E enjte, 24.07.2025, 09:48 PM (GMT+1)

Speciale

Fritz Radovani: 8 Marsi në ''hanë''...!

E hene, 08.03.2010, 10:58 PM


8 MARSI  NË  “HANË”...!

Nga Fritz RADOVANI

Shumë njerëz janë rrejtë nga drita e mekun e hanës..! 
Na dukej e pabesueshme se njerzimi nuk shihte një pjesë të mirë të planetit hana, që mësuesit tonë të nderuem e quenin pjesa e “padukëshme” e hanës...edhe pse ajo rrotullohet me ne. Në koken e secilit nxanës ngulitej e shngulitej një “mister”... “çka do t’jetë aty..!?”. 
Të mjerët ata që nuk kishin besim në zbulimet e mavonëshme të shkencës..! 
Fatkeqësisht me këte mendim u brumosën edhe shumë të rinjë shqiptarë që mbas vitëve 1936 – 41, u angazhuen me partinë komuniste, tue vdekë pjesa ma e madhe edhe sot me këte mendim se: “Çka bahet në dritën e hanës...mbetë e paditun nga njerzimi..!” 
Përditë shkruhen libra, bahen filma, shfaqen mbrekullitë e shekujve në TV, paraqiten sa e sa parada dhe manifestime për “çmimet”e kinematografisë, shkencës, paqës e të shumë e shumë zbulimeve të mëdha në pothuej të gjitha fushat e veprimit të jetës, por “çmimi” që u ka përkitë me kohë dhe u përket edhe sot Nanave, Motrave, Grave, Vajzave, Bijave Shqiptare, që u masakruen, u torturuen, u vranë, u burgosën, u interrnuen, u dëbuen, u njollosën dhe që përjetuen “përbuzjen e luftës së kllasave” në sistemin përbindsh komunist shqiptar, me plot gojë e tham se mbetët ende i varrosun në atë pjesë hane, ku, komunistët e groposën me idenë e tyne marksiste – leniniste, se nuk ka për t’u ditë “kurrë”...E, fatkeqësisht, ka edhe nga ata që  besojnë ende sot, se: “Se Bota mund të ndalohet në vend e, atëherë, komunizmi ka me kenë i përjetëshem”, prandej, vazhdojnë me i shërbye shumë nga ... “veprimtarët e dritës së hanës...” 
Mijra e mijra familje shqiptare sot, kur, rreth e rrotull njerzimit shihën manifestimet e “8 Marsit 2010”, kujtojnë me dhimbje shumë të madhe aqsa me krenari, Kryelartësinë e Atyne Grave Shqiptare, që vdiqën dhe humbën bashkë me vorrezat e veta, tue lanë trashigim vetëm një ofshame Nanët: “Ah, more ...si, po ju la kështu...!” dhe, ikën “nën dritën e hanës!”. 
Tue kenë pjestar i pranishëm në një prej këtyne dhimbjeve deri në ofshamjen e fundit të jetës së Nanës s’Eme, mora përsipër sot me kujtue disa prej motrave të saja, disa prej Atyne Grave që kanë vdekë, tue u përjetësue me Martirizimin e genocidit komunist shqiptar!
Për fat një “moter” e emja, Fatbardha Saraçi (Mulleti), ka ngritë një lapidar pikërisht me Gurët e varrosun në pjesën e “padukëshme” të hanës, që Ajo i ka nxjerrë nga pluhuni, llomi, balta, labirintet dhe tunelet e “E.Hoxhës”, ndonse, të gjitha nën kokë nuk kishin asnjë “jastek kashte”, por, koha i solli me ujnat që lëvizin nën tokë, nga një “kunorë dafine” e, sot, Bardha, këta Gur të daltuem i pastroi, i shpërlau dhe i freskoi me ujët që buron nga Alpet tona tue i ringjallë me një Lapidar të Pavdekshëm, me vepren e saj “Dhimbje”... 
... U ndalova para Tij dhe, ...fillova me lexue...! 
“Ato që kujtohen nuk vdesin!”...Pikërisht, fillon me Ato... që “ata”, kujtuen se i kanë varrosë “përgjithmonë”...bashkë me Pasardhësit e Tyne... 
Roza e shoqja e Kolë Jakovës, Nana e Ndocit, Prenkës...foto në burgun e Shkodres, me Lutfije Omarin dhe një zonjë të familjes Marashi...
Lena e shoqja e Gjelosh Lulit me vajzat Klara e Izabela...interrnue...
Maria Delia...e interrnueme. 
Luçia Delia, vajzat Terezina, Angjelina 7 vjeç, interrnue...
Neta Shyti...interrnue
Sanije Zajmi, interrnue...
Laje Derguti, e interrnueme...
Marija e shoqja Nush Topallit, vajza Suzana...interrnue...
Feride Hoti me dy vajzat...interrnue....
Angje Vasia me vajzen Gjyljana...interrnue...
Agetina Marashi...interrnue...
Nine Destanishta, e shoqja e Gjonit, me dy vajzat...interrnue...
Lutfije Omari, e shoqja e Shaqirit, me vajzen Satber, interrnue...
Zina e shoqja Ndoc Kaçës, me vajzën Luçia, interrnue...
Pina e shoqja Gjon Çobës, me vajzën Nuçi, interrnue...
Nexhmije Daca, interrnue...
Qamile Myftia, me vajzat Sadije e Nezihat, interrnue...
Filat Kazazi, interrnue...
Mejreme e shoqja e Cafo Beg Ulqinit, me vajzat e vogla....interrnue...
Hibi e Sebiha Bushati, vajzat e Fadilit, interrnue...
Luçia e shoqja e Ludovik Saraçit... interrnue...
Pina Dajçi, me vajzat Katrina e Roza, interrnue...
Pina e shoqja e Loro Lukës, interrnue...
Xhyhere Kazazi, me nusën e djalit interrnue...
Luçia e shoqja Mark Malës, me vajzën Ermine 5 vjeç, interrnue...
Hava Repishti, me vajzen Hedije, interrnue...
Hatixhe Pipa, Nana e Arshiut e Muzaferit vdiq në interrnim...
Syme e shoqja Sheuqet Mukës, interrnue...
Zojë Gjeloshi, nuse 18 vjeç, u interrnue...
Sadije e shoqja e Xhelal Bushatit, me vajzat Gjelferoza e Fahria, interrnue...
Vehibja e shoqja e Nezim Alltunit, interrnue...
Zina e shoqja Anton Dukagjinit, me vajzën Irena, interrnue...
E shoqja e Zef Gjeçit, interrnue...
Maria e shoqja e Lem Dedës, interrnue...
Rukija e shoqja e Hysen Metanit, me vajzën Bija, interrnue...
Lula e Leze Kolë Hysaj nga Vermoshi, interrnue...
E shoqja e Rexhep Shazit, interrnue...
Maria e shoqja e Gjon Shllakut (Gjon Pyka i Rusit), me vajzen Elizabeta, interrnue... 
Rabija, Liria, Tefta vajzat e Mul Bajraktarit, interrnue...
Flora e shoqja e Zef Palit, me motren Ida Lezhja, interrnue...
Dava Nana e Gjonit Markagjonit, me nusen e Gjonit Mrika dhe vajzat Marta, Bardha, Çelestina, dhe Marta e shoqja e Markut Gjonmarkut, me vajzen Kristina, interrnue deri 1991. 
Mrika Pervizi e shoqja Frrok Preng Previzit, Prenda (Ana) e shoqja e Prenkë Previzit, interrnue deri 1991...
Kune Mirakaj, vdiq në interrnim...Nana Cube, me vajzen Lajde...interrnue...
Sulltana e shoqja e Esat Dine, me vajzen Fatmira, interrnue...Vera Dine, interrnue...
Jalldezin Stravecka, interrnue...
Hamide Mulosmani...interrnue...
Vera, vajza e Hysen Demës, interrnue...
Kadrija e shoqja Rifat Camit, interrnue...
Sanije Sulaj e Meliha Sulaj, interrnue....
Prenda Llesh Gjeçi, interrnue...
Rukije Metani me vajzen Sabrije...interrnue...
                ...E sa, nga këto fatzeza janë daltue në mbarë Shqipninë..?
Vazhdojmë me emnat e nderuem të Atyne që u burgosën nga diktatura komuniste: 
Ida Kol Melgushi...arrestue janar 1945...
Ida Lezhja, arrestue.
Margerita e shoqja e Ndoc Gjeloshit, arrestue...
Pina Martin Kola, arrestue...
Gjystina Zef Sekuj, arrestue...
Agime Pipa, arrestue...
Maria e shoqja Kol Palit, me vajzat Terezina, Liza, arrestue...
Adile Boletini e shoqja Adem Boletinit, arrestue....
Ana Kol Daja, arrestue...
Dila Zef Ndreca, arrestue...
Shanisha Hasan Dosti, arrestue...
Zoji Gjeloshi e Drande Stakja, arrestue...
Lena e shoqja Gjelosh Lulit, arrestue....
Sebiha Kasimati, arrestue...
Marije Zojzi, e shoqja Pjeter Dedës, arrestue, vra në Sheldi me burrin e saj...
Maria Shllaku, arrestue dhe pushkatue në Prizren...
Bixhe Pistulli, e shoqja e Sander Pistullit, arrestue...
Sadije Kazazi, arrestue...
Gjyzepina Çoba (Androkio), arrestue...
Marta Doda, vajza e Preng Pashës, arrestue...
Frida Sadetini, arrestue dhe interrnue...
Viktore Ejëll Kuka, arrestue...
Gjela Llesh Biba, arrestue...Bardha Cub Marku, arrestue...
Liza Llesh Mali, arrestue...
Bardha Mark Bushkola, arrestue....
Maria Tuci, arrestue...
Olimbi Baruti, arrestue...
Angjelina Kovaçi, arrestue....
Bedrije Ashikja, arrestue...
Musine Kokolari, arrestue....
Laura Keçi, arrestue...
Mrika Pepa, nga Berdica, Shkoder, arrestue...
...E ndoshta, pafundsia e Këtyne Emnave të Nderuem...me të vërtetë asht një pjesë shumë e vogël e Asaj së panjohtunes “hanë”....që, Drita e Diellit e shndritë përjetë! 
I kerkoj ndjesë përsonave që padashje nuk i kam kujtue në këta pak rreshta!.. Kryesisht, për mungesë arkivi! Plotësoni dhe botoni edhe Emnat tjerë...
I baj thirrje gjithë Shqiptarve Atdhetarë, të mendojnë me Përjetësue Këta Shqiptare të derdhuna në bronx, në një “Monument me shkronja të arta!”...




(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx