Mendime
Hilmi Saraçi: Grupi Nderkombëtar Drejtësues përjashton ndarjen e Kosovës
E diele, 20.06.2010, 07:59 PM
Grupi Nderkombëtar Drejtësues përjashton ndarjen e Kosovës
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Grupi Ndërkombëtar Drejtues gjatë takimeve të zhvilluara këto ditë përseriti se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme , ndersa përjashtoi mundësinë e ndarjes, siq flitet në disa qarqe, sidomos të Serbisë , duke e mbështetur intergritetin territorial të vendit. Këtë qendrim e bëri të ditur më qartë shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare , Piter Fejt, në një takim që ka pasur me antarët e GND-së, sidomos në takimin e mbajtur me presidentin e Kosovës në Prishtinë. Kjo është me rëndësi të veçantë për Kosovën ,sepse Bashkimi Evropian dhe komuniteti nderkombëtar , si duket do ta kenë më në fund një qasje më të mirë për veriun e Mitrovicës, ku në këtë pjesë të vendit janë të pranishme me vite të tera paregullësi kushtetuese, sidomos janë të dukshme kontrabanda , krimi i organizuar, korrupsioni e të tjera , prandaj në rend të parë duhet të veprohet në mënyrë që të sigurohet zbatushmëria institucionale dhe të sigurohen sherbime më të mira për të gjithë qytetarët. Në këtë fushë duhet të krijohen më parë lidhjet administrative me Prishtinën dhe komunave që shtrihen në veri të Mitrovicës”. Shihet se është i pranishëm një pajtim i gjerë në GND, se ndarja e Kosovës nuk është një opson, andaj duhet të kemi qasje dhe angazhim më të madh , në mënyrë që edhe veriu të marrë pjesë në proqesin e stabilizim asocimit që është pjesë e përspektivës evropiane, sepse aktualisht strategjia për veriun nuk është duke gjetur zbatim në terësinë e saj. Për qytetarët e Kosovës është e rëndësishme që Kosova dhe institucionet e saj kanë filluar të përparojnë dhe të konsolidohen, prandaj mendoj se janë shënuar përparime në zbatimin e planit të Ahtisarit”. Mirëpo në këtë fushë më parë duhet një angazhim dhe aktivitet më i madh, një pajtueshmëri ndërpartiake qoft të pozitës qoftë të opozitës, të shikohet sa më parë interesi në fushën kombëtare , sepse në këtë fushë sikur nuk është duke u punuar me kujdes të duhur . Prandaj kërkesa e opozitës (AAK) për krijimin e një trueze nacionale e cila do të sillte rreth vetës , përfaqësuesit e institucioneve , të partive të tjera parlamentare opozitare , shoqërinë civile , por edhe përfaqësues nderkombëtarë ku do të trajtoheshin temat kryesore dhe do të merrnin vendime për temat me rëndësi strategjike, është i qëlluar dhe i mirëseardhur. Mirëpo mënyra më e mirë për dalje nga gjendja e krijuar edhe pas shpalljes së pavarësisë është që koha e tashme të shfrytëzohet edhe në disa fusha të krijimit të kushteve më të sukseshme për qytetarët e Kosovës, për të ndalur krimin e organizuar, kontrabanden ,sidomos korrupsionin, i cili përkundër përpjekjeve dhe masave të mara në kohet e fundit, sikur ka mbetur si më parë ,prandaj periudha tre deri në gjashtë muaj duhet të shfrytëzohet për këtë temë , por me trajtimin e kësaj teme kërkohet një garanci se “Kosova do të menagjojë vetveten me temat e ndjeshme deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare” . Të gjitha këto iniciativa dhe vendime duhet të merren sipas kushtetutës së aprovuar e cila nuk po zbatohet nga institucionet tona shtetërore , për të marrë masa dhe për të përmirësuar gjendjen e krijuar në këto fusha, sidomos në veri të Mitrovicës. Duke u bazuar në të gjitha këto mendoj se kushtetuta ka çaluar shumë në këto dy vjet të zbatimit të saj , sidomos të gjyqësori, prandaj kanë qenë të pranishme shumë mangësi dhe dobësi në institucionet tona shtetërore, sidomos në gjyqësi.”Sfidat që do të ishin nga kushtetuta do të ishin që të respektohet nga të gjithë , të shtrihet respektimi i saj në të gjitha viset e Kosovës, në të gjitha anët, duke përfshirë sidomos veriun e Mitrovicës. Edhe në vitin e tretë të ecjes përpara të institucioneve të vendit, në aspektin e zbatimit të Kushtetutës mund të ketë dobësi nese nuk angazhohemi për zbatushmerinë e saj. Kjo do ta sjellë vendin që të vendnumërojë .
Ç’thuhet në një raport të Departamentit Amerikan
Departamenti Amerikan i shtetit në një raport të publikuar kohë më parë ka paraqitur disa të dhëna që tregojnë së në Kosovë ka nevojë për një punë më efikase në zbatushmërin e ligjit dhe të kushtetutës për të ndaluar dhe për të marrë masa ndaj të gjitha dukurive negative , sidomos ndaj trafikimit të qenjeve njerëzore që sipas raporteve nderkombëtare , sidomos nga ai amerikan ,është mjaft i pranishëm, sidomos ndaj prostitucionit të detyrueshëm me femra të reja nga Evropa Lindore . Fëmijtë dhe femrat janë subjekt i prostitucionit të detyrueshëm në Kosovë , prandaj edhe policia në një raport ka identifikuar 300 fëmijë , veçanërisht nga komuniteti romë që janë detyruar të kërkojnë lëmoshë . Qeveria në këtë fushë duhet të jetë më e angazhuar dhe më efikase për evitimin e kësaj dukurie të shëmtuar. Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë në terësi minimumin e standardeve për eleminimin e trafikimit , megjithse po bëhen përpjekje thelëbësore në këtë fushë . Në vitin 2009 Qeveria ka ndjekur 25 trafikantë , 22 nga të cilat janë denuar sipas ligjit…
Ngjarjet të pranishme tani me vite të tëra sikur askush nuk i shtyn përpara , fare pak ka përparime në këtë fushë , sepse ato sikur po na tërhiqin. Askush nuk po u prin ngjarjeve të mundëshme , por vetëm kur ndodhin kemi eventualisht ndonjë reagim dhe propozim që si i tillë nuk po realizohet.
Hyrja ilegalisht e produkteve ushqimore me skadim të afatit
Kur flasim për hyrjet dhe daljet ilegale në veri të Mitrovicës, cenushmërinë kufitare me Serbinë , përveç të tjerave është i pranishëm importimi i mallrave të ndryshëm, sidomos i produkteve ushqimore . Hyrja e tyre ilegalisht paraqesin rrezik për shëndetin e kosovarëve . Në këtë fushë mungon një përkujdesje e nevojshme institucionale , një bashkëpunim në mes kryeinspektorëve qendror dhe inspektorëve lokal të cilët duhet të kenë kujdes të veçantë, të ndalojnë dhe të konfiskojnë mallërat e dyshimtë , sidomos ato me skadim të afatit, të cilat në kohet e fundit sikur kanë marrë përmasa të dukshme .Një tolerim dhe moskujdes në këtë fushë do të na kushtojë shtrenjtë…
Megjithatë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në kohet e fundit janë duke u angazhuar në këtë fushë , sidomos për zbatimin e planit të Ahtisarit- për decentralizimin nëpër komuna të reja . Gjatë vizitës që i bënë komunës së re të Graqanicës pritet që të përfundojë zbatimi i planit të Ahtisarit në këtë komunë, ndersa decentralizimi të shtrihet edhe në veri të Mitrovicës dhe kështu të përmirësohet gjendja e krijuar, të evitohen këto dukuri antikushtetutare . E rëndësishmë është që Bashkësia Evropiane dhe komuniteti ndërkombëtarë të kenë një qasje më të mirë , në mënyrë që të menjanohen këto, të sigurohet jeta , liria dhe siguria si dhe shërbimi më i mirë për të gjithë qytetarët në këtë pjesë të vendit dhe kudo në Kosovë …
Ç’rëndësi ka Samiti i Prizrenit
Kosova është e angazhuar dhe po tregon se siguria rajonale është me rëndësi të veçantë , prandaj Samiti i Prizrenit është me rëndësi të veçantë,sidomos për Kosovën. Në këtë samit do të marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ky takim (samit) do të relaksojë raportet ndërmjet këtyre katër shteteve që kanë shumë pikëtakime dhe interesa të përbashkëta , prandaj është e mundëshmë që më vonë të thirren edhe Serbia , Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia . Mirëpo Samiti i Prizrenit nuk pritet të rezultojë me ndonjë deklaratë të përbashkët politike të presidentëve nga rajoni. Por secili nga ata do të mund të paraqesin pikëpamjet në lidhje me të ardhshmen e rajonit , sidomos nga përspektiva e integrimeve dhe ajo e bashkëpunimi rajonal, ndërfqinjësor. Kosova është një shtet i ri, që ka preferencë të lëvizë shpejt në proceset intergruese . Vizioni themelor është që të jemi shtet i të gjithë qytetarëve , atdhe i dashur për të gjithë dhe stabilizues rajonal, ndërfqinjësor….