E shtune, 09.11.2024, 04:38 PM (GMT)

Speciale » Namani

Qazim Namani & Xhafer Cakolli: Shtëpia e Asllan Cakollit në Krilevë të malësisë së Gallapit

E enjte, 04.02.2010, 09:55 PM


Shtëpia e Asllan Cakollit në Krilevë të malësisë së Gallapit

Nga Qazim Namani & Xhafer Cakolli
Para reformave të vitit 1839 osmanët përmes pashallarëve dhe ajanëve shqiptarë lojal dhe të korruptuar arriti që ti përçaj shqiptarët. Gjatë kësaj periudhe një masë e madhe e popullatës shqiptare u myslimanizua.
Reformat e Tanzimatit të vitit 1839 e cenuan rëndë identitetin kombëtar të shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik. Sipas këtyre reformave parashikohej detyrimi ushtarak për të gjithë muslimanët shtetas të P.O. pa marrë parasysh përkatësinë e tyre nacionale. Me këto reforma edhe shqiptaret mysliman duhej ti nënshtroheshin obligimit të rregullt ushtarak, pa kurrfarë shpërblimi dhe nën komandën e oficereve osman. Afati i shërbimit ushtarak zgjaste 15 vjet 7 dhe 5 vjet. Shqiptarët i kundërshtuan reformat e sidomos kundërshtuan që të mobilizohen si regrut në ushtrinë osmane. Kryengritja e njohur e Dervish Carës por edhe kryengritja e shqiptarëve në rrethinën e Prishtinës ishte e përbërë nga shumë shqiptarë të malësisë së Gallapit.
Pas shuarjes së këtyre kryengritjeve nga P.O. një numër i madh i shqiptarëve u tërhoqën në male si kundërshtarë të P.O. Ushtria osmane e udhëhequr nga Omer pash Latasi me ndihmën e ajanëve dhe pashallarëve lojal shqiptarë pasi i vranë shumë kryengritës një numër të madh prej tyre i burgosën dhe i dërguan me dhunë regrut të ushtrisë Osmane. Shumë prej shqiptarëve u dërguan me dhunë në luftë kundër Rusisë në luftën e Krimesë.

a. Të dhëna për historinë e familjes

Njëri nga të arrestuarit ishte edhe Asllani i Imerit nga fshati Krilevë komuna e Dardanës. Asllani pak vite pas martese detyrohet të dorëzohet në garnizonin ushtarak mbretëror në Gjilan. Së bashku me Asllanin para autoriteteve osmane dorëzohet edhe Halil Pacolli nga Mareci dhe Hasan Poroshticen nga Kremenata. Pas dorëzimit këta të tret burgosen në burgun e Gjilanit vendosin që ti dërgojnë në Rumuni për të luftuar kundër Rusisë. Në burgun e Gjilanit atyre ju vihen prangat me zinxhirë të lidhur në qafë dhe në këmbë. Para se të udhëtonin për Rumuni Asllani e kishte porositur kushëririn e tij Latifin që kur të ja sjellin bukën në bukë ta shtinë një limë. Latifi kishte vepruar sipas porosisë dhe kishte pasur sukses. Shqiptarët prej burgut të Gjilanit të lidhur me pranga në qafë i dërgonin në grupe për Rumuni. Asllani gjatë kohës së udhëtimit kur nuk ishte në vëzhgim të rojës me limën e tij e bënte prerjen e zinxhirit të prangave. Pas tre muaj rrugëtimi ata vendosen në një kazermë të ushtrisë osmane në Rumuni.
Gjatë qëndrimit në kazermë Asllani arriti që ta  prej zinxhirin e prangave. Asllani e bënë planin që së bashku me Halil Poroshticen dhe një të ri nga Gjakova që të dezertojnë nga armata turke. Ata duke dalë nga kazerma hasen në një roje të cilin e vrasin me një shkop të gjatë që ja marrin rojës. Pas vrasjes së rojës strehohen NT një kanal dhe përmes tij largohen nga kazerma.
Rrugëtimi i tyre i gjatë në drejtim të perëndimit ata i qoi në Kroaci dhe nëpër Bosne dhe Mal të Zi arrijnë në Kosovë.
Gjatë rrugëtimit kishin përjetuar vështirësi të mëdha për të mbijetuar nga mungesa e ushqimit dhe papastërtia. Pas shumë mundimeve kishin arritur në Kosovë. Asllani pasi u kthye e ndërtoi shtypin dhe me gruan e tij i patën tre djem: Hetemin, Halilin dhe Azemin. Është me rëndësi të ceket se edhe Halilin në moshën 20 vjeçare si ushtar i P.O. dërgohet në luftën e vitit 1892 kundër Greqisë. Për shkathtësinë dhe trimërinë e treguar në këtë luftë Halili dekorohet në vitin 1906 nga sulltan Abdyl Hamiti me beratin mbretëror. Dokumentin e përktheu profesor Ilaz Rexha.

b. Vlerat arkitektonike të shtëpisë

Vlerat arkitektonike të kësaj shtëpie janë të larta. E ndërtuar në kodrinën e lagjes së sipërme të fshatit kjo shtëpi ka një pozitë gjeografike me pamje të shkëlqyeshme të terrenit. Shtëpia është dy kate, kati i parë është i ndërtuar nga guri vendor me trashësinë e mureve prej 70 cm dhe të përforcuar me breza druri.
Hyrja kryesore është në katin e parë nga ana lindore hyhet ne korridor. Prej korridorit përmes shkallëve bëhet lidhja me shtëpinë e zjarrit në katin e parë dhe përmes një dere tjetër familjarët hynin në ahur. Shtëpia e zjarrit ishte me oxhak, ndërsa në mure anash ishin ndërtuar dollap për vendosjen e enëve. Në ahur ishte vendi  ku mbahej ati, ndërsa në anën tjetër lidheshin shtazët tjera. Ahuri e kishte hyrjen tjetër të veçantë për hyrje të shtazëve në anën jug-perëndimore. Përmes korridorit në katin e parë me shkallë të drurit bëhej lidhja me katin e dytë.
Muret e katit  të dytë janë të  punuar me tulla të pjekura dhe me shtylla vertikale të drurit si dhe lidhje horizontale me breza druri. Në këtë kat përmes korridorit bëhej lidhja me katër dhomat e gjumit dhe me çardakun e shtëpisë. Dhomat ishin mjaftë të mëdha dhe me ndriçim e pamje shumë të mirë. Dy prej dhomave ishin të pajisur me hamame të vogla. Nevojtorja ishte jashtë shtëpisë në objekte tjera përcjellëse.
Çardaku i shtëpisë ishte në anën jug-perëndimore, ndërsa nën çardak në katin e parë kishte qenë koteci i pulave. Shtëpinë e rrethonin edhe objekte tjera përcjellëse si: hambari, qilari, koshi, plemja, pojata për bagëti të imëta, pusi etj.
Arkitektura dhe stili i ndërtimit të kësaj shtëpie të ndërtuar në shekullin e XIX tregon më së miri për kulturën e banimi të shqiptarëve para pushtimit nga Serbia. Ndërtimet e tilla që hasen pothuaj në të gjitha rajonet e banuara me shqiptarë i hedhin poshtë të gjitha shkrimet e bërë nga studiues serb kinse shqiptarët nuk kanë pas kulturë të banimit dhe kinse serbët kishin shtëpi më të avancuara në aspektin arkitektonik dhe urban.
Arkitekti Zoran B. Petroviq në punimin e tij: Seoska “Kuça” i Ognjista na Kosovu i Metohiji, të botuar në “Gllasnikun” e Muzeut të Kosovës në vitin 1962/63 nuk ishte objektiv në studimet e tij i cili ndërtimet e shtëpive fshatare në Kosovë i ndanë në dy tipe: “tipi kosovar” dhe “tipi metohik”. Sipas tij tipi kosovar ishte me çatma, kurse ai “metodik” me gurë. Në punimin e tij paraqet dhe fotografi nga dukja e brendshme e një shtëpie serbe  të zjarrit në Çakllavicë dhe një tjetër shqiptare në rrafshin e dukagjinit. Me fotot dhe shkrimin e tij ka tentuar që ti paraqet shtëpitë e serbëve si ma të avancuara se sa shtëpitë shqiptare.
Nikolajeviqi në librin e tij “Severna stara Serbija” Vojno geografska i istorijska studija, Beograd, 1892, fq. 102, kur e bënë dallimin në mes të shtëpive serbe dhe shqiptare shkruan se shtëpitë shqiptare nuk janë të zbukuruara, janë të ndërtuara prej guri dhe të mbuluara po ashtu me rrasa guri, kurse shtëpitë serbe janë të rregulluara dhe të ndërtuara prej guri, qerpiçëve (tullave ë pa pjekura) dhe të mbuluara me kashtë. Nga kjo kuptojmë se shqiptarët janë bartës të traditës së ndërtimeve me gurë , të fortifikimeve dhe urave, me të cilin argument e vërtetojnë autoktoninë në hapësirat gjeografike të Ballkanit.
Dëshmitë në terren e tregojnë të kundërtën se vërtet shqiptarët janë bartës të ndërtimeve me gurë dhe materiale tjera rrethanore se shtëpi me gurë dhe kulla kishte në të gjitha trevat shqiptare duke e përfshirë edhe pjesën tjetër të Kosovës. Mbarësisht nga ekonomia e zhvilluar familjare por kishte edhe familje të varfra shqiptare që shtëpitë e tyre i kishin të punuara me çatma druri dhe të mbuluara me kashtë apo fieri.  Studimi i këtyre shtëpive në terren tregojnë  se shtëpitë e shqiptarëve ishin shumë më të avancuara se sa ndërtimet e serbëve me çatma.


(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora