E shtune, 27.04.2024, 11:54 AM (GMT+1)

Speciale

Nue Oroshi: Vështrim historik mbi Principaten e Artës

E marte, 23.03.2010, 10:59 PM


Vështrim historik mbi Principaten e Artës

 

Nga Mr.sc. Nue Oroshi

nue_oroshi@yahoo.de

 

Principata e Artës qëndroi në kembë plot një shekull si Principat Arbërore ndërsa fiset Arbërore të cilat e formuan Principatën e Artës,Bua,Malakaset,Mazrekajt,e Zeneviset,organizimin politik dhe ushtarak e kishin shtrirë në vendin ku u formua Principata e Artës,pra në viset e Epirit,Akarnanis Etolis,qyshë një shekull më par para se të fomohej Principata e Artës.Me ketë nënkuptojmë se  paraardhesit e Gjin Bua Shpatës e Pjetër Loshës, në keto vise shtrirjen politike dhe ushtarake e kishin bërë një shekull para se të vininë në jetë Gjin Bua Shpata e Pjetër Losha.

 

Me ketë vijmë në përfundim se Arbëroret në Principatën e Artës ushtruan pushtetin politik dhe ushtarak dy shekuj me radhë duke filluar  nga gjysma e dyte e shekullit XIII e deri në gjysmën e dytë të shekullit XV. Përkundër shtrirjes dhe organizimit politik dhe ushtarak e fiseve Arbërore një shekull me parë para se të vinin në jetë Pjetër Losha e Gjin Bua Shpata ska dyshim se Principata e Artës lulzimin më të madh e bëri me sundimin e saj të dy arkitekteve kryesor të saj Pjetër Loshes e Gjin Bua Shpatës.Në fillim zot i kësaj Principate Arbërore ishte Pjetër Losha, i cili këtë Principatë Arbërore me plote sukses e udhëhoqi plotë njëzet e katër vite, prej vitit 1350 e deri në vitin 1374.

 

Gjatë kësaj kohe sa sundoi në Principatën e Artës Pjetër Losha ai u shqua për një zotësi shum të madhe në organizmin dhe udhehëqjen politike dhe ushtarake në Principatën e Artës.Veprimtaria e këti udheheqësi të shquar të Principatës së Artës tregon qartë se Pjetër Losha që i takonte fisit Arbëror të Malakasve qysh i ri ishte përgatitur nga prijësit e këtyre fiseve Arbërore që ta udheheq Principatën e Artës. Dëshira më e madhe e Pjetër Loshes ishte që ta marrë Janinën kët qytet të zemrës dhe shpirtit Arbëror që kishte mbetur si mish i brishtë në brendësi të Principatës së Artës sepse nga të gjitha anët rrethohej me Arbërorët. Por vdekja e shpejtë nuk i mundesoi Pjetër Loshës që ta marrë Janinën. Ai vdiq në vitin 1374. Pas vdekjes së Pjetër Loshes dhe duke u bazuar në marrëveshjet paraprake që kishin bërë Pjetër Losha dhe Gjin Bua Shpata, Gjin Bua Shpata bëhej princ i Principatës se Artës i cili e udhëhoqi me plot sukesë.

 

Gjin Bua Shpata jo vetëm që e mori ta udhëheq Principatën e Artës por ai u tregua vigjilent, vizionar e politikan e ushtarak dhe luftëtar i zoti, i cili u ndesh në luftëra të ashpra kundër despotëve të Janinës të cilët kishin një qëllim të njejtë zhdukjen e Principatës Arbërore të Artës, nga faqja e dheut. Gjin  Bua Shpata gjatë udhëheqjës së Principatës së Artës bëri shume luftëra kundër despotit të Janinës, gjakpirësit të Arbëroreve me emrin Thoma Preluboviqi, i cili në pamundesi që ti bënte ballë Gjin Bua Shpatës, hakmerrej në çdo Arbëror që gjente, dhe fëmijet e mbyturë Arbëror ia dërgonte Gjin Bua Shpatës si dhurata me qëllim që ta nxiste edhe me tepër, në luftë kundër tij.

 

Por sa kalonte koha dhe despoti i Janinës, duke parë se nuk mund tju bëjëi ballë sulmeve të Gjin Bua Shpatës dhe ushtarëve të ti sokolave Arbëror, të cilët e mbronin vendin e tyre shekullor,që kishin jetuar brez pas brezi, prandaj ky despot i pashpirt ,i thirri në ndihmë turqit kundër Gjin Bua Shpatës,.Për kundër kësaj Gjin Bua Shpata nuk dorzohej, por ai luftonte edhepse me forca me të pakta, në krahasim me kundërshtaret e tij. Dhe kur ishte në zenitin e luftës së tij Gjin Bua ´Shpata vdes në vitin 1399. Pas vdekjës së keti princi më të shquar që patë Principata e Artës me emrin e të cilit lidhet edhe emri i Principatës se Artës,Principata e Artës do te ndahet në dy pjes.Pjesën me të madhe do ta marrë në sundim vëllai i dytë i Gjin Bua Shpatës, Zguro Bua Shpata ndërsa pjesën tjetër do ta merr kusheriri i tij i parë Muriq Bua Shpata.Gjatë sundimit të këtyre dy prijësve arbëror edhepse Principata e Artës ishte ndar në dy pjes Zguro Bua Shpata dhe Muriq Bua Shpata do ta ndimojnë njëri- tjetrin. Keta dy prijës Arbëror të Principatës së Artës luftën kryesore e zhvilluan kundër Karl Tokos dhe vëllait të ti Leonardo Tokos. Por, edhe Karl Toko shpeshherë kur e shihte veten të rrezikuar thirrte turqit në ndihmë. Zguro Bua Shpata dhe Muriq Shpata duke e parë që të ndar do te jenë me të dobët ata bën edhe marrveshje në mes veti që ta luftojnë Karl Tokon dhe Leonardo Tokon.

 

Pas ketij bashkëpunimi të frytshëm princat arbëror Zguro Bua Shpata dhe Muriq Bua Shpata filluan  luftën kundër Karl Tokos. Por Karl Toko si dinak që ishte ai do ti zë priten ushtrisë se Zguro Bua Shpatës në vendin e quajtur Vromopid. Ne ketë sulm plagoset shum rendë Zguro Bua Shpata, dhe ashtu i plagosur bije në duart e ushtrisë së Karl Tokos, por kushëriri i tij Muriq Bua Shpata do të mbërrijë  me një shpejtësi të rrufeshme në vendin e Betejës në Vromopid, me çrast liron Zguro Bua Shpatën, nga duart e ushtrisë së Karl Tokos. Ky vrull i Muriq Shpatës në luftë kundër Karl Tokos nuk kishte të ndalur, ai jo vetem që e shpëtoi kushëririn e tij Zguro Bua Shpatën, duke mos e lënë të plagosur në duart e armikut, por me një shpejtësi të rrufeshme do ta marrë edhe Riniasen dhe Katohin, kështu që Muriq Shpata sulmoi edhe Karl Tokon, i cili në momentin e fundit arrin të ikë dhe ti shpetojë më te keqës, zënies rob nga ana e Muriq Shpatës. Në anën tjetër Zguro Bua Shpata që ishte plagosur ne betejen e Vromopides,vdes nga plaget e rënda.Pase vdekjës së Zguro Bua Shpatës gjysma e Principatës se Artës do të mbetet në duart e trashëgimtarit të Zguro Bua Shpatës, që quheji Pal Bua Shpata, i cili do të luajë një rol shumë të rëndesishëm për mbajtjen gjallë dhe ekzistimin e gjysmës së Principatës së Artës,i cili në një moment që kap një periudhë shum të shkurter kohore do te jetë i detyruar që të bashkpunojë me turqit, që të nxjerrë motrën e vet nga kthetrat e turqve, që e kishin nxënë rob, por edhe përkundër kësaj luhatje të shkurter Pal Bua Shpatën do ta zë kushëriri i tij Muriq Bua Shpata, por në saje të burrërisë Arbërore ai do tja falë gabimin kushëririt Pal Shpatës dhe prej ketij momenti ata të dy së bashku do të luftojnë në mbrojtje të Principatës së Artës.

 

Pasi që të gjithë fisi i Shpatajve kishte detyrë të shenjtë të tyre marrjen e Janinës këtë traditë të Gjin Bua Shpatës, Pjetër Loshes dhe Zguro Bua Shpatës e vazhdon edhe Muriq Shpata i cili së bashku me Gjin Zenevisin sulmojnë Janinën, ata së bashku me ushtritë e tyre ia kishin arritur qëllimit që të ofrohen deri në afërsi të kështjelles së Janinës por jo edhe ta marrin edhe kështjellën. Duke parë rrezikun nga sulmet për marrjen e Janinës nga ana e Muriq Shpatës e Gjin Zenevisit Karl Toko despot të Janinës cakton vëllain e tij Leonardo Tokon. Një betejë mjaft e rëndësishme e Muriq Bua Shpatës dhe e fundit njekohësisht ishte beteja e Kranës. Në këtë betejë Muriq Bua Shpata, se bashku me Gjin Zenevisin arrin ta shkatrrojë ushtrinë e Karl Tokos dhe të nxënë robë shumë oficerë dhe udhëheqës të lartë të ushtrisë së Karl Tokos.

 

Por, beteja e Kranës për Muriq Shpatën ishte e fundit sepse ai tani ishte lodhur dhe dërrmuar nga betejat e mëdha që kishte udhëhequr dhe Muriq Shpata vdes nga një sëmundje vdekjeprurëse e kohes.Me të vertet pasë vdekjes së Muriq Bua Shpatës dhe Zguro Bua Shpatës,Principata e Artës do të vije në prag të rënies, përkundër përpjekjeve të dy vëllezërve të vegjël të Gjin Bua Shpatës, Karull Bua Shpata dhe Jak Bua Shpata. Por dy vëllezerit e vegjël të Gjin Bua Shpatës kishin marre orientime krejtësisht të ndryshme vellai i tretë me emrin Karull Bua Shpata ishte dhënderr i Karl Tokos dhe vepronte në baze të udhëzimeve të Karl Tokos i cili mundohej ta bëji princ në Principatën e Artës me qrastë ia arrin qëllimit vetem per një kohë shumë të shkurtër.

 

Ndërsa në anën tjetër vëllai i vogel i Gjin Bua Shpatës me emrin Jak Bua Shpata ishte shkolluar në pallatin e sulltanit dhe e kishte ndërruar edhe fenë dhe shpeshëher në kronika përmendet me emrin Jagup. Por ajo që vlen të theksohet esht fakti se këta dy vëllezer perkundër asaj që vepronin në dy kahje të ndryshme, ata të dy ia kishin falur  jeten njeri- tjetrit kjo tregon qarte se Arbëroret në mesjetë dallonin për nga trajtimi që ju bënin vëllezerve të tyre, pra ata i nxënin dhe ua falnin gabimet, ndërsa bizantinët, turqit, greket e serbët menjeherë pasi që i nxënin vëllezërit e tyre i vrisnin duke aplikuar me sukses proverbin frëng « Njeriu i vdekur beteja e përfunduar ».Derisa zhvillohej lufta për marrjen e pushtetit në principatën e Artës në mes të Karull Bua Shpatës dhe Jak Bua Shpatës, një kohë principata e Artës kishte mbetur pa udhëheqës, kët zbraztësi e shfrytzon shumë mirë Karl Toko i cil arrin që ta merr pjesën më strategjike të Principatës se Artës kështjellën e Vomblianës dhe e vendos nje oficer të tij me emrin Kapsokovadi qefali të Vomblianes, me të vetmin qëllim që Kapsokovadi ta godas Artën per çdo dite. Artiotët duke par se mungesa e Princit po ju sjell probleme ata ftuan per Princ Karull Bua Shpatën.Përkundër faktit që Artiotët e kishin lajmëruar Karull Bua Shpatën që të vijë dhe ta sundoji Artën,vëllai i tij më i vogël Jak Bua Shpata,që ishte në oborr të sulltanit,nxitoji me një shpejtësi të rrufeshme dhe hyri në Artë, dhe i njoftoji turqit që të vijnë dhe ta marrin Akropolin, ndërsa Jak Bua Shpata të bëhej prijës dhe sundimtar në Artë.

 

Duke parë se tani Jak Bua Shpata ishte islamizuar prijësit e qyteteve të Artës nuk dëshironin që ai te udheheq Artën, dhe e nxunë rob. Ndërsa vellain tjetër Karull Bua Shpatën e bën princ të Principatës së Artës. Perkundër faktit që e nxun robë Jak Bua Shpatën në saje të ndikimit të vellait të ti Karull Bua Shpata që tani ishte bërë prijës i Principatës së Artës ai jo vetem që nuk u vra por as nuk u burgos dhe u lëshua i lirë. Kështu Jak Bua Shpata do te kalojë sërish në oborrin e sulltanit dhe do të kërkojë përforcime të reja që sërish të kthehej sundimtar në Artë, gjë që edhe arriti që ta realizojë qëllimin e tij. Për këtë sulm të sërishem që te bëhej princ në principatën e Artës Jak Bua Shpata ishte përgaditur shumë mirë.

 

 

Ai së bashku me ushtrinë turke që udhëhiqej nga i deleguari i ushtrisë turke me emrin Ismail, arriti që ta bllokojë vëllain e tij Karull Bua Shpatën,dhe ta zbres nga prijësi i principatës se Artës, po ashtu tani  siq ishte bërë traditë arbërore, Jak Bua Shpata nuk hakmerrej kundër vëllait të tij Karull Bua Shpatës, por e lëshon të lirë.Pasi që Jak Bua Shpata sërish ishte kthyer në pushtet por ajo që i mungonte Principatës se Artës ishte pika me strategjike e principatës se Artës Kështjella e Vomblianes. Per këtë keshtjellë Jak Bua Shpata ishte ne gjendje të bëj çmos ta jap edhe jeten ashtu edhe siç  e dha.Por Karl Toko duke ditur që Jak Bua Shpata e ka pik në zemër kështjellën  e Vomblianës ai përgaditi një kurth shumë të sukseshme në të cilin papritur bie Jak Bua Shpata.

 

Karl Toko e porosit Kapsokovadin udhëheqsin e kështjellës së Vomblianes që ta gjejë një plak më të mençur i cili do te shkon te Jak Bua Shpata dhe do të flas çdo gje kundër Karl Tokos, dhe ta thërras Jak Bua Shpatën që pa luftë ne fshehtësi ta marrë kështjellën e Vomblianes. Fatkeqsisht plakut te Vomblianes i bëson verbërisht Jak Bua Shpata, të cilit plaku i Vomblianës ia kishte lënë në çadrën e Jak Bua Shpatës edhe dy djemtë e tij peng, por ia kishte marrë 40 ushtarët që i kishte shpërndarë nëper të gjithë kështjellën e Vomblianës.

 

Herët në mëngjes Jak Shpata rrethohet nga ushtarët e Karl Tokos i cili do të vritet. Pasiqë vritet Jak Bua Shpata Karl Toko me qëllim që ta shuajë tërësisht Principatën e Artës përgatit edhe një kurth për vellain tjetër të Gjin Bua Shpatës Karull Bua Shpatën i cili u nxue duke u larguar nga vendi me anije në Shën Maura. Pasi që nxihet Karull Bua Shpata ai dërgohet ne Qefaloni dhe jetoi si person i thjeshtë deri në vdekje pasi që ishte zhveshur nga terë pushteti që posedonte në Rinias dhe Rogin. Dhe kështu pas një shekulli jetë të Principatës Arbërore të Artës dhe pas dy shekujve jetë të veprimit dhe sundimit politik dhe ushtarak do te bije perfundimisht Principata e Artës ajo do të bie në duart e grekërve dhe pushtusve të ndryshem.

 

Fiset arbërore në Artë do të shuhen. Nga terrori dhe dhuna do te detyrohen të mërgojnë nëper vende të ndryshme, por me kujtimin se dikur ka ekzistuar Principata e Artës dhe trojet e tyre në kohen kur sundonte Gjin Bua Shpata dhe Pjetër Losha 1350-1400, shtriheshin prej lugut të Liqenit të Janinës dhe Çamërisë e deri afer Gjirit të Korintit e Ambrokisë, duke përfshirë Ahelon, Kseromerin, Gjirokastren e Neupakten, ku  përfshinte krahinat e Epirit, Etolisë, Akarnanisë e Tesalisë.Pasë rënjesë së Principatës së artës  një pjes e fiseve arbërorëve të Principatës së Artës, shtegtojnë në Shqipërin e sotme, porë pjesa kryesore shpërngulën në Sicili dhe Kalabri ku krijohet komuniteti Arbëresh i cili për  500 vjet më radhë ruanë traditatë, gjuhën dhe kulturën kombëtare shqiptare, duke e mbajtur krishterizmin e ritit lindorë por gjithnjë duke e njohur papën e Romës për eprorë të tyre, që ësht një karakteristikë e veqantë.  Por, megjithatë, këto kronika dhe  materiale  që bëjnë fjale për Principatën e Artës, na japin të dhëna të cilat janë te çmushme për rolin politik të shqiptarve në ketë kohë, si dhe shtrirjen territoriale të shqiptarëve shtrirje e cila edhe njeherë tregon qartë se vendi ku ka qenë Principata e Artës pjesa më e madhe fatkeqësisht, sot eshtë në duar të grekëve që tregon edhe nje fakt të fortë dhe të pakontestushëm se fqinjët tanë shtetet e tyre i ndërtuan në tokat arbërore (shqiptare).



(Vota: 20 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora