E diele, 28.04.2024, 12:32 PM (GMT+1)

Speciale

Daniel Gàzulli: Johann Thumann dhe spekullimet e sotme historike

E shtune, 20.03.2010, 06:50 PM


Johann Thumann dhe spekullimet e sotme historike

Nga Daniel Gàzulli

            Si e dijnë tashma të gjithë, kohët e fundit janë botue dy libra thjeshtë antishqiptare: Oliver Jens Schmitt: Skënderbeu, botue në Tiranë prej një biri bastardh të familjes enveriste Adrian Klosi, dhe tjetri në Paris, prej Nathalie Clayer: Në fillimet e nacionalizmit shqiptar.

            Librit të parë, një palohistorie mbi Heroin tonë Kombtar Gjergj Kastrioti, i kanë dhanë përgjigje shumë penda të vlefëshme, kurse librit të dytë, të franko-serbes Nathalie Clayer, i asht përgjegj ma së miri Kastriot Myftaraj.

            Në vijim do të sjell një shkurtojë të Historisë së Shqipnisë prej studiusit gjerman Johann Thumann, botue më 1774 në Lajpcig, që, si sot edhe atëherë, e fillon studimin e tij me synimin “me hedhë poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull”.

            Edhe pse tashma historiografia serioze, akademike, europiane e ma gjanë, e sjell të konsolidueme Historinë Iliro-shqiptare, prandajkjo shkurtojë nuk mundet me qenë diçka e re, ka ende shkarravitësa që çojnë pluhun e na akuzojnë për nacionalizëm, si gazetari i “Frankfurter Allemeine Zeitung” Michael Martens. Ndoshta kishin me dashtë që edhe ajo pak atdhetari që na ka mbetë mbas atij pushtimi të gjatë otoman e komunist, të shuhet ndër shqiptarë, pra të rrimë urt e t’i themi derrit dajë (e derri në këtë rast nuk munden me qenë tjetër veçse “Madame” Nathalie Clayer e Oliver Jens Schmitt, bashkë me gazetarin e “Frankfurter Allemeine Zeitung” Michael Martens). E shih, pikërisht një bashkëatdhetar i Herr Michael Martens, i jep përgjgje qysh 236 vjet ma parë – si ta kishte dijtë se do të kishte përsëri njerëz të paskrupull.

            Si e thash, sa vijon asht vdetëm një shkurtojë, e paisun aty-këtu me ndonjë shënim timin, pse nuk asht vendi as rasti me dhanë gjithë studimin. 

            Kërkoj ndjesë që shumë toponime apo omonime nuk kam mundë t’i saktësoj. Kjo do të ishte punë e një historiani të mirëfilltë.

 Historia e Shqipnisë

nga Johann Thumann(*)

“… Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qënë vetëm për të hedhë dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të rendituna në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësinën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, (evidentimi dhe nënvizimi prej meje, DG) tue u përpjekë që ta baj të njohun këtë vënd përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili asht ndër banorët ma të vjetër të Europës dhe që kanë dijtë të mbijetojnë, me gjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frangëve, italianëve dhe turqve…”

JOHANN THUMANN

[Fragment nga “Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen “(Mbi Historinë dhe Gjuhën e shqiptarëve dhe të vllehëve), me autor Johann Thunmann, botue në Leipzig, më 1774 dhe e përkthyeme në gjuhën angleze nga Dr. Robert Elsie.]

“Unë tashti do të doja të kthehesha në historinë aktuale të shqiptarëve dhe të vendit ku ata banojnë. Ata janë pasardhësit e ilirëve të lashtë, ndërsa fqinjët e tyne, vllehët, me historinë e lashtë të të cilëve unë do të merrem më vonë, janë fëmijët e Thrakasve. Në këtë shkrim do të përpiqem sa të mundem me provue këtë dëshmi. Njerëzit që jetojnë midis Detit Jon dhe Maqedonisë, në mes Cernagora [Mali i Zi] dhe Neo-Kastros, në Evenus [Evinos] edhe pse flasin shqip, jo gjithmonë janë quajtë me emnin shqiptar. Ata jetonin në terrene malore, tue ruajtë veten dhe emnin e tyne, pavarësisht nga të gjitha luftnat që kishin ba në shekuj me popujt fqinjë. Ata mbetën në këto kufij të ngushtë që kurse, këta të fundit, i shikojmë të përmenden ma vonë, shekuj me radhë, nga shkrimtarët bizantinë dhe në korispondencën e papëve.

Në vitin 1357, John Cantacuzenus shkruan se shqiptarët kanë qenë fqinjët e Thesalisë dhe në vitin 1332 kanë banue në këto zona malore. Mbas kësaj kohe, ata u shpërndanë dhe u përhapën aq shumë sa pushtuen edhe Aetolinë, Acarnaninë, Thesalinë dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë dhe Peloponezit, tue përfshi edhe disa ishuj në Egje dhe në Jon. 

Grekët, ishin të parët që bien në kontakt me shqiptarët aktualë si një komb i pavarun, me një popull të përkushtuem për luftë dhe të devotshëm për vendin e vet, tue e përdorë emnin e tyne për t'iu referue në përgjithësi banorëve të zonave malore dhe të Epirit.............................................................................................  Edhe kombet e tjera të Evropës ndoqën shembullin e grekëve. Vetëm turqit i quanin ata Arnautë, që vjen nga emni i princit të fundit të Shqipnisë Jugore, Arianiti. Vendasit e quenin veten e tyne „Skipatars? por as ata vetë nuk e dinë se nga vinte kjo fjalë. Në fillim, përgjithësisht, emëntimi „Shqipëtar?, ashtu sikurse edhe ai „Albanian? nuk ishin shumë të përdorshëm. Ndoshta nuk do të baja gabim po të shprehja dyshimin se, fillimisht, banorët e trevës malore të Ceraunisë mund ta kenë quajtë veten si të tillë, tue e marrë këtë emën nga një fshat aty afër, i quajtun Sipjatos, i cili i referohet dokumentave si i tillë që në vitin 870. Ka mundësi, gjithashtu, që mund të rrjedhë edhe nga emni i famshëm Spata [Shpata], familje e cila, në fund të shekullit të 14-të, kishte në pronësi, pjesën ma të madhe të Shqipnisë. Një gja asht e sigurtë - se Chalcocondylas i referohet atyne si Spatai. Sido që të jetë e vërteta, unë nuk pretendoj se di gjithçka në këtë çashtje mjaft të panjohun në lidhje me origjinën e fjalës. Por kush janë këto Skipatars, këta „Albanians?? Askush nuk ka pretendue të dijë ndonjë gja të besueshme apo për të dëshmue lidhun me të vërtetën rreth tyne pa u ba pre e spekullimeve. Ngjashmënia e emnit ka ba që disa vëzhgues të kërkojnë të parët e tyne në Kaukaz dhe në Detin Kaspik. Të tjerë i nxjerrin ata me prejardhje nga Kalabria. Disa mendonin se ata ishin sllavë apo me prejardhje nga kroatët, serbët apo bullgarët. Disa, madje, shkuan aq larg sa të pretendojnë se shqiptarët mbërritën në këtë rajon në shekullin e 7-të. Në kohën e Chalcocondylas-it, ishin të shumtë ata të cilët e konsideronin këtë popullsi si Ilirët e vërtetë, por ai nuk ishte dakord sepse pëlqente që t’i shikonte sllavët të shtrimë deri në Detin Jon e ma tej.. Ma vonë, ai pranon se ata ishin mbetjet e maqedonasve të lashtë. Do të ishte e tepërt me shtue këtu edhe pikpamje të tjera. Në këtë çashtje, vetëm sa ngriheshin pikpyetje dhe baheshin spekullime. Historia e këtij populli dhe gjuha e tyne nuk ishin hetue ashtu siç duhet... Jo çdo gja që thuhej duhej të merrej si e sigurtë.

Unë kam arrijtë të baj atë që të tjerët nuk kanë mundë ta realizojnë dhe që kanë dështue. Unë nuk kam gjetë asnjë gjurmë imigracioni (ardhacakësh, shënim i imi, DG) në tanë historinë e tyne. Asht, mbi të gjitha, gjuha e tyne, e cila ka lanë të tilla gjurmë lidhun me fatin e këtij populli sa që mue nuk më mbetet gja tjetër veç se t’i shikoj ata si fqinjët e grekëve dhe subjekte të Romës antike. Këto dy fakte, së bashku, përcaktojnë origjinën e tyne të lashtë nga Ilirët. Ata janë po aq jo-sllave sa dhe Finns-it, dhe, sikurse këta të fundit, shqiptarët kanë huazue disa fjalë sllave në gjuhën e tyne, gja që, sidoqoftë, ka ndodhë sepse, tue fillue nga shekulli i 7-të, kanë qenë fqinjë me sllavët. Përveç kësaj, asht një popull i veçantë, të cilët, nga njëna anë, edhe pse për një kohë të gjatë kanë qenë europianë, nga ana tjetër, ishte një vend me ma pak lidhje me popujt e tjerë të Europës, se sa këta të fundit kanë mes njëni – tjetrit. Unë do të baja këtu një përjashtim për vllehët të cilët, ndoshta kanë të njëjtën origjinë si dhe shqiptarët, por që me kalimin e kohës dhe nga përzjemja e tyne me popujt e tjerë, kanë evolue ndryshe nga këta të fundit. Që të dyja, historia dhe gjuha e folun e tyne janë prova ma e saktë për këtë dëshmi. Unë e shikoj tepër të randësishme që të paraqes këtu ato ngjarje kryesore të cilat shquejnë popullin shqiptar, me qëllim që të hedh një dritë të mjaftueshme mbi historinë e tyne. Kjo asht mënyra ma e mirë për zgjidhjen e problemit. Kush janë shqiptarët? Si u shfaqën ata? Cila asht prejardhja e gjuhës së tyne? Njerëzit e parë që njeh historia në këtë rajon janë ilirët, një komb i madh dhe i fuqishëm që ka jetue në Detin Adriatik, nga Po deri në Gjiun Ambracian (?!, DG), dhe në veri deri në Danub. Straboni beson se kjo popullsi përhapet deri tej në perëndim, në Liqenin Constance, përmes Noricum-it dhe Vindelicia-s. Ai, gjithashtu, pohon se Pannonians-it e kanë prejardhjen nga ky popull. Appiani dëshmon qartë se Pannonians ishin ilirë. Istrianët, Japodët, Dalmatët, Liburnianët, Dardanianët, Ardiaeit, Autariatët, me pak fjalë, të gjitha popujt deri në malet Ceraunian konsiderohen në përgjithësi si ilirë. Por ata, gjithashtu, patën një shtrimje të gjanë edhe në Maqedoni , Epir dhe Thesali. Vetëm një pjesë e vogël e Maqedonisë ishte e banueme nga grekët* (*Veriu i Thesalisë, jo Maqedonia e sotme, shënim i imi, DG. Shi edhe !Atlante storico, Zanichelli, Bolonjë, 1966). Pjesa ma e madhe e popullsisë ishte ilire dhe trake. Dassaretae, Lyncestae, Bryges ose Phrygians, Pelagones, Eordi, Elimiotes, Atintanes, banorët e rajonit rreth Candavise, Pella, Edesa dhe Verva kanë qenë, që të gjitha, të referueme, shprehimisht, si ilire. Deri në një shtrimje të madhe, ishin, pothuajse, vetëm qytetet bregdetare që kishin banorë grekë. Maqedonasit kishin një gjuhë të tynen që asht folë edhe në rajonet përgjatë detit Jon, deri në Korfuz dhe, po ashtu, në Iliri dhe në Epirin grek. Në Epir, ku, siç u përmend edhe më nalt, flitej gjuha maqedonase apo gjuha ilire e cila ka të ngjamë të jetë e njëjta gja (evidentimi dhe nënvizimi, të mijtë, DG), ka pasë edhe shumë popuj të tjerë jo-grekë. Por kolonitë greke këtu dhe dinastia e Aeacides, kur ishte fjala për të prezantue gjuhën, thonin se popullsi të ndryshme flisnin dy gjuhë. Amphilochansit që shtrihen më poshtë, në drejtim të jugut, gjithashtu, i përkisnin këtij grupi, prandaj edhe për këtë arsye janë referue nga Tuqididit si barbarë. Në Thesali kishte edhe të tjera popullsi me origjinë të huej, të tilla si Perrhaedans, të përmenduna nga Appiani si ilirë, Athamanes, Aethices, Tymphaei dhe Penestae, Helots e Thessalians, të cilët ka mundësi që të kënë qenë me të njëjtën origjinë si Penestae ilire. Scylax vëren se vetëm përtej Ambracia-s, Peneus-it dhe qytetit ose malit Homotion në Magnezi, kishte popullsi të mirëfilltë greke. Në kohën e Strabonit, barbarët zotnonin hapsina të mëdha të Greqisë, dhe ai dëshmon se në atë kohë, Maqedonia dhe pjesë të Thesalisë banoheshin nga Thracians. Ilirët dhe Thracians kishin qenë gjithmonë popujt ma të mëdhej në Europë. Por, ata kishin të njëjtën origjinë, apo rridhnin nga popuj të ndryshëm? Asnjë nga shkrimtarët e lashtë nuk ka deklarue ndonjëherë në se këta dy popujt kanë të njëjtën origjinë apo që Ilirët dhe Thracians ishin po aq të afërt me njëni-tjetrin sa edhe Ilirët dhe Dalmatët, ose Thracians dhe Getae. Por shpesh, shkrimtarët e lashtë nuk tregonin vëmendje për popujt ma të vegjël tue cilësue Thracians si Ilirë, dhe anasjelltas. Dardanians-it, për të cilët nga Nicholas Damascenus, Straboni, Appiani dhe të tjerët asht thanë se janë ilirë, janë konsiderue nga Dio Cassius si Moesians. Edhe Stephanus thotë se qytetet e tyne, Naissus [Nishi] dhe Skupi [Shkupi] ishin Thrakas. Triballi që, pothuajse, në të gjitha kohnat asht quajtë Thracians, nga Aristofani, Livy dhe Stephanus, asht konsiderue si ilire. Istrianët dhe Daorsët, të cilët ka shumë të ngjamë të kenë qënë Ilirë, janë quajtë nga të tjerët Thracians. Trallët nga ana e tyne, janë të referuem prej autorëve të tjerë si ilirë, edhe pse dihet mirë që janë Thracians. Popujt, të cilët dikur kishin jetue në Azinë e Vogël dhe që u përkisnin racës Phrygian, të tilla si Phrygians ose Bryges midis Taulantëve, Paeones që e quajti veten koloni Teucriane, dhe Henetae Paphlagonian në Adriatik janë konsiderue si ilirë... Unë kam përshkue të gjitha ato vendbanime në Iliri që kanë të njëjtët emna si në Thrakë. Thracians dhe Ilirët e pranojnë se kanë zakone të përbashkëta. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto, unë nuk mund të shikoj asnjë arsye për të arritë në përfundimin se të dy popujt kanë një origjinë të përbashkët. Ajo që sot vlerësohet ma shumë asht mundësia se këta dy popuj kanë qënë të lidhun shumë me njëni-tjetrin, se janë përzjemë me njëni-tjetrin dhe se, aty ku shkrimtarët e lashtë grekë i klasifikojnë këta si dy popuj të ndryshëm, kjo përsëritet ma shumë si për forcë zakoni se sa për shkak të ndonjë ndryshimi thelbësor në origjinë. Vendi që tashti quhet Shqipni ishte i banuem nga popuj të ndryshëm të cilët ishin të gjithë pjesë e racës ilire. (Evidentimi dhe nënvizimi janë të mijtë, DG). Encheleans pranë Rhizano, Labeates në Liqenin Zenta, Phrygians dhe Parthini përreth Krujës, Taulantët rreth Durrësit, për të mos përmendë Bylliones, Amantes dhe Atintanes përgjatë bregdetit. Në mbrëndësi jetonin Almopes, një fis Paeonian, Albanët, Penestae, Dassaretae që banonin në Liqenin Lychnitis [Ohrit] dhe Mela që shtrihej në bregdet, për të mos përmendë Elimiotes dhe Eordi. Disa prej këtyne popujve u banë të famshëm, të tjerët mbetën në hije, dhe që, sipas rrëfimeve, luejtën ma shumë se një rol në historinë e tyne. Cadmus, thuhet se ka mbretnue mbi Encheleansit. Për Colchians-ët, të cilët ndoqën Argonaut-ët, thuhet se janë vendosë në Orikum [...], Olchinium [Ulqini] dhe në rajonin e Amantes. Janë këta Amantë për të cilët thuhet të kenë qënë Euboean Abantes dhe Locri Epicnemides që mbetën këtu për shkak të stuhisë që i zuni gjatë rrugës së kthimit nga Troja dhe që ma vonë e harruen gjuhën e tyne dhe zakonet greke, tue u kthye në barbarë. Por informacione të tilla i takojnë fantazisë së poetëve grekë dhe etimologjistëve. Me kalimin e kohës, edhe grekët u vendosën këtu dhe krijuen kolonitë e tyne në bregdet. Epidamnus ose Dyrrhachium [Durrës], dhe Apollonia, fillimisht qytete ilire, të pushtueme nga kolonistët e ardhun prej Korinti e Korfuzi, u banë vendbanimet e tyne ma të famshme. Grekët u vendosën, gjithashtu, edhe në Orikum, Bylis dhe Aulona [Vlore]. Por ishte popullsia ilire ajo që bante ligjin. Ata i sulmonin shpesh kolonistët grekë dhe i vinin nën shërbimin e tyne. Ma të fuqishëm dhe ma të famshëm ndër të gjitha këto fise ilire ishin Taulantët. Rreth viteve 650 p. K, të udhëhequn nga Mbreti i tyne Gelaurus, lufuen kundër Argeusit, djalit të themeluesit të monarkisë Maqedonase. Në vitin 435 p. K, ata u erdhën në ndihmë fisnikëve që ishin dëbue nga populli i Durrësit tue i ndihmue ata me ngritë rrethimin përreth qytetit. Rreth pesëdhjetë vjet ma vonë, Bardhyli, krijoi një mbretni të fuqishme tue bashkue fiset ilire të provincave të lindjes, në veçanti Dassaretët dhe Eordët, të cilave në këtë kohë edhe Maqedonia u paguente haraç. Mbas disfatës së tmerrshme në luftë dhe vdekjes së Perdikës, në vitin 360, mbretnia Maqedonase e pushtueme nga kaosi dhe e rrezikueme për t’u kthye në një provincë Ilire, u shpëtua nga Filipi i II. Ai e mposhti Mbretin nantëdhjetë-vjeçar Bardhylin në një betejë të përgjakshme tue e detyrue atë që të pranojë të tërhiqet nga gjithë territoret përtej liqenit të Ohrit. Ma vonë, Clitus, i biri i Bardhylit, u ba vasal i Maqedonisë. Ai hipi përsëri në fron, në vitin 355 p. K. tue pasë mbështetjen e Glaucias, mbretit të Taulantëve dhe Autariates. Por Aleksandri e mundi atë, i pushtoi tokat dhe zgjanoi mbretninë e Maqedonisë deri në kufinin me Taulantët. Këta të fundit asnjëherë nuk u vunë në vartësinë e maqedonasve. Mbreti i tyne Glaucias ishte ai që strehoi Pirron e famshëm në vitin 316 p. K, tue e mbrojtë atë me bujari nga Kasandri dhe tue e vendosë atë përsëri në fronin e të jatit.. Në vitin 314, ai u mund nga Kasandri dhe, në këtë mënyrë, atij iu desh t’i lëshojë maqedonasve të dy qytetet që kishin pushtue: Durrësin dhe Apolloninë. Por, dy vjet ma vonë, Durrësi u çlirue, kurse Apollonia u gjend nën sundimin e Glaucias. Kasandri u orvat përsëri të ripushtojë Apolloninë, por dështoi. Në vitin 294, në një traktat me Aleksandrin, të birin e Kasandrit, Pirroja mori gjithë territorin përgjatë brigjeve ilire që ishin nën zotnimin e maqedonasve.

Mandej, në të gjithë vendin u vendosën Keltët. Në këtë kohë, sigurisht, u banë shumë kryengritje rreth të cilave nuk dimë gja. Vendbanimet greke përgjatë bregdetit e ruejtën pavarësinë e tyne. Në vitin 266, Apollonia hyni në aleancë me romakët. Në vitin 231, Agroni, i biri i Pleuratit, themeloi një shtet në Ilirinë Juglindore, që u futi frikën të gjithë fqinjëve rreth tij. Të gjithë, që nga Ardiaei deri tek Atintanes iu nënshtruan sundimit të tij. Mposhti krenarinë e Aetolianëvë dhe anijet e tij lëshunn frenat në të gjithë detet. Ai arriti të bahet mbreti ma i fuqishëm në të gjithë para-ardhësit e tij. Por pushteti i tij u shëmb menjëherë në kohën e mbretnimit të Teutës, gruas së tij, që e zëvendësoi. Në vitin 228, romakët.................. e detyruen Teutën që të braktisë fronin mbretnor, detyruen, po ashtu, edhe Pinnes-in, të birin e Agronit, që të paguente një haraç vjetor, dhe i shkëputën rajonet e banueme nga Atintanes dhe Parthini ...................................................... Skerdilaidi, i cili sundoi mbi këtë pjesë të Ilirisë mbas tij, fillimisht, ishte aleat i mbretit të Maqedonisë dhe ma vonë u ba aleat i Romakëve. Në vitin 217, ai mori nga maqedonasit një sëri qytetesh në territorin e Pelagones dhe Dassaretaes. Por, mandej, Filipi V i pushtoi ato dhe të gjitha zotnimet e Skerdilaidit mbi Liqenin e Ohrit. Në vitin 214, Filipi bani një sulm të befasishëm kundër Orikumit dhe rrethoi Apolloninë, por romakët i shpëtuen të dy këto qytete.

Emri Illyricum iu dha një prefekture që përfshinte të gjitha tokat midis deteve Jon dhe Egje. Prefekti banoi për disa kohë në Sirmium [Sremit] por u zhvendos në Selanik gjatë trazimeve të shkaktueme nga Atila. Një nga dy dioqezat e kësaj prefekture asht quajtë Maqedoni dhe brënda saj, si një krahinë më vete, ishte Iliria maqedonase, e cila atëherë ishte quajtë Epiri i Ri dhe që ishte qeverisë nga një presaes. Por ilirët e veriut nuk ishin kaq me fat. Pas humbjes që Genti pësoi me romakët, ata ishin të detyruem të paguenin gjysën e haraçit vjetor. Shumë shpejt, në vitin 156, ata u pushtuen nga Dalmatët, të cilët e shkatërruen krejt vendin e tyne. Ma vonë Dalmatët u mundën dhe u detyruen të nënshtrohen. Por, qëkur se Romakët e kthyen vendin e tyne në një provincë, kjo pjesë e Ilirisë së Gentit, që shtrihej midis Durrësit dhe Lezhës, gjithashtu, u ba pjesë e asaj province. Vetë Cezari kishte qënë këtu për disa kohë governator i vendit. Por simbas Konstandinit të Madh, kjo pjesë veriore e Ilirisë së Gentit ishte shkëputë përsëri nga Dalmacia. Qëkur se Dalmacia ishte konsiderue si pjesë e dioqezës së Illyricum-it perëndimor dhe pjesë e prefekturës së Italisë, pjesa tjetër u vu nën prefekturën e Illyricum-it dhe pjesë e Dioqezës së Dacia-s, dhe iu dha emni i ri Praevalis. Kjo krahinë e vogël, që në kohën e Justinianit I ishte ba pjesë e dioqezë kishtare e kryepeshkopit të ri, Justiniano Primo, sundohej nga një praeses. Por këta Ilirë, si subjekte të Romakëve, ende nuk ishin të mbrojtun nga dyndjet barbare.

Epiri dhe Iliria që dikur kishin qënë treva të mbipopullueme, në kohën e Strabonit, ato pothuajse kishin mbetë fare shkret. Ajo popullsi që kishte mundë të mbijetonte, rronte nëpër fshatra apo nëpër rrënojat e qyteteve të shkatërrueme. Për këtë arsye, shumë koloni romake shpejtuen të shkojnë atje dhe të vendosen përgjatë bregdetit dhe në qytetet e boshatisuna. Në kohën e Plinit, qytetet e Rhizon [Risani], Ascrivium [Kotorrit], Butua [Budva], Olchinium [Ulqini], Skodra [Shkodra], Lissus [Lezhe], Dyrrhachium [Durrës] dhe Bylisi u pushtuan nga kolonë romakë. Por, ende përreth, kishte shumë prej banorëve të vjetër ilirë. Straboni i referohet Taulantëve, Parthini, Bylliones, Phrygians, Lyncestae, Elimiotes, Eordi dhe të tjera fiseve që ishin ende aty në kohën e tij. Plini, nga ana e tij, vë në dukje se në rajonin e Apollonisë, në kohën e tij, ishin popullsitë barbare (jo- greke), Amantes dhe Bylliones. Ai i quan Dassaretae, Amantes dhe Orestae, popuj të lirë. Ptolemeu përmend Taulantët, Elimiotes, Eordi, Orestae, Dassaretae, Lyncestae dhe Albanians, të cilët referohen në këtë mënyrë për herë të parë. Ata me siguri e kanë marrë këtë emën nga qyteti i Albanopolit, i cili ma von u quejt Albanon dhe Arbanon. Ata jetonin në malet e vendosuna përgjatë kufinit me Maqedoninë. Asht pikërisht egzistenca e këtyne maleve të cilëve ata u atribojnë mbijetesën e tyne dhe fatin e lumtun për të egzistue si komb. Romakët futën ligjet dhe zakonet e tyne.

Gjuha e romakëve filloi të mbizotnojë kudo ku u themeluen kolonitë e tyne, ose, të paktën, gjuha lokale filloi të përzihej në mënyrë të ndjeshme me elementë latinë. Këte influencë e ndjeu edhe gjuha Greke që, natyrisht, ishte ma e pasur dhe ma tërheqëse. Me t’u përziemë me gjuhën latine ajo e humbiste gjallninë dhe kthehej në një gjuhë barbare. Ndikimi i gjuhës latine, natyrisht, ishte ma i fuqishëm në gjuhët e atyne fiseve qe ishin ma pak të zhvilluem. Galia, Spanja, Dakia, Thraka dhe vende të tjera, janë shëmbuj të mirë të kësaj dukunie (Prej Rumanie në Francë e Gadishullin Iberik sot fliten gjuhë të rrjedhuna prej latinishtes, i kanë humbë me koë gjuhët e tyne. Shënim i imi, DG). Gjuha depërtoi në rajonet malore të Ilirisë tue u përzjemë me gjuhën e folun të vendasve, por nuk arriti asnjëherë ta zëvendësojë gjuhën lokale ashtu siç ndodhi në Pyrenees dhe në malet Cantabria. Në fjalorin shqiptar që kam botue, gjënden ma shumë se 100 fjalë me origjinë të pamohueshme romake. Gjatë gjithë periudhës kur grekët ishin fqinjë me këtë popull, më pak se një e treta e fjalëve të përdorshmë të gjuhës greke mundën të depërtonin në të folunën e tyne. Por, para kohës së Perandorisë së Lindjes, grekët kurrë nuk mundën të vendosin pushtetin e tyne në këtë rajon. Ndërsa shtegtimi i fiseve filloi të bahej shkatërrues, Perandoria Romake, Epirit i Ri dhe Praevalis i shpëtuen dyndjeve të tilla për shkak të largësisë gjeografike dhe izolimit të tyne nëpër male. Por qëkur se Teodosi e ndau këtë perandori të pafund mes bijve të tij, edhe këto krahina ranë në duert e fiseve Gote. Ato u banë pjesë të Perandorisë së Lindjes.

Ma në fund, në vitin 396, Stilicho erdhi për të ndihmue Greqinë, dhe Alariku tërhoqi ushtrinë e tij në të të dy Epiret, tue i plaçkitë të gjitha qytetet e tyne. Menjëherë mbas kësaj, u arrit një marrëveshje me gjykatën Bizantine dhe Alariku u ba praeses i Ilirise. Ai e mbajti Epirin të qetë dhe në vitin 401 dhe 402 sulmoi dy herë Italinë, por mbas një përleshje të pasuksesshme pranë Pollenza-s, u kthye në shtëpi.

Në vitin 640, kroatët dhe serbët rrëmbyen Dalmacinë nga Avaret

Romakët banë të mundun që të mbanin për vete, vetëm disa porte. Nga kjo kohë e mmbrapa, serbët u banë fqinjët ma të afërm të ilirëve në veri dhe veriperëndim. Kufini midis këtyne dy popujve në vijën bregdetare ndodhej në mes Antivari [Bar] dhe Budua [Budva], në rajonin e Dioclaeans sërbe. Me kalimin e kohës, sllavët u shtrinë në pjesën më të madhe të Praevalis, dhe vunë nën kontrollin e tyne të gjithë Zentan dhe qytetet: Shkodër [Shkodra], Antivari (Tivar), Dolcigno [Ulqini], Drivasto [Drishtit], Pulati [Pult], dhe Podgoricë. Kjo u quajt pjesë e Kroacisë së Kuqe. Shkodra shpesh ka shërbye si vendi ku mbretnit kishin selinë e tyne. Rreth vitit 1360, Zenta e Poshtëme dhe, tetë vjet ma vonë, Zenta e Sipërme u morën me forcë prej sërbëve nga një prijës shqiptar i fuqishëm, Balsha, dhe që nga ajo kohë ajo asht konsiderue si pjesë e Shqipnisë. Shumica e banorëve të këtij rajoni janë ende sllavë, por shqiptarët jetonin atje në periudhën para pushtimit sërb. Kjo afërsi me sërbët, sundimi i tyne mbi Shqipni dhe në disa raste, edhe sundimi bullgar, kanë ba që në gjuhën shqipe të kenë depërtue shumë fjalë sllave. Bullgarët, një popull me origjinë të njëjtë si hungarezët, kaluan Danubin në vitin 679 dhe u përhapën nga Deti i Zi në Timok. Ata do të baheshin fqinjët dhe kundërshtarët më të këqij të Bizantit. Ata ishin, pothuajse vazhdimisht në lëvizje përgjatë Trakës dhe Maqedonisë. Mbas marrjes së Sardicas në vitin 809, ata u shpërndanë në Dardani dhe iu afruen Ilirëve në brigjet e detit.

Do të doja të theksohet këtu se ajo që tashti quhet Albania, në atë kohë thirrej „ West „(„Perëndim?). Rajoni, gjithashtu, thirrej ende Ilirichum. Me kalimin e kohës, pasardhësit e banorëve të lashtë të kësaj pjese të Ilirisë u banë të njohun si shqiptarë apo Arbanians. Me qënë se të gjitha vendet e Perandorisë Bizantine po vuanin nën keq-qeverisjen e Mihail Ducas, Nicifori, Duka i Durrësit, vendosi t’i japë zgjidhje kësaj gjëndje tue marrë fronin e Perandorit për veten e tij. Vetë Mihaili, tashima, kishte krijue besim tek Nicifori Bryennius, burri ma i guximshëm i Perandorisë, tue i dhanë qeverisjen e Durrësit që kishte vuajtë shumë prej sulmeve të sërbëve, kroatëve dhe Dioclaeans. Vendasit e pranuen atë me gëzim dhe u bashkuen me të në mësymjen e tij kundër sllavëve, kundër të cilëve ai bani shumë përparime. Akuzat e anmiqve të tij, mjaft të besueshme, dhe fyemjet e përsërituna e bindën atë se ishte koha për të rrëzue Perandorin. Në përpjekje për të ba këte gja, ai u mund nga Aleks Komneni, i cili, në këtë kohë, kishte gradën e një fisniku shumë të naltë (nobilissimus), u zu rob dhe u verbue me urdhër të Perandorit Nicifor. Pasardhësi i tij ........

Kjo ndodhi në vitin 1079. Normanët, të cilët kohët e fundit ishin vendosë në pjesën e poshtme të Italisë, tashti filluen të shfaqin interes për Epirit e Ri. Në vitin 1081, Robert Guiskard, Duka i Kalabrisë dhe i Puljes, kaloi detin me një numër të konsiderueshëm ushtarësh dhe anijesh. Sulmi i parë ishte kundër Durrësit. Donte ta shpëtonte këtë qytet nga pushtimi, ndaj dhe marshoi kundër Robertit në krye të një ushtrie të panumërt, tue përfshi aty edhe turqit që jetonin në Ohër. Ai u tregua i pakujdesshëm në këtë përballje. Sikur ai të kishte pritë deri sa shqiptarët.

Turqit kishin fillue, tashma, të banin mësymje në Shqipni nën komandën e Murat Ghazi, por, për aq kohë sa bijtë e Balshajve ishin ende gjallë, përparimi i tyne në tokat shqiptare ishte shumë i ngadalshëm. Mbas vdekjes së Nikolla Altoman, Kontit të Uscitz-ës, në vitin 1374, Gjergji pushtoi Trebinjën, Kanalin dhe Dracevitza. Tivarku, Ban i Bosnjës, megjithatë, i rimori përsëri. Mandej, bashkë me kunatin e tij, Karl Topia, dhe me një ushtri prej 10.000 vetash, Gjergji sulmoi dhe u shtri deri në Banat. Ai vdiq në Shkodër më 1379, menjëherë mbas kthimit të tij nga kjo fushatë. U pasue nga vëllai i tij ma i ri Balsha, i cili nuk e kishte karakterin e fortë të vëllait të tij të madh. Osmanët po baheshin gjithnjë e ma shumë një rrezik në rritje. Katërdhjetëmijë ushtarë turq nën komandën e Vrenes, njëni prej komandantëve ushtarakë ma të zotë që kishte Murati, sulmoi Shqipninë dhe mundi ushtrinë shumë të vogël të shqiptarëve në ultësinën e Beratit. Balsha ra në betejë. Kjo ndodhi në vitin 1383. Gjergj Strazimir Balsha, bir i Strazimirit, erdhi në pushtet, u përfshi në një luftë të re me osmanët, më 1386, por ishte i pafat, mbasi humbi Kosturin, Beratin, Krujën dhe Durrësin, që, edhe pse e mori përsëri këtë të fundit, ia premtoi venedikasve. Djali dhe pasardhësi i tij, Balca, mori përsëri qytetin nga venedikasit, por humbi në luftime me ta shumë toka, i dha Cernagorën [Malin e Zi] Stefanit të Maramontit dhe më 1421, vdiq gjatë një udhëtim që po bante për të vizitue xhaxhajn e tij, Despot Stefanin, në Serbi. Venedikasit shfrytëzuen vdekjen e tij për të pushtue Zentën. Por, Despoti sërb mori përsëri, gjithshka prej tyne, përveç Shkodrës, Dulcigno [Ulqini] dhe Budua [Budva] dhe ia dha të gjitha djalit të vëllait të vet, George Vukovich, më 1425, i cili ma vonë u ba Despot i Sërbisë. Gjatë sundimit të tij, mundën të mbajnë vetëm Shkodrën dhe Durrësin. Në vitin 1458, territoret e tij u kthyen në një provincë turke nën qeverisjen e djalit të tij, Llazar. Ndërsa pushteti i Balshajve po dobësohej, dy dinasti të tjera shqiptare filluen të fuqizohen në Shqipni: Arianitasit, që, gjithashtu quheshin edhe Komnenë, dhe Kastriotët. Topia dhe Spani, gjithashtu, u forcuen në pushtet, por nuk ishin aq të shquem sa ata të parët, që nën udhëheqjen e dy herojve të famshëm, Gjergj Kastrioti ose Iskender-Beu [Skënderbeu], dhe vjehrri i tij, Arianit Golem Topia, arritën të futin tmerrin në zëmër të pushtuesve Osmanë në kohën e Muhamedit II. Në atë kohë, Vavissa, lumi (Aous) [Vjosa] mes Pollonisë [Apollonia] dhe Valonës [Vlore] përbante kufinin ndërmjet territoreve të këtyne dinastive, në mënyrë të tillë që çdo gja në veri, deri në Zenta, me përjashtim të qyteteve nën kontrollin venecian, i takonte Kastriotëve, dhe tokat në jug, deri në Gjiun e Artës i përkisnin Arianitasve. Unë nuk due të ndalem në historinë shqiptare të kësaj periudhe, sepse asht e njohun mjaft mirë nga gjithçka asht shkrue për jetën e Iskender-Beut. Shqiptarët luejtën një rol të mrekullueshëm në këtë kohë. Luftuen për Atdhenë dhe për lirinë e vet dhe të frymëzuem nga heroizmi i udhëheqësve të tyne, ata u kthyen edhe vetë në heroj. (nënvizimi im, DG). Ata u banë një mbështetje për prijësat e tyne të kthyem nga egzili, për aleatët e shumë kërkuem të mbretënve të mëdhej dhe një pengesë e fuqishme që ndaloi vërshimin e çpenguem të ushtrisë osmane drejt perëndimit.. Gjithë koha e lavdishme e mbretnimit të Iskender-Beut, të cilin populli i tij e ka quajtur „mbret? dhe që u ba i njohun si i tillë nga fuqitë e tjera (1443-1467), u karakterizue nga fitoret e njëpasnjëshme të shqiptarëve.. Por ky fat i madh për të gjithë shqiptarët nuk zgjati përgjithmonë. Sapo ata humbën udhëheqësit e tyne të mëdhej, Iskender-begun në vitin1467 dhe Arianitin në vitin 1469, pjesa ma e madhe e tyne u detyrue të pranojë epërsinë e Muhamedit II dhe krenët e tyne u detyruen të strehohen në Itali. Por, lavdia dhe fama për trimninë dhe guximin e tyne, përsosmënia që e karakterizoi këtë popull në atë kohë, nuk ka për t’u shue kurrë. Këto cilësi, ma mirë se kushdo i njohën edhe pushtuesit osmanë.

Vlen të theksohet se, shumë krahina të këtij populli trim dhe mikpritës, në veçanti Himariotët, banorët e maleve Ceraunian, e kanë mbrojtë lirinë e tyne deri në ditët e sotme, dhe këtë ma mirë se kushdo e dëshmon fakti se ata banë që të dështojnë edhe fushatat ma të mëdha të drejtueme kundër tyne nga vetë sulltanët Bajezid II (1492) dhe Sulejman Magnificent (1537).

Ai filloi t’i trajtojë shqiptarët ma keq se kushdo, tue therur bile edhe ata që i dorëzoheshin. Atij i kushtoi shumë shtypja e rrezistencës së shqiptarëve, por ma në fund, Muhamedi mundi t’i nënshtrojë edhe ata.

Kjo asht gjithçka që mund të thuhet tash për tash lidhun me shqiptarët. Materiali asht jo i plotë. Në të vërtetë, ky asht vetëm një fragment, dhe ngjarjet nuk janë të lidhuna siç duhet. Megjithatë, ky nuk ishte faji im, por vjen si rezultat i mungesës së informacionit të duhun dhe që ka pengue cilindo që ka dashtë deri tash që të shkruajë historinë e plotë të shqiptarëve. Unë u përqëndova ma shumë në hisorinë e kohës së vjetër mbasi kjo asht periudha ma pak e njohun. Unë vetëm sa preka pak periudhën e tyne ma të lavdishme tue e ndërpre këte histori pikërisht në atë pikë ku historia e këtij populli fillonte të bahëj ma interesante. Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qënë vetëm për të hedhë dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të rendituna në mënyrë kronologjike që çjerrin errësinën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, tue u përpjekë që ta baj të njohun këtë vënd përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili asht ndër banorët ma të vjetër të Europës dhe që kanë dijtë të mbijetojnë, megjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëve dhe turqve.

(*)Johann Thunmann (1746-1778) u lind në Thoresund (Södermanland, Suedi) dhe ndoqi studimet në Uppsala (Suedi) dhe Greifsëald (Gjermani). Më 1772, ai u emnue profesor i Retorikës dhe Filozofisë në Universitetin Halle (Gjermani), ku ai shkroi traktatin e tij "Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen" (Mbi Historinë dhe Gjuhën e shqiptarëve dhe të Vllehëve), Leipzig 1774. Ky asht një nga studimet ma të hershme të dijetarëve mbi Shqiptarët, të cilët ishin pak të njohun në Europë në atë kohë. Mbas një hymje të shkurtë, Thunmann na sjell Fjalorin e Theodor Kavalliotis nga Voskopoja (Moschopolis) me disa shënime në gjuhën shqipe dhe vllahishte (arumune), dhe mandej jep një histori të shqiptarëve që asht, çuditnisht, tepër e hollësishme për atë periudhë. Seksioni mbi “Historinë e Shqipnisë” asht dhanë në mënyrë të plotë, edhe pse pa shënime.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shevki Sh. Voca: Marsi muaji i përkujtimit të shkollës së parë shqipe dhe të ditës së mësuesit Besnik R. Bardhi: Milloshevici në vitin 1990, helmoi foshnjet dhe rininë shqiptare në Kosovë Sabile Keçmezi- Basha: Organizimi dhe veprimtaria ilegale atdhetare edhe në repartet ushtarake jugosllave Broz Simoni: Shqipëria Etnike dhe padronët komunistë ateistë Qazim Namani: Urat e vjetra në Kosovë Sami Islami: Si hyri në histori 5 marsi I vitit 1998 dhe 24 marsi i vitit 1999? Sabile Keçmezi- Basha: Përpjekjet për balancë gjinor në dokumentet ndërkombëtare Nue Oroshi: Vetflijimet heroike të nacionalistëve mirditorë për të mos rënë të gjallë në duart e komunistëve Fritz Radovani: 8 Marsi në ''hanë''...! Avzi Mustafa: Gjuha shqipe në traditën e historisë së shkollave Frashër Demaj: Qëndrimi diplomacisë britanike ndaj Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Qazim Namani: Serbizimi i popullatës së Ballkanit gjatë shekujve XVIII – XX Teuta Shala: Këndvështrimi i Milan Shuflajt për historinë e Shqipërisë dhe bregdetin e saj Fritz Radovani: Kush ishin ata... që i besuen komunistave...!? Kujtim Mateli: Urat e miqësisë kanë në themel sinqeritetin dhe barazinë Sabile Keçmezi- Basha: Hasan Alia - Remniku: me shokë dhe veprimtaria e tyre atdhetare Krist Gjinaj: Vrasja e Ded Gjo Lulit dhe e trimave tjerë! Ilir Taraj: Zgjohu kombi im, zgjohu! Krist Gjinaj: Plagët nuk sherohen shpejt! Qazim Namani: Trashëgimia Muzeore e Kosovës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora