E diele, 28.04.2024, 11:11 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Venusi me ferexhe

E diele, 20.06.2010, 07:59 PM


Venusi me ferexhe

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Në demonstratën e mbajtur në Prishtinë kundër ndalimit që u bëhet në shkolla vajzave muslimane praktikante vura re disa fytyra femrash të mbuluara me shami, të cilat nëse do t’ i kishin pasur para syve piktorët e mëdhenj të Rilindjes Italiane, Sandro Botiçelli, Tiziano Vecelli, Giorgione, apo edhe Diego Velasquez, kur pikturuan Venusin, perëndeshën antike të dashurisë dhe bukurisë, do të qenë në dilemë nëse të zgjidhnin femrat që patën si model, apo këto Venusë shqiptare të Kosovës. Duke parë demonstratën mendova se si mund të ishte biseda ime me një nga këto vajza të mbuluara. Natyrisht që unë nuk do ta filloja bisedën duke i rrëfyer mendimin e mësipërm se ajo do ta kundërshtonte këtë gjë me me përçmim, si degjenerim të idhujtarisë perëndimore. Nëse ajo do të shikonte tablotë e piktorëve të përmendur, si “Lindja e Venusit” e Botiçelli, ku perëndesha e bukurisë, e lindur nga shkuma e detit qëndron mbi një guaskë, “Venusi që fle” e Giorgiones, “Venusi me pasqyrë”, e Tizianos, apo edhe “Venusi në pasqyrë e Velasquezit”, ato me siguri do t’ i përçmonin si pornografi. Biseda do të vijonte sigurisht nga ana vajzës së mbuluar me një lumë retorike për vlerat e larta morale që bart Kurani. Kështu, biseda nuk do të kishte qenë më e kuptueshme se sikur ne të dy të flisnim dy gjuhë të ndryshme, secila e panjohur për palën tjetër.

Por unë do të bëja edhe një përpjekje, duke i thënë se në origjinë të konceptit islamik për femrën është dyshimi, frika supersticioze, dhe tekefundit urrejtja e popujve hënorë ndaj femrës. Arabët, para Muhametit dhe pas tij qenë atëherë dhe janë edhe sot një popull hënor. Kalendari arab, si në kohën idhujtare, ashtu dhe në kohën islamike, ishte kalendar hënor. Hyjnitë pagane arabe paraislamike qenë hyjni hënore, me Hënën si instancë supreme hyjnore, e cila adhurohej dhe përcaktonte formësimin e mënyrës së jetesës. Volksgeist (shpirti i kombit) arab është hënor. Në besimet idhujtare të popujve hënorë, cikli hënor lidhet me ciklin menstrual femëror. Prej këtej perceptimi i femrës si një forcë demoniake, e cila duhet mbajtur nën kontroll, e nënshtruar.

Adhurimi i Hënës është shumë i pranishëm edhe në magjinë e zezë të botës së krishterë, në shtriganërinë. Në magjinë e zezë ekziston kulti i Madonës së Orientit. Në vitin 1390 Inkuizioni ekzekutoi dy femra italiane të cilat ushtronin magjinë e zezë duke u paraqitur si ndjekëse të Madonës së Orientit. Madona e Orientit ishte një emër që i jepej Hënës si hyjneshë e okultizmit të magjisë së zezë.

Unë do t’ i thosha bashkëbisedueses se nuk i fola rastësisht për Venusin. Unë do t’ i thosha se i fola për Venusin se kam përshtypjen se vajza në fjalë, më tepër se besimtare muslimane është një adhuruese e perëndeshës arabe Allat, ekuivalentit arab të Venusit në idhujtarinë arabe paraislamike. Historiani antik grek, Herodoti, thotë se arabët e quanin Afroditën (homologia greke e Venus) Allat. (Historitë: 1: 131) Në periudhën paraislame arabët qenë një popull primitiv, të dhënat për ta i kemi kryesisht në gjuhët e tjera. Allat ishte një nga tre perëndeshat kryesore të Mekës. Sipas “Kitab al Asnam” (“Libri i Idhujve”), i Hisham Ibn al Kalbi, i botuar në 1952, Allat kishte një kult në Kaaba, në Mekë, e cila më pas do të bëhej vendi më i shenjtë i Islamit. Allat-i adhurohej edhe nga fisi i Kurejshi, të cilit i përkiste Muhameti.

Allat, si të gjitha perëndeshat hënore-ekuivalente të Venusit, ishte një perëndeshë e zymtë, në dallim nga Venusi. Perëndeshat antike greke dhe romane të dashurisë dhe bukurisë, Afrodita dhe Venusi qenë hyjni të çelura, plot dritë, se ato janë hyjni të popujve diellorë. Për Platonin perëndesha Afrodita-Venus ishte një perëndeshë tokësore, e cila u frymëzonte njerëzve dashurinë seksuale, por edhe një perëndeshë qiellore, e cila u frymëzonte dashurinë intelektuale, dashurinë për kërkime intelektuale. Prej kësaj dihotomie  statusi unik i femrës në qytetërim perëndimor, në krahasim me qytetërimet e tjera, që prej Antikitetit dhe deri në ditët tona. Prej këtej ajo butësi që buron nga skulpturat dhe tablotë e Venusit-Afrodita, të bëra nga meshkuj, ajo butësi për të cilën kjo fjalë shqipe nuk është e përshtatshme se nuk e ka konotacionin e fjalës latine “tenere”, e cila ka njëherësh kuptimin e butësisë, delikatesës, sensitives, femërores, diellores tekefundit. Ky imazh i perëndeshës së dashurisë dhe bukurisë ka influencuar me siguri shumë që statusi i femrës të ndryshojë në kulturat perëndimore që në kohët antike, duke u kaluar në martesën monogame, e cila ishte një përmirësim i madh i statusit të femrës. Nuk është gjë e rastit që në kohën e Rilindjes Europiane, e cila ishte ndër të tjera dhe një revolucion intelektual, piktorët e mëdhenj të cilët i përkisnin llojit të intelektualëve të Rilindjes, dhe që donin të nxisnin revolucionin intelektual, u joshën aq shumë nga Venusi. Ata e perceptuan atë në sens platonian, si nxitëse të shpirtit intelektual.

Hyjnia hënore Allat nuk bart kurrgjë të ngjashme me homologet diellore Afrodita dhe Venus. Hallat është thjesht një hyjni e riprodhimit seksual, tek e cila femra paraqitet njëlloj si deveja, një gjallesë e nevojshme funksionale. Asgjë që ka të bëjë me dashurinë intelektuale, me frymëzimin e kërkimit intelektual, nuk ekziston tek ajo. Femrat arabe paraislamike, të cilat adhuronin Allat qenë të mbuluara. Ato qenë në fakt qenie riprodhuese të cilat qenë të përjashtuara nga çdo raport intelektual me meshkujt. Për këto femra të mbuluara kishte një kod të rreptë normash sjelljeje, por kjo nuk kishte të bënte aq me etikën se sa me garantimin e pronësisë së meshkujve mbi këto qenie riprodhuese të seksit tjetër. Fakti që një mashkull kishte të drejtë të martohej me më tepër se një femër, i bënte të nevojshme këto norma të rrepta. Për të bërë të mundur këtë Allat kishte marrë trajtën e një hyjnie antifemërore. Femrat, duke adhuruar Hallat, adhuronin statusin e tyre të diskriminuar dhe poshtërimin e tyre.

Derisa Islami ruajti poligaminë nga periudha idhujtare, ai do të ruante statusin e femrës në periudhën idhujtare arabe. Kështu që Islami e sanksionoi në normat e tij statusin e femrës sipas hyjnisë së zymtë hënore, Allat. Femrat islame të mbuluara, ngjajnë si hije, si imazhe të hyjnisë së zymtë hënore Allat. Normat morale të Islamit janë në fakt një mënyrë për të përjetësuar modelin e femrës-Allat. Normat e rrepta të Kuranit dhe haditheve për femrën, janë më tepër një mënyrë për të zhdukur qetësuar frikën, ndjenjën e rrezikut, që i krijon femra mashkullit të një populli hënor.

Në normat e rregullimit total të jetës njerëzore që ofron Kurani dhe Hadithet e Muhametit, vërehet një ngrirje intelektuale, e cila nuk mund të mos ketë lidhje me ngrirjen që i bëhet femrës, e cila refuzohet në imazhin Venus-Afrodita, të burimit të dashurisë intelektuale. Feja islame është një doktrinë urrejtjeje ndaj femrës. Ashpërsia me të cilën muslimanët reagojnë në debatet për fenë e tyre, në kohën kur në librin e tyre të shenjtë fyhen dhe poshtërohen fetë e tjera, vjen nga dyshimi dhe pasiguria që ata kanë për fenë e tyre. Kjo është pasiguria e përjetshme e popujve hënorë. Popujt hënorë, në dallim nga popujt diellorë, janë irracionalë.  

Mentaliteti dhe shpirti i popujve hënorë islamikë u projektua në Shqipëri me pushtimin osman, dhe me islamizimin e dhunshëm që pasoi atë. Është shumë interesante se si malësorët e thjeshtë shqiptarë, njerëz analfabetë, e perceptuan rrezikun që paraqiste Islami për shpirtin e nacionit, rrezikun e tjetërsimit të shpirtit venusian tek femra shqiptare, çka shprehet tek këto dy vargje, të kësaj kënge të kryengritjeve te hershme shqiptare pas pushtimit osman:

“Malet tona bjeshkë me zana,

s’ un i ndërrojm; ksulat me çallma!”

Zana, hyjnia parakristiane shqiptare është qartësisht homologia iliro-shqiptare e Venusit dhe Afroditës. Në mos vetë perëndesha ilire e dashurisë dhe bukurisë, Zana është me siguri pjesë e shpurës së nimfave të saj. Dy vargjet e mësipërme vlejnë për Volksgeist, shpirtin nacional shqiptar, sa të gjithë tablotë e Venusit të Botiçelli, Tiziano, Giorgione, Velasquez, se në këto dy vargje u ruajt thelbi i kumtit që përcollën këto tablo për njerëzimin. Këto dy vargje shprehin shpirtin e një populli diellor! Këto dy vargje të bëjnë të mendosh se nëse nuk do të kishte qenë pushtimi osman, do të kishte pasur shkolla të pikturës, paralel me Rilindjen Europiane, në Shkodër, Prizren, Vlorë, Tetovë, Preshevë, Janinë, Ulqin, nga të cilat do të trashëgonim tablo të zanave, si ato të Venusit.   

Me pushtimin osman, nacionit (kombit) shqiptar iu imponua shndërrimi në një popull hënor, dhe u kërkua që t’ i imponohet shpirti hënor, çka ishte në kundërshtim me formësimin e tij historik kulturor. Por nacioni shqiptar i rezistoi kësaj përpjekje tjetërsuese dhe me largimin e Imperisë Osmane, shqiptarët e kthyer me forcë në fensë islame, e braktisën masivisht identitetin hënor të imponuar. Atë e ruan vetëm një minorancë muslimanësh praktikantë, e cila kërkon t’ i imponojë Shqipërisë, Kosovës dhe pjesës tjetër të trojeve shqiptare identitetin arabo-hënor. Kjo bëhet duke u ndërtuar një numër shumë i madh xhamsh, në shpërpjestim me numrin e besimtarëve muslimanë që i frekuentojnë ato, duke pasur çdo xhami në kulmin e vet gjysmëhënën, simbolin e shpirtit hënor. Nga minaret e këtyre xhamive, megafonë të fuqishëm, shpërndajnë periodikisht ditën dhe natën tingujt e ezanit në arabisht,

kumtin e shpirtit hënor.

Ky identitet arabo-hënor i imponuar është një gjë artificiale për shqiptarët. Arabët paraislamikë qenë një popull hënor, dhe Islami u përshtat me këtë identitet, çka është prova më qartë se Islami qe evoluim i idhujtarisë hënore arabe. Por për shqiptarët, një popull diellor, identiteti hënor është një gjë që tjetërson shpirtin nacional. Identiteti hënor që u jep Islami shqiptarëve është aq i papranueshëm për konstitucionin shpirtëror shqiptar, sa ç’ do të ishte identiteti diellor për arabët. Çka do të thoshin arabët nëse do t’ u kërkohej të shndërroheshin në popull diellor? Prandaj deislamizimi i trojeve shqiptare, në dy anët e kufirit është një gjë e natyrshme për të eliminuar anomalinë që ka ndodhur me shpirtin nacional, me identitetin nacional gjatë pushtimit osman.

Çka do të thoshte Venusi me ferexhe e demonstratës së Prishtinës pas gjithë këtyre që do të thosha unë? Ndoshta do të fillonte përsëri me atë retorikën për vlerat e larta morale që bart Kurani, për normat etike që janë të nevojshme sot më tepër se kurrë. Dhe unë do t’ i thosha se antropologët habiten me normat etike që gjejnë në fiset primitive, gjithandej botës, ku popujt kanë në një masë apo në një tjetër sensin e së mirës dhe të së keqes. Por nuk është e nevojshme që për të pasur norma të tilla, një nacion diellor si shqiptarët, të shndërrohen në një popull hënor. E kur ajo të më thoshte se normat e Kuranit e kanë origjinën tek Allahu, unë do t’ i thosha se si është e mundur që Allahu paska pasur këtë prirje për të ricikluar realitetin idhujtar arab paraislamik?! Do t’ i thosha se ka diçka që duket shumë e dyshimtë tek feja islame, për shkak se ajo është

trashëgimtare e qartë e idhujtarisë arabe paraislamike, dhe se kurrgjë nuk e vërteton këtë më mirë se statusi i njëjtë i femrës në dy rastet.

Do t’ i thosha se në genin e saj janë 10-15 gjenerata të shpirtit të instaluar hënor-islamik, por pas tyre qëndrojnë 100-150 gjenerata të shpirtit natyral diellor, iliro-shqiptar. Unë do t’ i thosha se këto 100-150 gjenerata peshojnë shumë më tepër se të parat, dhe se ajo ka detyrime ndaj të parëve të saj paraislamikë, më tepër se ndaj të parëve islamikë. Se nëse ajo, nëpërmjet Islamit e ndjen veten të përkushtuar ndaj idhujtarisë arabe paraislamike, atëherë kanë të drejtë edhe paraardhësit e saj paraislamikë paganë dhe jopaganë, që t’ i kërkojnë asaj devotshmërinë ndaj tyre.       

Unë do t’ i thosha se paraardhësit e saj paraislamikë luftuan për mijëra vjet, në mënyrë që të sigurohej ekzistenca e pasardhësve të tyre në këto troje, dhe ata kanë të drejtë të kenë përkushtimin e saj më tepër se Muhameti dhe idhujt arabë që ai ricikloi në fenë e tij. Unë do t’ i thosha se derisa ajo me veprimet e saj, duke u dhënë trojeve shqiptare identitet arab, po ve në rrezik ekzistencën fizike të nacionit shqiptar, ajo po zhbën atë çka bënë për mijëra vjet paraardhësit e saj, dhe këto po e bën për hir të një njeriu që ka jetuar 1400 vite më parë në Arabi dhe që nuk ka dëgjuar kurrë për shqiptarët.

 



(Vota: 33 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hasan z. Blakaj: Sa e çmojmë ne demokracinë në Kosovë Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (5) Halit Bogaj: Lufta e serbëve për Kosovën si lufta e Don Kishitit me mullinjtë e erës Agron Shabani: Në kërkim të vetvetes dhe identitetit të saj... Albert Shabanaj: EULEXI me dënimin e Albin Kurtit paragjykon idenë kolektive te shqiptareve për Vetëvendosje Komunikatë nga Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “Kalaja” Xhevat Rexhaj: Shqiptari Bekim Fehmiu - artist - dhe shqiptarët si komb a ishin bashkë? Artan Mullaj: Kriza ekonomike dhe shtetet offshore Baki Sulejmani: Rob-ëria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare !!! Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar Isa Mulaj: Refuzimi i logjikshëm tri herë n’gjim i grantit dhe kredisë së Bankës Botërore! Shefik Sadiku: Funksionim perfekt i administratës në Komunën e Kamenicës... Kastriot Myftaraj: Dy kohët e devesë në Shqipëri Ramiz Bojaj: Edhe një luftë me Serbinë e pashmangshme Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare (II) Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare Agron Shabani: Kriza greke dhe ''sarkazma politike'' e presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi Mejdi Asllani: Fjalë rasti Kastriot Myftaraj: Karikaturat e gazetës daneze për Muhametin dhe karikaturat e Kuranit për Krishtin Artan Mullaj: Emigrantët në krizë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora