Kulturë
Poezi nga Eduard M. Dilo
E diele, 23.05.2010, 06:57 PM
 Eduard M. Dilo
Eduard M. Dilo
    
NE KISHE... LUTJE
 
Me plot besim, ne heshtje shikoj Ikonat,
perkulem ..., lutem...Zotin e falnderoj...
per njerezimin  kerkoj :
         ndihme e miresi,
                       paqe..., qetesi shpirti..., lumturi.
   Ne kete bote-kaq te bukur por te trazuar
       nga  njerzit  mbushur me ligesi e pabesi-
         Lutem qe SHEN' MARIA  te kete meshire per 
                                             te gjithe.
Ndalem, "mberthehem" perpara IKONES SE SAJ
 Dhe AJO sikur me shikon, me ndigjon, me flet:
             I kupton ndjenjat e mia...
                       Dhe derdh lote ne pafundesi...
Dal nga Kisha .
 Premtimi shpirteror e mistrioz i SHEN' MARISE
  Ka hyre ne shpirtin tim
     Dhe jeta per mua ka marre nje tjeter besues-shmeri.
ATA NE  KISHE...
Ne Kishe shkojne dhe i sheh qe ata bejne kryq, 
    Ikonat i puthin- Ikonat qe deri dje i percmuan-
    Kungim marrin, me saktesi ritet i bejne ata 
                     qe deri dje Zotin e mohuan...
 Ndezin dhe qirinj...
Nganjehere me duken qesharake,
- Por jo!
     me teper i shoh me dhimbje,
keqardhje, trishtim...  
          keta te transformuar
                     qe e c'nderojne fjalen njeri.
 
Hipokrite e aktore te persosur,
             fare te pabese, 
          vetem imitojne besimtaret e vertete.
Cuditerisht  ka njerez te tille qe atyre ju besojne,
Kujtojne se kane ndryshuar dhe i nderojne.
Valle,duhet tu u besojme  kameleoneve?....
 
TY O ZOT ata te mohuan
Te parin TY- gjithashtu Fete
Kishave, Xhamive traktore ju vune...
Ata TY, O ZOT I MADH, te zune me gure...
 
"MEKATARET DUHET T'I FALIM"
      JEZUSI KA THENE:
Ai vete i fali ata qe e gozhduan...
Por OH sa veshtire qenka falja.
    
PROMETHEU SHQIPTAR
Nje promethe,
Nje rilindas i vertete
Jeton mes nesh 
Por pak e dine
Se ky gjeni i dijeve njerezore
Shkencerisht verteton
Per gjuhet lashtesine
Homer, Ajnshtajn apo qenie hyjnore
Qe linguistikes i jep te riun drejtim
Te padukshmen na i ben te dukeshme
Alegorimi Simbolik,  i tij-i  zbulim.
Ai po korigjon
Ate qe ne disa mije vjecare
Linguiste, arkeologe, historiane
I anash kaluan dhe nuk e pane:
Shqipja Nene e gjithe gjuheve
Te tjerat bijat e saj jane.
Flet Prometheu i te riut mijevjecar
Petro Zheji, hyjnori shkencetar.
PARADOKSE  SHQIPTARE
 
   Kerkova  drejtesi
          ate s'ma dhane ;
                me thane :
                      "s'te takon, se ke te drejte."(!)
 
Kerkova  Liri mendimi
          ata me kercenuan
          (ate ma vrane).
           Me thane :
                      “kjo eshte liria”!
 
Dergova letra presidenteve,
                    kryeministrave...
                             deputeteve;
                      ata mu pergjigjen  :
   " vetem shokeve tane komuniste
                                 u besojme."
 
  Ju mos u habisni,
    Per keto qe shkruaj       
                            kur t'i lexoni,
    Shkoni ne Shqiperi
           keto paradokse
                            do ti perjetoni.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










