E merkure, 30.04.2025, 05:43 PM (GMT+1)

Speciale

Ramiz Dërmaku: Shfletojmë historinë e bandave në Shqipëri

E hene, 08.02.2010, 10:58 PM


SHFLETOJMË  HISTORINË E BANDAVE NË SHQIPËRI

KU  JANË, KAPO -  BANDAT  E  SHQIPËRISË

Nga Ramiz DËRMAKU

Sipas gazetës gjermane ´´sontag´´ gjatë viteve të ( 97-98 ) në Shqipëri kanë ndodhur mbi 6 mijë vrasje.
Cilët janë kapo bandat që sfiduan e po sfidojnë akoma popullin shqiptar ? Drejtësia perendimore është një perëndeshë me sy të lidhur që mban në dorë  peshoren e pa anshme për të gjitha ata që gjykohen prej saj, ndersa drejtësia shqiptare është një zonjë – labile e cila vështron vjedhurazi pas perdes se çka ndodhet në gjykatë, para se ta baraspeshojë peshoren. Këto përcaktime i kishte dhënë një diplomat amerikan, i cili kishte marrë pjesë në një proces gjygjësor të mbajtur në Tiranë. Mirëpo, për fat të keq këtij mendimi as sot pas shumë vjetësh, nuk mund  t’i  heqish asnji pikë e presje. Për këtë kemi patur prova te shumta viteve të fundit në gjykatat shqiptare ku veprojnë gjykatësit  shqiptaro-grekë. Cekim vetëm rastin e fundit, kur gjykata e durrësit, e dënoi vetëm 20-ditë burg, „Gaxhain“ , njeriun i cili krijoi një bandë të armatosur, ka kryer 13-vrasje, përdhunime, rrahje, masakrime, njeriu i cili kërkohej edhe nga Interpoli. Para tij u liruan nga kazamatet edhe nji numër i madhë njerëzish të njohur si pjesëmarrës në banda apo si kapobanda. Nëse i hedhim një vështrim  vendimeve të gjykatave vetëm gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Socialiste- nanoiste, me keqardhje konstatojmë se ato nuk kanë vepruar sipas drejtësisë shqiptare, por ato i kanë shtrembuar, shkelur dhe përbuzur  ligjet shqiptare e  për çdo ditë i shkatrronin themelet e shtetit shqiptar- shqipërisë dhe i terrorizojnë investorët e huaj. Sipas gazetës gjermane“sontag“ gjatë viteve të fundit  (97-98) në Shqipëri kanë ndodhur mbi 6- mijë vrasje. Shtetet e perendimt përkundër interesimit dhe dëshirës së madhe për të investuar nuk kishin siguri, pasi asnjë gjykatë nuk i kishte dënuar kapo- bandat. Pas shkatërrimeve të godinave, kazermave, shkollave, shtëpive të shëndetit, pushtetit lokal, fabrikave, uzinave, vjedhjes se bankave, vjedhjes se binarëve të hekurudhës, shtyllave elektrike, hapjes së depove ushtarake, askush nuk u përgjigj apo dënua nga gjykatat e Shqipërisë. Pastaj pas tragjedisë së Otrantos.., masakrrëssë Cerrikut, Vlorës, Urës së Milotit, Lazaratit, vrasjes së deputetit e pishtarit të demokracisë Azem Hajdarit, të kolonelit-ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në mes të Tiranës, z. Ahmet Krasniqi, etj etj, të gjithë ata që i kryen këto aksione kriminele sot disa jetojnë të lirë në Shqipëri- e disa janë vrarë për shkak të mosmarëveshjeve në mes vehte. Shtrohet pyetja shumë e shpeshtë nga shqiptarët, se cilët ishin…e ku janë sot kapo-bandat?! Kësaj pyetje do të orvatemi që ta sqarojmë ne këtë shkrim. Nehat Kulla është një burrë me pamjen e një kapoje, i ashpër i shkurtër..“por më së tepërmi i do gratë“, kështu e përshkruan gazetarja greke Vasiliki Sioti, këtë kriminel i cili banon diku në Tiranë. Deri tani i dënuar 6-herë me burg, sepse ka qëlluar mbi 6-njerëz dhe ka vuajtur dënimin prej 11-viteve në qeli. Herën e fundit ai vrau policin Neziri. Gjykata e Apelit e liroi nga burgu. Kur Nehati bisedon me njerëz.., u thotë se, unë jam kapo, gjeneral. Gjatë tërë kohës ka veshur uniformën ushtarake- bile edhe gjatë demokracisë. Ai udhëtonte me një „Shervolet“ ushtarak që bante tabelat e TR-1111, me alarm policie. Gazmend Muça-breshëri armësh do t’ia shuaj jetën një të premte 7 prill 1992. Kishte flokë kaqrrela dhe nga shtypi italian konsiderohej si bos i rebelimit të refugjatëve shqiptarenë gusht të vitit 1991 në stadiumin „Victoria“ të Barit. Para se të emigronte në Itali, ishte dënuar dy herë me burg.Pas kthimit nga italia, kërkoi të bisedonte me pishtarin e demokracisë z.Azem  Hajdarin, sepse Azemi, në parrlament kishte kërkuar arrestimin e tij. Sipas policisë vrasësit e tij ishin: Franc Konomi e Naim Zyberi. Shkaku ishte një grindje banale e Konomit me vellaun e Gazit.Altin Bardha, shumë i kërkuar, vritet në Janinë. I akuzuar për 61 vrasje, ky pa dyshim mbante vendin e parë për vrasje. I dënuar me 25 vjet për vrasje, arratiset nga burgu me 13 mars të 1997. Me 25-shkurt të vitit 1998, Altini vret 5- njerëz e çka  është më interesant ai i shpëton ndjekjes së policisë dhe pas tri dite do të vritet në Greqi. Tan Kateshi, i pa dënuar është në kërkim të policisë ngagushti i vitit të kaluar kur u plagos ne periferi të Elbasanit. Në atë ditë pas vrasjes së 4- shokëve të tij lëndohen edhe dy kalimtar të rastit. Pas këtij rasti policia do ta rrethojë shtëpin e tij, mirpo ai falë zhdërvjelltësisë së tij arriti që me 7-shokët e tij ti shpëtoj prangave. Kateshi momentalisht ndodhet në klandenstinitet, i mungon njeri sy, si dhe Altin Dardhës   .Myrteza Çaushi-( Zani). Në Greqi i dënuar me burg, rikthehet në Vlorë në trazirat e marsit 97, e pranon hapur se ka bindje të majtë politikedhe ishte ne  krye te rebelimit të fajdeve kundër, Sali Berishës. Akuzohet për krijim bande të armatosur , vrasje, pengje, gjoba e pas 4-muajve lirohet nga gjykata e Tiranës për mungesë të fakteve?!  Komedia vazhdoi me te kur e arrestuan dhe e liruan përsëri. Alfred Nebiu (Kakami), për herë të parë e shohim publikisht gjatë fushatës elektorale të 26-majit të vitit 1996. Gjatë revoltave të Vlorës akuzohet se ka vrarë Ardian Gjinajn ,njerunqë i printe protestuesve. Pas 29 qershorit akuzohet për krijimin e bandës , 11-vrasje ,gjoba, etj. Arrestohet në Greqi, në shtatorin e vitit 98 dhe u kthehet organeve të sigurimit shtetëror shqipëtar- gjykata e Tiranës e liron pas 6- muajve. Tani është në kërkim për vjedhjen e 230 milion liretave. Gazmend Braka (Gaxhai), njeriu më misterioz që i takon grupit më të fortëve. Gaxhai është arrestuar rastësisht në muajin qershor, pasi i vrau dy të rinj para policisë së Durrësit. Shoku më i ngushtë i Kakamit, më parë ishte i dënuar, por më vonë u lirua nga Berisha, në vitin 1997. Pas zgjedhjeve aai u shpall në kërkim të policisë, ende ndodhet në burg. Gjolekë Malaj ( i forti) i Tepelenës, nuk është dënuar asnjëherë dhe nuk është i kërkuar nga policia. Ai e pranon se është shoqëruar me Zanin. Ishtenë krye të rebelimit antifajde  gjatë trazirave të marsit e qershorit të vitit 1997 në Jug. Prandaj sipas këtyre informacioneve që i shënuam më lartë,( dhe shumë tjera të pa njohura për ne) themi me plot të drejtë se: Partia Socialiste në bashkëpunim të ngushtë me këta arriti të fitojë në zgjedhjet e 29 qershorit të vitit 1997. Qeveria socialiste – nanoiste, jo vetëm që erdhi në pushtet me bandat e tilla, por ajo është akoma ngushtë me to edhe sot. Momentalisht asnjëri nga kapo – bandat e Shqipërisë, nuk ndodhet në burg, pos „Gaxhait“, ndersa gjykatat (kukulla) shqiptare gadi 10 vite nuk kanë dënuar askend nga të fortit, nga ata që jetojnë maleve, sepse ata vetë e ndajnë drejtësinë. „Gjatë viteve të kaluara në shtypin shqiptarë kemi lexuar për emrat e shumë bandave – të fortëve“: „Benzave“, „Lazaratit“, „Coles“, „Altin Dardhës“, etj, ku shumë prej tyre vazhdojnë edhe sot aktivitetin e tyre, e disa e kanë ndërprerë , pas vrasjes apo largimit jashtë Shqipërisë të „Kapove“ të tyre. Mirëpo për fat të keq për çdo ditë po rritet numri i bandave të tilla ( prandaj kërkohet nga kreu i shtetit dhe qeverisë të merren masa të shpejta dhe ti eliminoj apo ti zhdukë ato) dhe të gjitha po bëjnë përpjekje që të ngjiten në lartësinë e piramidës së krimit. Porduke e studjuar më gjatë aktivitetin e tyre, shohim se të gjitha bandat, janë dorë e djathtë e partisë Socialiste. Pyetjes së një gazetari Gjolekë Malaj, i përgjigjet ; „ armët i kam pasur dhe i kam qejf, dhe s’mund të them se kam hequr dorë prej tyre“. Ai ka një polici private, nga e cila fiton shumë, sidomos kur kryen detyra të ngarkuara nga ish qeveria dhe pushtetarë të veçantë. Thuhet se edhe Nehati ka polici “vullnetare“, që miqët e tij e quajnë Komissariati nr.5 i Tiranës. Unë thotë Nehati, jam „kapoja“. “Shtëpia ime është bërë komisiariat policie, ata që kanë probleme në zonën tonë nuk shkojnë në polici, por tek unë dhe shokët e mij. Policia bënë punën e vet, ne tonën. „Shumë probleme përfundojnë ashtu si i zgjidhi unë“. Prandaj lufta për vendosjen e drejtësisë sipas mënyrës së tyre kryhet, sipas psikologjisë së tyre me anë të forcës, ata nuk presin që drejtësia të vendos për ta, porjanë ata që vendosinë për drejtësinë. Se këta kanë lidhje të ngushtë me politikanët e Partisë Socialiste-nanoiste, ramoiste po sjellim vetëm një dëshmi: Nehat Kulla e pranon se nga burgu i Tiranës, lidhej dhe komunikonte lirisht me Nanosin. Kulla thotë „ isha shumë i gëzuar kur ra qeveria e Berishës, sepse po shkonte një diktator dhe po vinte një djalë – njeri i mirë (Nanosi)“. Zani Çaushi ka pranuar se gjatë trazirave të Vlorës, kishte lidhje të ngushtë me politikanët e majtë. Ai i kujton edhe ca aksione gjatë kohës së Sali Berishës, edhe pse ishte fakt se gjatë qeverisjes së tij vinte duke u ngushtuar hapsira e veprimit të bandave. Dikur kapo- bandat në Shqipëri filluan të kërkojnë „ një kafe“ për të fortit, në lokale, firma, shitore,rrugë etj etj, dhe ata që nuk i përgjigjeshin kërkesës, rriheshin ose maltretoheshin. Dështimi i politikës së Dr. Sali Berishës ishte: kur në radhët e SHIK-ut , hynë disa gangsterë në dogana, të cilët mbajnë armë pa leje, mbikqyrnin shumë kioska, bingo, lëshonin diploma fakulteti të falsifikuara, pasaporta, leje veturash e çka jo tjetër. Prandaj sot kërkohet nga Presidenti, Parrlamenti, Qeveria dhe organet tjera kompetente ti qelin sytë,sot është duke gjëmuar gongu i fundit. Tani kur Shqipëria po kalon ne një krizë.., por ata unikë duhet ti luftojnë por edhe dënojnë të gjithë ata që bëhën penges për zhvillimin dhe demokratizimin e Shqipërisë. Sot është ndeshja finale midis krimit të organizuar gjithëfarëllojesh (të përkrahur nga partia Socialiste-nanoiste, e ditëve të fundit ramoiste. Por kur korrupcioni e kriminaliteti depërtojnë edhe bëjnë ligjin në organet më të larta të nji shteti dihet se çka e pret atë shtetë.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx