e tyre në martesë.E kundërta e kësaj është smira ose gjelozia e njohur e burrit ndaj gruas ose anasjelltas që për dikënd ose për shumë kënd tjetër paraqet "thelbin" ose "shpirtin" e dashurisë sonë reciproke?! Sidoqoftë, me e mirë është një trohë ngrohtësi jetësore dhe familjare që të ngrohë dhe ledhaton përditë ,se sa një" flakë e madhe" erotike që të djeg dhe përvelon menjëherë.Apo?...
Po..mirë atëherë:si t´ia bëjmë me femrat ose me gratë tona shqiptare në vendlindje dhe në mërgim? Çfarë t´iu afrojmë atyre në një kohë kur jo rrallë nuk kemi madje as për vetëvetën tonë!Shtrohet pyetja.Ti "ushqejmë" me respekt dhe me dashuri?Ti "armatosim" me dije,arsimimim dhe me edukim të vazhdueshëm ose sistematik?Tí ngrisim në pozita dhe funksione të larta shoqërore,shkencore,kulturore dhe politike?Apo,ti stolisim me ari(dukat) në ballë,bylyzykë në qafë,me vathë të trashë në vesh,unaza ose hallhalle dhe...Ti burgosim në shtëpi!(...) Përsonalisht jami për edukatën,shkollimin dhe arsimimin e vazhdueshëm të femrës sonë shqiptare .Nga aty lindin dhe vegjetojnë të të gjithat me radhë.Ngritemi dhe lulëzojmë si popull e si komb."Populli ose kombi ynë shqiptarë e arrinë kulminacionin e ngritjes dhe zhvillimit të tij atëherë kur nëna intelegjente shqiptare e përkund djepin e fëmijut të vet."Thoshte dikur Sami Frashëri ynë i Madh.Me pelqen shumë tek i shoh zonjen Jozefina Topalli në funksionin e kryetares së Parlamentit Shqiptar,zonjen Vlora Çitaku në funksionin e zv.Ministres së Punëve të Jashtme dhe kështu me radhë...Edita Tahirin,Majlinda Bregun etj. Ndonëse,në Kosovë sot(dhe,jo vetëm në Kosovë)nuk janë të rralla rastët kur femrat ose gratë shqiptare i kanë ngjitur majat me të larta të "tempujve" ose instutucionëve të ndryshme shkencore,kulturore,informative,politike etj.Ato sot janë profesoresha univerziare,botuese gazetash ose revistash të ndryshme,mjeke,gazetare,pedagoge,sociloge,psikologe,juriste,kimiste,biologe dhe kështu me radhë.Se këndejmi, Ilirtët,rrjedhimisht shqiptarë që nga Antika e gjer me sot e nderuan, e çmuan dhe e respektuan rolin,pozitën dhe "kultin e madh" të gruas në shtetin,shoqërinë dhe familjen tonë.Ndoshta shumë me herët dhe shumë tepër se shumë popuj të tjerë në kontinentin plak.Në Ilirinë Antike:Teuta ishte Mbretëresha e parë e seksit femër në Evropë.Edhe e ëma(nëna) e Aleksandrit(Lekës)të Madh-Olimpia gjithashtu i takonte "klanit të lartë" mbretërorë të iliro-shqiptarëve.Edhe Afërdita,Rea Silvia ,Hera,Euridika,Perdika,Donika,Maringona,Nëna Terezë e kështu me radhë.Ndryshe nga kjo: po t´ia hedhësh një vështrim të përgjithshëm perspektiv dhe retrospektivo-introspektiv rolit, statusit dhe pozicionit të gjithëmbarshëm të femrës(gruas) shqiptare në mërgim:Na del se shumë femra ose gra shqiptare në Perwndim kanë krijuar emër,reputacion dhe një karierë të shkëlqyer në fusha dhe segmente të ndryshme të jetës.Në Gjermani sot femrat shqiptare janë mjeke,doktorrante shkencash ,gazetare,moderatore,shkrimtare,arsimtare,pedagoge,kimiste,biologe,laborante,përkthyese ose cicerone të specializuara të gjykatave dhe institucionëve të tjera gjermane,studente,infermiere,intendante etj.etj.Dhe,jo vetëm amvise ose shtëpiake si dikur.Ato sot janë nderi dhe krenaria e kombit tonë shqiptarë në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani.Por..në këtë spektër të përgjithshëm të portretizimit dhe profilizimit të rolit,pozitës dhe statusit të gruas(femrës) shqiptare në mërgim:Jo rrallë mund të këtë vend edhe për kritika dhe analiza me të thella sociopsikologjike etj.përsa i përket atyre fragmentëve ose elementëve të ndryshme devijante dhe eskalative që jo rrallë e mbështjellin dhe e mbulojnë jetën e brëndshme(intime) të femrës shqiptare dhe jo vetëm të femrës shqiptare në mërgim.Dhe,kjo duke filluar që nga rastet ose motivet e ndryshme deprimuese dhe eksituese që pashmangshëm i "stisë" dhe i imponon" jeta mondane" në dhe të huaj.Tw cilat paraqesin kapitull nw vete(...). Sidoqoftë:fermra ose gruaja shqiptare nw vendlindje ose nw mwrgim:meriton respekt dhe një përkujdesje(mbrojtje) të vazhdueshme shtetërore dhe institucionale në të gjitha fushat ose segmentët mundshme.Sidomos atëherë kur shpirti dhe sentimentët e saj ndodhën të plagosura ose të lënduara nga paradokset ose padrejtwsitw e ndryshme objektive dhe subjektive.