E shtune, 27.04.2024, 07:55 PM (GMT+1)

Mendime

Fjala e z. Mustafa Xhepa mbajtur në Washington, në ditën e krijimit të degës së Vatrës

E hene, 21.06.2010, 09:48 PM


Mustafa Xhepa
Mustafa Xhepa
Datë 19 Qershor 2010, ne Washington DC, u krijua dega e VATRES. Po sjellim fjalimin e mbajtur nga Zotnia Mustafa Xhepa aty.

 

Zoti kryetar Gjon Buçaj, anëtarë të Vatrës:

 

Ndjehem krenar që Vatra - Dega Washington D.C., sot, në ditën e saj të parë, tregoi sa të bashkuar jemi për të dhënë ndihmesën modeste në interes të kombit tonë të lashtë. Sa të gatshëm jemi të ndërtojmë një konsensus me të gjithë ata që ndajnë me ne një komunitet vlerash të mëshiruara në këto tri fjalë: Liri, paqë, drejtësi.

 

Më tepër se çdo gjë tjetër dua që kjo degë të shërbejë si shtysë për shtimin e rradhëve të Vatrës me anëtarë të rinj; të ringjallë krenarinë kombëtare dhe kuptimin e qëllimit të këtij misioni të madh. Dua që kjo të përcjellë mesazhin tek të gjithë bashkatdhetarët, pa marrë parasysh diferencat, se ne jemi gati të bashkëpunojmë me të gjithë ata që ndajnë të njejtat vlera me ne.

 

Ne të mbijetuarit që fati e solli të jetojmë nën perandorinë e errësirës, e cila demaskoi, shpronsoi, kolektivizoi, deboi, internoi, burgosi, pushkatoi korën e kombit, nën thundrën e Neronit që dogji me zjarr e hekur çdo gjë shqiptare për interes të armiqve tanë shekullorë, na del detyrë madhore të mbajmë gjallë kujtesën dhe të moslejojmë harresën të mbulojë të vërtetën, sepse po harruam  kthehemi në bashkëfajtorë.

 

Ka shumë padrejtësi që bëjnë thirrje për vëmendjen tonë, por njëra ndër më kryesoret është Çamëria e gjakosur. Ne duhet të bëjmë të pamundurën që kësaj padrejtësie çnjerëzore t’i jepet fund njëherë e përgjithnjë dhe pjesa fisnike e kombit e zhvendosur me forcë të kthehet në trojet e veta. Liria e tyre varet nga përpjekja që do të bëjë bota e lirë bashkë me ne dhe cilësia e lirisë sonë varet nga liria e Çamërisë.

 

Mustafa Xhepa

 

Washington, D.C., 19 Qershor 2010 

 



(Vota: 24 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Arton Arifi: Llogaria pa hanxhiun Kastriot Myftaraj: Venusi me ferexhe Hilmi Saraçi: Grupi Nderkombëtar Drejtësues përjashton ndarjen e Kosovës Hasan z. Blakaj: Sa e çmojmë ne demokracinë në Kosovë Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (5) Halit Bogaj: Lufta e serbëve për Kosovën si lufta e Don Kishitit me mullinjtë e erës Agron Shabani: Në kërkim të vetvetes dhe identitetit të saj... Albert Shabanaj: EULEXI me dënimin e Albin Kurtit paragjykon idenë kolektive te shqiptareve për Vetëvendosje Komunikatë nga Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “Kalaja” Xhevat Rexhaj: Shqiptari Bekim Fehmiu - artist - dhe shqiptarët si komb a ishin bashkë? Artan Mullaj: Kriza ekonomike dhe shtetet offshore Baki Sulejmani: Rob-ëria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare !!! Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar Isa Mulaj: Refuzimi i logjikshëm tri herë n’gjim i grantit dhe kredisë së Bankës Botërore! Shefik Sadiku: Funksionim perfekt i administratës në Komunën e Kamenicës... Kastriot Myftaraj: Dy kohët e devesë në Shqipëri Ramiz Bojaj: Edhe një luftë me Serbinë e pashmangshme Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare (II) Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare Agron Shabani: Kriza greke dhe ''sarkazma politike'' e presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora