E shtune, 27.04.2024, 11:30 AM (GMT+1)

Speciale

Milazim Kadriu: Intervenimi i NATO-s, fillimi i një historie të re në Kosovë

E merkure, 24.03.2010, 10:59 PM


Në 11-vjetorin  e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe

 

INTERVENIMI I NATO-S, FILLIMI NJË HISTORIE TË RE NË KOSOVË

 

Nga Milazim KADRIU

 

Pikërisht më 24 mars 1999,është dita kur para  11 vitesh filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Këtë ditë pak para  orës 20:00, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana,filloi fushata ajrore e cila zgjati deri më 10 qershor 1999. Pas 78 ditë bombardimesh, regjimi i Sllobodan Millosheviqit u përkul dhe i pranoi kushtet e Aleancës. Intervenimi i NATO s kundër pozicioneve të ushtrisë dhe policisë serbe në vitin 1999, është ngjarja më e rëndësishme e shekullit të shkuar për këtë aleancë, duke konfirmuar faktin se liria është vlera më e lartë e shoqërisë demokratike. Andaj populli i Kosovës është mirënjohës për liderët botëror që përkrahën çlirimin e Kosovës.

 

Kjo që po ndodh në Kosovë nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale të luftës

 

Më 24 mars 1999 është dita për njohjen e Kosovës në botë dhe të ardhmen e saj në rrugën e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e Kosovës në rrjedhat evropiane dhe euro-atlantike. Këtu, pra, qëndron vlera historike e magjike e kësaj dite, e quajtur 24 marsi 1999, dita e sulmeve ajrore dhe e rolit e luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ish-presidenti I SHBA  William Jeferson Clinton - Bill Klintonit, në fjalimin e tij  drejtuar kombit amerikan para 11 vitesh. Ndër tjera tha : "Bashkëkombës të mi, në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat te tjetri, po bombardojnë vendbanimet civile dhe po djegin shtëpitë. Ne po shohim njerëz të pafajshëm të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njerëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe goditen me plumba. Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht janë qëlluar menjëherë me armë zjarri. Kjo që po ndodh në Kosovë nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale të luftës; kjo është një lufte e padrejtë e kryer më të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njerëzve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe. Pra, bashkëkombës, të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi, e cila për ne është një kërkesë morale!"

 

Bashkëkombës: unë jam i bindur se rreziku për të hapur lufte dhe për të bërë diçka nga SHBA-ja, nuk është aq i madh sa ç’ është rreziku të rrimë duarkryq dhe të mos bëjmë asgjë, që të nxjerrim nga ky rrezik njerëzit që nuk mund të mbrohen dhe te ne amerikanët kanë interesa kombëtare. Sikur ne sot, së bashku me aleatët (NATO) tanë, ta lemë që kjo luftë e padrejtë të vazhdojë, atëherë, presidenti Milosheviq do të inkurajohet nga hezitimi ynë duke e quajtur luftën e tij, si një drejtësi duke vrarë njerëzit në Kosove, kështu që atij ne i lëmë dorë të lirë për të bërë më shumë masakra dhe më shumë shpërngulje me forcë të qindra mijë refugjatëve të cilët presin vetëm mbrojtjen tonë. Tani bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës. Populli i saj, megjithëse Kosovën e ka vendin e vet, nuk mund të jetojë atje, prandaj na duhet ne t'i sigurojmë jetët e tyre dhe ata të mos kenë më frikë për jetë”.

 

Falë intervenimit të NATO s, rezistencës sonë të përgjithshme dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendi ynë arriti lirinë

 

Në mesazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës,Fatmir Sejdiu  drejtuar qytetarëve të vendit ndër tjera thuhet se “Ndërhyrja e Aleancës Veriatlantike për ndalimin e krimeve të paramenduara që po i bëheshin popullit të Kosovës paraqet një akt të lartë të humanizmit të bashkësisë ndërkombëtare, e cila nuk qëndroi indiferente ndaj tragjedisë që po përjetonim, por ndërhyri me vendosmëri për t'u dhënë fund vuajtjeve apokaliptike nëpër të cilat po kalonim.

 

Falë intervenimit të NATO s, rezistencës sonë të përgjithshme dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendi ynë arriti lirinë dhe iu bashkua familjes së madhe të kombeve sovrane, të cilat synojnë së bashku një botë më të lirë, më të prosperuar dhe më paqësore.

 

Njëmbëdhjetë vjet pas fillimit të kësaj fushate, Kosova ka shënuar progres në të gjitha fushat e jetës. Republika e Kosovës është pavarësuar dhe është njohur ndërkombëtarisht nga 65 vende, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera demokratike anekënd botës. Ajo po dëshmohet çdo ditë si një faktor shumë i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore, duke nxitur po kështu bashkëpunimin me vendet fqinje dhe të rajonit.

 

Institucionet e Republikës, me gjithë vështirësitë që i has secili vend i porsapavarësuar, po punojnë për zhvillimin ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe për përmirësimin e mirëqenies së jetës së të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, në mënyrë që vendi ynë të shpejtojë hapin drejt integrimeve euroatlantike.

 

Në vitet 1998 – 1999 Kosova kishte hyrë në rrugën e pakthyeshme të rezistencës kundër okupimit shekullor

 

Në mesazhin e Kryeministrit Hashim Thaçi, me rastin e 24 marsit,ndër tjera thuhet se “Intervenimi i Organizatës më të fuqishme botërore ushtarake - i NATO-s, mbi pozicionet e ushtrisë dhe policisë serbe më 1999, është ngjarja më e rëndësishme e shekullit të shkuar për këtë aleancë , duke konfirmuar faktin se liria është vlera më e lartë e shoqërisë demokratike. Në vitet 1998 – 1999 Kosova kishte hyrë në rrugën e pakthyeshme të rezistencës kundër okupimit shekullor, duke u ballafaquar me njërin nga regjimet më diktatoriale, që përmes ushtrisë , policisë dhe formacioneve paramilitare ushtronte dhunë, djegie, gjenocid dhe krime të papara mbi një popull të lashtë dhe liridashës. Vendimi politik për angazhimin e NATO-s në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke ndëshkuar rëndë një politikë që ushtronte dhunë shtetërore sistematike, krime dhe gjenocid, është dëshmia më e mirë se vlerat e civilizimit evropian, liria dhe demokracia janë identiteti i pakapërcyeshëm që nuk lejohet të rrezikohen nga forcat e errëta me asnjë çmim. Qytetarët e Kosovës, institucionet e lira dhe demokratike të shtetit më të ri të Evropës u janë mirënjohës të gjithë liderëve botërorë, politikë dhe ushtarakë për përkrahjen e madhe dhe të pa rezervë në momentet më vendimtare, që kulmuan me çlirimin e vendit, duke krijuar kushte që Kosova të ndërtojë identitetin e vet shtetëror dhe demokratik. Në bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare dhe duke përfaqësuar gjithnjë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës, institucionet legjitime tejkaluan fazën emergjente të pasluftës, tranzicionin demokratik, duke finalizuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Njëmbëdhjetë vjet pas intervenimeve të NATO-s, Republika e Kosovës ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt demokratizimit dhe zhvillimit të brendshëm, drejt afirmimit dhe njohjes nga shtetet e demokracisë së zhvilluar. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara dhe të përcaktuara vendosmërisht që sa më parë të përmbushin të gjitha kriteret dhe parakushtet për t’u bërë pjesë e integrimeve euroatlantike.

 

Kjo është një ndër ditët më te rëndësishme për qytetaret e Kosovës

 

Intervenimi i NATO-s në Kosovë, pa dyshim se është fillimi i një historie të re, jo vetëm për zhvillimet politiko ushtarake në Kosovë por edhe më gjerë- thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e 11-vjetorit të intervenimit të NATO-së kundër caqeve policore-ushtarake serbe. “Data e 24 Marsit të vitit 1999, e cila identifikohet në historinë më të re të Kosovës si intervenimi i NATO-s në Kosovë, pa dyshim se është fillimi një historie të re, jo vetëm për zhvillimet politiko ushtarake në Kosovë por edhe më gjerë. Kjo është një ndër ditët më te rëndësishme për qytetaret e Kosovës, sepse më në fund u pa drita në fund të tunelit, u pa se bota e civilizuar është e vendosur për ndërprerjen e gjenocidit serb mbi qytetaret e Kosovës”, thuhet në deklaratë. “Kosova dhe qytetaret e saj u janë mirënjohës për jetë atyre që bënë të mundur që qytetaret e Kosovës të kthehen në trojet e tyre stërgjyshore, duke e mbështet luftën e drejtë të kauzës sonë të përbashkët për një ambient të lirë dhe prosperues drejt vlerave evropiane e perëndimore”.



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora