Speciale » Namani
Qazim Namani: Varrezat e hebrenjve në Kosovë
E hene, 25.01.2010, 09:29 PM
VARRESAT E HEBRENJVE NË KOSOVË
Nga Qazim Namani
Në Artanë ekzistojnë varrezat e vjetra të hebrenjve. Varreza të hebrenjve ka në Jasenovik në vendin e quajtur Selishte, në Bushincë në vendin e quajtur Bare banorët lokal varrezat e vjetra i quajnë varreza të hebrenjve. Në vendin Dublje varrezat e vjetra i quajnë varreza latine dhe hebrenje. Në Kostandincë ekzistojnë varreza të vjetra të hebrenjve, në Busovat në vendin e quajtur Quka e Petrovës gjinden varrezat e hebrenjve.
Pranë lagjes së Selimajve, nja 150 m në lindje, e 100 m larg gurit të madh, janë gjurmët e varrezave të vjetra 100 m larg gurit të madh, janë gjurmët e varrezave të vjetra çifute. Mbi një varr edhe sot shihet pllaka e gurit, por mjaftë e dëmtuar.
Këto varreza janë të vendosura në maj të një kodre, kundruall gurit të madh, fshatit Busovat dhe atij Ruboc.
Deri sa të krishterët janë të varrosur te varrezat pranë kishës së rrënuar nën gurin e madh, hebrenjtë i kishin varrezat e tyre të ndara, nja 150 m më larg, më në majë të kodrës së çifutëve.
Në Artanë ka varreza të hebrenjve ku vendorët i quajnë (Juda Mezari).
Në Prishtinë janë dy lokalitete me varreza të hebrenjve , varret e vjetra në Tauk Bahqe, sipas shkrimeve të Prilinceviqit, në sipërfaqe prej 10 ari, janë varrosur 800 hebrenj që nga vitet 1850. Të dhënat në terren dëshmojnë se numri i varrezave është dukshëm më i vogël. Në varrezat e reja janë varrosur 200 hebrenj prej vitit 1922 sipas Prilinceviqit, por edhe në këtë lokalitet numri i varrezave është më i vogël.
Varreza të hebrenjve ka edhe në lagjen e Bulajve në fshatin Marec. Në këtë lagje pranë minierës së vjetër afër gjytetit të Marecit, në lokalitetin e quajtur “rrënima” mendoj nga fjala shqipe (rrënim-rrënoj) ruhet toponimi varret e jahudive nga popullata shqiptare e kësaj ane. Në mesin e disa varrezave të vjetra pranë xhamisë së sotme të fshatit Krilevë thuhet nga popullata vendore se ka pasur edhe varreza të hebrenjve.
Prania e hebrejve te popullata autoktone shqiptare në malësinë e Gallapit ka lënë gjurmë edhe në fshatin Brainë pranë qytetit xehetar të Bervenikut, hebrenjtë në këtë fshat e kishin dhe hanin e tyre, edhe sot ruhet toponimi te Hani i Jahudive.
Varreza te hebrejve ka dhe ne fshatin Brus, Hajvali, Boletin, Mitrovicë dhe lokalitete tjera. Në kufi të fshatit Zhazhë dhe Boletinit në vendin e quajtur Petkovicë, duke hyrë në Zhazhë në anën e djathtë të rrugës janë varret e Jahudive.
Popullata në vilajetin e Kosovës, edhe në këtë periudhë përjetoi vrasje, plaçkitje, shpërngulje masive dhe shkatërrim të trashëgimisë kulturore. Valës së shkatërrimit të kulturës që nuk ishte sllave nuk i shpëtoi as komuniteti hebraik.
Pushtetet e vendosura pas luftës së parë botërore, mes dy luftërave dhe pas luftës së dytë botërore si platformë politike kishin burgosjet, vrasjet, shpërnguljet me dhunë dhe kolonizimin. Krahas masave tjera të presionit kryhej dhe shkatërrimi i varrezave dhe monumenteve me vlera kulturore që nuk ishin sllave.
Varrezat e Hebrenjve në Touk-Bahçe |
Pllakat janë gjetur në vitin 2003 në parcelën kadastrale nr. 5842 ish pronë e Ljubinko Dimitrije Marinkoviqit, pas blerjes së shtëpisë së tij nga një shqiptar.
Kah fundi i shekullit XIX kur kryetar i komunave fetare të hebrenjve ishte Rahamin Ruben, kurse klerik Shabat Kahmi në Prishtinë është ndërtuar sinagoga.
Sinagoga e ndërtuar e Prishtinës me planin urbanistik të qytetit pas luftës së dytë botërore në vitin 1953-54 u dislokua në vend tjetër, dhe mendohet se është objekti në të majtë në hyrje të muzeut etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë. Dihet se me këtë plan urbanistik u rrënuan lagje të tërë me arkitekturë qytetare të shekullit XIX.
Pllakat e varrezave të hebrenjve të zbuluara në Prishtinë |
Kjo çështje vërtetohet dhe me dokumentet arkivore të hulumtuara në Arkivin historik të qytetit të Prishtinës, ku pas mbarimit të luftës së dytë botërore formohet komisioni për eksporpijimin e pronave të hebrenjve të Prishtinës. Komisioni për eksporpijimin e tokave dhe banesave është themeluar me vendimin e kryesisë së Serbisë nr. 2334/49, dhe ka hyrë në fuqi që nga 11.04.1949. Sipas këtij vendimi të gjitha pronat e eksorpiuara duhet të shfrytëzohen për nevoja të shtetit RSFJ, dhe për nevoja të autoritetit të këshillit popullor. Bazuar në këtë vendim refuzohen të gjitha kërkesat e familjarëve të mbijetuar, nga familjet e hebrenjve të Prishtinës për të kthyer pasuritë e tyre, që e kishin përballuar luftën e dytë botërore dhe jetonin në vende tjera. Ekzistojnë disa lëndë që prolongohen gjerë në vitet pesëdhjeta, dhe kalojnë në gjykatën supreme të Serbisë, me propozim të këshillit popullor të qytetit të Prishtinës. Ne po veçojmë lëndën nr. 20675/53 të këshillit popullor të qytetit të Prishtinës që e mohon kërkesën e Sarines nr. 16/46 e cila prej vitit 1946 kërkonte shfrytëzimin e pasurisë së burrit të saj Soloman M. Amera, i cili tani më kishte vdekur gjatë luftës.
Sinagoga e Prishtinës e transferuar në hyrje te Muzeut Etnologjik Emin Gjiku në Prishtinë |
Komentoni
Artikuj te tjere
Qazim Namani: Kontributi i hebrejëve në zhvillimin ekonomik, tregtar dhe kulturor
Qazim Namani: Hebrejtë në Kosovë gjatë pushtimit osman
Qazim Namani: Prania e hebrejëve para pushtimit osman të Kosovës
Qazim Namani: Migrimet e para hebreje në Gadishullin Ballkanik (I)
Qazim Namani & Behxhet Dibrani: Gërmime klandestine në fshatin Gumnishtë (komuna e Vushtrrisë)
Qazim Namani & Arzie Zeneli: Vlerat historike dhe arkitektonike të kullës së Sylejman-Fazli Tahirajt
Qazim Namani: Kultura materiale dhe historia e qytetit të Prishtinës
Qazim Namani & Enver Rexha: Gërmadhat e Gjytetit në Bellasicë
Qazim Namani & Arzije Zeneli: Vlerat kulturore të kullës së Xhemajl Haxhisë...
Qazim Namani: Pështjellaku i grave të Llapit dhe Gallapit
Qazim Namani: Vlerat kulturore dhe historike të shtëpisë së Mulla Ademit
Qazim Namani: Milush Kopili dhe beteja e Kosovës
Ekskluzive: Qazim Namani - Fusha e Kosovës, fusha e kështjellave