Speciale » Namani
Qazim Namani & Behxhet Dibrani: Gjurmë të lashtësisë dhe toponimet në fshatin Gumnishtë të Shalës së Bajgorës
E hene, 25.01.2010, 10:55 PM
Nga Qazim Namani & Behxhet Dibrani
Territori
i fshatit Gumnishtë kufizohet me disa kodra që banorët vendor i quajnë Mejtehe (që e kanë kuptimin e pikave më
të larta të kufizimit të territorit të fshatit Gumnishtë me fshatra tjera).
Toponimet
kryesore në lagjen e sipërme të fshatit Gumnishtë që njihet si lagjja e Zekajve
janë: Llazi i Nikës, Llazi i ujit, Llazi i Linit, Boçave, Boronicat,
Molla e Kuqe, Agragja, Hardupi, Kodra e Shtjerrave, Lugu i Love, Ara e Zekës,
Kodra e Bunarit, Bregu i Madh, Arat e Mahmutve, Ara e Seferit, Dardha e Murit,
Livadhi i Vogël, Lugu i Sanës, Tek lajnë grat, Lugu i Kishës etj.
Në lindje të fshatit Bare dhe në veri-perëndim të Gumnishtes është Kodra e Hasa Gegës, që ndryshe quhet Kika e Hasa Gegës. Në lindje të qafës së fshatit Bare në një pjerrtësi të lehtë lëshohet Livadhi i Lakrave, më poshtë se Livadhi i Lakrave është Livadhi i Shavarëve, në fund të Livadhit të Shavarëve është Vrella e Kuqe, quhet kështu sepse uji që del nga nëntoka e pasur me minerale krijon në sipërfaqe shtresa të kuqe. Nën Vrellën e Kuqe shtrihet Katunishta, vendbanim antik në fshatin Gumnishtë. Në veri të Katunishtës është Lugu i Love dhe Quka e Katunishtës. Në perëndim të qukës janë gropat e minierave. Në veri përball katunishtës është mali i quajtur Zhig dhe Brija e Tahirit.
Bazuar
në rrëfimet e të vjetërve që i bartën brez pas brezi deri në ditët e sotme
thuhet se Katunishta ishte vendbanim që mbyllej me dyer. Një parë dyer më
kryesore ishin ne anën jug-lindore ku edhe sot ruhet toponimi te Dyert e Katunishtës. Si toponime tjera veçohen
Rrezja e Katunishtës, Asoj i Katunishtës ku i tëri është me
themele të objekteve të banimit. Prej Katunishtës në anën veri-perëndimore janë
puset e ujit të quajtura krojet. Prej krojeve sot veçohet Kroi i Hysenit dhe Kroi i
Llazit të Feratit. Të Kroi i Llazit
të Feratit është gjetur një korite e gurit e mbuluar me dhe.
Në
anën veri-lindore të Kodrës së Hasa Gegës
janë Llamet dhe ky vend quhet Mejteh i Gumnishtes. Në jug-lindje
jashtë dyerve të katunishtës është Qeshma
e Katunishtës, në këtë burim uji është i sjellë me tuba dheu.
Në jug të Qeshmës
së Katunishtës lartë në kodrinë bri rrugës është kisha në lagjen e sipërme
të Gumnishtës. Kishës i vëreheshin konturat e themeleve, aty hasëm ne një guri
te gdhendur, gurë të themeleve të lidhura me harasan dhe rrasa guri që kishin
shërbyer për mbulimin e kulmit të kishës.
Kisha
i kishte dimensionet përafërsisht 8X4m. Bazuar në disa nga elementet materiale
që i pamë në shikim të parë bënte të
mendohej se kemi të bëjmë me një kishë paleo-kristiane, por kjo mbetet të vërtetohet
pas gërmimeve arkeologjike.
Përballë
kishës në anën veri-lindore nën Malin e
Madh, poshtë në përrua është Kërshi
dhe Mulliri i Hasa Gegës. Në veri të mullirit është Kodra e Gropave, hyrjet në miniera dhe Bira e Pëllumbave (që mendoj se është hyrje shpelle apo ndonjë
kanali nëntokësor i minierës në të cilin sot jetojnë lakuriqa).
Në
jug-perëndim të kishës është Lugu i
Bajgorës, në kujtesën e banorëve vendorë ruhet thënia se në këtë lug kanë
qenë 99 qilarë (dhoma gjumi) të ndërtuara. Në jug-lindje të kishës në distancë
prej rreth 100m janë varrezat e vjetra. Në këtë lokalitet i hasëm edhe disa varreza të periudhës osmane.
Në
jug-lindje të kishës në distancë prej rreth 200m është një sondë vertikale e
minierave, ky lokalitet quhet Boka.
Në jug-lindje të kishës rreth 1 km është kodra
në mes të fshatit që quhet Lisi i Madh. Në perëndim të Lisit të Madh është Lugu i Kuq. Si
toponim me rëndësi në anën lindore të kësaj kodre është edhe Kroi i Matës. Nga këtu duke shkuar në
jug-lindje është lagjja Ismajli. Nën lagjen Ismajli është Lugu i Rrethit. Në
lagjen Ismajli është Bregu i Barës dhe Arat
e Barës.
Në
lindje përball fshatit Gumnishtë ngrihet Quka
e Skoqnës. Në perënditmë të Bozhlanit është Lugu i Lakrave. Në lindje të Lugut
të Lakrave është Lugu i Hyjenicës
(Hyjneshës).
Afër
shkollës së fshatit Gumnishtë në mes lagjes Ismajli dhe lagjes Hyseni është Kërshi i Çezmës, Stani i Hysenit, këtu vërehet edhe rruga e vjetër që qonte te Stani i Hysenit. Në jug të Stanit të
Hysenit është Kurora e Gumnishtës,
aty është një shpellë në të cilën strehoheshin
drithi dhe gjërat tjera me vlerë në kohë të luftërave. Në jug të Stanit të Hysenit është Bira e Kasejt në të cilën po ashtu
jetojnë lakuriqë. Në anën veriore të Stanit
të Hysenit është Livadhi i Kishës.
Këtu deri vonë ishte një kishë e vjetër që i kishte edhe themelet. Në gurët e
themeleve të kishës kishte pasur dhe gurë të skalitur. Banoret vendor tregojnë
se ishin edhe disa gurë që i kishin të skalitur kryqet.
Në
veri të livadhit të kishës është lugu i
kuq ku gjendet një guri në të cilin është e skalitur këmba e kalit. Duke
shkuar më në veri është Lugu i Firit.
Nën lugun e kishës është Lugu i Bletës.
Në veri të livadhit të kishës është Vrella
ë cila ndryshe quhet edhe burimi i lumit të Gumnishtës. Lumi i Gumnishtës në
fund të fshatit bashkohet në anën jugore me lumin e fshatit Terstenë. Afër
shkollës së fshatit në lindje janë varrezat e vjetra që ndryshe njihen edhe si
varrezat të periudhës osmane.
Këtu
hasëm disa varreza me gurë mbivarrore nga periudha osmane. Në anën jugore të
shkollës është Lugu i Varrezave. Në
këtë lug një burim uji quhet Quturica,
aty afër është Livadhi i Azmanit dhe
Lugu i Madh. Në lindje të Qytyricës është Kërshi i Keq. Mbi lagjen
Hyseni është Lugu i Dardhave të
buta. Si toponim tjetër në lagjen Hyseni është Agragja, Kungulluri, Bregu i
Arës, Mbi lagjen Hyseni është Quka e
Gumnishtës. Nën sukë është vendi i frashrave,
Llaza në therra, Ara e Linit dhe në anën jugore në fund
të fshatit është Guri i Zi.