E diele, 28.04.2024, 08:39 AM (GMT+1)

Speciale

Nue Oroshi: Vetflijimet heroike të nacionalistëve mirditorë për të mos rënë të gjallë në duart e komunistëve

E hene, 08.03.2010, 10:59 PM


VETFLIJIMET HEROIKE TË NACIONALISTËVE MIRDITORË PËR TË MOS RËNË TË GJALLË NË DUART E KOMUNISTËVE

Nga Mr.sc. Nue Oroshi

Vetflijimet heroike shqiptare përgjithësishtë janë të njohura në historinë tonë kombëtare.Atdhetarët shqiptarë nëpër luftëra të ndryshme kur nuk shihnin shtegdalje, pas përfundimit të municionit, apo kur gjendeshin të rrethuar dhe pa rrugëdalje tjetër, ata fishekët e fundit gjithnjë i ruanin për vetën, për të mos ra të gjallë në duart e armiqëve të kombit shqiptar, të cilët nuk ishin të pakët, qoftë të armiqëve aziatikë, qoftë të atyre karpatianë. Edhe luftëtarët e Gjergj Kastriotit Skënderbeut vetflijoheshin në mënyra të ndryshme, që, vetëm e vetëm mos të bijnë të gjallë në duart e osmanlinjëve. Është i njohur vetflijimi i Oso Kukës në Kullë, duke eksploduar Kullën dhe njëkosishtë së bashku me vetën, ai vrau edhe shumë armiqë të kombit shqiptar.

Heronjët shqiptarë vetflijoheshin në mënyra të ndryshme, me të vetmin qëllim, për të mbajtur besën e dhënë; për të respektuarë betimin e dhënë; se, deri sa ti rrahë vetëm një damar i zemrës, nuk do ta then besën e dhënë. Të edukuar me parimin e nderit, besës dhe burrnisë, shqiptarët e Mirditës me shumë së në çdo krahinë tjetër, ditën që ta mbajnë, ta ruajnë dhe ta respektojnë besën, nderin, burrninë, traditën dhe shumë gjëra të shenjëta, e, që e mbajtën gjallë emrin dhe nderin e shqiptarit.

Edhe kur mortaja e kuqe depërtoi si ideologji tek një pjesë e prapambetur shqipfolsish, u gjetën djemë atdhetarë dhe nacionalista që nuk ju nënshtruan djallit të kuq, si e quante Fishta ynë i madh ideologjinë komuniste, por luftuan deri në pikën e fundit të gjakut, për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e kombit shqiptar. Dhe, kjo rezistencë ishte e madhe në mbarë krahinat shqiptare, pa asnjë dallim, por qendër e gjithë kësaj rezistence ishte, si gjithnjë nëpër shekuj, Mirdita Kreshnike, apo siç do të na përshkruante këtë rezistencë, komandanti i rezistencës kombëtare, në mbarë Shqipërin Etnike, Kapidan dr. Mark Gjon Marku në një poezi të tij, i cili përveçse luftëtar, ai ishte edhe një poet i talentuar, por, mjerisht, që deri më tani kemi gjetur vetëm një poezi të tij.

Me titull, “Shqipnia mbi qdo gja”, që është një thirrje dhe kushtrim për nacionalizmen shqiptare, e, që po e japim në tërësi: 

Atje nder malet e Shqipnis
Ku shqypja rrit zogjt e liris
Larg vales kuqe t’bolshevizimit
Larg rrenes e t’merrit t’pansllavizmit
Lanun familje braktisun shpi
Shqipnin n’zemer flamurin ngji,
pushken n’tef te krahit,besimin n’Zotin
do djelma trima e kalojn motin
per ta Shqipnia asht mbi qdo gja
/prandaji shqiptarit ja lshojn njiza
Shqiptar-shqiptar mos harro fen
Nderen ta mbajsh ta duesh atdhen
Sot komunizmi don me t’korit
Ke sllavi vendin ty ta ka shit.

 Prandaj, komandanti legjendar i Rezistencës Kombëtare, Kapidan dr Mark Gjon Marku, i pari do ta japë shembullin e nderit, besës dhe burrnisë, ku do të bije në mënyrë heroike. Duke u bazuar në shkrimet e bëra nga Lajmëtari i të Mërguemit, numër i posaqëm, me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Blokut Kombtar Indipindent, rënjen heroike të kapidan dr Mark Gjon Markut e përshkruan në këtë mënyrë: -E mbajti  besën, i pari Mark Gjomarkaj, Prisi i atyne Petritave, që ne atë ditë fatzeze të 14 Qershorit 1946, në Bojtinë të Perlatit, në përleshje me komunistat, bri atij filizi të ri Nikollë Perpjetrit, i cili u këput prej plumbave të tradhtarëve të Shqipnisë, plagoset randë dhe aty mbet.
Lëmekë e shkri energjishë, për mos me u kapë i gjallë, ia dha vedit, e diq njashtu si dinë me dekë Kapidanat e Mirditës, tue dhanë shembullin e trimnisë e të vendosmënisë. Kur Komandanti i Luftës bjen heroikisht, atë rrugë të tij e vazhdojnë edhe ushtarët e tij besnikë, të cilët nuk e thejnë Betimin, edhe kur duhet të vendoset në mes ndarjes fizike, dhe, më vonë përjetsisë apo ligështiminë dhe poshtrimin e mëvonshem. Por Gjon Ndue Marku i njohur me emrin (Gjoni i Zi), nuk lejon assesi vetën që të poshtnohet nga komunistët por e ndjekë shembullin e komandatit të tij.

Gjon Ndue Marku (Gjoni i Zi), i cili në atë ditë të trishtushme të 24 Dhjetorit 1946, të rrethimit të tij, kur pa se shokët po kthejnë me marrë të plagosun, e për mos me i damtue, u vikati: gajretni burra e rueni vetin, dhe me revolver në dorë u tha: rrnoftë Shqipnia, e u pashim në jetën e pasosum, dhe e lujti gishtin.
Edhe Gjon Ndue Marku e deshti jetën, por ai ishte i plagosur, dhe duke parë vetën pa shtegdalje shpejtoi që të bije heroikisht, vetëm e vetëm që ti shpëtoi shokët e tij, të cilët ishin nisur, që të gjallë apo të vdekur ta nxjerrrin nga rrethimi trimin nacionalist, Gjon Ndue Marku (Gjoni i Zi). Për këto heroizma të nacionalistëve Mirditorë mund të shkruajmë libra të tërë. Heroizem të pashoq treguan edhe nacionalistët Mirditorë, si, Gjin Jaku, Zef Shkurti e Preng Ruqi, të cilët njëzëri, si në kor, ja dhezën vedit për ta mbajtur besën e dhënë.
Ata në lulën e rinisë e lanë jetën peng për Shqipërinë, që ajo të bëhet demokratike; Shqipëri me orientim të drejt Kombëtar.

Por, besa ishte thadrue në zemrat e luftëtarëve të Lirisë. Ishte Thadrue në zemrat e Gjin Jakut, Zef Shkurtit e Preng Ruqit, të cilët me 23 Mars 1947, mbas 6 orë luftimi, e, mbasi mbaruen fishekët, për mos me thy Besën që kishin dhanë, tue marrë hallallin njani tjetrit, të tre si ishin, për njëherë ja kallën vedit. Tre të rinjë në moshë te re, kurë duhet ta bëjnë jetën të lirë, mu në shkrepat dhe kreshtat e bukura të Mirditës, ranë dëshmorë për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike, Gjin Jaku, Zef  Shkurti e Preng Ruqi. 
Trimëria e pashembullt e djalit të Oroshit Mhill Kolë Gjata, ishte një rënje heroike, e që mund ta bëjnë vetëm herojtë  e kombit. Ai u shkri në flakë të barutit, i cili për mos me u lidhë për së gjalli nxuer granatën e ndezi, e vuni në tokë, dhe tue këndue vendoi kryet mbi ta. Granata plasi tue ia flakrue n’ajr të thermuem. Këso therorizmash, e tjera ma t’mdhaja, ditën të bajnë ndjeksat e Mark Gjomarkajt.
Pas rënjesë heroike të Kapidan Mark Gjon Markut, udhëheqjen e forcave nacionaliste e kishte marrë vëllai i tij i tretë, Llesh Gjon Marku.

E gjakun e pastër ja fali atdheut Llesh Gjomarkaj, ai pinjuell i denjë i asaj Dere fisnikësh, qi me 8 Gusht 1947, në Munegjë të Simonitë, bashkë me Marka Gerin e Tunë Nikollin, mbas sa orësh luftimi, ra dishmuer për lirinë e Shqipnisë. Kapidan Llesh Gjon Marku bie dëshmor në moshën 28 vjeçare. Është për t’u theksuar, se mosha e këtyre nacionalistëve të Shqipërisë Etnike sillet prej moshës 17-35 vjeçare, i takonin gjeneratës diellore, që kishin marrë përsipër, pas fitores së forcave nacionaliste ta zhvillonin dhe përparonin Shqipërinë Etnike, por, që mordja e kuqe jau ndërpreu projektet dhe planet për ta bërë Shqipërinë  Shqipëri. Vargu i shembujve heroikë të luftëtarëve Mirditorë nuk ka të ndalurë - e i çelikt u diftue Bardhok Jak Bajraktari i Dibrrit në rrethimin qi  u ba në Kaster të kashnjetit. Atëherë kur iu sosë municioni dhe brofi në kambë, e duel prej istikamit, e, me allti në dorë u drejtue kah komunistat tue ju piskatë: 

Qe, ku ashtë Bardhok Jak Bajraktari, por ta dini se klyshët e Rusisë nuk e qesin gjallë në dorë, dhe e shkrepi në tamth të kresë. Anmikut të kombit e të njerzimit i ngeli pushka për faqe.

E, heroizmi i Preng Zef Marka Kolës ku kishte vajtë?
Në pranverën e vitit 1951, Preng Zef Marka Kola rrethohet në maje të Shkallës së Rroshit, në Pecaj të Mënelës, e mbas do orësh luftimi pushka i prishet. E shef, se rrugdalje nuk ka veçse me u dorëzue ose me dekë. Dhe, pa mendue dy herë, merr turr, e me një vrull të quditshëm hidhet prej majës shkallës së Rroshit, e fluturim me qindra metërshe poshtë copë-copë.
Preng Zef Marka Kola, ky drangua i bjeshkëve të thepisura të Mirditës, pranon rrokullisjen nëpër shkrepa, kreshta e shkëmbinjë, por nuk pranon dorëzimin në duart e kriminelëve komunistë, të udhëhequr  nga brigadat speciale për krime, nën komandën e kriminelit Mehmet Shehu dhe dy kriminelëve rusë, me gradë Koloneli, Sofolovski e Valevski.

Këta kriminelë Sofolovski, Mehmet Shehu, Valevski, Toger Baba dhe shumë kriminelë të tjerë komunistë, duke shfrytzuar si pretekst vrasjen e një komunsiti Mirditor nga forcatë nacionaliste, dhe duke mos patur kurajon që të përballen direkt më këto forca, ata për të mbjellur frikë dhe terror, në Qafën e Valmerit masakruanë 14 civilë, pjesëtarë të shpijave të para në Mirditë, e këta ishinë: 1.Dedë Preng Kolë Gjomarkaj, 2.Nikollë Llesh Bajraktari, 3.Preng Shkurt Nikolli, 4. Gjin Kaqi, 5.Ndoc Gjet Pali, 6.Frrok Mata, 7.Ndrecë Marka Ndoj, 8.Dedë Paloka, 9.Pjeter Dedë Vila, 10.Llesh Mëlysh Bajraktari, 11.Nikollë Bardhok Bajraktari, 12.Gjergj Keq Belezhi, 13.Bardhok Dodë Lleshaj, 14.Dodë Marka Biba.
Kjo ishte një masakër publike, ku me tytate e automatikut mblodhën mbi 1500 gra, fëmijë, burra, pleqë e plaka; marrin nënën për ta parë sesi ja pushkatojnë të birin, mblodhën nusën për ta parë sesi ja egzekutojnë burrin, mblodhën babanë për ta parë masakrimin e  djalit, e që e kishte rritur me shumë peripeci. Këtë e bëjnë vetëm kriminelët komunistë. Shumica e këtyre të tubuarve pas një kohe të shkurtër do të internohen, burgosen e sakatosën nëpër burgjet më famëkeqe që njeh historia e njërzimit, madje duke ia kaluar edhe burgjeve në mesjetë, siç quheshin Kuvli-kamp përqëndrimi. Pikërishtë ky sistem djallëzor ndërtoj burgje  me emrin Paluri, që, sipas  F. Pukeville do të thotë, një lloj pusi i ndërtuar me kujdes nën tokë si  një burg, në të cilin hidheshin robërit që ishin të destinuar për zhdukje.

Edhepse çmenduria komuniste nuk ndalej, rezistenca e mirditorëve kundër komunizmit vazhdohej. E si nuk është heroizem, kur baba plak vret djalin, e më pas pranë tij edhe veten, që mos të bije në dorë të komunistave, siç ishte rasti me Pjetër Llesh Gjonin prej Gjegjani të Kushnenit, i cili të birin Gjetën plagosë për vdekje, për mos me lanë  gjallë në dorë të komunistave, e me të me u tallë jevqit e telhyqet e asaj frote së patenzon jetën ia muer tue i tha zemrën vedit në dekikun e fundit. E, u ulë afër të birit dekun, dekun lëshoi edhe vetin.
Zef Ndrecën prej Gjugje të Fandit që në ndeshjen e tmerrshme të malit Zepës, thy kambësh e krahësh, të birit shtangue para  tij, i thotë: bir, ku e ke Besën qi ke dhanë? Mos e le peng, bir se koritesh.

Nji rigë lotësh njomën mollzat e faqevet camerdhokut mirdituer, qi vret si i hutuem e s‘dinte shka me ba. Shpejt bir, se sharruem te dy, tha tata i lemekun e pushka bani bam. Pra, Mirditori i sakatosum këmbë e duarsh, por në momentet e fundit i punon goja për tja kujtuar të birit të mitur, se duhet mbajtur besën. 


Këto akte heroike mund të ndodhin vetëm në një krahinë që për shekuj me radhe u ruajt Nderi, Besa, Burrnia; u punua me parimet e shenjëta kombëtare, Komb e Fe, Besë e Burrni. E, si mos të tregonin shembuj heroizmi këta atdhetarë Mirditorë, të cilët vetëm e vetëm që e dëshironin Shqipërinë Etnike, Shqipërinë Demokratike sulmoheshin në shtepi të vet, në Kullë të vet, në ara dhe fusha të veta. Ata mbronin ato shtëpi dhe kulla  ku ishin lindur, ishin rritur dhe ishin burrëruar.
 
Këtë kumtesë për vetflijimet heroike të nacionalistëve Mirditorë për të mos rënë të gjallë në duart e komunistëve, po e permbyllim e me fjalët e shkruara të Komandantit legjendar të Shqipërisë Etnike Kapidan, dr Mark Gjon Marku, ku në vargjet e fundit të poezisë së tij, Shqipnia mbi qdo gja, shkruan:

Shqiptar - shqiptar mos harro fene
Nderen ta mbajsh ta duesh atdhen
Sot komunizmi don me t’korit
Ke sllavi vendin ty ta ka shit.


(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora