E shtune, 27.04.2024, 05:36 PM (GMT+1)

Speciale

Hilmi Saraçi: Iniciativa për identifikimin e vendit të varreses masive të luftëtarëve të ballit kombëtar

E merkure, 03.02.2010, 10:59 PM


Iniciativa për identifikimin e vendit të varreses masive të luftëtarëve të ballit kombëtar

Nga Prof. Hilmi Saraçi

Më 13 janar 2005, me iniciativen e Gani Bunjakut, Ismail Bunjakut,  Nexhmedin Haxhiut dhe familjarëve të tjerë të luftetarëve të ballit kombëtar të vrarë në përleshje të ashpër me forcat komuniste serbe  në muajin janar 1947, u parashtrua kërkesa pranë KK-së në Vuushtrri që të identifikohet vendi ku janë varrosur trupat e pajetë të tyre, pasi sipas deshmitarëve vendi ku gjenden eshtrat e tyre në një varr masiv, gjendet  në oborrin e Drejtorisë së Pylltarisë në Vushtrri. Kuvendi Komunal pas një analize, këtë kërkesë e kishte shqyrëtuar dhe kishte zgjedhur komisionin prej katër antarëve (Idriz Muzaqi, Milihate Basholli, Idriz Ismaili dhe Qazim Azemi) . Kështu me datën 13 janar 2005, në bazë të vendimit të marrë dhe me lejen nga inspektori sanitar , në praninë e shumë qytetarëve, doli në vendin ku mendohet se gjendet varri masiv dhe eshtrat e trupave të  pajetë të luftetarëve ballist që kishin luftuar kunder armikut serbo komunist dhe kishin ra në altarin e lirisë…

Sipas deshmitarit të gjallë të kësaj periudhe z. Idriz Mengjiqit i lindur me 1920 në Lupç të Epermë, tani me vendbanim në Vushtrri, 11 trupa të pajetë, të vrarë gjatë përleshjeve me forcat komuniste ushtarake serbe në Zogaj (“Ndermjetsë”) të Vushtrrisë janë bartur dhe janë  varrosur në Oborrin e Drejtorisë së Pylltarisë në Vushtrri. Ky 85 vjeqar kishte ardhur në këtë ditë për të ndihmuar në zbulimin e eshtrave të këtyre luftëtarëve të rënë për liri kombetare. Ai në këto momente e  përkujton mirë luftën dhe qendresen heroike të këtyre luftëtarëve ballistë në fushë të betejes kunder armikut shekullor, për të treguar  emërat e luftetarëve të vrarë, të bartur dhe të varrosur këtu, në këtë lokalitet.z. Mengjiqi tregon se me 7-8 janar 1947 në Zogaj (“Nërmjetsë”) janë vrarë dhe janë varrosur trupat e pa jetë të këtyre luftetarëve, patriotëve të shquar:1. Shaban Bunjaku nga Lumkuqi ( ish Samadrexhë),2. Rrahim Isa nga Majaci ( Podujevë),3. Brahim Luta nga Gllanasella (Drenicë),4. Hajdin Haxhiu nga Pokleku (Drenicë ),5. Ajet Gjeli nga Likoshani (Drenicë ),6. Qamil Pakashtica nga Lumkuqi (familja e tij e ardhur nga Llapi)_7.Qazim Pakashtica, vëlla i Qamilit nga Lumkuqi, 8.Hashim Basholli nga Lumkuqi ,9. Hazir Shala nga Zogaj ( gjendet në mes të Lumkuqit dhe Lupqit të Epermë ),10. Nebih Zazella nga Zazella dhe 11.Milazim Restelica nga Lumkuqi ( i ardhur nga një fshat i Llapit-dhëndërr i Bunjakve).  z. Mengjiqi mendon se në këto varreza masive janë varrosur edhe disa luftëtarë të tjerë të ballit kombëtar. Ai përmendi Ukshin Kovaçicën me të birin e tij, Hashimin, Smail Sfarçën, ndersa për të tjerët që mendonin se janë varrosur në këtë vend,nuk kishte njohuri, por tha se përveç grupit të luftëtarëve të vrarë në Zogaj afër Lumkuqit siq quhet “ Nërmjetsa” janë varrosur edhe të tjerë, për të shtuar se Ukshin Kovaçica me të birin , Hashimin, Smail Sfarçën dhe të tjerët nga ky grup ishin vrarë pas vrasjes së grupit të Shaban Bunjakut dhe thekson se këta ishin luftëtarë  të njësive të rregullta të ballit kombëtar, trima të mëdhenj që gjatë luftës me armikun serbo komunist kishin treguar patriotizmin e tyre të madhë për çlirimin kombëtar të udhëhequr nga komandanti Ahmet Selaci…

Pastaj z. Idriz Mengjiqi rikujton në detaje luftën që zhvilluan këta trima luftëtarë në Lupq të Epërmë dhe në Zogaj kundër forcave ushtarake komuniste serbe, nën udhëheqjen e Osman Bunjakut, oficer i lartë i ballit kombëtar, për të tregua se këta luftëtarë kishin ndertua dy bunkerë për të qendruar dhe për të rezistuar kundër armikut që  ishte vështir që të deportojë pa humbje të mëdha, nese sulmon. Ai tregon se ne këto momente gjendej në fshatin e tij dhe mirë i kujtohet kjo luftë në të cilen u vranë shumë  ushtarë serbë komunist, gjatë sulmit për pushtimin e bunkerit, për ta lidhur kohen kur në këto momente ishin pushkatuar edhe : 
1. Bajram (Jonuz) Mengjiqi-… ………….. Lupq i Epermë 
2. Rexhep Dushi- ………………………….Lupq i Epermë  
3.Bajrush Mengjiqi- ……………………….Lupq i Epermë 
4 Rrahim Ratkoceri- ……………………….Lupq i Epermë 
5 Deli Grabovci  (i vrarë më vonë)………     Lupq i Epermë  
Ata, mëgjithëse dinin vendin e bunkerëve ballist, nuk kishin pranuar që të tregojnë. Këta të  pushkatuar, njëkohësisht, ishin jatakë të ballistëve, prandaj ushtria serbo komuniste kishte njohuri për vendsrehimin e luftëtarëve ballistë-thotë z. Mengjiqi dhe tregon për veshtirësitë, vuajtjet dhe maltretimet që kishin pasur popullata dhe ai gjatë kësaj periudhe të luftës kunder ushtrisë komuniste serbe  në janar të vitit 1947. Pastaj tregon se lufta për pushtimin e bunkerëve nga armiku  ka zgjatur një natë e një ditë, deri sa luftëtarët e ballit kombëtar pas një lufte të ashpër dhe heroike shpërthejnë rrethimin duke vrarë me dhjetra partizanë komunistë çetnik dhe marrin rrugën në dy drejtime, për të dalur më parë në “Rogë të Madhe” dhe për të shkuar, Osman Bunjaku me grupin e tij në drejtim të Cecelisë, ndersa  grupi tjetër në drejtim të Lumkuqit (Samadregjë). Në këtë luftë të ashpër dhe heroike bijnë në altarin e lirisë:
1. Bajram Tërbunja-……………. Studime e Epermë  
2. Bejtë Ibish Perçuku  - …………Ceceli
 Ndersa ishin plagosur 1. Shaban Bunjaku (Lumkuq) 2.  Rrahim Luta (Gllanasellë), të cilët ashtu të plagosur kishin luftuar tërë natën deri në Zogaj…
 Avdullah Muli i lindur në Konovik me 1925, tani me vendbanim në Vushtrri, penzionist, më parë shpiegon kur brigada partizane komuniste serbe kishte shtabin në odën e tij në Kunovik dhe i kujtohet mirë kur në janar të vitit 1947, një korier e kishte sjellur një zarfë me një urdhëresë për komandantin i quajtur me nofken “Çiça” që të largohen nga Kunoviku dhe të shkojnë në drejtim të Lumkuqit për të rrethuar dhe për të sulmuar luftëtarët ballist në Lupq të Epërmë. Ai pastaj përshkruan luftën e zhvilluar heroike të luftëtarëve ballistë në këto hapsira , për të vërtetuar deshmitë e dhëna të Idriz Mengjiqit për vrasjet dhe plagosjet e disa  nga luftëtarët shqiptarë dhe tregon se dikur kur ishte  punëtor në Drejtorinë për Pylltari, drejtori i tij Shefqet Bekteshi i kishte shpieguar se në këtë vend, në pronën e drejtorise për Pylltari, përveç luftëtarëve të vrarë në Zogaj, janë varrosur edhe Ukshin Kovaqica, Hashim Kovaqica dhe Smail Sfarça të cilët ishin vrarë në Vllahi (Cerajë) në mars të vitit 1947. Ukshin Kovaqica dhe Smail Sfarça shquhen si luftëtarë të njohur të rëzistencës kombëtare kundër pushtuesit të vëndit…
                                      
