E enjte, 31.10.2024, 11:28 PM (GMT)

Mendime

Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme!

E marte, 13.04.2010, 08:54 PM


Në shenjë solidarizimi me Grevës së urisë të të burgosurve politik për Rastin e Sopotit!

 

Apel për Amnisti të Përgjithshme!

 

Të shqetësuar për jetën e grevisteve dhe ankthin e familjarëve të tyre Bashkimi Demokratik Shqiptar është i irrituar nga indiferenca e udhëheqësve të partive politike lidhur me fatin e njerëzve që padrejtësisht mbahen nëpër burgjet e Maqedonisë.

Pranimi publik nga të gjitha forcat politike maqedonase se në Maqedoni gjyqësia ka qenë dhe është nën ndikimin e partive politike paraqet momentin e favorshëm që të ngremë zërin fuqishëm për riparimin e pasojave të kësaj “politike gjyqësore”.

Vullneti për të hequr ndikimet e partive politike në gjyqësor dhe krijimin e një gjyqësie të pavarur dëshmohet, para se gjithash, me qëndrimin e qartë dhe pa ambiguitet ndaj viktimave të kësaj përzierje partiake dhe etnike në gjyqësinë e Maqedonisë.

Ky vullnet nuk mund të shprehet ndryshe pos përmes shpalljes së menjëhershme të një amnistie të përgjithshme!

Prandaj, Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel udhëheqësve të partive politike shqiptare, sidomos atyre që marrin pjesë në « Takimet e Liderëve të Maqedonisë » e që unanimisht të kërkojnë si parakusht për vazhdimet e debateve që të shpallet amnistinë e përgjithshme dhe të riparohen dëmet e shkaktuara ndaj personave që  kanë përjetuar tmerret e kësaj “politike gjyqësore”.

Pa lirimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që padrejtësisht mbajnë mbi kurrizin e vet pasojat e gjyqësisë së komanduar nga partitë politike dhe pa ndërprerjen e proceseve gjyqësore kundër shqiptarëve të pafajshëm iniciativat e liderëve politik maqedonas për ndryshime kushtetuese në këtë fushë janë iniciative për spastrimit të gjyqësorit nga ndikimet eventuale të partive tjera dhe krijimin e strukturës që u bindet vetëm atyre.

Greva e urisë e të burgosurve politik për Rastin e Sopotit është alarm për ndërgjegjen kombëtare në veçanti dhe për të gjithë demokratët e mirëfilltë në përgjithësi.

Është momenti i fundit që shqiptarët dhe demokratët e mirëfilltë të reagojnë me urgjencë për të parandaluar thellimin e pasojave të këtyre padrejtësive sa nuk është bërë vonë! 

 

Bashkimit Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

Kryetar

13 prill, 2010



(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora