E diele, 28.04.2024, 07:15 PM (GMT+1)

Speciale

Krist Gjinaj: Kur historia e flet të verteten!

E premte, 22.01.2010, 10:56 PM


Kur historia e flet të verteten!

Nga Krist Gjinaj

Për të i dhanë sa me shumë kahje fetare Lidhjes se Prizrenit, shumë të ashtuquajtur " dijetar" apo "historian "  mundohen të servojnë një falso-fakte për brezin e ri , fakte pra që nuk mbeshteten aspak në të dhenat qofshin kombtare. historike apo letrare.Gatishmeria ose pregaditja e nxerrjes ne dritë të se vertetes duhet kohë për të u marrë me të , duhet jo vetem të  kesh titllin historian por të jesh ai që e don historin e të verteten për popllin tend dhe të kaluaren e tij.
Në studime të kohes së gjatë, të shfletimit të librave të autorve të ndryshem , dicka thuja se nuk lidhet me njera-tjetren ose historianet nuk japin një pasqyrë të përbashket  rrethë ngjarjeve dhe zhvillimeve të tyre ne tokat shqiptare.
Por, sot do të ndalem pak rrethë figurave dhe pjesmarrsve ne Lidhjen e Prizrenit .Se a moren pjesënë Lidhjen e Prizrenit ata që ceken  neper librat e historis dhe a moren pjesë në Lidhjen e Prizrenit ata që nuk ceken fare e behen si të harruar.
Të mos jetojmë ne legjenda e mite, por të jetojmë ne syrin objektiv të se vertetes , edhe pse dihet që moti, se pushtusit dhe shumë shqipfoles janë munduar cdo here që të shlyjnë ngjarjet me rendesi.

Edhe shqipfolsat "historian", mundohen që sot  rezistencat dhe levizjet kombtare të i kthejnë ne meritat e " hoxhallarve " dhe "ulemave " e së pari , të gjithë ata "ulema" qe ceken nga Mexhit.Yvejsi asnjeri nga ata nuk ishte pa plisin e turkut mbi kokë gjë e cila për dikend  duket edhe e parendesishme por , më shumë kemi t¨åe bejmë me identifikimin kombtar edhe tradicional, etnologjik aq sa edhe kombtar.
Kur lexon shkrimet e " dijetarve "  jo vetem që është për t´u qeshur , por edhe nga të qeshurit të krijosh një paraftyrim karakteristik për këta " dijetar" edhe pse libri është pasqyrë e dituris , s´do të thotë se në atë pasqyr vetem njerzit e shikojnë veten , por aty munden të shikojn veten edhe majmunet, pastaj mbetet veq pasqyrë.
Në shkrimin e  nje "studjusi" Olsi Jazexhi " ( Mbi identitetin islamik të Lidhjes së Prizrenit) (Prizren Ittifaki)" jo vetem që lexojmë qudira por lexojmë edhe një urrejtje të drejtpërsedrejtë të autorit mbi rolin e rendesis  së Lidhjes se Prizrenit dhe mbi deshiren e flakt të popllit shqiptarë për liri.
Në shkrimin e tij  , autori , duke u munduarë gjoja të sjellë fakte , ai nuk i cek faktet nga kush , si shembull i tillë ku shkruan :
"Mbi karakterin islamik të Lidhjes së Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi, i cili në librin “Kosovo a short history” kujton citimet e një zyrtari britanik në Kosovë më 1878 i cili thoshte se: "Lëvizja ëshë më shumë një lëvizje fetare sesa shekullare, dhe udhëhiqet nga myftilerët, ulematë dhe kadijtë…. Jam i mendimit se tashmë është mëse e qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët – mbrojtjen e provincës."
Quditerishtë , as Malkolm-i e as Jazexhi nuk e cekin se kush ishte ai zyrtari britanik, por mbetet vetem se ishte ???!!E ishte kush na ishte....!!
Më pas nga po i njejti autor Jazexhi lexojmë :

"Lidhja e Prizrenit, ashtu si shumë pjesë të tjera të historisë sonë është trajtuar sipas mendësisë së shkollës sllavo – greke në Ballkan e cila presupozon që popujt e Ballkanit vuajtën nën tiraninë turke, dhe për më tepër shqiptarëve, historianët tanë nacional-komunistë ju kanë fshirë rëndësinë që islami ka patur në historinë e ngjizjes së tyre kombëtare."
Idnetiteti kombetar i shqiptarit është zhdukur  dhe sakatosur aq shumë  me ardhjen e islamit në tokat tona , e shembuuj të tillë , sa për ri-kujtim  për Jazexhi kemi të dhena të njëpasnjeshme të kryengritjeve shqiptare kunder Perandoris Osmane,e duke mos harruar të ceki pak më poshtë edhe të dhenat  materiale por edhe atë se ; Cfarë dobije kishin shqiptaret nga  Sulltani ne kohen e Lidhjes se Prizrenit nese ajo do të ishte simbaj Jazexhit një levizje islame e jo shqiptare.
Më e keqja është kur historia e meson njeriun e jo njeriu historin.Jazexhi me shkrimet e tij , jo vetem që sjellë një trillim ose me mirë genjeshter por mundohet të bazohet gjoja ne fakte që nuk përputhen me asnjë studimim mbi kombin  shqiptar dhe levizjen e tij për liri.
Paskal nuk thotë kot :" Le ta dijë njeriu që duke genjyer nuk merrë asnjë llojë fitimi, me gjithë ketë ai përseri nuk ka për të thenë të verteten:thjeshtë në emerë të genjeshtres"
Të lexojmë pak të dhena , sa për të i ri-kujtuarë Jazexhit  se thenja e tij më lartë , nuk zë bazë askund.
"Në zhvillimin e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, në periudhën e formimit të kombit, krahas faktorëve ekonomik e kulturor-politikë, la vulën e vet edhe përbërja sociale e strukturës shoqërore. Fryma e shekullit të ri, në viset shqiptare, është e vjetër, e periudhës së Humanizmit dhe të Renesancës, por fillet e mirëfillta të shoqërisë së re shqiptare i gjejmë në kohën e Bushatasve dhe të Tepelenasit, kur Shqipëria, realisht, ishte kthyer kah Evropa e revolucionarizuar borgjeze demokratike"  Burimi :-St. N. Naçi, Pashallëku i Shkodrës dhe  B. H. Shehu Shqipëria dhe çështja shqiptare.
J. Thunmann, Ueber die geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen Nachdruck der Ausgabe von 1774 herausgegeben und mit einer Einleitung Verschen von H. Haarman, Hamburg, 1976, 171, 240;
J. Ch. Adelung, Mithridates oder algemeine Sprachkundedem Vater Unsser als Sprachprobe (...), Zweyter Theil, Berlin, 1809, 361-371; 792-803;
- J.S.Ersch und J.G. Gruber, Allgemeine Encyclopaedie der Wissenschaften und Kuenste in alphabetischer Folge von genannten Schriftstellern bearbeitet, Zweiter Theil, Leipzig, 1818, 338-341.

 "Në vitet 30-40 të shek. XIX, në luftërat për çlirimin kombëtar dhe social pësoi baza ekonomike dhe shoqërore e shoqërisë së re shqiptare. Reformat centraliste osmane Shqipërisë i sollën vetëm dëme". Burimi:L. Mile, Disa çështje të kulturës popullore shqiptare në vlerësimin e Rilindasve, Studime historike, XXX (XIII), 4, Tiranë, 1976;
- N. Todorov, Aspekte ballkanike të lëvizjes nacionalçlirimtare shqiptare, Konferenca Kombëtare e Studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, Tiranë, 1979;
- P. Thengjilli, Karakteri dhe vendii kryengritjeve popullore të viteve 30 të shek. XIX në lëvizjen kombëtare shqiptare, Studime historike, nr. 4/1980;
- St. N. Naçi, Përtëritja pashallëkut të Shkodrës nën qeverisjen e Ibrahim pashë Bushatlliut dhe marrëdhëniet e tij me Franën e vitit 1831 të udhëhequr nga Mustafë pashë Bushati dhe karakterin e saj, Studime historike, 1/1983;
- M. Prenkaj, Qëndrimi i shtresave shoqërore ndaj çështjes së Autonomisë kombëtare në vitet 40-80 të shek. XIX, Çështje të studimeve albanologjike, Prishtinë, 1987, 117-127.
J. Ch. Adelung, Mithridates oder algemeine Sprachkundedem Vater Unsser als Sprachprobe (...), Zweyter Theil, Berlin, 1809, 361-371; 792-803;
- J.S.Ersch und J.G. Gruber, Allgemeine Encyclopaedie der Wissenschaften und Kuenste in alphabetischer Folge von genannten Schriftstellern bearbeitet, Zweiter Theil, Leipzig, 1818, 338-341.

"Në këtë kohë, rreth 87% të popullsisë, në viset me shumicë albanofone, jetonin në fshat, kurse vetëm 13% në qytet".Burimi :Historia e Shqipërisë, II, 37-38.
Stavri N. Naçi, Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve, Tiranë, 1964


"Megjithatë, në vitet 60 të shek. XIX u futën marrëdhëniet kapitaliste në prodhimtarin industriale, e këto marrëdhënie në bujqësinë shqiptare u futën në vitet 70 të shek. XIX, në mënyrë që, në fille të aktivitetit organizativ politik e ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shtresat mikroborgjeze shqiptare në përgjithësi të arrinin rreth 84%. Elementi bujqësorë çifçinj, në këtë kohë, përbënte 14-16% të masave prodhuese".Burimi: K. Frashëri, Mbi strukturën klasore të Shqipërisë gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit, Konferenca Kombëtare e Studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, Tiranë, 1979, 92-94.


"Në kolonitë shqiptare të Italisë marrëdhëniet ekonomike kapitaliste, si dhe idetë iluministe e rilindëse borgjeze, u zhvilluan në rrjedhë progresive - me hapin e zhvillimit të shoqërisë borgjeze demokratike italiane dhe evropiane. Lidhja e kolonive shqiptare të Italisë me atdheun, Shqipërinë, sa vinte dhe rritej si kërkesë që shtronte koncepti i integrimit kulturorë e politik kombëtar shqiptar".Burimi:J. Kastrati, Zef Jubani (Ndokilia), Studime historike, nr. 2/1980;
- G. Jubany, Racolta di canti popplari e rapsodie albanese, Trieste, 1871;
- K. Kamsi, Kolonit e Sicilis. Provança: Palermi, Leka, Shkodër, Mars 1944;
- V. Bala, Disa çështje të zhvillimit të kulturës shqiptare në letrat e Dora d'Istria-s dërguar Jeronim de Radës, Buletini shkencor, 5, Shkodër, 1966;
- Pashko Vasa, Tiranë, 1979.

"Populli shqiptarë, në atdhe dhe në koloni, mbijetoi në saje të kulturës të lashtë dhe të aftësisë së kësaj kulture për t'u përballuar dhunave të jashtme, për t'u brumosur me përmbajtje të reja dhe për t'u zhvilluar me hapin e provokimeve të kohës, e zonja të ruaj tiparin e autoktonisë, si ndërgjegje shqiptare".Burimi:
- Konferenca kombëtare e Studimeve etnografike, Tiranë, 1976;
- Etnogjeneza e popullit shqiptar, Tiranë, 1982;
- D. Statovci, Kërkime etnografike, Prishtinë, 1988.
"Në vitin 1621, në vjeshtë, Imzot Pjetër Budi, nësa Turqia ishte e xanë në luftë me Poloninë, përgatiti një kryengritje të përgjithshme kundër Turqisë dhe shtroi planin e luftës për çlirimin tue përcaktue edhe numrin e luftarëve që përmblidheshin në 30.000 vet, dhe i njoftoi Vatikanit me letër se asht marrë vesh me krenët e vendit, myslimanë e të krishtenë. Pesë herë shkoi në Romë, për t'i kja hallin Shqipënisë dhe me kërkue ndihmë, po t'mos ishte vdekja e papritun, qe mbytë në Dri në vitin 1623, ndoshta Shqipnia do të ishte shkëputë që asokohe nga zgjedha turke. "Burimi:Gjush Sheldija (1902 - 1976) Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane ( shënime historike ) 
Po aty.."1788 - Mbërrijnë në Shkodër tre delegatë të Zefit II t'Austrisë dhe ndryhen në kështjellë për bisedime me Mahmut Pashën. 
1788 - Të përcjellun prej besnikëve të Mahmut Pashës,tre delegatët austriakë nisen kah Kraja, por afër Muriqit, vriten në befasi, u priten krenët dhe i vorrosin në Mjet, në një gropë ndër suka të Liqenit; Mahmut Pasha i çon në Stambollë krenat e tyne. "Burimi: Po Aty
Më poshtë Jazexhi shkruan:
"Për të trembur shqiptarët me identitetin tonë kulturor islam dhe krijuar në mendjen e lexuesit frikë ndaj mundësisë së qenies së Lidhjes së Prizrenit një organizatë islamike, Kristo Frashëri shkruan: Funksionarët e administratës dhe përkrahësit e tyre sulltanistë ushtruan në këto mbledhje presion të fuqishëm për t’i detyruar pjesëmarrësit që t’i nënshkruanin protestat e tyre jo si banorë shqiptarë, por si nënshtetas islamikë të lidhur me Perandorinë Osmane."
Në Lidhjen e Prizrenit , sa për ri-kujtim , pra prapë ri-kujtim duhet të kishe ditur se  deklaratat  dhe kerkesat e Lidhjes shqiptare të Prizrenit ishin  aq të njohura për boten ku edhe  gazetat e huja shkruanin kjart për qellimin kombetar dhe kerkesen e lirisë dhe mvetsis.Nuk është e quditeshme që nen sundimin   islam , shqiptari ishte populli me analfabet në mbarë Evropen.
Nese , të huajt , prapë po të ri-kujtoj , nese ata i thrrasin shqiptaret si "musliman " e "turq" kjo do të thotë se nen sundimin osman , identiteti kombetar mirrej vetem në bazë të përkatesis fetare, gjë e cila është një pik qendrore e besimit islam , sepse ajo nuk pranon kombe.
Por , të mos ndalem vetem me shkrimet e Jazexhit, do të bejë edhe pak analiza edhe për shkrimet e të tjerve "dijetarë".
Jazexhit duhet vetem t´i ri-kujtoj edhe këtë fakt:
"Në letrën 44 të datës 24. V. 1660, Ipeshkëvi i Shkodrës, P. Bogdani i shkruan Kongregatës vështirësitë që rrjedhin nga mungesa e rezidencës së tij, ku ai detyrohet të banojë herë në një shtëpi e herë në një tjetër, pasi turqit ja kanë marrë rezidencën, e njëjta gjë ndodhet edhe në Tivar, dhe përsëri kërkon Budvën ku ka qëndruar paraardhësi i tij Administrator, si dhe shpreh nevojat financiare për të mbijetuar.
Në letrën me numër 48 të datës 28. 6. 1660 u paraqet Eminencave gjendjen e kishës së tij, ku thotë se turqit rrënuan Katedralen me shtëpinë Ipeshkëvnore, dhe ai tashmë mbeti jashtë si një lypës derë më derë... në Shkodër. Në letrën 73 me datën 09. V. 1662 nga Shkodra njofton kongregatën për vështirësitë e krijuara nga turku, por edhe pështjellimin që ka sjellë tek të krishterët braktisja e fesë Katolike dhe kthimi fisërisht në Musliman të Priftit të Jubicës Don Nikë Lekës, ku pas kësaj stehohet në Stamboll, (Kostandinopojë). Në letrën tjetër që mban numrin 79 të datës 25. II. 1663, ndër të tjera tregon se si në Shkodër erdhi Bajlerbeu i Sofjes, që ishte edhe Prefekti i tërë Greqisë dhe i dërgoi Bogdanit një kryetar të tij me 15 oborrtarë të cilët e kërcënuan se me aktivitetin e tij po pengon këtë vend të bëhet “turk”, dhe për këtë do të coptonin me shpatë, madje njëri prej tyre u mat të godiste. Pas kësaj Bogdani dhe të gjitha kishat mbetën të mbyllura për tri ditë, e për tu hapur u paguan 70 skude. Ndërsa në letrën e datës 02. IV. 1663 Bogdani tregon se Don Nikë Grubesa një prift 45 vjeçar persekutohet e torturohet nga turqit, ku i ngarkuar me një hu mbi supe shetit nëpër tërë rrugët e qytetit (Shkodër) për tu martirizuar... Në letrën 87 të datës 20. IV. 1665 Ipeshkëvi i Shkodrës (P. Bogdani) tregon se si shkatërrojnë turqit objektet e kultit të besimit katolik, madje ai tregon se si u uzurpuan pronat e kishës dhe u prishën konaqet Ipeshkvnore në Shkodër e Tivar.
Letra 100 e Bogdanit paraqet se si Mehmet Pasha prej Vlore, një shqiptar i pabesë sulmon Kotorrin duke shkatërruar gjithçka, tuj përfshi edhe kishat katolike, vetëm për të marrë titullin Pasha i Shkodrës, letra shkruhet nga Barbullushi më 19. X. 1666. Ndërsa letra 110 tregon për vizitën e P. Bogdanit në Malet e Kelmendit dhe mban datën 14. VIII. 1667. Letra 132 e datës 03. V. 1669 tregon se si Bogdani është duke pritur një vizitues të dërguar nga Kongregata e shenjtë, si dhe tregon se tre Malet e Hotit, Kastratit dhe Shkrelit ku jetojnë shumë të krishterë kanë mbetur pa asnjë prift, duke bërë që njerëzit të vdesin dhe varrosen pa shërbesat e nevojshme fetare, si dhe pa u kryer shërbimet e shenjta ditët e festave të Pashkëve e tjerë, e këto si rezultat i shkatërrimeve nga turqit, dhe këta malësorë të mirë i drejtohen atij, por e ka të pamundur ti ndihmojë e veç ti ngushëllojë. Ndërsa në vijim të letrave të Ipeshkëvit të bën përshtypje letra 136 e datës 10. IX. 1669 e cila përshkruan se si vetë Zoti bëri emër që persekutuesit e Ipeshkëvit të Shkodrës dhe Administratorit të Tivarit të vdesin në mënyrë të shëmtuar, e pikërisht Pashai u godit nga kolera ku për 15 ditë e mbyti, ndërsa Ali Begu, kushëriri i pashës, i cili kërcënonte çdo ditë Ipeshkëvin se do ta coptonte, vdiq i coptuar vetë nga dora e të vëllait të vet, edhe një turk tjetër që kërkonte të tallte Ipeshkëvin dhe fenë kristiane u rrëzua nga një dru që hipte dhe përfundoi pashpirtë, ndërsa dy hajdutët e paguar nga Turkia që kishin vjedhur Ipeshkëvin në Mirditë u vranë nga shokët e tyre dhe u varrosën në Borë. Madje dhe dy priftërinjtë të bashkuar me turqit gjetën vdekjen pa shkuar shumë mote. Gjithsesi Bogdani i lutet mirësisë së Zotit tu falë mëkatet dhe paqen e amshuar... Letra 137 përshkruan gjendjen e mjeruar që kishte kapluar Arqipeshkëvinë e Tivarit në vitin 1665 kur Bogdani e vitizoi dhe konstaton se si rezultat i mungesës së priftërinjve popullsia e krishterë kishte filluar të kthehej nga katolike në ritin ortodoks (grek) “Bizantin”, e në atë kohë Tivari kishte 8 fshatra me 2400 katolikë shqiptarë. Letra me numrin 142 e datës 06. XII. 1670 është mjaft tronditëse pasi tregon fatin e priftit katolik Pjetër Mazreku (kushëri nga nëna e Bogdanit), i cili u vra nga një turk që shoqërohej nga pesë të tjerë në truallin e Prizrenit afër Drinit. E Vikari Apostolik i Pultit (Pjetër Mazreku) u godit me shpatë duke i prerë krejt njërin sup dhe varur kokën mbi damar të qafës, ku duke dhënë shpirt thirri tri herë Jezu, Jezu, Jezu... pas kësaj të vdekur e çveshënm dhe trupin duket se e hodhën në Dri. Në letrën 147 të datës 15. IV. 1671 tregohet qartë tmerri i shkatërrimeve që mbodhën turqit në Lezhë dhe Dukagjin. Ndërsa në vijim të letrave në atë me numër 153 Bogdani tregon brengosjen e tij për popullsinë e Rrjollit e cila është tepër e varfër ekonomikisht, dhe ka nevojë për një mësues që të shërbejë në shkollën e Rrjollit, ku propozon me këtë mision Don Mark Xhustrin; kjo letër mban datën 20. XI. 1671. Përsëri në një letër të vitit 1672 Bogdani njofton Eminencat në Romë se Hoti, Kastrati, Triepshi dhe Trushi (Trumshi) i poshtëm në shumicë katolike janë pa priftërinj. Pas një pune të madhe shpirtërore të Ipeshkëvit dhe priftërinjve të tjerë u arrit që në disa fshatra që ishin kthyer në ortodoksë edhe me dhunë të rikthehen në fenë e të parëve atë katolike, e pikërisht për këtë bën fjalë letra nr. 166 e datës 10. IV. 1674 që përmend fshatrat Gradishkë edhe Jubicë. Në një letër të datës 15. IV. 1674 njoftohet për murtajën që kishte rënë në Shkodër që para dy vjetëve. Po në vijim të letrave, në atë me numër 171 të datës 16. IX. 1674 njoftohet se 9 fshatra të Rrjollit me 136 shtëpi e 946 banorë janë pa prift, 6 fshatra me 89 shtëpi e 730 banorë të Shkrelit janë pa prift, gjithashtu edhe në famullinë e Kastratit janë pa prift 220 shtëpi me 1910 banorë, të gjithë katolikë. Në letrën 180 shënohet ndihma që jepet me misionarë për shkollën e Rrjollit, sidhe në letrën 182 të datës 29. XII. 1675 ku kërkohet ndihmë për krahinat e Kastratit dhe Hotit, si dhe nevojat për shkollë, si nevoja të ngutshme të 200 shtëpive katolike. Përsëri në letrën 185 të datës 03. I. 1676 Ipeshkëvi shpreh gjendjen e mjeruar të 200 shtëpive Hot e Kastrat që ndodhen pa prift e pa pagëzim, pasi është e pamundur që një prift i vetëm (Don Pere Dajçi) të arrijë të kryejë shërbesat e nevojshme.
Në letrën 187 të datës 03. I. 1676 Pjetër Bogdani tregon për kujdesin e tij për ribotimin e Doktrinës së Vogël të Krishterë të autorit Frençesko Bernardo nga Verona, e përkthyer në Shqip nga Bogdani. Në letrën 189 të datës 06. V. 1676 tregohet se Bogdani po merret me meremetimin e kishës dhe rezidencës së tij në Rrjoll. Në vitin 1677 Bogdani emërohet Arqipeshkëv i Shkupit.
E sapo u mor vesh ky transferim një grup turqish së bashku me disa serbë sulmuan vendqëndrimin e Bogdanit në Rrjoll, duke sjellë shkatërrim e plaçkitje, e kjo shënohet në letrën 205 të datës 07. XII. 1677. Letra 213 e datës 24. IX. 1678 tregon se si Partiarku i Pjesë (ortodoks) u ka shpallë luftë klerikëve dhe popullsisë katolike, e kjo me ndihmën e turqve. Ndërsa në një letër më nr. 264 e datës 03. III. 1685 shkruan për persekucionin e pashoq së heq vetë Bogdani dhe gjithë kleri katolik dhe kjo popullsi nga pushtuesit turq, si dhe tregon se disa herë arrestohet e lirohet, madje kjo duke përfituar se ishte i regjistruar si qytetar i Raguzës, ku për këto lirime paguhej edhe të holla. Në letrat 274 dhe 275 të datës 15. XII. 1685 Bogdani i drejtohet Papa Inoçenti XI ku e njofton se kishte hartuar në shqip dhe italisht një libër ku dëshmon Doktrinën e Krishtit si nga ana teologjike, por edhe shkencore të bazuara mbi dukuritë e natyrës dhe në astronomi me titull “Cuneus Prophetarum de Cristo Salvatore Mundi” që tashmë ko vepër njihet nga ne si “Çeta e Profetëve”. Kjo vepër e rëndësishme e gjuhës shqipe është botuar për herë të parë në Padova në vitin 1685 dhe dy herë të tjera në vitn 1691 dhe 1702. Gjithsesi një letër me numër 276 e datës 17 dhjetor 1685 sqaron veç të tjerave për një shkollë për katolikët në Prokopi dhe për katolikët e Leskovcit që ishin shumicë dhe shqiptare.
Një letër e tmerrshme që mban numrin 292 e datës 05. IV. 1687 tregon për një ngjarje tragjike në ekzekutimin e priftit të Gjakovës nga turqit, e ku shkruhet Don Andre Kalamashi që kundërshtonte fenë Islamike dhe u thoshte besimtarëve të duan besimin e vërtetë kristian e muarën turqit ta vrasin, duke e torturuar të lidhur. Kur ata menduan se vdiq e zgjidhën këmbësh e duarsh dhe e lanë në shesh të varur për një javë. Ky prift i mjerë pas një kohe u çua në këmbë, e largoi litarin nga fyti dhe bërtiti: “Qëndresë, qëndresë të krishterë, se Jezu Krishti është më i fuqishmi”. E porsa i tha këto fjalë ra i vdekur përpara turmës së turullosur e tmerruar. Tiranët Osman ja prenë dorën e së bashku me lëkurën e kokës ja dërguan Vezirit të Madh, ndërsa Bogdani kërkohej të pësonte fatin e këtij prifti...
E një fat të dhimbshëm e pësoi Ipeshkëvi e mbajtësi gjallë i doktrinës së Jezu Krishtit ndër këto vise shqiptare Pjetër Bogdani, ku kjo tregohet në letrën 302 të datës 15. V. 1689 ku Bogdani arrestohet dhe pasi torturohet e nuk mohon fenë e Krishtit, por e dëshmon atë, çfarë shton forcën shpirtërore të vetë katolikëve të tjerë, e për këtë turkoshakët e zhveshin lakuriq dhe e shëtisin nëpër qytetin e Prizrenit, e në këto tortura i thejnë edhe njërin krah, madje e kujtojnë të vdekur, çfarë në fakt nuk ndodhi vetëm më 5 dhjetor 1689 të shkaktuar nga epidemia e murtajës dhe pasojave të torturave të bishave turke. Dëshmia autentike e vuajtjeve dhe persekutimeve të këtij meshtari të pashoq e japin dy nipat e tij priftërinjtë Gjon e Gjergj Bogdani. Vlen të theksohet se gjithë korrespondenca e Pjetër Bogdanit me Selinë e shenjtë, përmban rreth 308 letra të cilat përshkruajnë saktë e me nota vërtetë të mjerueshme vuajtjet e popullsisë së Shqipërisë së Veriut e më gjerë nga çizmja turke e cila kërkonte tu merrte përnjëherësh besimin, qytetërimin, pasurinë e në fund edhe jetën." Burimi - Ndue Bacaj për Shqiperia Etnike (Pjetër Bogdani, Shenjtori i pakurorëzuar që “verboi” errësirën Otomane në Shqipëri)
Shqiptaret , kërkonin ndihmë nga mbarë bota për lirimin nga zgjedha Turkoshako-Osmane.Kemi të dhena të mjaftushme që vertetojnë se ndihma është kerkuar  nga Greqia, Austro-Hungaria, Rusia etj etj .
Këtu më poshtë kemi një dokument të Kol Sumes ne lidhje me viziten e tij ne Rusin cariste dhe kërkesen e tij për mbrojtjen e popullates shqiptare poashtu nga zgjdha turke, edhe pse asnjeri qoftë turku , rusi , greku apo serbi nuk ishin asnjehere ne favor të shqiptarit .Të tjeret nuk ishin ne favor të shqiptarit për shkak të ndrrimit të dhunshem të fes se krishter në atë islame.
Dokumenti si më poshtë:I) “Letër e Jakov Sumës drejtuar Carinës së Rusisë, Elizavetës, në lidhje me përpjekjet e popullsisë së Shqipërisë për t’u bashkuar nën flamurin e Rusisë në luftë kundër Turqisë”. (1759). Dok. Pa botuar - Buletini Shk. Shoq. (1955), Nr. 2, fq. 160-161, (nga rusishtja).
Sovranes së ndritëshme, perandoreshës së madhe Elizaveta Petrovna, Autokrates së gjithë Rusisë, Sovranes mëshirëmadhe.
Referon: Jakov Suma, i dërguar prej Shqipërie prej krejt shoqërisë shqiptare mbi pikat e poshtë shënuara:
"Më 7 janar 1758 kam qenë dërguar prej Shqipërie tek ministri fuqiplotë i Rusisë pranë Oborrit mbretëror perandorak romak kontit Kajzerling si nga gjithë shoqëria shqipëtare, ashtu edhe nga konti Vladani me disa letra në Ena (Vjena), letra që i kam dorëzuar shkëlqesisë së tij, dhe konti i spërpërmendur i ka dërguar letrat e dorëzuara prej meje ku duhet, kurse mua më ka urdhëruar të prej prej oborrit të këtushëm të lartmadhërisë suaj perandorake rezolutën në lidhje me letrat e sipërshënuara në qytetin e sipërshënuar, ku dhe kam qëndruar një vit me shpenzimet e mia duke pritur rezolutën dhe, duke parë se nuk ka kuptim të qëndroj më tej atje, i jam lutur shkëlqesisë së tij të më jepte udhëzime çfarë të bëja, dhe ai pati mirësinë të më pajisë me pasaportë dhe më dha njëzet e katër çevoncë për udhëtim dhe më dërgoi me zotin kolonel Podgoriçanin në oborrin e këtushëm të Lartmadhërisë suaj perandorake të marr rezolutën e Madhërisë suaj të mëshirëshme në Peterburg, ku edhe kam ardhur. Letrat e sipërshënuara përmbanin këto pika:
1) Të gjithë banorët e ritit grek, dhe romak që gjenden në Shqipëri dhe Skënderi vihen nën fronin e lartë perandorak të gjith Rusisë, dhe dëshirojnë nga Lartmadhëria juaj perandorake mëshirë e mbrojtje.
2) Në Skënderinë dhe Shqipërinë e sipërshënuar, përveç krahinave periferike, mund të ngrihen në këmbë një popullsi e cila përbën një fuqi prej gjashtëdhjetë mijë vetësh dhe janë gati kurdoherë të hyjnë në luftë kundër turqve me shpenzimet e veta, mjafton të dëshirojnë Lartmadhëria juaj perandorake. Dhe si pasojë ata mund t’i bëjnë armikut dëme të mëdha.
3) Në rast se Lartmadhëria juaj sovrane e sheh të arsyeshme ne jemi gati të rekrutojmë dhe të vëmë në shërbim të Lartmadhërisë suaj perandorake një numër fëmijësh fisnikësh, për të mësuar këtu shkenca të ndryshme, të cilët do t’i bëjnë një shërbim të madh atdheut të tyre dhe të nxjerrin nga injoranca e madhe popullin tonë duke i dhënë arsim.
4) Për sa më përket mua që më ka dërguar populli i atjeshëm për t’ia treguar punët që interesojnë dhe kanë të bëjnë me mirëqenien e madhërisë suaj perandorake, është viti i dytë që po merrem me këtë çështje, dhe gjendem edhe sot këtu pa u marrur aspak në shqyrtim puna ime e çështja. Dhe duke marrë parasyshë largësinë e madhe prej atdheut tim, udhëzimet e shumta dhe humbjen e kohës, jam shkatërruar krejt ekonomikisht dhe nuk mund të rroj më gjatë këtu. Dhe në rast e Lartmadhëria juaj perandorake do të ketë mirësinë të urdhërojë të shqyrtohet çështja e lartpërmendur si dhe çështja e mua të gjorit dhe në rast se nuk ka kuptim të qëndroja më këtu, atëherë ju lutem me përvuajtje të urdhëroni kontin Kajzerling të shpërblejë ata, të cilëve u ka premtuar shpërblim, kështu që të mund të kthehem dhe unë në vendin tim, dhe të përhiroj bujarinë hirëplote të Lartmadhërisë suaj perandorake, dhe me të gjitha këto t’i jap zemër dhe ta shtoj dashurinë e popullit tonë për Lartmadhërinë tuaj.
Sovrane Mëshirplotë! I lutem Lartmadhërisë suaj perandorake të ketë mirësinë të marrë një vendim në lidhje me çështjen time.
Origjinali është frimuar me dorën e vet: (me germa latine dhe italisht)
Jakov Summa Diputiere Di Albania.
Me urdhër të lartë:
Mbajtësi i kësaj, shqiptari Jakov Summa, i cili ka ardhur këtu për disa punë, lejohet të shkojë në Riga; prandaj ky shqiptar – Summa lejohet të kalojë pa asnjë ndalim nga të gjithë ata që kanë komanda në qytete dhe në postblloqe prej këtu deri në Riga.
Si dëshmi për këtë i lëshohet kjo leje kalimi prej kolegjit të Punëve të jashtëme të Shtetit me vulën e këtij kolegji në shën Petërburg, më 11 prill 1760. nënshkruar prej: g. Mihail Voroncov. Sekretar Pjeter Sabrjanikov.
Këtë leje e ka marrë në dorëzim dhe e ka nënshkruar (me germa latine) Albanes – Jacob Summa.
II) Letër e deputetëve të Sulit drejtuar Carinës së Rusisë Ekaterinës, në lidhje me luftën ngadhnjimtare të suliotëve kundër Ali Pashë Tepelenës, duke kërkuar të vazhdojë përkrahja që u është dhënë nga ana ruse, (15 dhjetor 1789).
Dok. Pabotuar – Buletin, Shk. Shoq. 1955. Nr. 2, fq. 161-162 (nga rusishtja).
Madhëri e Shenjtë Perandorake:
Në bazë të shpalljeve të shenjta të Madhërisë suaj perandorake që vitin e kaluar në muajin qershor arritën gjer tek ne me ardhjen në Shqipëri të major Sotirit: Dhe nga shkresa të përbashkëta që i dërguari po në ato vende të te krerëve të krahinave në emër të Oborrit perandorak pranuam të gjithë nga dora e majorit thirrjen mëshirëplote të Madhërisë suaj, që denjuat në mënyrë përkrahëse të na tregoni vullnetin tuaj të shenjtë ndaj popullit tonë. Dhe pas kësaj pesëqind e më tepër ushtarë tanë, të mbledhur prej atij majori u imbarkuan në skuadrat perandorake. Për katër muaj rresht, banorët e sulit luftuan kundër fuqive të Ali beut, Pashait të Epirit dhe Derven Pashait dhe të grumbulluar në sasi të mëdha, me urdhër të majorit i mundën fqinjët me dëme të mëdha të turqve dhe flamurët i vënë te këmbët e fronit tuaj të shumëfuqishëm; të tjerët që janë në një shumicë të madhe, që ruajnë krahinat të paguar nga Porta e Lartë, u betuan se do të ishin përjetë besnikë të Madhërisë suaj, dhe se pohuan në letrat drejtuar majorit, ata janë gati të lënë shërbimin e Portës, dhe t’ju shërbejnë armëve tuaja të lavdishme, kur do që të urdhërohen prej oborrit Perandorak. Të gjitha këto i kemi bërë besnikërisht gjer më sot me emrin tuaj të lavdishëm dhe me ndihmat që na dha majori, i cili në të gjitha rastet kurrë nuk u largua prej nesh, sipas urdhërave të të shkëlqyerit Gjeneral Leitnant D. Zabarovskoj. Dhe që prej tetëmbëdhjetë muajve nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga komandantët për mbledhjen dhe interesin tonë, u dërguam këtu bashkë me majorin prej gjithë krerëve e kapedanëve, që kanë hyrë në shërbimin e lavdishëm të Madhërisë suaj që të vëmë nën këmbët e Madhërisë suaj në përunjësi lutjet tona dhe të popullit, i cili duke dëshiruar me shumë etje t’i shërbejë Madhërisë suaj perandorake dhe të derdhë gjakun për besën e shenjtë dhe shtimin e ushtrisë suaj, lutet me përunjësi, që gjer në pushimin e luftës të denjohet Madhëria juaj perandorake t’i ndihmojë në ndonjë mënyrë që të fitojnë që të gjithë luftën kundër Portës dhe fshehurazi e haptazi dhe kundër Pashait të Epirit dhe turqve dhe pasi të vendoset paqja me dashuri kërkon t’i sillni sytë plot mëshirë ndaj popullit, siç denjuat gjithnjë të bëni, dhe të kujtoni besën dhe zellin, që herë pas here ka treguar ky popull në shërbimin e Madhërisë suaj dhe shpreson ta provojë gjithnjë me ndihmën e saj të lartë në çdo kohë dhe në çdo rast, dhe kujtojmë që madhëria e saj e shenjtë perandorake do të jetë e sigurtë për këtë gjë. Gjithashtu urojmë që të gjithë ata që janë mbledhur prej majorit, të kenë vleftë dhe fuqi (për shërbimet në detë) e të mbeten të kënaqur me pagesat të cilat janë marrë. Dhe patentat dëshmi që na fali për punën tonë majori, të kenë vleftë dhe fuqi përpara gjykatësve dhe komandantëve të Flotës Venedike jo për ndonjë fitim të turpshëm, mos qoftë, siç kemi thënë dhe në një letër tjetër, por vetëm për mbrojtjen e familjeve tona të cilat ikemi strehuar për t’i siguruar më mirë në vendet e Republikës së shkëlqyer të Venedikasve, listat e të cilëve ndodhen në duart e majorit Sotir”. Vëreni me vëmendje sa i lartë ishte moral i suliotëve të Marko Boçarit e Zylyftar Podës, dhe sa të ngushta ishin marrëdhëniet dhe besa me Rusinë dhe Venedikun, trashëgimi e krenarisë Kastriotike” (Shënimi është i imi – M.B.).
Duke shpresuar në mëshirën e madhe dhe bujarinë e pashoqe tuajën, ne do të jemi gjithnjë populli besnik i shqiptarëve dhe maqedonasve të detyruar ndaj jush, për hir të miqësisë, mirësisë dhe përkrahjes suaj të madhe, për çdo kohë dhe ku të kërkohet, siç e ka vërtetuar, e tregon dhe e ka treguar në çdo rast dhe lufta që ka patur me Portën e Lartë të Otomanëve, kështu qofshin vitet e lavdishme të Madhërisë suaj plot ngadhnjime, dhe emri i lartë i juaj mbetët i pavdekshëm.
Të madhërisë suaj tëshenjtë shërbëtorë të përunjur dhe të bindur."
Deputetë të Shqipërisë
Pano Cjinas Kristofor Lapinoti
Petropol (Peterburg) – 15 dhetor 1789." Burimi Dok. Pabotuar – Buletin, Shk. Shoq. 1955. Nr. 2, fq. 161-162 (nga rusishtja).

Por,  tash së pari do të  ndalem pak te Lidhja shqiptare e Prizrenit dhe te Avdyl Frashri .
Rrethë ,thenjes se a mori ky pjesë ne Lidhjen shqiptare të Prizrenit, jo për të i´a humbur vleren por të e deshmuar realitetin, duhet të behen hulumtime jo të mdhaja.
Mit'hat Frashër i biri i Avdyl Frasherit deklaron haptas në letren derguar  më datë 20 prill 1901. 2. 2. AnselmoLorecchio, La Nazione Albanese, Catanzaro,Itali, viti 1901, e ketë e cek kur thotë se ;
" Im atë, Abdyli nuk ishte në Lidhjen e Prizrenit" kjo ceket në  letren e tij  që i dergon Anselmo Lorekinos (Drejtor i gazetes  La Nazione Albanesse ) me 20 Maj të vitit 1901 .
Prof.dr.Kristo Frashëri, në librin "Abdyl Frashëri", Tiranë, 1990, në fq.80 shkruan:"Duke parë se Sulltani vonoi për t'i pritur dhe kjo jo pa qëllim, Abdyl Frashëri dhe personalitetet shqiptare që gjindeshin në Konstandinopojë, vendosën të nisen për në Prizren, duke iu shmangur autoriteteve osmane. Pra, morën trenin më 8 qershor në mëngjes, pastaj që nga Ferizaj vazhduan rrugën e tyre me kalë në drejtim të Prizrenit, ku ata mbërritën më 9 qershor 1878 në darkë".
Që Abdyl Frashëri nuk ka marë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit, del fare e qartë tek libri i Mehdi Frashërit "Lidhja e Prizrenit dhe efektet diplomatike të saj", (tiranë, 1938, fq.29), ku pohohet se që nga Stambolli Abdyl beu u kthye pa lejen e qeverisë në Frashër, po ashtu edhe disa nga parësia e Kosovës u kthyen e u mblodhën në Prizren. Mendoj se autori Kristo Frashëri ka krijuar një udhëtim imagjinar të Abdyl Frashërit, sigurisht të pa-dokumentuar; atë , po i njëjti autorë na e bënë të ditu se "…nga punimet e ditës së parë kemi vetëm një fragment të fjalimit të zjarrtë që mbajti Abdyl Frashëri, delegat i Toskërisë. Teksti është i besueshëm, pasi pajtohet plotësisht me pikpamjet e shprehura nga rilindasi i shquar në artikujt e tij, të botuar më parë. Abdyl Frashëri tha ndër të tjera: "Ne shqiptarët rrjedhim nga pellazgët. Jemi, pra, populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik, kurse sllavët erdhën vonë, por, duke qenë më të shumtë se ne, na shtynë në jugperëndim të Ballkanit, në këtë rrip të ngushtë ku ndodhemi sot. Nuk mjaftoi grabitja që na e bënë atëhere, por po kërkojnë edhe sot të na shkëputin toka të tjera. Po ashtu, Greqia do një copë nga vilajeti i Janinës, që është pjesë e pandarë e atdheut tonë të dashur. Qëllimi i kësaj mbledhje sot për sot është t'ua presim hovin armiqve të egër duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t'i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë". Për këtë fjalim prof.dr.Kristo Frashëri është mbështetur tek libri i Xhafer Belegut "Lidhja e Prizrenit e veprimet e saj 1878- 1881" (Tiranë, 1939). Fatkeqësisht, ky fjalim, i mbajtur nga Avdyl Frashëri më 10 qershor të 1878, nuk mbështetet në asnjë burim arkivor.  Por Kristo Frashëri, në Historinë e Shqipërisë, vepër e lartëpërmendur, kalon nga historia në letërsi, duke u bazuar ne vargje poetike, duke e shprehur në faqen.200 ai shkruan: "Fjalimi i Abdylit la përshtypje brenda dhe jashtë sallës".Këtu duhet përmendur një anekdotë prekëse që meriton të kallxohet të cilën Abdyli dëshironte shpesh ta tregonte: "Unë gjindesha në Dibër", thoshte ai" përpara një turme prej më shumë se njëmijë vetash që ishin ftuar për të më dëgjuar. Atyre u mbajta një fjalim të gjatë mbi gjendjen e mjerë në të cilën ndodhej Shqipëria, mbi rreziqet që e kërcënonin si dhe për të ardhmen e saj. U tregova se kjo e ardhme varej nga bashkimi ynë, nga bashkimi i forcave tona. 'Por,- thirra unë,- si doni të luftoni kundër armiqve të atdheut, kur ju jeni armiq për vdekje me njëri-tjetrin. Ja, ju mblidheni këtu të vendosni për një cështje të rëndësishme dhe ju jeni të armatosur deri në dhëmbë,por këto armë nuk i mbani për t'i përdorur fisnikërisht në mbrojtje të atdheut tonë të dashur, por për të vrarë njëri-tjetrin. Vëllezër! E mira e vendit arrihet vetëm duke harruar e braktisur zakonin e gjakmarrjes dhe duke u vëllazëruar, që kështu t'i dilni zot nënës suaj të përbashkët, Shqipërisë…!' Sapo mbarova së thëni këtë frazë të fundit, u shkaktua një zhurmë e madhe që më bëri të dridhesha por pas një casti aq u preka sa më shpëtuan lotët duke parë të gjithë të pranishmit , me anë të një lëvizjeje, shpejt e shpejt i kishin hedhur armët në tokë duke i shtrënguar duart njëri-tjetrit vëllazërisht".
Të lexojmë prapë shkrimin e Mit´hat Frasherit derguar  më datë 20 prill 1901. 2. 2. AnselmoLorecchio, La Nazione Albanese, Catanzaro,Itali, viti 1901
"Lidhja u shpërnda dhe prijësat kryesorë u zunë rob, Dervish Pasha orvatej që t'u propagnadonte prijësave të Lidhjes se Abdyl Beu i kishte mashtruar dhe që ata kishin vepruar kundër vullnetit të Sulltanit vetëm sepse beu i Frashërit i kishte shtyrë për të kryer një krim të tillë. Duhet thënë se për turpin tonë u gjendën ca të mallkuar që pëlqyen të konsideroheshin si bagëti në vend që të përballonin denimet të cilat të bënin të nderuar nga populli. Më të vendosurit dhe më të ndershmit qenë nga parësitë e Gjakovës, Lumës, Pejës dhe Dibrës së Vogël, që thanë se ata vepruan kundër ushtrisë turke me ndërgjegje të plotë si dhe për shpëtimin e atdheut.Abdyl Beu u gjykua në Prizren nga një këshillë lufte dhe u dënua me vdekje, dënim ky që u zbut duke u kthyer në burgim të përjetshëm. Ai u burgos në një kullë të kalasë së Prizrenit, në të cilën hyri në 10 maj 1881 dhe doli në 19 maj 1884. Që nga ajo ditë ai u internua në Anadoll, në qytetin Balikevski dhe në Banderma deri në muajin maj të vitit 1886.Përfundimisht Abdyli atëherë u fal dhe u vendos në Konstandinopojë, ku vdiq më 11 tetor 1892."
Mit´hat .Avdyl .Frasheri.
Arkivi Qëndror i Shtetit, fondi 35, Dosja 138, f.100-105.
Biografia e Abdyl Frashërit është shkruar nga djali i tij i vetëm Mid'hat Frashëri, më datë 20 prill 1901. 2. 2. AnselmoLorecchio, La Nazione Albanese, Catanzaro,Itali, viti 1901.
Por , s´do të ndalemi vetem te shkrimet e Prof dr Krishto Frasherit , me tutje do t´shkojmë ne studimin e tjerve të cilet Lidhjen Shqiptare të Prizrenit mundohen të e  kthejnë si një levizje muslimane shqiptare e jo shqiptare, sigurishtë se disa mbeshteten edhe ne shkrimet e  Spiridon Gopceviqit  i cili edhe priftat katolik shqiptarë i quan budallë se pse i bashkangjiten popllit musliman(shqiptar)
Por , ne shkrimin e Mexhit Yvejzit  të  botuar  edhe neper gazeta e interneti  " Roli I Ulemave Në Lidhjen E Prizrenit (1878-1881)" ku këtu dihet se autori i shkrimit Mexhit Yvejsi , mundohet ky  të i jep kahje të shemtuarë Lidhjes Shqiptare duke e  vlersuarë atë si një kontribut i "ulemave" të cilet numri i madhe i tyre mundohej për  mos-shkeputje nga Sulltani dhe kërkonin mbrojtjen dhe unitetin e gjithë muslimanve në Ballkan.Por duke e studjuarë  tash ketë shkrim të autorit Mexhit Yvejsi  lexojmë se ;
"Kuvendi themelues, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u organizue prej ulemave. Ulematë ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Të gjitha komitetet e Lidhjes, apo degët e saj, që ishin themeluar në të gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovës deri në Shkodër, nga Prishtina deri në Dibër, që u përhapen me të shpejtë edhe në Shqipërinë e Jugut, deri në Janinë.Në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku muarrën pjesë rreth treqind përfaqësues, edhe nga Sanxhaku e Bosna, prej tyre dihen emrat e rreth 150 përfaqësuesve, 96 ishin nga Kosova, 26 nga Vilajeti i Shkodrës, të tjerët nga Vilajeti i Manastirit dhe i Janinës, shumica prej përfaqësuesve ishin ulema..." 
Mirpo  Mexhit Yvejsi harron se "ulemat " ose " dijetaret " i dhan kahje të keqe Lidhjes se Prizrenit sepse ajo ishte një revoltë  Antiosmane dhe kombetare e hiq aspak " muslimane " me " ulemat " të cilet vinin edhe nga Bosnja e që imazhi i kesaj levizje neper dijetaret e studjusit e huj merrte një doktrin të quditeshme muslimane e jo shqiptare.
Peter Bartl këtë  e thotë kështu: “Në Kongresin e Berlinit qenë marrë parasysh interesat e të gjithë popujve të Ballkanit me një përjashtim të vetëm të shqiptarëve.” Ai këtë e arsyeton me faktin se shqiptarët nuk gjetën ndonjë protektor të fortë në mesin e fuqive të mëdha për të mbrojtur interesat e tyre, por edhe për arsye se shumica dërmuese shqiptare i përkisnin fesë myslimane dhe ishin lojalë ndaj Perandorisë Osmane. Po ashtu, shqiptarët shihnin te Perandorinë Osmane edhe garancionin e mbijetesës së tyre fizike përballë synimeve shfarosëse të popujve fqinjë kristianë. Këtë e pohon edhe një dokument i asaj kohe: “Vetë Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte krijuar për të kundërshtuar politikën shoviniste serbe, malazeze, greke dhe bullgare, e jo atë turke”
Por, nësë duam të kuptojmë identitetin dhe karakterin  organizatorë të Lidhjes së Prizrenit sipas konsullit Kirby Green dhe jo Kristo Frashërit, i bie që Lëvizja shqiptare duhet parë si një përpjekje e miletit islamik apo e kombit osman i cili e shikonte fatin e tij të njëjtë me atë të muslimanëve të tjerë të Perandorisë dhe sulltanit Halif, dhe jo sipas skemave ‘politikisht korrekt’ që ideologjia nacional-komuniste e Akademisë së Shkencave mundohet të ndërtojë mbi identitetin e pashallarëve, bejlerëve dhe ulemave islamikë të Gegënisë që formuan Lidhjen e Prizrenit në fundshekullin e XIX.
Zoteri Mexhit Yvejsi ka harruar që "ulemat "  ne  degen e tyre  quhehish  Rryma konservatore Sulltaniste.Por , sa për realitet, do të i sjelli këtu numrat e rrymave që moren pjesë ne Lidhjen e Prizrenit.
Rryma Patriotike radikale, u konsiderua nga opinioni perëndimor rryma që përfaqësohej nga Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Sulejman Vokshi etj, pjesa më e madhe e të cilëve vepronin dhe ishin antarë në komitetin e Stambollit.Përfaqësuesit e kësaj rryme ndryshe nga të moderuarit – konservatorë, ishin jo vetëm për autonominë e Vilajetit Shqiptar, por dhe për të përdorur dhe rrugën rrevolucionare për ta arritur qëllimit. Patriotët e kësaj rryme mendonin se autonomia e shqiptarëve ishte e përkohshme derisa të formoheshin strukturat shtetërore, të afta për të përballuar rrezikun e copëtimit nga serbo-sllavët dhe të krijoheshin kushtet optimale për qëndrueshmërinë e këtij shteti. Kur të krijoheshin këto kushte “nën ombrellën turke” gjatë autonomisë, atëherë shqiptarët duhet të kërkojnë shkëputjen duke realizuar pavarësinë e tyre.Ky mendim në rrethanat e reja historike pas Kongresit të Berlinit, ishte mendimi më racional dhe më patriotik për realizimin maksimal të qëllimit të shqiptarëve.
Rryma e tjeter është ajo e Konservatorve te Moderuar e cila  ishte rryma e qarqeve konservatore të vendit, të cilën e udhëhiqnin bejlerë e cifligarë të ndikuar nga proqesi i borgjezimit ,tregtarë  të mëdhenj të lidhur me tregun e brendshëm shqiptar. Disa nga protagonistet e kesaj rryme ishin:Ali Pashe Gucia, Hasan Pashe Tetove, Selim Beg Bushati, Iliaz Pashe Dibra, Isuf Karahasani, Mahmut Pashe Bushati, Omer Pashë Vrioni, Maliq Pashë Libohova, Ëngjëll Coba etj, të cilët kishin një ndikim të madh në opinionin popullor shqiptar.Kjo rrymë ishte kundër coptimit të tokave shqiptare. Ata kërkonin ti jepnin “Lidhjes” që do të formohej një  karakter shqiptar, dhe jo islamik, siq e kërkonte Porta.Këta ishin të mendimit se duhej krijuar një vilajet shqiptar, me autonomi administrativ dhe kulturor, por duke ruajtur varësinë politike nga Turqia. Pra ideja e kësaj rryme është patriotike shqiptare, përderisa është për bashkimin e vilajeteve në një vilajet, por këta mendojnë se shqiptarëve u mjaftonte të kishin autonomi (gjysëm pavarësi) nga Porta. Rruga për arritjen e këtij qëllimi ishte kompromisi me Sulltanin dhe jo rruga e luftës për liri. Jo me “paqellim” por me “qellim”,lëvizja e armatosur do të realizohej vetëm për mbrojten nga copëtimi i territoreve nga shtetet shoviniste të sapokrijuara.
Më pas ishte Rryma konservatore Sulltaniste e cila  përfaqësohej në Kuvendin e Prizrenit, nga punonjës të administratës Osmane të Vilajeteve Shqiptare, si dhe nga kleri fanatik islamik shqiptar dhe boshnjak. Kjo rrymë mbështeste plotësisht politikën e Perandorisë Osmane dhe pati rol përcaktues në ditën e parë të “Lidhjes”, në formulimin e programit të saj  dhe e vuri në pozitë të disfavorshme delegacionin shqiptar të kryesuar nga Abdyl Frashëri e Pashko Vasa, në Kongresin e Berlinit (13 qershor 1878), për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Ballkan.
Mendimi i rrymës “Sulltaniste”, për karakterin dhe programin e Lidhjes së Prizrenit ishte: “Për një lidhje Islamike ku të merrnin pjesë gjithë popullsitë myslimane të Ballkanit, pavarësisht nga kombësia e tyre dhe ku logjikisht, nuk do të merrnin pjesë shqiptarët e krishterë, qofshin ortodoksë, qofshin katolikë. Veq kësaj, pjesëtarët e rrymës “Sulltaniste”, siq u quajtën në atë kohë, nuk e pranonin as në parim idenë e një “vilajeti shqiptar”, sepse ky vilajet do ti ndante dhe sipas tyre, shqiptarët myslimanë nga “vëllezërit” myslimanë të Gadishullit Ballkanik dhe të Perandorisë Osmane”.
Në radhët e tyre bënin pjesë kryesisht elementë feudalë dhe klerikë të turkomanizuar të cilët e identifikonin veten me klasën sunduese perandorake të cilet Mexhit Yvejzi i quan " Ulema" Elementët kryesorë që përfaqësonin dhe luanin rolin kryesor në këtë rrymë ishin autoritete të larta të administratës së vilajeteve me origjinë shqiptare por dhe jo shqiptare. Kjo rrymë kishte në kontrollin e tyre xhandarmërinë lokale, garnizonet e qyteteve, por nga ana tjetër ishin nën kontrollin dhe presionin e Qeverisë së Stambollit.“ Qarqet ultrareaksionare ishin gjithashtu kundër coptimit të trojeve shqiptare në favor të monarkive ballkanike, por ata interesoheshin vetëm për trojet e banuara nga popullsi myslimane të cilat nuk duhet të binin nën kthetrat e shteteve të krishtera gjë e cila edhe sot mendohet poashtu nga shumë radikal e fundamental.Të tillet mendonin që  të mbronin të gjithë territoret ballkanike të banuara me popullsi islamike pavarësisht nëse ishin shqiptarë, boshnjakë, turke apo romakë.Qarqet sulltaniste përkrahën idenë e formimit të “besëlidhjes”, por kërkonin në pajtim me interesat e Portës së Lartë, që organizata të kishte karakter islamik, të grumbullonte jo vetëm myslimanët shqiptar, por gjithë myslimanët e Gadishullit Ballkanik. Porta e Lartë ushtarakisht e dobët nga disfata dhe politikisht pas Shën-Stefanit, pra jo në gjendje që të kundërshtonte shkëputjen e trojeve të saj, kërkonte me këtë rast të vriste me një gur dy zogj, nga njëra anë, të pengonte formimin e një organizate kombëtare shqiptare e cila do të sillte njohjen e shqiptarëve si komb më vete, nga ana tjetër, t´i mobilizonte shqiptarët sëbashku me myslimanët e tjerë të Ballkanit për të kundërshtuar me rrugë joqeveritare jo aq coptimin e trojeve të pakta që pretendonte Mali i Zi, sesa viset e gjera që i qenë premtuar principatës së Bullgarisë, sidomos Bosnjën dhe Hercegovinën të cilat po përgatitej t´i pushtonte Perandoria Austro-Hungareze”
Të tre këto rreshtime politike në pamjen e parë kishin më tepër divergjenca sesa pika takimi p.sh, pika e vetme e takimit ishte mbrojtja e tokave shqiptare (edhe sulltanistët e presupozonin mbrojtjen e tokave shqiptare në kuadrin e mbrojtjes së territoreve ballkanike me popullsi të islamizuar). Në momentet e vështira që kalonte kombi ynë nga rreziku i coptimit, kjo pikë imponoi gjithë rrymat për të bërë marrëveshje aty nga maji i vitit 1878. Ndërsa “Besëlidhja” e tyre do të realizohej sa më shpejt dhe domosdoshmërisht para Kongresit të Berlinit, i cili ishte caktuar të bëhej më 13 Qershor 1878 dhe këtu Fuqitë e Mëdha do të projektonin ndryshimin e hartës politike në Ballkan.Kjo “buqet” rrymash dhe idesh do të reflektonte një të ardhme të zymtë dhe të dyshimtë për shqiptarët. Kjo edhe për shkak të amplifikimit të mëtejshëm të urrejtjes dhe luftës me kombet e reja kristiane ballkanike duke i motivuar më tej këta të fundit në dëm të qështjes shqiptare.Formimi i një lidhje kombëtare shqiptare në pranverë të 1878 ishte nje kërkesë e gjithë qarqeve patriotike në vend por dhe jashtë tij. Kjo për faktin se formimi i shteteve të reja ballkanike (sllave dhe greke) jo vetëm vështirësonin qlirimin tonë, por vihej në dyshim ekzistenca e një shteti të ardhshëm shqiptar.Nga ana tjetër Turqia ishte e interesuar që të krijohej një lidhje islamike, ku të përfshiheshin dhe mbroheshin interesat e saj perandorake, pasi në fundshekullin e 19-të po vihej gjithnjë e më shumë se rënia e saj si perandori dhe për rrjedhojë Ballkani po i ikte nga dora.Në këto kushte formimi i një lidhje me karakter Islamik në Ballkan ku të mbroheshin interesat e Portës së Lartë i interesonte qeverisë turke, madje kjo lidhje të përfshinte sa më shumë territore në të.“Për këtë qëllim ajo thirri në Stamboll në fund të muajt Maj 1878 personalitetet më të dëgjuara politike shqiptare si: Ilian Pashë Dibrën, Ali Pashë Gucinë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicën etj, ndaj të cilëve ushtroi për disa ditë me radhë një presion të fortë për ti detyruar të zbatonin platformën e saj Islamike. Madje figurat që nuk u nënshtruan, Porta e Lartë u përpoq ti mbante në Stamboll, me pretekste të ndryshme, për të penguar pjesmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar”.
Por koha nuk priste. Kuvendi duhej bërë para Kongresit të Berlinit (13 Qershor) nga ku do të projektohej harta e re ballkanike.Ky Kuvend u mblodh më 10 qershor 1878. Atë ditë nuk erdhën të merrnin pjesë përfaqësues të Vilajetit të Shkodrës (dhe përfaqësues Mirditas), nisjen e të cilëve e pengoi valiu turk Hysen Pasha. Gjithashtu në ditën e parë nuk erdhën as përfaqësuesit patriotë të Vilajetit të Janinës të cilët ishin në udhëtim .Si rrjedhojë shumicën e delegatëve të pranishëm e përbënin pashallarë, bejlerë dhe ulema shqiptare. Sëbashku me ta kishin ardhur në Prizren dhe disa feudalë sllavë sulltanistë nga Bosnja, Hercegovinë dhe Novipazari” Meqenëse koha nuk priste Kuvendi i Prizrenit i filloi punimet më 10 Qershor (3 ditë para Kongresit të Berlinit). “Që në fillim aty u paraqitën dy platforma rreth karakterit shqiptar apo Islamik të Lidhjes. Mungesa e delegatëve të vilajetit të Shkodrës dhe atij të Janinës nga njëra anë, por, prezenca e elementeve turkomane shqiptare, boshnjake etj, prezenca e autoriteteve qeveritare në Kuvend (Qamil Benmytesarifi turk i Prizrenit) nga ana tjetër bëri të mundur që lidhja të mos cilësohej shqiptare, por me konsensus as islamike ku ne diten e parë u formuan organet e “Lidhjes” si Komiteti Qëndror i saj, me tre komisione (Komisioni i Jashtëm Avdyl  Frashëri), u formua organi legjislativ (vendim-marrës) në krye të të cilit u zgjodh Iliaz Pashë Dibra.Në diten e dytë kur Avdyl Frashëri, etj u nisën për Berlin u miratua “Kanuni i Lidhjes” ku do të përcaktonte përmbajtjen e Lidhjes, në ato rrethana qarqet sulltaniste dhe autoritetet shtetrore e patën të lehtë të  miratonin një Statut të ndërtuar mbi platformën islamike osmaniste.U arrit të hiqej nga projekti vetëm obligimi i lidhjes për të mbrojtur Bosnjën nga pushtimi austriak por platforma fetare islamike dhe besnikëria ndaj Perandorisë Osmane mbetën në Statut (statuti u quajt Kararname).Deri më 1 Korrik arritën në Prizren edhe përfaqësuesit e Shkodrës dhe Janinës.Një nga përfaqësuesit kryesor i ardhur në këtë kohë ishte dhe Prengë Pashë Mirdita ose Preng Bib Doda .Presioni popullor për të ndryshuar statutin dhe vendosmëria e delegatëve te sapoardhur bëri që më 2 korrik (pas dy ditë diskutime) të miratohej statuti i ri që u zhvesh nga elementët fetar islamik dhe nga besnikëria ndaj sulltanit”Këtë nuk e zhveshen "ulemat " e cekur me lartë por përberja e katolikve të Veriut .Shumica në votim u arrit kur me votat e përfaqësuesve katolik të vilajetit të Shkodrës dhe delegatëve të Vilajetit të Janinës të cilet u bashkuan në një  dhe votat e Islamistëve të moderuar shqiptar që tani kishin ndërruar mendje për vendimin e me hershem.Kështu Lidhja Shqiptare e Prizrenit filloi gradualisht të ndikonte pozitivisht në lëvizjen antiosmane për autonomi.Duhet cekur medoemos se Preng  Bib  Doda ka qenë i syrgjynosur (internim) për 28 vjet deri në 1908 kur kthehet i dëmtuar fizikisht dhe me aftësi të kufizuara për të luajtur atë rol që kishte luajtur në një moshë fare të re në kryengritjen e viteve 1876-1877 dhe në Lidhjen e Prizrenit deri në dhjetor të vitit 1880.
Në lidhje me “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” të vitit 1878 ka pasur shumë keqinterpretime nga historianët para dhe pas diktaturës komuniste në Shqipëqri dhe në kohën e sundimit të serbve në Kosovë. Për këtë ngjarje është anashkaluar roli dhe kontributi që ka luajtur krahina e mirënjohur e Mirditës dhe qytetarët e nderuar Shkodranë. Ndryshe e ka analizuar dhe trajtuar këtë ngjarje Kapidani i Mirditës Ndue Gjon Marku, i mbështetur tërësisht nga burimet historike autentike shqiptare dhe joturke sikurse shpesh është referuar e ashtëquajtura historiografia komuniste në Tiranë e Prishtinë. Duke shfletuar me kujdes librin e juristit dhe kapidanit të Mirditës Ndue Gjon Marku në veprën e vet, ku, ndër të tjera lexojmë një realitet shumë të vërtetë historik se: “Shqiptarët i shpejtuen kontaktet dhe në fillim të qershorit 1878, gjithë parija e Shqipnis u mblodh në Prizren. Aty u vu Itifaku (Lidhja e Beses) simbas Kanunit të Lek Dukagjinit dhe krijoi (lidhjen shqiptare për mbrojtjen e tokave komtare) e që ma vonë u quajt “Lidhja e Prizrenit”. Me 13 qershuer 1878, Lidhja e Prizrenit dergoi nji Memorandum Kongresit të Berlinit me pika të caktume mbi të drejtat e popullsis shqiptare. Në Shqipni të Veriut moren pjesë edhe katolikët dhe Shkodra u ba qendra e rezistencës prej së cilës doli Komiteti shkodranë i Lidhjes i përbamë prej 12 antarë katolik e 12 musliman.Duke e  marrë parasysh zgjimin kombtar për mbrojtjen e tokave shqiptare prej Malit të Zi, Preng Bibë Doda, pa ngurrim u vu në dispozicjon të Lidhjes. Në krye të 10.000 luftarve, ra në Tuz e aty bani qendren e komandës. Mjerisht gjendja u turbullue me qendrimin antikomtar te Abdullah Drenit i cili, megjithse ishte antar i Lidhjes e vetë si besnik i Intifakut përbujti Mehmet Ali Pash Maxharrin të cilin Lidhja e konsideronte anmik të Shqipnis...” (Fq. 27 - 28).
Si lexuam më lartë, në bazë të fakteve dhe të dhenave të verteta , shkrimi dhe fjalimi i Mexhit Yvejsit nuk përputhet me atë se cka thotë se ;
Feja, në vecanti feja Islame, prej shumicës së studiuesve, historianëve,nuk është përfillur. Nuk janë përfillur as institucionet e saj, as objektet e saj:xhamitë, teqetë, mejtepet, medresetë, ku janë zhvilluar veprimtari të ndryshme gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit "
Nuk ka mundur aspak të perfillet një gjë e tillë e cila ishte nen sherbimin e sundimtarit Osman gjë e cila i gezonte të gjitha të drejtat qofshin ato  fillestare por edhe maksimale .
Nuk mundet të shkruhet historia për shkak të mbajtjehatri të dikuj por ajo duhet të jetë sa me objektive pamvarsishtë nga perkatesia fetare e ndokuj edhe pse , kleri katolik shqoåtar është ai që ka ruajtur identitetin e vjeter fetar dhe identitetin e lashtë Evropjan aty ku dikur ishte me heret.Shqiptaret katolik nuk kan qenë të barabartë nen sundimin Osman as nga ana detare por as nga ana administrative edhe pse bota e krishter nuk i kishte braktisur shqiptaret per gjithmonë por rrinte ne mbrojtje të tyre cdo here.
Studjuesi Robert Elsie shkruan ;
"pas luftës austro-turke të viteve 1683-1699, e autorizohej Austria të shërbej si mbrojtëse e popullsisë katolike në Ballkan, ku bënin pjesë edhe katolikët e Shqipërisë së veriut. Gjithmonë me qëllime politike pragmatiste në mendje më fort se me qëllime ungjillizuese altruiste. Austria tani filloi t'i shtojë veprimtaritë e veta në kuadrin e protektoratit si mjet për të ushtruar ndikim politik në Shqipërinë e veriut në mënyrë që të dobësonte fuqinë e Perandorisë Osmane nga brenda e të kundërshtonte cdo ambicje politike që mund të kishin sllavët ortodoksë të jugut. Me ndihmën e Austrisë, në Shqipërinë e veriut u ndërtuan e u meremetuan shkolla e kisha, kurse kisha katolike filloi të luajë një rol më aktiv në fushat e arsimit e të kulturës."
Në shkrimine metutjeshem të M.Y lexojmë: :
"Shqiptarëve rreziku më i madh i vinte prej vendeve fqinje: Italia, Greqia, Bullgaria, në veqanti nga Sërbia dhe Mali i Zi "
Rreziku më i madhë si e ceka më lartë, u vinte shqiptarve nga vetë Perandoria Osmane e cila e shtrenguarë nga rusia cariste , medoemos duhej të leshonte toka e të coptonte Shqiperin ashtu si i thuhej e si mendonte e obligohej, por të mos harrojmë se M.Y nuk e cek askund një rrezik  që do të ishte prej Perandoris Osmane , gjë e cila lirishtë  mund të thuhet e të konstatohet  se  Lidhja shqiptare e Prizrenit paska nevojë që në të ardhmen  të mesohet si një levizje muslimane e jo shqiptare ose si një kontribut i hoxhallarve në ketë drejtim, kurse ne fakt ne  e kuptuam deri me tash  se thuja të gjithë  ishin ata që nuk kërkonin ndasi nga Perandoria Osmane për shkak të përkatesis  fetare-islame  por nga këtu kerkonin shpetimin si muslimanet e vetem ne keto anë së bashku me popllin boshnjak.
Por levizja e Lidhjes se Prizrenit filloj  atehere kur filloi Kriza Lindore e  shqiptarët i kuptuan rreziqet që kërcënonin atdheun e tyre, prandaj vendosën që fillimisht të qëndronin në pritje dhe të ndiqnin me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve politike. Meqenëse shpërthimi i luftës ruso-turke e shtoi rrezikun e copëtimit të tokave shqiptare, në radhët e patriotëve lindi ideja e organizimit të kryengritjes clirimtare antiosmane për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe për ta vënë diplomacinë europiane para një fakti të kryer.
Për këtë qëllim ishte e nevojshme të krijohej një qendër drejtuese dhe të sigurohej një aleat i jashtëm. Në fillim atdhetarët formuan në Janinë, në maj 1877, një komitet të fshehtë shqiptar nën kryesinë e Abdyl Frashërit. Në verë të po atij viti u formua në Shkodër një komitet tjetër, me kryetar Pjetër Gurakuqin (i ati i Luigj Gurakuqit). Pas disa muajsh, në dhjetor 1877, u formua në Stamboll një komitet kombëtar me emrin ,,Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare’’, i cili shkurtimisht është quajtur Komiteti i Stambollit. Në të bënin pjesë patriotë të njohur, si: Pashko Vasa, Ymer Prizreni, Sami Frashëri, Zija Prishtina, Jani Vreto, Ahmet Koronica etj. Kryetar i tij u zgjodh Abdyl Frashëri.
Këtu nuk ishte askund ndonjë rol ose kontribut i " ulemave".
Si aleat për kryengritjen shqiptare patriotët mendonin se mund të ishte Greqia, e cila ishte e interesuar të luftonte kundër Perandorisë Osmane dhe njëkohësisht të kundërshtonte zgjerimin e shteteve sllave në Ballkan. Prandaj, që në korrik 1877, përfaqësues të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare hynë në bisedime me përfaqësues të Greqisë për të krijuar një aleancë shqiptaro-greke. Mirëpo qeveria greke kundërshtonte kushtin kryesor të palës shqiptare, që ajo të njihte zyrtarisht formimin e shtetit të pavarur shqiptar me kufijtë etnikë të Shqipërisë, duke përfshirë Kosovën në Veri, deri në Vranjë, dhe Camërinë në Jug, deri në Prevezë. Bisedimet e zhvilluara disa herë përfunduan pa ndonjë rezultat, sepse pala greke nuk hiqte dorë nga pretendimi për të aneksuar Shqipërinë e Jugut deri në Shkumbin.
Por kur ushtritë ruse përparuan drejt jugut dhe në janar 1878 arritën në fshatin Shën Stefan, në periferi të Stambollit. Ndërkohë ushtritë e Serbisë dhe të Malit të Zi që kishin rifilluar luftën kundër Perandorisë Osmane marshuan drejt tokave shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe në vilajetin e Shkodrës. Po kështu Greqia u përpoq, por pa sukses, që me rreth 500 të ashtuquajtur vullnetarë epirotë të provokonte në Shqipërinë e Jugut një kryengritje antiosmane, e cila duhej të kërkonte bashkimin e kësaj pjese të Shqipërisë me Mbretërinë Greke. E ndodhur ngushtë, Porta e Lartë nënshkroi në fillim armëpushimin e Edrenesë më 31 janar 1878, dhe në Shën Stefan, më 3 mars nënshkroi Traktatin e Paqes me Rusinë. Në të vërtetë, Traktati i Shën Stefanit iu diktua Turqisë së mundur, prandaj ai ishte krejtësisht në favor të Rusisë dhe të shteteve sllave të Ballkanit. Sipas tij, Perandorisë Osmane i shkëputej pjesa më e madhe e zotërimeve të saj në Ballkan. Në këtë Traktat shqiptarët nuk ziheshin fare në gojë si kombësi më vete, por trojet e tyre copëtoheshin shumë rëndë. Gati gjysma e tokave shqiptare u jepej shteteve sllave të Ballkanit. Sipas Traktatit të Shën Stefanit, Bullgaria, që fitonte autonominë me kufij shumë të gjerë, do të merrte krahinat shqiptare të Korcës, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kacanikut dhe të Kumanovës; Serbia do të aneksonte viset veriore të Kosovës deri në afërsi të Mitrovicës; Mali i Zi do të merrte Ulqinin, Krajën, Anamalin, Hotin, Grudën, Kelmendin, Plavën, Gucinë dhe Rugovën. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin osman. Si rrjedhojë, trojet shqiptare do të ndaheshin ndërmjet katër shteteve të huaja: Perandorisë Osmane, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi.Perendimi qe moti e kishte parapa një formim të shtetit Shqiptar  sidomos Austria e cila mendonte se në qoftë se Perandoria Osmane do të shembej krejtësisht, parashikohej që në Ballkan të krijoheshin tri shtete të reja: Bullgaria, Rumelia dhe me kërkesën e Austro-Hungarisë, edhe Shqipëria, por qellimi i Austris ishte që të merrte Bosnen dhe Hercegovinen , perderisa si e ceka me lartë ne Lidhjen e Prizrenit , boshnjaket llogaritnin ne vllazrimin islam me shqiptaret gjë e cila ishte një pikpytje per boten perendimore se a do të ndodhte ky bashkim ndojhere apo jo e edhe pse  në verën e vitit 1875 shpërtheu kryengritja e Bosnjes dhe Hercegovines e një vitë me pas u perhap edhe ne Bullgari por u shtyp nga Porta e lartë.“Padishahem Cok Jasha”  (Rrofte Sulltani) – sipas tradites se vjeter te ushtareve shqiptar ne kohe te Osmaneve-ishte shumë e shpesh ne mitingjet e mbajtura ne Prizren,pra ishte kjo një ngjyrosje e imazhit të Lidhjes se Prizrenit , po nga të shkeputjen nga Sulltani nuk e pranonin për shkak të përkatesis fetare islame.Një tentativë e tillë u mundua të i behet edhe luftes së fundit në Kosovë ku kishte përpjekje që lufta të merrte kahje fetare e jo kombtare por qellimi i tillë nuk u arritë.
Dihet kjart se për shkak të përkrahjes islame  shtetet e Perendimit nuk i merrnin parasysh aq sa duhet kërkesat e shqiptarve , ndersa krahina e Mirdites ishte e tera e banuar me popullat shqiptare katolike dhe që nga ajo kohë, kjo krahin futet nen mbrojtjen e Austris qysh  ne mbledhjen e Berlinit.Midis vendimeve të tjera që mori Kongresi i Berlinit, dy prej tyre preknin, njëri tërthorazi e tjetri drejtpërdrejt, dy qështje që kishin lidhje me aspektin politik të trojeve shqiptare, që do të mbeteshin nën sundimin e Perandorisë Osmane. E para trajtohej në nenin 23 të traktatit ku  sipas këtij neni, Porta e Lartë detyrohej të hartonte për viset ballkanike, që ndodheshin nën sundimin e saj të plotë, “rregullore organike” për një administrim autonom të vilajeteve, pak a shumë të njëllojtë me atë që i qe dhënë ishullit të Kretës më 1868. Me qëllim që këto “rregullore” t’u përshtateshin nevojave të vendit, Porta duhej të ngarkonte “komisione të posaqme” për hartimin e tyre, në të cilat “elementi vendas duhej të përfaqësohej në shkallë të gjerë”. Projektet që do të hartoheshin për cdo vilajet, thuhej në këtë nen, para se të hynin në fuqi, do të miratoheshin edhe nga Komisioni Evropian që u krijua nga Fuqitë e Mëdha për Rumelinë Lindore. E dyta ishte përfshirë në Protokollin nr.13 të Kongresit të Berlinit dhe kishte lidhje me vkrahinen  e Mirditës. Fillimisht qeshtja u ngrit nga përfaqësuesit e Francës dhe të Austro-Hungarisë. Këta kërkuan nga Porta e Lartë që ajo t’i respektonte edhe në të ardhmen “privilegjet dhe imunitetet” të cilat “popullsia e Mirditës i gëzon që në kohët e lashta..Përfaqësuesi osman e kundërshtoi këtë propozim që e pengonte Portën e Lartë ta nënshtronte Mirditën, duke u kapur pas faktit se zotimi për të respektuar të drejtat  në këtë krahinë binte në kundërshtim me nenin 23, i cili e detyronte atë të zbatonte reforma administrative në vilajetet e Turqisë Evropiane. Megjithatë ai shtoi se Porta e Lartë nuk kishte ndërmend të zbatonte reformat e saj në krahinën e Mirditës. Fuqitë e Mëdha mbetën të kënaqura nga deklarata e përfaqësuesit turk, e cila u përfshi në Protokollin nr.13, duke marrë kështu vlerën e një zotimi zyrtar. Të dyja këto vendime ishin negative për Shqipërinë.Me nenin 23 Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, jo pse e detyronin Perandorinë Osmane t’i pajiste viset ballkanike me administratë autonome “të përshtatshme” me nevojat e tyre, por me të drejtën që fitoi Porta e Lartë për ta mbajtur edhe në të ardhmen ndarjen administrative që ishte në fuqi, pra copëtimin e trojeve shqiptare ndërmjet katër vilajeteve të ndryshme. Reformat administrative autonomiste i kërkonin vetë qarqet përparimtare rilindase, por ato i kushtëzonin këto reforma me bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm autonom.Pajisja e katër vilajeteve me “rregullore organike” të vecantë, gjoja në përshtatje me nevojat e vendit, do t’i vështirësonte edhe më tej lidhjet ekonomike, shoqërore, politike e kulturore ndërmjet krahinave shqiptare të këtyre vilajeteve. Për më tepër, e drejta që fituan me nenin 23, Fuqitë e Mëdha për të ndërhyrë në këtë qeshtje, u dhanë  atyre mundësinë, si shkruante pak më vonë Abdyl Frashëri, që t’u jepnin reformave karakter joshqiptar, por serb në vilajetin e Kosovës, bullgar në atë të Manastirit dhe grek në vilajetin e Janinës. Si rrjedhim, me zbatimin e nenit 23 rritej më tepër në të ardhmen rreziku i aneksimit të trojeve shqiptare nga shtetet fqinje ballkanike dhe vështirësohej më shumë lufta e shqiptarëve për bashkimin e këtyre trojeve në një vilajet të vetëm autonom.Po ashtu, me Protokollin nr. 13, Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, sepse qeshtjen kombëtare shqiptare e reduktuan vetëm si problem të popullsisë së saj katolike dhe në mënyrë të veqantë vetëm si qeshtjen e një krahine të saj, ashtu si ishte krahina e vogël dhe e prapambetur e Mirditës, e cila, sipas tyre, nuk aspironte gjë tjetër, vecse të runte statusin e saj partikularist e patriarkal. Protokolli nr.13 i hapte kështu rrugën Vjenës, e cila gëzonte prej kohësh të drejtën e mbrojtjes së popullsive katolike të Perandorisë Osmane ,cka  do të thotë se ajo kishte mundsi dhe të drejtë që të ndërhynte lirisht në jetën e brendshme të Mirditës dhe t´a kthente atë në një pikëmbështetje të avancuar për ekspansionin e saj të mëtejshëm drejt brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe drejt viseve të Ballkanit Qendror.
Por , "historianet" "dijetaret" e "ulemat" dua të u´a  ri-kujtoj edhe thenjen e Hegel-it kur thotë se :
"Veprimi i jashtem  nuk dallohet nga ai i mbrenshen e në punen e keqe  edhe qellimi gjithashtu është i keq"

“Kultura islamike e Perandorisë Osmane i kishte vendosur identifikimin e  besimit fetar me kombin,duke shoshitur  dallimin midis shqiptarve (krishter.shenimi im) e myslimanëve të tjerë nga njëra anë,dhe duke nxjerrë  në pah, nga ana tjetër, lidheshmerin atë midis islamikve dhe krishterësh gjithfarsojësh.Në një shoqëri shumëkombëshe, si ishte ajo e Perandorisë Osmane, jeta e nënshtetasve të saj, cka është e vërteta, ishte organizuar rreth besimit, të cilit, ata i përkisnin:domethënë, vija ndarëse ndërmjet të qeverisurve nga qeverisësit-ose, thënë më shkurt, popullsisë hegjemone.Pra, ishte religjioni dhe jo kombësia, ku padyshim, ashtu si në të gjithë perandorinë Osmane, myslimanët (shqiptaret islam) përftonin një pozicion të priveligjuar, gjë që, në rastin e Shqipërisë ,kjo gjë qe shëndrruar dhe e kishte përbërë një pengesë objektive për të arritur bashkimin kombëtar të myslimanëve me të krishterët,qofshin ata ortodoksë apo katolikë.”(Salleo 2000:22). 

Pa rrenjë, nuk ka degë! 


(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Eshref Ymeri: “Enciklopedia” e urrejtjes greke Qazim Namani: Hebrejtë në Kosovë gjatë pushtimit osman Sabile Keçmezi- Basha: Akademik Ali Hadri në mbrojtje të simboleve kombëtare Qazim Namani: Prania e hebrejëve para pushtimit osman të Kosovës Sabile Keçmezi- Basha: Anëtarët e lëvizjes atdhetare në shënjestër të UDB-së gjatë viteve 1945-1952 Hajrush Idrizi: Bllaca nuk guxon të harrohet as nga popullata por as nga institucionet e shtetit Urim Gjata: Pse e vrau veten nacionalisti, prof. Safet Butka Qazim Namani: Migrimet e para hebreje në Gadishullin Ballkanik (I) Nuridin Ahmeti: Shqiptarët në jetën politike e shoqërore në Afrikë Sabile Keçmezi- Basha: Profesor Ymer Berisha dhe Organizata Politike Ilegale Patriotike Shqiptare ''Besa Kombëtare'' në Kosovë Kujtim Mateli: Shqipëria e jugut në shekujt XV-XVI dhe Mazhani me famë në histori Avzi Mustafa: Akademik Olivera Jashar - Nasteva - 10 - vjet e mertisur dhe e harruar Qazim Namani & Behxhet Dibrani: Gërmime klandestine në fshatin Gumnishtë (komuna e Vushtrrisë) Sabile Keçmezi- Basha: Zanafilla e shtypit shqiptar Bukurosh Z. Dylgjeri: Pse quhemi “Shqiptarë”? Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XVI) Valon Kurtishi: Pseudo shkenca në shërbim të demonizimit të një kombi Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XV) Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë (XIV) Sabile Keçmezi- Basha: Diferencimet ideopolitike ndaj intelektualëve shqiptarë në Kosovë 1945-1990

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora