| E diele, 23.05.2010, 07:57 PM |
Eduard M. Dilo
NE KISHE... LUTJE
Me plot besim, ne heshtje shikoj Ikonat,
perkulem ..., lutem...Zotin e falnderoj...
per njerezimin kerkoj :
ndihme e miresi,
paqe..., qetesi shpirti..., lumturi.
Ne kete bote-kaq te bukur por te trazuar
nga njerzit mbushur me ligesi e pabesi-
Lutem qe SHEN' MARIA te kete meshire per
te gjithe.
Ndalem, "mberthehem" perpara IKONES SE SAJ
Dhe AJO sikur me shikon, me ndigjon, me flet:
I kupton ndjenjat e mia...
Dhe derdh lote ne pafundesi...
Dal nga Kisha .
Premtimi shpirteror e mistrioz i SHEN' MARISE
Ka hyre ne shpirtin tim
Dhe jeta per mua ka marre nje tjeter besues-shmeri.
ATA NE KISHE...
Ne Kishe shkojne dhe i sheh qe ata bejne kryq,
Ikonat i puthin- Ikonat qe deri dje i percmuan-
Kungim marrin, me saktesi ritet i bejne ata
qe deri dje Zotin e mohuan...
Ndezin dhe qirinj...
Nganjehere me duken qesharake,
- Por jo!
me teper i shoh me dhimbje,
keqardhje, trishtim...
keta te transformuar
qe e c'nderojne fjalen njeri.
Hipokrite e aktore te persosur,
fare te pabese,
vetem imitojne besimtaret e vertete.
Cuditerisht ka njerez te tille qe atyre ju besojne,
Kujtojne se kane ndryshuar dhe i nderojne.
Valle,duhet tu u besojme kameleoneve?....
TY O ZOT ata te mohuan
Te parin TY- gjithashtu Fete
Kishave, Xhamive traktore ju vune...
Ata TY, O ZOT I MADH, te zune me gure...
"MEKATARET DUHET T'I FALIM"
JEZUSI KA THENE:
Ai vete i fali ata qe e gozhduan...
Por OH sa veshtire qenka falja.
PROMETHEU SHQIPTAR
Nje promethe,
Nje rilindas i vertete
Jeton mes nesh
Por pak e dine
Se ky gjeni i dijeve njerezore
Shkencerisht verteton
Per gjuhet lashtesine
Homer, Ajnshtajn apo qenie hyjnore
Qe linguistikes i jep te riun drejtim
Te padukshmen na i ben te dukeshme
Alegorimi Simbolik, i tij-i zbulim.
Ai po korigjon
Ate qe ne disa mije vjecare
Linguiste, arkeologe, historiane
I anash kaluan dhe nuk e pane:
Shqipja Nene e gjithe gjuheve
Te tjerat bijat e saj jane.
Flet Prometheu i te riut mijevjecar
Petro Zheji, hyjnori shkencetar.
PARADOKSE SHQIPTARE
Kerkova drejtesi
ate s'ma dhane ;
me thane :
"s'te takon, se ke te drejte."(!)
Kerkova Liri mendimi
ata me kercenuan
(ate ma vrane).
Me thane :
“kjo eshte liria”!
Dergova letra presidenteve,
kryeministrave...
deputeteve;
ata mu pergjigjen :
" vetem shokeve tane komuniste
u besojme."
Ju mos u habisni,
Per keto qe shkruaj
kur t'i lexoni,
Shkoni ne Shqiperi
keto paradokse
do ti perjetoni.