E merkure, 11.12.2024, 02:57 AM (GMT)

Speciale

Besnik R. Bardhi: Milloshevici në vitin 1990, helmoi foshnjet dhe rininë shqiptare në Kosovë

E enjte, 18.03.2010, 09:57 PM


Në 20 vjetorin e helmimit të nxënësve shqiptarë

MILLOSHEVIQI NE VITIN 1990, HELMOJ FOSHNJET DHE RININE SHQIPTARE NE KOSOVE

Nga Dr. Besnik R. Bardhi

Helmimet e  rinisë shqiptare në Kosovë në pranverën e vitit 1990, të shkaktuara nga agjenturat sekrete të okupatorit serb, përbëjnë  një ndër periudhat më të dhembshme që ka përjetuar populli shqiptar gjatë okupimit të gjatë 100 vjeçar serb.

 Ne botë dihen  disa raste identike ku okupatoret dhe diktatorët vepruan me popullatën e nënshtruar njëlloj si në Kosovë. Rasti me eklatant është helmimi i disa fshatrave me popullatë  kurdë  në Irak,  nga ana e diktatorit Sadam Hyssein.

 Qëndrimi zyrtar i okupatorëve serb lidhur më këtë krim të bërë nga qarqet kriminale të Qeverisë serbe ka qenë shumë cinik dhe ofendues. Të gjithë mjekët shqiptarë që dhanë ndihmën fëmijëve të helmuar u quajtën dhe u akuzuan nga kolegët serbë ta pa aftë dhe në shërbim të strukturave nacionaliste dhe irredentiste shqiptare në Kosovë.

Fëmijët e helmuar u quajtën  “ aktorë të Kanës “.

Kjo tragjedi e rëndë që e goditi pjesën më vitale të popullit shqiptar në Kosovë u pregaditë një kohë të gjatë nga ana e kriminelëve serbë. Së pari u bë segregacioni në shkolla, fëmijët e nacionalitetit serb vijonin mësimin paradite ndërsa ata shqiptarë mbas dite. Kjo është pëgjegja ndaj akuzave serbe  pse ndodhi “helmim një nacional”.

Situata politike ne fillim të vitit 1990 në Kosovë ishte shumë e tendosur dhe e rëndë, okupatorët serb punonin në bazë të platformës të cilën e kishin përpunuar mirë njerëzit nga Akademia  Shkencës dhe Artit Serb. Në fakt kjo platformë vetëm u plotësua dhe u përshtat rrethanave të reja, nga ajo e mëhershmja e antishqiptarit Qubrilloviq.

 Si rezultat i kësaj ngjarje, pushteti okupator serb ndërmori masa drastike ndaj mjekëve shqiptarë. Pjesa dërmuese e personelit mjekësorë u largua me dhunë nga vendpunimet e tyre. Këto ishin përfitimet e tyre politike, mirë të paramenduara dhe të kalkuluara, nga helmimet që i bënë në Kosovë.

Me një veprim të kryer ata përfituan në shumë fusha:

1. Të komprometohej shëndetësia kosovare  si e pa aftë të menaxhoj situatën e rëndë të krijuar gjatë helmimeve. Kolegët serbë, në kuadër të Shoqatës së Mjekëve të Serbisë, nënshkruan peticion të turpshëm ku kolegët shqiptarë i akuzuan për jo profesionalizëm si  dhe të manipuluar për interesa të nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë.

 Ky raport i nënshkruar nga ana e Kryetarit të Kryesisë së Shoqatës së Mjekëve të Serbisë, Akademik prof.dr.Vojin Shuloviq, në Prokuplje me dt. 30 mars 1990, mes konkluzioneve tjera kërkon:

 “ Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, prof.dr.Alush Gashi… “ dhe ajo çka pason dhe është më e rënda, ky raport përfundon me këtë urdhër të prerë:

 “ Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë, duke marrë parasysh të gjitha ngjarjet, nuk është në gjendje të kryej funksionin e vetë edukativ dhe arsimor dhe për këtë arsye propozojmë që menjëherë të fillohet riorganizimi dhe aftësimi i parashikuar me ligj “.

Mbyllja me dhunë e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë

Menjëherë pas kësaj shkrese, Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë u mbyll me dhunë nga forca të mëdha të policisë serbe. Me dhunë u nxorën profesorët, asistentet, studentët dhe doajenët e mjekësisë kosovare nga zyrat e klinikave te QKUK.

 2. Interesi tjetër final i  pushtetit serb, padyshim dhe më tragjik për shqiptarët, ishte përgatitja e trenit për luftën që pasoj më 1998/99. Rrënimi i shëndetësisë kosovare nga okupatori serb në vitin 1990, menjëherë pas helmimeve, gjithsesi  pat pasoja  të rënda për popullatën shqiptare, sidomos të plagosurit gjatë luftës në Kosovë.

 Prof.dr,Radovanoviç, i dirigjuar nga Qeveria serbe përpiloj një raport lidhur më çështjen e helmimeve  të rinisë shqiptare në Kosovë në pranverën e vitit 1990.

Raporti ose më mirë të themi pamfleti politik i prof.dr.Radovanoviqit është një shkrim jo shkencor, tendencioz, jo human, i pa bazuar në të dhënat e bollshme shkencore që ekzistojnë  si dhe i demantuar me gjuhën e argumenteve dhe shkencës së mirëfilltë.

 Rezultati i tij nga “ hulumtimet ” e bëra  përshkruhet në këtë formë:

“Një histeri masive i goditi 4000 të rinj shqiptarë, që për tre javë shkaktoi mosbesim ndaj serbëve. Një gyp i ajrosjes në të vetmen klasë në Podujevë, shkaktoi dyshim se serbët kishin shpërndarë helm. Rritja dramatike e numrit të rasteve me 22 mars u përputh me aktivizimin e një plani katastrofal, me ç’ rast shqiptarët morën kontrollin mbi shëndetësinë”.

Prof.dr.Radovanoviç, mohon helmimet dhe këto ngjarje i quan histeri kolektive të rinisë shqiptare. Ai tallet me tragjedinë kosovare, duke shkelur rëndë etikën dhe kodeksin mjekësor.

Punimi i tij për helmimet e  e rinisë shqiptare u publikua në vitet e para luftës në European Journal of Epidemiology ...

Prof.dr. Radovanoviç, arriti te manipuloje opinionin ndërkombëtar me të pa vërteta. Ne shqiptarët e Kosovës edhe pse jemi viktima dhe kemi argumente të bollshme nuk arritëm edhe pas 20 viteve t’ a prezantojmë të vërtetën karshi faktorit ndërkombëtar.

Është koha e fundit që me forcën e argumentit ti tregojmë botës të vërtetën shumë të hidhur dhe tragjike për krimet monstruoze serbe qe i shkaktoi rinisë shqiptare në pranverën e vitit 1990, ngjarje kjo e cila i parapriu më vonë etnocidit të pa parë serb ndaj shqiptarëve  gjatë luftës së viteve  1998/99.

Raporti i rrejshëm i prof.dr.Radovanoviç

Raporti i prof.dr.Radovanoviç bie në tokë dhe si i tillë shpallet si gënjeshtër e kulluar dhe antishkencor nga këto fakte:

 Ne simpoziumin me karakter ndërkombëtar, të organizuar enkas për helmimet në Kosovë, të mbajtur më 09.06.1990 në Zagreb, me titull

 “ Kosova, Sprovë e Ndërgjegjes Mjekësore “ u debatua me gjuhën dhe forcën e argumenteve.

Në këtë simpozium ishte dhe delegacioni serb në krye me prof.dr.Ljubomir Eriq, kolegë i prof.dr.Radovanoviç.

 Ai prezantoj në këtë tubim punimin e tij lidhur me  INDUKSIONIN PSIKIK KOLEKTIV ,  kinse të ndodhur me rininë kosovare në mars te vitit 1990. Mes tjerash theksoi se këtij induksioni psikik i nënshtrohet vetëm mosha mbi 11 vjeç.

Në pyetjen e anëtarit të Kryesisë së punës, prof.dr.Anton Dolenc , nga Fakulteti i Mjekësisë në Lubjanë, që i drejtoi prof.Eriqit , se cili është komenti i juaj për rastet  e foshnjave të helmuara në institucionet parashkollore në Gjakovë, pra nën moshën 11 vjeçare,

Prof.Eriq, u mendua për pak sekonda dhe tha: Më duhet të sajoj diçka !!!

Uli kokën dhe asnjëherë më nuk morri fjalën.

Pra,  prof.dr.Lubomir  Eriq demanton pa dashje tezen e histerisë kolektive  kolegen e tij prof.dr.Radovanoviç.

E vërteta shkencore është vetëm një. Në Kosovë, në mars të vitit 1990, nuk  pat induksion psikik kolektiv.

Argumenti tjetër i cili u publikua për herë të parë në Simpoziumin e mbajtur në Zagreb, është dhe gjetja e agjentit toksik DIMETILPHOSPHODITIONAT ( DMPP) në  7 -të epruvetat e mostrës së urinës nga fëmijët e helmuar në Kosovë. Ky insekticid u zbulua nga prof.dr.Franjo Pllavshiq, ekspert i Biokimisë në Zagreb.

 Një dëshmitar shumë autoritativ dhe ish kryetar i Jugosllavisë dhe së fundi  ish kryetar i Kroacisë, z. Stjepan Mesiq, gjatë një vizite në SHBA, prezantoi raportin e tij “ The participation of Yugoslavia in chemical armament ” (Pjesëmarrja e ish Jugosllavisë në armatimin kimik). Sipas gazetës “Borba” të dt. 26.09.1991 ai ka deklaruar: “ Gazra të rrezikshme luftarake u përdorën kundër popullatës shqiptare në Kosovë “.

Ruajtja e  gjithë dokumentacionin  faktografik ( video xhirime, dokumente ...)

Fakti që Kosova në dokumentacionin e dëshmive në GJND nuk bashkëngjiti dhe akuzën ndaj Serbisë për helmimin e popullatës së saj, në mars të vitit 1990, tregon qartë për një lëshim të pafalshëm. Shumë shpesh kam shkruar për helmimet dhe i kam bërë apel lidershipit kosovar për të punuar në këtë drejtim, mirëpo kurrë nuk kam marrë përgjigje pozitive.

Kam shkruar edhe një letër të hapur vitin e kaluar drejtuar kryetarit Sejdiu, kryeministrit Thaçi dhe kryeparlamentarit Krasniqi, ku sugjeroj që kjo temë te riaktualizohet dhe te ngremë padi ndaj shtetit serb për krimin e bërë si dhe te futet në dokumentacionin e Kosovës për GJND në Hagë. Edhe kësaj radhe nuk kam marr asnjë përgjigje.

Të gjithë dokumentacionin  faktografik ( video xhirime, dokumente ...) lidhur më këto ngjarje i kam ruajt me kujdes të madh gjatë djegieve dhe  luftës së përgjakshme te vitit 1999 në Gjakovë.

Jemi treguar të pa aftë në prezantimin dhe sistemimin e fakteve mbi krimet serbe të bëra ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Një pjesë të madhe të fajit e kan dhe mediat të cilat shumë pak i kanë kushtuar hapësirë kësaj tragjedie.

Serbet çdo ditë sajojnë gënjeshtra në dëm të shqiptarëve dhe zhvillojnë luftë speciale propagandistike, kurse ne kemi fakte dhe heshtim !!!

 Lidhur më këtë ngjarje është shkruar edhe një liber shume interesant nga suedezi Joran Wassenius, i cili është përkthyer edhe në gjuhen shqipe dhe promovimi i librit është bërë në maj të vitit të kaluar.  Autori Wassenius , një periudhë të gjatë ka hulumtuar dhe ka zbuluar shumë argumente në favor të tezës së helmimeve. Kam pas fatin të jem bashkëpunëtor i tij i ngushtë gjatë shkruarjes së librit.

 Në mars, të këtij viti, bëhen  20 vite nga ngjarja tragjike e helmimeve në Kosovë. Unë nuk do të ndalem në asnjë moment nga rruga që kam zgjedhur deri në sensibilizimin dhe ndriçimin e plotë të kësaj çështje.

Jam thellë i bindur  në të vërtetën shkencore të helmimeve në Kosovë, shteti i Serbisë duhet të jap llogari dhe përgjegjësi edhe për këtë krim monstruoz që ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Pres përkrahje institucionale dhe bashkëpunim serioz te shtetit të Kosovës për veprimet e mëtejme.

Në nivel shteti duhet krijohet  një komision me ekspert të fushave të ndryshme, të cilët duke u bazuar në materialet faktografike, do të sajojnë një kumtesë zyrtare ku do të thuhet e vërteta e plotë për helmimet në Kosovë dhe do të demantohet raporti i turpshëm i prof.dr.Radovanoviq.

Jemi shtet i pavarur dhe duhet të veprojmë me arsye të shëndoshë për hirë të gjeneratave që vijnë dhe shkruarjes së drejt të historisë.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora