E diele, 28.04.2024, 07:23 PM (GMT+1)

Speciale

Arben Llalla: Heroizmi arvanitas në Revolucionit grek të 1821

E enjte, 25.03.2010, 10:59 PM


Arvanit

 

Me rastin e 25 marsit ditës së pavarësisë së Greqisë 1821-2010

 

Heroizmi arvanitas në  Revolucionit grek të 1821

 

"Ne kemi folur gjuhën shqipe dhe vet thirreshim romei, por pastaj Winckelmann, Gëte, Victor Hugo, Delacroix, ata të gjithë na thanë, 'Jo, ju jeni grek, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Platoni dhe Sokrati,".(Nikos Dhimu, 2009)

 

Nga Arben Llalla

 

Arvanitasit e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata, ishin dhe janë ende në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë ka pasur në shekullin IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk janë veçse, shpërngulje e disa principatave të arbërve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbërisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga pushtuesit turq.

Disa historianë grekë, evropianë dhe shqiptarë shumë figura të ndritura heroike, politike dhe kulturore arvanitase na i paraqesin si minoritarë grekë ose si u pëlqen grekëve “vorioepiriotë”.

Termi grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe gjuhësore siç e ka sot. Kështu, Kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha evropiane e shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit 1821, arvanitasit, elenasit, vllehët, dhe bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë të shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik-kombëtar grek.

Vetë elenasit, në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuhën e tyre romaikis. Kështu, Rigas Fereos (1757-1798), ideologu dhe frymëzuesi i Kryengritjes së vitit 1821, në poemën e tij “Këngë Kushtrimi” në një rresht të saj shkruan në gjuhën greke: “?y??????, ?? ?????????, ???????, ?? ?????, ????????”, që në shqip do të thotë: bullgarë edhe shqiptarë, armenë edhe grekë, arabë. Pra, në poemën e Rigas Fereos, grekët e sotëm, njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin arvanitis.

Shumë dekada më parë, mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitasit, pasi nuk e njihnin historinë e të parëve të tyre, që kanë ndihmuar për krijimin e shtetit grek. Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës. U hodh baltë mbi disa figura të shquara heroike të Kryengritjes greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra, shqiptarë, duke i quajtur tradhtarë, duke i burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi mbas themelimit të mbretërisë greke. Kështu, ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që t’i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi. Por, nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa qenien e racës shqiptare në Greqi.  

Arvanitasit janë një realitet në shtetin Grek. Ata kanë luftuar në Kryengritjen e vitit 1821 bashkë me grekët kundër osmanëve turq, për formimin e shtetit grek. Arvanitasit e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e statusit të shoqërisë greke qenë tre arvanitas nga fshati Arvanitohori pranë Tirnovas, Bullgari. Ata ishin: Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.

Është fakt, tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821-it, ishin arvanitë. Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821-shit, përveç që ishin pjesa dërmuese e popullsisë në Greqi në periudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitasit ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e skllavërisë.

Disa nga arvanitasit heronj të Kryengritjes të vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë.

Arvanitasit janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe të kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës, valleve dhe këngëve popullore të tyre.

Më 1674, Konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj, thoshte se: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More, janë të gjithë arvanitë”.

Arvanitasit, këta luftëtarë trima, heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek të posalindur, që drejtuan Greqinë drejt ndërtimit të jetës evropiane.

Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga varësia e Fanarit të Stambollit.

Kur arvanitasi Dhimitër Vulgari, ishte kryeministër i Greqisë nga vitet 1855-1875, u bë i mundur bashkimi i Shtatë Ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari, mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t’u bashkuar me të.

Gjenerali Teodoros Pangallos, pasi u zgjodh Kryetar i shtetit grek (1925-1926), u arritën shumë marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me shtetin shqiptar në ato vite. Nga kryetarët dhe kryeministrat e Greqisë që dolën nga fara arvanitase veçojmë: Joani Kapodistria, Gjeorgji Kundurioti, Pavlo Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanas Miauli, Diomidh Qiriako, Emanuil Repili, Petro Vulgari, Aleksandër Koriziu, Aleksandër Diomidhi, Kiço Xhavella, Jani i Ri Kollokotroni, Aleksandër Zaimi, Jorgos Papadhopulos etj.

Për krijimin e shtetit grek, arvanitasit kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për përparimin e Greqisë. Arvanitasit ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës ndërsa investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptari i pasur nga Voskopoja e Korçës Simon Sina, i cili i bëri një dhuratë të madh Greqisë, duke ndërtuar godinën e Akademisë së Athinës e cila është edhe sot. Më 1859 filluan punimet e para, për ndërtimin e Akademisë më 15 prill 1876, Simon Sina vdes, duke lënë trashëgimtare vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij, Ifigjenia Sina, më 1885.

Nga gjiri i familjeve arvanitase dolën shumë intelektualë të shquar që u bënë akademikë të Akademisë së Athinës si: Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj. 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora