Kulturë
Sejdi Berisha: Poezi e ndijimeve rinore dhe e përjetimit të ngrohtë
E diele, 24.01.2010, 06:54 PM
 Sejdi BERISHA:
Sejdi BERISHA:POEZI E NDIJIMEVE RINORE DHE E PËRJETIMIT TË NGROHTË
(Yll M. Lajçi: “Takimet në ikje”, poezi – 2009)
Poezia, është diçka që ta krijon këmbëngulësinë për të shkruar pareshtur, edhe nëse këtë nuk e bën në fillim. Ajo, të bezdisë dhe të shpie rrugëtimit nëpër hapësirat që njeriu i do, i ka ëndërr, apo edhe që dëshiron që gjithnjë t’i bëjë pjesë të vetes. I tillë është edhe Yll M. Lajçi, i cili tani e sa vite, kohë pas kohe, ka shkruar dhe botuar poezi, e të cilat duken se e kanë grishur për t’i përmbledhur në libër, sado modest qoftë, ai.
Libri, “Takimet në ikje”, këtij krijuesi relativisht të rinj, i ka dhënë guxim që më në fund të prezantohet me veprën e parë, por që, vet titulli autorin e prezanton si njeri të dëshirës për takime, kontaktime, shoqërime, por që krahas kësaj, duke respektuar peshën krijuese, në kuptimin pozitiv është edhe njeri i frikës e cila ia imponon mendimin për ikje, kuptohet, për të rrugëtuar për ta gjetur vetveten, por edhe për ta sforcuar vazhdimësinë e vargut, e cila gjë e mbanë kujdestar për ta prekur e shprehur më guximshëm mendimin, e veçmas atëherë kur përjetimet bëhen zjarr shpirti. Autori, i këtij libri, edhe pse biolog me profesion, ai, qysh para studimeve, poezinë dhe vargun e kishte pjesën më të rëndësishme të kuvendimit rinor, me të cilën shprehte dhe nxirrte afshin por edhe përjetimin e ngrohtë, të cilat gjëra, nganjëherë i mbyllte në vetvete.
Poezitë në librin, “Takimet në ikje”, të radhitura në nëntë si njësi ciklike, edhe pse të ndara në këtë formë, ato mund të janë, dhe janë një tërësi e pasqyrës së dhembjes dhe dashurisë por edhe e nostalgjive të moshës rinore, që reflektojnë synimin e autorit për të shprehur thellësitë e përjetimit shpirtëror për çdo gjë dhe për gjithçka.
Tensionimi poetik për shpresën, lumturinë, dhembjen, jetën...
 Në të gjitha njësitë ciklike, Yll M. Lajçi, endet e përkundet me vetveten, me botën që ka dhe me krajatat, të cilat ia rrahin dhe përplasin atij erërat dhe furtunat e forta por edhe të pamëshirshme. Për këtë arsye, atij, këto gjëra i bëjnë përshtypje, dhe kështu, “qëndron nën ballkon me zog të pashtëpi”, duke ligjëruar se jeta është e tillë: “Atë që e kërkon para se ta gjesh vdekja ta rrëmben...”! Me këtë tensionim krijues, shtreson mallin e dhembjen, shpresën e lumturinë, frikën e pendimin, që poeti, thuaj se të gjitha edhe i ka, por, edhe vet i vënë në një shportë, dhe vargu i tij këtë shumëkuptimësi e arsyeton: “Pse/E preke shpirtin/Pse?!”. Me këtë, por edhe duke lexuar me kujdes poezitë tjera, vërejmë se autori shpreh etjen dhe ngrohtësinë brenda pothuaj se çdo vargu: “...edhe pse në këtë dhomën time/diçka kundërmon aromë lotësh”.
Në të gjitha njësitë ciklike, Yll M. Lajçi, endet e përkundet me vetveten, me botën që ka dhe me krajatat, të cilat ia rrahin dhe përplasin atij erërat dhe furtunat e forta por edhe të pamëshirshme. Për këtë arsye, atij, këto gjëra i bëjnë përshtypje, dhe kështu, “qëndron nën ballkon me zog të pashtëpi”, duke ligjëruar se jeta është e tillë: “Atë që e kërkon para se ta gjesh vdekja ta rrëmben...”! Me këtë tensionim krijues, shtreson mallin e dhembjen, shpresën e lumturinë, frikën e pendimin, që poeti, thuaj se të gjitha edhe i ka, por, edhe vet i vënë në një shportë, dhe vargu i tij këtë shumëkuptimësi e arsyeton: “Pse/E preke shpirtin/Pse?!”. Me këtë, por edhe duke lexuar me kujdes poezitë tjera, vërejmë se autori shpreh etjen dhe ngrohtësinë brenda pothuaj se çdo vargu: “...edhe pse në këtë dhomën time/diçka kundërmon aromë lotësh”.Ndonëse, në shumë poezi hetohet doza e frymës pesimiste, autori është kureshtar dhe ngulmon për ta shëruar zemrën e lënduar, zemrën e trembur. Kur është kështu, atëherë, nuk është e tepërt për ta gjetur e për të mos e humbur kurrë vetveten, kah do që të ketë tretur apo edhe figurativisht, humbur. Autori i këtij libri, nganjëherë sikur me qëllim humbet, tretet. Por, kështu, të tillë e do veten, gjithnjë për ta marrë inspirimin dhe frymëzimin dhe në këtë mënyrë për ta praruar unazën e ndritur të jetës: “Sa të shkurtra janë largësitë/Nganjëherë/Deri në skaje të detit”.
Prej këtu, edhe kërkesa e poetit bëhet interesante, dhe sikur ajo shndërrohet në shkronja e zë bukurie dhe dashurie: “Cila këngë u ngrit sonte/që qep/me jehonën e kristaltë të zemrës/yjet”! Dhe, duke kërkuar universin, ai, përkundër paqartësive dhe errësirave, ligjëron: “Tash jam i dehur/Nga gjithësia”. 
Fuqia e vargut e shoqëruar me heshtjen që jehon!
Duke vargëzuar, nganjëherë, poeti, “harron” rrugën prej nga është nisur dhe i “humb” hapësirat, duke kënduar i shoqëruar me heshtjen dhe me shtypjen e ndrydhjen e shpirtit, gjë të cilën, poetët nuk e durojnë. Megjithatë, mbyllja në vetvete, e ka fuqinë dhe mesazhin më të fortë dhe më të qëlluar. Andaj, Yll M. Lajçin, e shohim duke bredhur nëpër kujtime, për ta truar mallkimin, për ta zbutur dhembjen duke i ushqyer ato me mall të pashuar. Pas kësaj, ai, paksa i zemëruar, por edhe me heqjen e gurit nga zemra, ligjëron: “Merr të gjitha kujtimet/Kur zgjohet heshtja/Dhe s’di të më flasësh”.
Autori i këtij libri, me shqetësimin e vet poetik, lë përshtypjen e një krijuesi  të rryer, sepse, ai gjithnjë rri zgjuar, pa gjumë dhe duke veneruar për ta gjetur zgjimin e zgjimit, dhe pastaj për të bërë rrugëtim më të rehatshëm me muzat, të cilat, për të kënduar e zgjojnë edhe zgjimin(!), e braktisin fjetjen. Sepse, poeti gjithnjë këndon, në të gjitha situatat, në të gjitha stinët, në të gjitha periudhat: “Sonte dua të shkruaj.../Sonte kur era më hyn thellë në eshtra/...Sonte kur dritën e saj/E rrëmbej/E rrugën drejtë meje/Ta ndriçoj”.
Pothuaj se të gjitha poezitë në “Takimet në ikje”, i ngjajnë ecjes edhe të ngutshme, edhe të çiltër, edhe të hutuar, por edhe të ndritur. Me të gjitha këto veti, poeti do të ndërtojë vargun me mesazhin e arsyes dhe të dashurisë, edhe pse jo rrallë, shqetësimet, atë e shoqërojnë  pothuaj se në çdo fjalë, në çdo varg, në çdo poezi. Këtë, kujtoj se autori e kupton, apo do ta kuptojë si sprovë të qëndrueshme për krijimtarinë që vjen, për vargjet e reja, për librin e ri. Për këtë arsye, këtë shkrim, me qëllim do ta përmbylli me vargjet: “Zogu e harron dhembjen/Kërkon fjalë të re...”!
Le të besojmë se ky mesazh do ta sforcojë mendimin dhe përgjegjësinë poetike të krijuesit për njohjen gjithnjë më mirë dhe për jehonën e fjalës, të vargut dhe të krijimtarisë përgjithësisht.   
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Përparim Hysi: Një "politikan" pak ndryshe
						Jusuf Zenunaj: Gatimi i gënjeshtrës
						Fran Buzhala: Duke pritur një mik!
						Cikël poetik nga Elida Buçpapaj
						Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
						Cikël poetik nga Ferit Ramadani
						Basri Çapriqi në gjuhën rumune
						Halit Bogaj: Vaclav Havel
						Jorgo Telo: Nëpër kreshpat e fjalës poetike të Dalan Luzajt
						Xhenc Bezhi: Ura shenjtë
						Albert Zholi: Flet Arqile Lipe, aktori i njohur i skenës në varietenë e Fierit
						Gjon Keka: Në krahët e Morfeut
						Julia Gjika: Jemi pjesë e rrënjëve të tua Evropë
						Kalosh Celiku: Poezi për tim at, veten dhe melezët
						Daniel Gàzulli: Kangët e dhimbjes
						Këze Kozeta Zylo: 15-vjecarja nga Shqipëria që synoi të bëhej supermodelja e botës
						Fadil Curri: Risemantizimi i mitologjisë bregdetare joniane
						Anekdota
						Zef Mulaj: Koha
						Poezi nga Remzi Salihi
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










