E diele, 28.04.2024, 07:27 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gurthemel xhamie në fshatin Kondovë

E marte, 01.06.2010, 07:17 PM


Objekti që do të rrezatoj vlerave shpirtërore, morale dhe kulturore

 

Në Kondovë të Shkupit u bë hedhja e gurëthemelit të xhamisë, një ceremoni mjaftë me peshë si për Bashkësinë Fetare Islame e R.M., ashtu edhe për Myftininë e Shkupit. Në fjalën e tij të rastit Kryetari i BFI-së, Reis ul Ulema H. Sulejman ef Rexhepi pasi që përshëndeti të pranishmit theksoi se vënia e gurthemelit të këtij tempulli të shenjtë ishte nevojë imediate për banorët e fshatit Kondovë. Në vazhdim Reis ul Ulema theksoi se: "Kurani Famëlartë dëshmon se xhamitë i ndërtojnë, xhamitë i meremetojnë dhe i riparojnë vetëm ata që kanë bindje të paluhatur në Allahun Fuqiplotë, ata të cilët ndjekin veprën më të shquar të figurës më me ndikim të historisë njerëzore, Muhamedit a.s". Ai më tej shtoi mbi rëndësinë e xhamisë në shoqëritë moderne, rolin e saj si nga aspekti edukativ ashtu edhe nga aspekti shpirtëror. "Ajo do të shërbejë në kultivimin e vlerave shpirtërore, morale e kulturore, vlera për të cilat ka më së tepërmi nevojë bota por edhe besimtarët e vendit tonë. Ky objekt do të shërbejë si një simbol me vlera shumëdimensionale për këtë grykë ku graviton popullata shqiptare myslimane e etnosit tonë. Vetë akti i gurthemelit të këtij objekti është një dëshmi e fuqishme për devotshmërinë dhe shpirtin e sakrificës së këtij xhemati kur është në pyetje fjala e Zotit dhe shtëpitë e Tij. Dhashtë Zoti që këto aktivitete të këtij lloji të vazhdojnë edhe në të ardhmen gjithandej ku e kërkon nevoja, ndërsa BFI si gjithmonë do të jetë në përkrahjen e këtyre iniciativave si nga aspekti moral po ashtu edhe në atë administrativ", theksoi ndër të tjera Reis ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi. Ceremonia e këtij akti solemn u hap me këndimin e pjesëve të Kur'anit Famëlartë, ku më pastaj fjalë përshëndetëse kishte Imami i fshatit Nevzat Ameti dhe Myftiu i Shkupit Ibrahim ef. Shabani i cili vlerësoi këtë vepër të madhe të këtyre qytetarëve. Më tej shprehi se xhamitë në kontinuitet kanë luajtur rol të veçantë në edukimin e shoqërisë dhe ndërtimit të personalitetit të besimtarit. Përveç kreut më të lartë të BFI-së në krye më Reis ul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi, morrën pjesë Myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, Muftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu, Muftiu i Kërçovës, Murat ef. Iseni, Muftiu i Manastirit Pllumb Veliu, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame Faredin Ebibi, Drejtori i Medresesë Isa Beu Ibrahim Idrizi, Atasheu për Çështje fetare pranë Ambasadës së Turqis në vendin tonë z. Bahatin Bildik, Profesor të Medresesë dhe të Fakultetit të Shkencave Islame si dhe shumë qytetarë të vendit dhe mysafir tjerë. Vlenë të theksojmë kontributin e madh që ka dhënë komisioni pronësoro-juridik pranë Myftinisë së Shkupit si dhe përgjegjësi i këtij komisioni Skender Buzaku i cili ndihmoi në realizimin e të gjitha procedurave që kishin të bëjnë me kthimin e tokës në të cilën është hedhur gurthemeli.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora