E diele, 28.04.2024, 02:22 PM (GMT+1)

Mendime

Arton Arifi: Llogaria pa hanxhiun

E hene, 21.06.2010, 09:43 PM


Sindromi preshevar në Bujanoc

 

LLOGARIA PA HANXHIUN

 

Shkruan: Arton Arifi, Bujanoc

 

Farën e përçarjeve preshevare, në këto ditë të nxehta të qershorit, në Komunën e Bujanocit, po e bart një frymë me plot turbulenca politike.

Këtij virusi antishqiptar po i frynë, nga burime të mirinformuara, ish kryetari i Bujanocit, aktualisht zv/kryetari, i ndihmuar nga disa biznesmenë kontraverzë të kësaj komune, i cili çmendurisht ka nisur një iniciative personale për shpartallimin e pushtetit vendor,

 Për rrënimin e koalicionit aktual, bëhet e ditur se Arifi ka inicuar disa takime sekrete, që janë mbajtur në një kafiteri serbe të fshatit Shillovë në Gjilan dhe në kafiterinë serbe "te Levki" ne Bujanoc, për të grumbulluar ithtarë për shpartallimin e koalicionit qeverisës.

    Kjo iniciativë përçarëse vjen në momentin kur pritet ndryshimi i ligjit zgjedhor dhe kthimi i njësive të vjetra zgjedhore, sipas të cilave shqiptarët do ta humbasin shumicën në Kuvendin komunal të Bujanocit.

    Kujt i shërbejnë këto turbulenca?!

Askujt, përveç atyre që nuk shohin më larg se hunda. Këto gara të hershme dhe shumë të rrezikshme, të cilat vijnë për tekat dhe qejfet personale, të disa individëve të sëmurë për famë dhe para, ta shthurrin koalicionin për të ardhur në pushtet, nuk janë përpos disa aventura të papjekura dhe shumë të rrezikshme.

Koalicioni aktual i Bujanocit nuk është ngritur brenda javës, por i kalitur në tre palë zgjedhje. Ta veshë në rrezik një koalicion të tillë është baras si me rënë me syhapur në greminë.

Këto përpjekje për ndryshime qeverisëse në Bujanoc allapreshevarçe do t’i shkoj për shtati bllokut serb, i cili mezi po prit të ndodh një rrëmujë politike në këtë komunë, për t’i bllokuar proceset demokratike edhe ashtu të brishta në këtë rajon.

Si do që të jetë turbulencat politike rreth garave të parakohshme, tamam dy vjet para përfundimit të mandatit të rregullt të qeverisjes lokale në Bujanoc, bëhen me një llogari pa hanxhiun.

Bujanoci nuk guxon ta luaj lojën ruse të ruletit. Ata që e dëshirojnë një lojë të tillë do të ngelin ashtu siç janë të mjerë, të dyshimtë dhe sahanlëpirës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kastriot Myftaraj: Venusi me ferexhe Hilmi Saraçi: Grupi Nderkombëtar Drejtësues përjashton ndarjen e Kosovës Hasan z. Blakaj: Sa e çmojmë ne demokracinë në Kosovë Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (5) Halit Bogaj: Lufta e serbëve për Kosovën si lufta e Don Kishitit me mullinjtë e erës Agron Shabani: Në kërkim të vetvetes dhe identitetit të saj... Albert Shabanaj: EULEXI me dënimin e Albin Kurtit paragjykon idenë kolektive te shqiptareve për Vetëvendosje Komunikatë nga Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “Kalaja” Xhevat Rexhaj: Shqiptari Bekim Fehmiu - artist - dhe shqiptarët si komb a ishin bashkë? Artan Mullaj: Kriza ekonomike dhe shtetet offshore Baki Sulejmani: Rob-ëria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare !!! Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar Isa Mulaj: Refuzimi i logjikshëm tri herë n’gjim i grantit dhe kredisë së Bankës Botërore! Shefik Sadiku: Funksionim perfekt i administratës në Komunën e Kamenicës... Kastriot Myftaraj: Dy kohët e devesë në Shqipëri Ramiz Bojaj: Edhe një luftë me Serbinë e pashmangshme Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare (II) Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare Agron Shabani: Kriza greke dhe ''sarkazma politike'' e presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi Mejdi Asllani: Fjalë rasti

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora