E shtune, 27.04.2024, 05:46 PM (GMT+1)

Mendime

Hasan z. Blakaj: Sa e çmojmë ne demokracinë në Kosovë

E diele, 20.06.2010, 07:58 PM


Sa e çmojmë ne demokracinë në Kosovë

 

Nga Dr. Hasan z. Blakaj

 

   Sot 17 qershor lexova një artikull në Metro një nder gazetat  më tirazhin më të madh në Suedi që shitet edhe jashtë Suedisë si në Paris,  BuenesAires , Berlin e shumë vede të tjera botërore. Pothuajse faqe të tëra  i kushtohen  darsmes se Princeshës Viktoria rreth martesës  saj. Pra përshkruhet ardhja e Mbreterve të vendeve të ndryshme në Stockholm, fotografi të ndryshme personalitetesh botrore, Mbreter, kryeministra, minnistra, intelektual nga mbar bota. Më një fjalë Stockholmi është i stolisur si rrallherë më parë me famuj të varur në ndertesa, autobus, vetura, të ngritur lart në oborret e vilave private etj. Kjo nuk më beri shumë pershtypje sepse kan mundësi materiale dhe traditë  dhe kam

 pasur rastin ti shohë personalisht edhe herave të tjera gjatë organizimit të festave për çmimin Nobel. Kurioziteti më i madh për mua ishte kur mu në faqen e dytë lexova një artikull më shkronja  të mdha dhë stil të trash

”Hovets hästar far illa under kortegen” qe po ta shqipërosh në shqipe do të thotë Kuajt e oborrit mbretror ndihen keq gjatë defilimit (parakalimit)” pra fjala është kur  parakalojnë pran  masës se popullit duke terhequr qerren  e mbretit dhë atë të princeshës më princin. Aty në percjellje janë shumë kalorës edhe ata më kuaj të bukur. Më tutje vazhdon artikulli: ”Gjatë darsmes kuajt jan të detyruar të qendrojnë në një vënd  në kushte apsolutisht  jo normale të pa pershtatshme  afer një orë e gjysmë para kishe gjersa princesha të vëj kurorë. Pra të mos keqkuptohemi sepse nuk marr kënd per krahasim por vetem të tregojë sa larg ka shkuar demokracia në perendim. Për ju paradoksale për mua e vertetë sepse që nga neser është i ftuar i terë Stockholmi në këtë ceremoni, natyrisht rreth pallatit mbretror. Dhe duke lexuar këtë artikull shoqja më kishte vërejtur që unë nuk ndihesha mirë. Natyrisht pason pyetja së çfar kisha. Dhe mua sa smë ran lotët  kur perpara meje kisha laptopin tim duke shiquar storien e arrestit të Albin Kurtit. U mundova ti fshehë ndjenjat para fëmive por edhe ashtu nuk u bë. Lotet ridhnin pa dashur sa për Albinin dhe këto storie makabre sa per të kaluarat e hidhura të rinisë tonë, të pa rini, të pjekur para kohe. Por edhe për shumë të tjerë që jan munduar dhe kan sakrifikuar për atë tokë të djegur dhe prap jan shantazhuar, deskredituar, duke u munduar ti frigojnë më dosje, duke i terhequr zvarr poshtruar më fjalët më poshtruese për qellime të caktuara, qe vetë të jenë në pushtet. Athua u dashka kështu të veprohet mu sikur në të kaluaren me të gjithë ata që sado pak kan dhenë për kombin. Athua kështu krijohet shteti demokratik?. Të gjithë ne e dimë kush ishte Albini jonë i dashur, dhe krah i kujt ishte. Nuk befasohem fare po nuk ja vënë edhe këti ndonjë bisht prapa  sikurse u vënë kohë pas kohe të gjitha fëtyrave më të deshmuara kombtare duke mos perjashtuar as të madhen Nënen Terez e gjerë ke Skenderbeu. E tani pyes si është e mundur vetem të mendohet të arrestohet një njeri i till. Si është e mundur që pas qindra mija nënshkrimeve në mbar hapsiren shqitare kunder arrestimit  të Albinit të thyhet verdikti i popullit. Pra sovrani është percaktues i ligjeve dhe nuk mund të dalesh kundra asaj kornize. Dikush do thoshte qe kjo ishte sa per ta mbuluar vehten para organeve nderkombtare, por kjo nuk ka bazë sepse vetëvendojsa u zdep ne dhunë edhe herave tjera para këti rasti. Pra shkurt kjo ishte tymnaj në mjegull sa për të demonstruar focë  se ne këtu i permbahemi ligjit dhë të gjithë jan të barabart para ligjit, demagogji e llojt të vetë. Jo ore ju të uruar demokracia ndertohet me mekanizma ligjor që verdikti i popullit respektohet në mënyren më apsolute. Sovrani është i pa cenueshem i pa negocueshem dhë thjeshtë i pa prekshem. Eulexi dëshron ta barazojë viktimen më dhunuesin por çfar po bëjmë ne, ku jemi ne si parlament, si qeveri, si individ që sejcili ka pergjegjsitë e veta individuale para detyrave më perputhshëri  të plotë më ligjin. Pra ne kemi gojen plotë demokrci por që në fillim kemi filluar nga prapa. A ishte ky arrestim  vetem për të bërë mjegull dhe çvendosë vëmendjen  nga problemet kruciale për pjesen veriore të Kosovës ? A ishte kjo një farsë mbulese për gjendjen e vështirë ekonomikosociale të shumë e shumë familjeve shqiptare e posaqërishtë të dëshmorve dhe invalidve të luftës? Apo per të bërë mbulesë për aferat korruptive, Shih art. E Sh. Maliqit në Gazetaexpress. Kjo s´do koment . Sa është e logjikshme dhe vetem të mendohet që brenda një dite të pasurohesh  në shifra marramendëse dhe të mos mendosh fare për ata që dhan pjesët e tyre të trupit,- jeten pa marr parasysh në cilin drejtim politik ka qenë. Prap as kjo sdo koment. Kur Suedezet kujdesen të mos u lodhen kuajt para kishe per një orë e gjysmë ceremoni, ne nuk jemi në gjendje  të bëjmë as më të voglin kujdes ndaj këtyre familjeve.  Pra shkurt jemi të quditshem për të bërë qudira. Gabimet fatale në një demokraci bëhen që në fillim të sajë. Pra mos hapja e dosjeve, krijimi i një indiference ne dhe ju. Ne jemi dëshmitar të kohës sa është duke i kushtuar  pjeses tjeter matan drini të Shqipërisë natyrale  moshapja e dosjeve. Edhe kjo assesi nuk do të kishte efekt poqese nuk kemi bërë ligje. Pra A-ja dhë Zh-ja jan ligjet dhe veten ligjet në një demokraci të mirëfillt dhe një drejtësi të pavarur. As këto nuk qojnë peshë poqese nuk kemi ekzekutiv apolitik dhe të mirëfillt  qe do i zbulonte të gjitha vrasjet pa marr parasysh natyren e tyre, Trafikimit të qenjeve njerzore, korrupcionit, manipulimeve, informimit jo të sakt, informaliteteve të ndryshme etj. Arma më e fortë  e një demokracie është informimi i drejt, i shpejt, i sakt dhe transparent. Pra  armata e një shteti të mirëfillt demokratik është gazetaria. Pa gazetari të apolitizuar dhe te pa varur per qështje kruciale nuk ka Demokraci. Dhe e fundit pa  demokraci të mirëfillt nuk ka shtet demokratik e as qeveri. Sa per fund shtetet e mirëfillta demokratike kujdesen edhe per lodhjen e kuajve e lere më të ju ndodhë diçka atyre fizikisht, kurse qeverija jon ka kujdes të jashtzakonshem per pasurin personale. Prandaj sharjet dhe etiketimet jan metodat më të mira pafije argumenti këto jan metoda të vjetra komuniste për konkurens, për ta larguar nga rruga  kundershtarin dhë natyrisht atë që ka guxim për të folur. Te ne jo qe fyejm e shajm njerez të thjeshtë por shkojmë aq larg sa shajmë edhe Shejtët tan si Nënen Terezë  gjerë ke Skenderbeu pa fie argumneti dhe askush kurrrë nuk jep pergjegjësi. Kësaj i thonë DEMOKRATI. Pra jemi larg shumë larg nga

demokracia.       

 



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Shabanaj: EULEXI me dënimin e Albin Kurtit paragjykon idenë kolektive te shqiptareve për Vetëvendosje Komunikatë nga Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “Kalaja” Xhevat Rexhaj: Shqiptari Bekim Fehmiu - artist - dhe shqiptarët si komb a ishin bashkë? Artan Mullaj: Kriza ekonomike dhe shtetet offshore Baki Sulejmani: Rob-ëria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare !!! Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar Isa Mulaj: Refuzimi i logjikshëm tri herë n’gjim i grantit dhe kredisë së Bankës Botërore! Shefik Sadiku: Funksionim perfekt i administratës në Komunën e Kamenicës... Kastriot Myftaraj: Dy kohët e devesë në Shqipëri Ramiz Bojaj: Edhe një luftë me Serbinë e pashmangshme Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare (II) Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare Agron Shabani: Kriza greke dhe ''sarkazma politike'' e presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi Mejdi Asllani: Fjalë rasti Kastriot Myftaraj: Karikaturat e gazetës daneze për Muhametin dhe karikaturat e Kuranit për Krishtin Artan Mullaj: Emigrantët në krizë Faik Krasniqi: Çfarë është demokracia tek shqiptarët Pirro Prifti: Radikalisti Muja sheh nga Arabia, por populli shpreson tek Sh`na Ndou Ramiz Dërmaku: Ku është Ministria e Mërgatës?! Arbën Xhaferri: Kapiten Leshi, ose modelimi i shqiptarit të pranueshëm

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora