Kulturë
Neki Lulaj: Koshares - Djepit të lavdisë dhe të përjetësisë!
E premte, 09.04.2010, 09:54 PM
NEKI LULAJ
KOSHARËS
DJEPIT TË LAVDISË DHE TË PËRJETËSISË !
(Kushtuar 114-të dëshmorëve që ranë ne Qafë të Kosharës Brigadës 138 Agim Ramadani)
Është një djep,
që përkundët,
me 114-të shpresa,
që tundët dhe tundët,
në këtë vend të qetë dhe të shtrenjtë
bëjnë roje nderi dëshmorët e shenjtë..!
Është një vend,
me 114-të lule shumë ngjyrëshe ,
është mrekullia e botës shqiptare
është një lëndinë,lavdie
që hapi shumë shtigje…!
përjetësie.
Është një vend,
me 114-të burime e lugje
që i bënë roje nderi,
tërë Shqiptarisë dhe
Kosharës së kuqe !
Është një vend,
që quhët lëndinë e lirisë,
atje sot përkundën,
lehtë,e qetë,
me një djep të trimërisë ,
114-të dëshmorët e lirisë.
Në lëndinën e Kosharës
sot e mot,
spikatë qëndresa,
buron trimëria,
aty u lidhë besa,
aty ,u thye kufiri,
u rritë krenaria !
Një vello Nusërie,
për 114-të dasmor,
me flamur në zemër dhe në dorë,
ata janë nderë i Kombit tonë
ti stolisim me kurorë.!
dhe tu ngritim një Lapidar …!
Në këtë vend të bekuar,
nga ky djep i mrekulluar,
114- të shkëndijat e lirisë
Kosovës ja ngritin,
imazhin e shtetësisë!
Në lëndinën e krenarisë
dëshmorët i bëjnë roje lirisë,
që gurin e shkulur të sllavisë
s`ka kush në botë më,
që ta vejë n`mes Shqiptarisë.