Ukshin Kovaqica  
               
Ukshin Kovaqica u lind në Bajgorë, nga një familje e njohur me traditë atdhetare . Nga kjo familje rrjedh edhe Mehë Uka , komandant i  UCK-së , i vrarë gjatë luftës çlirimtare në vitin 1998-1999. Ukshini me familje nga fshati Bajgorë ishte shpërngulur në Kovaqicë.  Në këtë fshat dikur kanë jetuar disa familje serbe. Këtu jetoi, kaloi rininë e hershme dhe zhvilloi veprimtarinë e tij patriotike, në kullën e tij të ndërtuar prej guri e njohur për , mikpritje dhe rezistencë kombëtare . Në këtë  kullë pati shumë takime me krerë të njohur të rezistencës kombëtare.Me ardhjen e pushtetit gjerman ishte emëruar  komandant i gjandarmërisë gjermane  në stacionin  e gjandarmërisë në fshatin Karaçë (Vushtrri), më vonë edhe në fshatin Gojbulë dhe  Sllatinë . Gjatë kësaj periudhe si komandant i gjandarmërisë gjermane , ishte mjaft i njohur në mesin e popullatës për kujdesin dhe mbrojtjen e shqiptarëve, të cilët në këtë kohë jetonin në kushte të vështira të pas luftës . Gjatë luftës partizane komuniste , në fillim ishte bashkuar në këto aradha , mirëpo shpejt e kishte kuptuar qëndrimin e padrejtë dhe antishqiptar të pushtetit komunist çetnik ,prandaj merr armën dhe del në mal, bashkohet me luftëtarët e rezistencës kombëtare, në krye me  komandantin Ahmet Selaci. i cili si komandant  i “Divizionit të Ibrit” ishte i njohur në këtë periudhë kohore  në aksionët e rrufeshme kundër armikut . Shquhet aksioni i Ahmet Selacit në   vëndin e quajtur “Reka e Kovaçicës”  ku në këtë aksion ishin vrarë shumë serbë dhëe bullgarë nga aradha partizane komuniste . Ai si komandant udhëhoqi dhe  luftoi deri në momentet e fundit të jetës kundër forcave komuniste çetnike bashkë me Ukshin Kovaqicën ,Smail Sfarçën e të tjerë luftëtarë të rezistencës kombëtare…

Në vitin 1947 Ukshin Kovaqica  me Ahmet Selacin , Smail Sfarçën e luftëtarë të tjerë  qarkullonin në hapsirën e fshatit Vllahi  dhe Cerajë të  Mitrovicës . Një ditë ishte zbuluar vëndqëndrimi i tyre dhe  nga forcat partizane komuniste ishin rrethuar . Mirëpo nga bunkeri që e kishin ndërtuar kishin bërë rëzistencë të madhe dhe kurqysh armiku nuk kishte arritur që ta mposht dhe ta pushtojë këtë fortifikatë me luftëtarët e rezistencës kombëtare. Armiku ishte përpjekur me metoda të ndryshme të ndikojë në dorëzimin e tyre , por nuk kishte arritur që të lëkund qëndrimin e paluhatshëm të luftëtarëve të rezistencës kombëtare , prandaj kishte vazhduar lufta . Në këto përleshje të ashpëra  vritën shumë partizanë serbë komunist, por në fund vritën edhe luftëtarët e rezistencës kombëtare Ukshin Kovaqica , Ahmet Selaci, Smail Sfarça , Hashim Kovaqica e të tjerë  sepse të gjallë nuk kanë pranuar të dorëzohen…
                                   
Smail Sfarça

Smail Sfarça u lind në vitin 1911 në fshatin Nedakofc. Shkollën fillore e kreu në Maxhunaj në gjuhën serbe në vitin  shkollor 1922-1923. Familja Sfarça ishte e shpërngulur më dhunë nga Sfarça (Toplicë)  në fshatin Nedakovc, në vitin 1878, ku gjatë punës disa vjeçare kishin krijuar një pasuri të mirë dhe solide . . Në vitin 1925 familja Sfarça  për shkak të dhunës dhë zullumit që bëhej ndaj shqiptarëve nga pushteti nacionalist dhe kriminel serb, si shumë të tjera fsmilje shqiptare detyrohet të shpërngulet  në Turqi . Kushtet për të jetuar në Turqi ishin të vështira , prandaj pas një periudhe kohore  detyrohet të këthehet  në Kosovë përseri. duke  hasur dhe përjetuar vështirësira të mëdha deri sa ishte këthyer  në vëndlindjen e tij ,  në Nadakovc. Gjatë kësaj kohe kishte arritur që të mëkambet dhe të krijojë një pasuri për të vazhduar jetën si bashkëvendasit e tij… 

Pas Luftës së Dytë Botërore , në kohën e pushtetit (okupimit) gjerman, Smail Sfarça kishte zhvilluar disa aktivitete ideo-politike, kulturore dhe arsimore . Më parë kishte kryer një kurs për aftësimin administrativ, ku pastaj në vitin 1942 emrohet  kryetar i komunës në Maxhunaj. Gjatë mandatit të tij si kryetar hapi disa shkolla në gjuhën shqipe dhe në këtë drejtim kontributi i tij  ishte i dalluar . Pas  ardhjes në pushtet të forcave komuniste , mëgjithse  i kishin afrua që të udhëheq komunën në Maxhunaj, ai për shkak të disa kushteve që i kishin parashtruar nuk kishte pranuar  sepse  ” nuk dua  të bëhëm vegël e pushtetit serbo komunist”- kishte thënë . Prandaj një ditë kishte marr armën dhe ishte bashkuar në radhët e ballit kombëtar në krye me Shaban Polluzhën . Gjatë kësaj periudhe kishte qenë i dalluar në luftën që zhvillohej kundër forcave sebo komuniste . Smail Sfarça bashk me Ukshin Kovaqicën qëndroi deri në momentet e fundit dhe nuk u luhat kurrë nga ideali i tij patriotik , kombëtar, duke luftuar trimërisht kundër forcave serbo komuniste deri në momentet e fundit të jetës ,
 Në vitin 1947 në Vllahi të Mitrovicës kishin ndërtuar një fortifikatë (bunker). Forcat partizane komuniste e kishin hetuar vëndqendrimin e tyre dhe të bashkëlufyëtarëve tjerë , prandaj me forca të mdha i kishin rrethuar  luftëtarët e rezistencës kombëtare, Ukshin Kovaqica me të birin , Hashimin, Ahmet Selacin dhe  Smail Sfarçën. Ata  nuk kishin pranuar që të dorëzohen të gjallë , prandaj kishin bërë rezistencë heroike  duke vrarë në këto momente me dhjetra serbë komonist (çetnik) deri në momentet e fundit kur kishin rënë në altarin e lirisë. Vrasja e këtyre trimave , heronjëve kombëtar kishte marr dhenë anëmmbanë Kosovës. Pushteti komunist çetnik në këtë rast kishin manifestuar vrasjen e tyre dhe trupat e pajetë të tyre i kishin bartur, më parë, nëpër qytetin e Mitrovicës , ndërsa Ukshin Kovaqicën, të birin e tij , Hashimin dhe Smail Sfarçën i kishin bartur në Vushtrri në  hyrje të shtëpisë “Partizan” për të treguar se është vrarë Ukshin Kovaqica më shokët e tij  luftëtarë…

Si u vranë 11 luftëtarë të Ballit Kombëtar në Zogaj  

Shaban Musa  nga Bajgora me vëndbanim në Vushtri tani pensionist, dikur punëtor në Drejtorinë për Pylltari në Vushtrri tregon, gjithashtu se në këtë varr masiv përveç luftëtarëve të grupit të Shaban Bunjakut, është varrosur edhe Ukshin Kovaqica me të birin, Hashimin dhe Smail Sfarçën. Për këtë i kishte shpieguar babai i tij Hajrizi (bashkëluftar  i Ukshin Kovaçicës) kur vinte të Shabani në Drejtorinë e Pyjeve. Babai i kishte shpieguar, kur trupin e pajetë të Ukshin Kovaçicës  e kishin bartur para  Shtepisë së kulturës “Partizan”. Disa serbë të  pranishëm e kishin fye Ukshinin e vrarë , për t’i këthyer tjetri që ishte afër: “Kur ka qenë gjallë nuk keni pasur guxim as t’i afrohen e tashti leht e keni…”
 Ndersa Halit Kërrtoku deshmitar i gjallë i kësaj periudhe  ( i ndjekur dhe ish i burgosur nga forcat komuniste) i lindur me 1921, me vendbanim në Vushtrri, si Idriz Mengjiqi, kishte parë dhe përjetuar këtë ngjarje të rendë dhe të vështirë gjatë kësaj periudhe të luftës kundër forcave partizane komuniste serbe, tregon për luftën në Lupq të Epërmë, për qendëresën, vrasjet dhe plagosjet gjatë rezistencës në bunkera,për ta përshkruar më detalisht luftën në Zogaj afër Lumkuqit ku ishin vrarë 11 luftëtarë të ballit kombëtar në krye me Shaban Bunjakun dhe shpiegon si ishin sjellur trupat e pajetë të luftëtarëve në Oborrin e Drejtorisë për Pylltari në Vushtrri, në mshehtësin më të madhe, në janar të vitit 1947, për të shtuar se në këtë lokalitet janë varrosur edhe Ukshin Kovaqica, Hashim Kovaqica ( i biri i Ukshinit) dhe Smail Sfarqa të cilët ishin vrarë në Vllahi të Mitrovicës, në mars të vitit 1947… Ai pastaj shpiegon se si e kishin sjellur Ukshin Kovaqicën, trupin e pajetë të tij në Vushtrri para Shtëpisë së Kulturës “Partizan”, për të treguar edhe ai (si Shaban Musa) momentin kur një malazez ,dhëndërr i Bogdan Osmokroviqit nga Vushtrria e kishte qelluar me shkëlëm trupin e pajetë të Ukshinit, për ta çortuar Ratko Staltukoviqi se tashti për se vdekuri e ka leht, sepse kur ishte i gjallë s’ka guxuar të ndihet dhe të afrohet”…           
 Gani Bunjaku i biri i Shaban Bunjakut nga Lumkuqi tani jeton dhe punon në  Klinë të Begut, shpiegon më parë për iniciativen që kishte marr më familjarët e luftëtarëve të vrarë  për zbulimin e varrit masiv në Oborrin e Drejtorisë së Pyjeve në Vushtrri, për të shtuar se borxh e kemi të dijmë për luftën e tyre për liri kombëtare dhe për  zbulimin e varrit me eshtrat e tyre. Mendojmë se do ta kemi përkrahjen e popullit tonë liridashës dhe të instucionëve tona shtetrore që në vendin ku gjenden eshtrat e babait tim dhe shokve të tij luftëtarë të ngritet një përkujtimore ose të barten eshtrat e tyre në varrezat e  deshmorëve në Bletajë në shenjë respekti dhe nderimi ndaj tyre. Ai pastaj flet me dhembje dhe krenari për baban e tij dhe për luftëtarët e vrarë dhe të varrosur në varrezen masive, për të shpieguar pastaj se kush ishin këta trima dhe babai i tij Shaban Bunjaku që luftuan heroikisht dhe ranë në altarin e lirisë. Babai im Shabani ishte pjestar i hershëm i ballit kombëtar dhe ushtar i “Divizionit të Ibrit”, me komandant Ahmet Selacin dhe Osman Bunjakun të cilët kanë udhëhequr luftën kunder forcave partizane komuniste gjatë përiudhes 1945 – 1947-tregon ai, për të shtuar se babai i tij  gjithashtu ishte pjesëmarrës në luftën e Shaban Polluzhë dhe Mehmet Gradicës (që ishte dhëndër yni ),  pjesëmarrës i Kuvendit të Llaushës dhe i Kuvendit të Polluzhës dhe shpiegon si ishte zhvilluar lufta në Lupq të Epermë, në bunkera, për ta plotësuar  rrëfimin e Idriz Mengjiqit dhe të tjerëve rreth luftës që ishte zhvilluar në këtë periudhë kohore. Ai thekson se njëri bunker i kishte 15 luftëtarë (me Osman Bunjakun në krye), ndersa tjetri 8-9 luftëtarë, se kjo  luftë ishte zhvilluar me dt. 1 shkurt 1947, kah ora 4 e mengjesit kundër forcave ushtarake komuniste serbe një ditë e një natë, derisa e kanë shpërthyer rrethimin dhe kanë dalur prej bunkerit. Më parë Osman Bunjaku me  një grup shokësh luftëtarë ka dalë dhe ka marr rrugën në drejtim të Cecelisë. Ndersa grupi tjetër me babain tim të plagosur kanë marrë rrugën në drejtim të Lumkuqit, për të shtuar se ashtu  i plagosur ka luftuar tërë natën deri sa kanë mbrrijtur të “Nërmjetësa” ( Zogaj), në afërsi të Lumkuqit. Pasi ishte i plagosur-thotë z. Bunjaku kanë hyrë në shtepinë e Avdullah Bunjakut me 10 shokë të tjerë, ku i zoti i shtepisë u kishtë dhënë ujë me sherbet. Mirëpo gjurmet e gjakut nga plagët e mara gjatë luftës kishin orjentuar partizanët serb komunist që të kuptojnë vëndstrehimin e luftëtarëve të rezistencës kombëtare, prandaj e kishin rrethuar vëndin për rreth ku gjendesshin luftëtarët…
 Kur kishte dal jasht i zoti i shtepisë kishte vërejtur se ishin të rrethuar nga ushtria serbo komuniste dhe kishte kërkua mendimin e tyre se çka duhet të bëjnë në këto momente. Kështu kishin porositur Milazimin të zotin e shtepisë që ta lirojë shtepinë, pasi që kanë vendosur që të luftojnë dhe nuk do të dorëzohen kurrë të gjallë. Lufta menjëherë kishte filluar dhe kishte zgjatur tërë ditën. Ushtria serbo komuniste duke parë se nuk po dorëzohen, kishte sjellur topin nga Vushtrria dhe kishte gjuajtur  në drejtim të shtepisë ku e kishin qëlluar. Gjatë këtij sulmi  ishin vrarë të gjithë luftëtarët që bënin rezistencë në këtë shtepi, bashk me të zotin e shtëpisë Milazimin-tregon Gani Bunjaku dhe shpreh mendimin se të vrarit janë sjellur pastaj në Oborrin e Drejtorisë së pylltarisë në Vushtrri dhe janë varrosur në varrin masiv. Një mendim të tillë e ndan edhe nipi i Shaban Bunjaku, z. Ismail Bunjaku ( që tani jeton në Prishtinë) dhe Nexhmedin Haxhiu, biri i Hajdin Haxhiut (që ishte në mesin e të vrarëve) me vendbanim në Poklek të Drenicës  që kishin ardhur në këtë ditë për të qenë prezent gjatë zbulimit të varrezes masive dhe për ta shprehur mendimin e tyre për iniciativen e ndermarr, për kujdesin dhe për obligimin që duhet pasur ndaj luftëtarëve që u vranë për liri dhe pavarësi kombetare. Ismaili lexoi fletëkërkesen  me të cilin kishin kërkuar  nga Kuvendi Komubal në Vushtrri që të zbulohen ashtrat e këtyre martirëve të kombit dhe në vendin ku pushojnë eshtrat e tyre të ngritet një përkujtimore.

Cila datë është  e saktë për vrasjen dhe varrimin e luftëtarëve (?)

 Rreth përcaktimit të datës së saktë të luftës dhe varrosjes së tyre kishte mendime të ndryshme. Hilmi Jashari nga Vushtrria i lindur me 1955 rikujton kohen para 40 vjetëve kur ruante delet në këtë fushë, tani pronë e Drejtorisë së Pyjeve në Vushtrri, kishte degjua nga disa të moshuar që i kishin thenë kur ruante delet se në këtë vend janë të varrosor një grup luftetaresh shqiptarë në janar të vitit 1947. z. Jashari në këtë kohë kishtë gjetur një pistoletë siq thotë “me mulli” që tregon se ishte e ndonjë luftetari të varrosur në këtë vend ku tani po gjurmojmë për gjetjen e eshtrave të tyre-thotë Jashari, për të nderhyrë në këtë moment z. Gani Bunjaku se kjo pistoletë “me mulli” ishte e babait të tij Shabanit. Shumë bashkëbisedues flisnin se në këtë vend gjendet varri masiv dhe se duhet të gjurmohet me kujdes.Për datën e vrasjes dhe të  varrosjes së këtyre luftetarëve shpiegon edhe Mexhid Hasani punëtor në administratën komunale në Vushtrri dhe njëri ndër organizatorët për zbulimin e eshtrave të luftëtarëve të vrarë. Z. Hasani e kishte dajë Hashim Bashollin e vrarë në  Zogaj (”Nërmjetësë”) dhe të varrosur këtu. Nëna e tij i kishte shpieguar se në kohen kur janë sjellur trupat e pajetë të  këtyre luftëtarëve dhe të vëllaut të saj Hashimit, kishte lindur djalin Nexhipin, me datën 14 shkurt 1947. Ajo i kishte thenë se në ato momente ishte një  lëvizje e rrept e forcave komuniste serbe sa që njerëzit ishin ngujuar brenda në shtëpi dhe nuk guxonin të dalin jasht. Mirëpo z. Idriz Mengjiqi edhepse i shtyer në moshë shihej qartë se e mban mirë mend këtë ngjarje tragjike në këtë përiudhë kohore. Prandaj “ngulte këmbë” se deshmia e tij  është më autentike ( 7-8 janar 1947 ) të cilën date e përkrah edhe z. Halit Kërrtoku deshmitar i gjallë i kësaj periudhe kohore.

Ç’thonë zyrëtarët komunal për iniciativën e ndermarrë

Në emer të grupit (komisionit) për gjurmimin e eshtrave të këtyre luftëtarëve, shpreh mendimin Idriz Muzaqi drejtor i Drejtoratit për Administrimin Civil. Ai me rrespkt flet për këtë iniciativë dhe për luftëtarët e ballit kombëtarë të rënë heroikisht kundër armikut në  Zogaj, për të theksuar se “ ne do të punojmë për zbulimin dhe gjetjen e eshtrave të tyre në bazë të deshmive dhe argumenteve që posedojmë, sepse gjetja e eshtrave të luftëtarëve të rënë për liri është detyrë dhe obligim i madhë jo vetëm për familjaret e tyre por për të gjithë. Do të punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë se ekspertet e kësaj lamije do ta thonë fjalën e tyre”. Ndersa Bedri Xhema përgjegjës për trashigimi historike që në këtë ditë kishte dalë bashk me drejtoreshen e Drejtorisë për Kulturë, Sport dhe Rini, zonj. Milihate Bashollin, thotë se këtë iniciativë duhet  përkrahur, por kjo duhet të shkojë në mënyrë profesionale, sepse këta luftëtarë i takojnë një periudhe të rendësishme historike, prandaj këtë iniciativë duhet vazhduar  pa rezervë, veçanisht sektori për trashigimi historike- , për të shtuar se gjatë gërmimit duhet të jenë prezent historianë dhe njerëz profesional, njohes të anatomisë së njeriut. Kështu si kemi filluar vështir do ta kemi për ta realizuar këtë iniciativë të rëndësishme.Në këtë ditë (13 janar 2005) ishin nderprerë punët për shkak se edhe pas disa gërmimeve nuk u arrit që të zbulohet varri masiv dhe eshtrat e luftëtarëve të vrarë, prandaj pas kësaj drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport zonj. Milihate Basholli ( e cila në mesin e këtyre luftëtarëve të vrarë dhe të varrosur ka të afërmin  e saj, Hashim Bashollin),  nuk deshi të flasë për iniciativen e filluar dhe për rrjedhen e realizimit të  saj. Mirëpo kjo iniciativë është marrë me seriozitet dhe brenda një afati të shkurtër do të shihet çka është arritur në realizimin e saj- thane zyrëtarët tjerë komunal, për të shtuar se të dhënat dhe deshmit e mara na kanë drejtuar që të gjurmojmë në këtë fushë, pronë e Drejtorisë për Pylltari në Vushtrri dhe shpresojmë se këtë iniciativë do ta realizojmë…

Zbulimi i varrit masiv në parcelen nr. 2320, pronë e Ekonomisë së Pyjeve në Vushtrri
 
Nga kjo iniciativë kanë kaluar disa muaj dhe nuk u ndërmor menjëherë gjurmimi i gjetjes së trupave të pa jetë të këtyre luftëtarëve të rezistencës kombëtare, sepse iniciatorët, respektivisht komisioni i zgjedhur, kërkonin deshmi plotësuese për zbulimin e tyre. Kështu më në fund, me institimin këmbëngulës të familjarëve të luftëtarëve të rënë, pas përgatitjeve dhe intërvistimeve të shumë deshmitarëve më datën 19 qershor 2005 doli në vëndin ku kishin filluar më parë gjurmimet për zbulimin e luftëtarëve të rënë për liri dhe pavarësi në janar të vitit 1947  në Lupq të Epërmë, në Zogaj , afër Samadrexhës  dhe në Vllahi të Mitrovicës. Në këtë ditë përseri u tubuan një numër i madhë i qytetarëve të qytetit të Vushtrrisë më rrethinë dhe në prezencën e  familjarëve filloi gjurmimi për gjetjen e eshtrave të luftëtarëve në parcelën numër 2320, prone e Ekonomisë së Pyjeve në Vushtrri. Gjatë gjurmimit të parë me datën 13 janar 2005  kishte qenë shumë afër vendi i varrit masiv ku preheshin eshtrat e luftëtarëve, por pasi nuk arriten të zbulojnë varrin masiv, u nderpre puna. Kështu pas 5 muajve, me datën 19 qershor 2005, filloi gërmimi që kishin propozuar deshmitarët dhe më në fund u zbulua   varri masiv me 16  trupa të pa jetë të luftëtarëve të rënë për liri të Ballit Kombëtar gjatë përleshjes me forcat komuniste serbe. Sipas deklaratave të deshmitarëve dhe të familjarëve të tyre në këtë varr masiv u gjenden trupat e pa jetë të këtyre luftëtarëve:
                                       1. Shaban Bunjaku………         .Samadregjë
                                       2. Hazir Shala ……………        Zogaj
                                       3. Hashim Basholli ………..       Samadrefhë                               
                                       4.Ajet Gjeli …………………     Likosham
                                       5. Hajdin Haxhiu…………         Gllanasellë
                                       6 Rrahim Majaci (Krasniqi )…… Majac
                                       7. Brahim Luta………………… Gllanasellë
                                       8. Nebih Zasella………………    Zasellë
                                        9. Qazim Pakashtica…………    Pakashticë
                                       10.Qamil Pakashtica…………     Pakashticë
                                       11. Milazim Restelica…………   Lumkuq                                                                                          
                             ( të djithë të vrarë në fshatin Zogaj të Vushtrrisë)   
     
                                       12. Bajram Tërbunja…          Studime e Epermë 
                                       13.Bejtë Përçuku …………         Ceceli
                         ( të vrarë gjatë rezistencës në bunkerë në Lupç të Epërmë )

                                        14. Ukshin Kovaqica ………… Kovaqicë
                                        15. Hashim Kovaqica………… Kovaqicë
                                        16. Smail Sfarça ……………….Nada\kovc
                                              (të vrarë në Vllahi të Mitrovicës ).

 Në bazë të komisionit për hulumtimin dhe zbulimin  e këtyre luftëtarëve të rënë, deshmitarët dhe në bazë tëfamiljarëve ishte bërë identifikimi i tyre dhe  pas identifikimit kishin vendosur që trupat e pajetë të luftëtarëve të varrosën në varrezat e deshmorëve në Bletajë.

Akademia përkujtimore me rastin e rivarrosjes të trupave të pajetë të luftëtarëve të ballit kombëtar 

 Me këtë rast u organizua dhe u mbajt një akademi përkujtimorë me rastin e rivarrimit të trupave të pajetë të 16 deshmorëve të kombit, të lëvizjes së Ballit Kombëtar, më datën 30 qershor 2005 në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”. Në këtë tubim mortar (përkujtimor), përveç familjarëvë, të afërmëve, miqëve të këtyre deshmorëve ishin prezent Struktura komunale, me kryetarin z. Muharrem Shabanin, përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit e shumë shoqatave joqeveritare, përfaqësuesit e TMK-së, SHPK-së dhe shumë musafirë dhe të ftuar tjerë. Në këtë rast kryetari  i KK-së Muharrem Shabani duke folur për shembëlltyrën dhe trimërinë e këtyre luftëtarëve, në mes të tjerave tha: “ Jemi sot këtu për të përkujtuar me pietet pas afër gjashtë dekadash betejën dhe sakrificën e deshmorëve të rënë në dimrin e vitit 1947 në vendin e quajtur Bunkerët e fshatit Lupq i Epermë nën udhëheqjen e Osman Bunjakut , në Zogaj nën udhëheqjen e Shaban Bunjakut dhe në Vllahi të Mitrovicës nën udhëheqjen e Ukshin Kovaqicës, për të shtuar se me dhëmbje por me krenari në këtë tubim mortar përkujtojmë sakrificën dhe trimërinë e këtyre deshmorëve që paten ndikim të madh në frymëzimin e gjeneratave të reja se si duhet të luftohet. Kjo është një deshmi se populli ynë nxori nga gjiri brez pas brezi trima dhe luftëtarë të cilët në rrugëtimin tonë të gjatë dhe të vështirë gjatë historiesë për lirinë e pavarësinë e atdheut  nuk kursyen jetën. Do shtuar –tha z. Shabani se falë dashurisë së madhe të popullit tonë për vendin dhe deshmorët u gjurmua derisa, pikërisht me 19 qershor 2005 u gjeten eshtrat e tyre të fshehura  nga qyqarët çetnikë dhe regjimi okupues serb, gjatë historiesë. Tani duke i respektuar dhe përkujtuar këta deshmorë, jemi krenarë se rivarrimi i eshtrave të tyre po bëhet në vendin më të nderuar- në Varrezat e deshmorëve të kombit të Vushtrrisë, në fshatin Bletajë-thanë të pranishmit dhe deshmitarët. Pastaj me nderime më të larta dhe me pjesëmarje masive të qytetarëve u rivarrosen në varrezat e deshmorëve të kombit në fshatin Bletaj 16 deshmorë të rënë për liri në vitin 1947.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora