Kulturë
Ali D. Jasiqi: Loja me vetëveten dhe të tjerët
E merkure, 11.11.2009, 08:34 PM

Përkitazi me shkrimin e Demë Topallit ”Loja me revistën me traditë më të madhe në Kosovës”, (“Zëri”) 27 tetor 2009
Revista letrare “Jeta e re” është e të gjitëve,pra edhe e imja. Ajo më se pakut është e Demë Topallit, i cili me qendrimin e tij prej të papërgjegjshmit, ndërpreu botimin e saj.
Nga Ali D. Jasiqi
Me keqardhje edhe unë për herë të dytë jam i shtërnguar të reagoj ndaj sulmeve të paskrupullta të Demë Topalli, i cili më mirë do të bente të heshte , se sa të me sulmojë mua dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke u munduar të arësyetohet për dobësitë e në punën e vet.Është e vërtetë se numri jubilar i “Jetes se re” ka dalë me firmen time të regjistruar legalisht. Dhe kjo jo pse kam qenë kryeredaktyor i saj 18 vite, duke u angazhuar që të mos ndërprite botimi edhe në ditët më të vështira për kulturën shqiptare, pra prej vitit 1992 e gjer në ate 1999, duke mos nguruar ta “shtrijë dorën” e lypesit ke firmat e ndryshme private, të të cilat kam has në mirëkuptim,por për arsyera të tjera.Duke e parë se revista me stazh më të gjatë në gjuhën shqipe dhe me prestigj të lartë po perjetonte shuarjen e saj më është duke e arësyeshme që t’i hyjë nxjerrjes së saj për çka edhe gjeta përkrahjen e Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në 60 vjetorin e botimit të numrit të saj të parë. Sido që të jetë revista u botua duke sjellë punimet e 49 autorëve brezash dhe orientimeve të ndryshme në mesin e të cilëve emrat më të njohur të letërsisë shqipe, qofshin këta autorë nga Kosova apo edhe nga Shqipëria, siç janë: Esad Mekuli, Ismail Kadare, Enver Gjerqeku,Azem Shkreli, Dritëro Agolli, Din Mehmeti, Fatos Arapi,Ali Podrimja,por edhe Visar Zhiti, Rrahman Dedaj, Fahredin Gunga, Qerim Ujkani, por edhe Fatos Kongoli, Ibrahim Kadriu,Ragip Sylaj,por edhe Vehap Shita, Anton Nikë Berisha,Halil Haxhosaj edhe shumë e shumë emra të tjerë të shquar të letërsisë shqipe. Dhe Demë Topali në vend që t’i gëzohej kësaj ndërmarrje ose të paktën të heshtete,pra në vënd që të heshte dhe mos ta shprushte m… me krende që tani ka filluar t’i vijë era me sulet duke me akuzuar për pervehtesim të revistës, sikur të ishte pronë e tij dhe Mionistrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit përe ndihmën që më ka dhenë. Dihet se revista “Jeta e re”që në fillim të daljes së saj. ka qenë e pavarur, por me vendimet politike te pushtetarëve të komunizmit është bashkuar me “Zanin e rinisë”, “Pionierin” dhe “Përparimin”,revista këto që dilnin në atë kohë, e pastaj të gjitha këto janë përfshi nën kulmin e Shtëpisë Gazetare,Botuese e Grafike “Rilindja”. Nga kjo del se ajo nuk mund të jetë e askujt por edhe e të gjithëve, pra edhe e imja, sa e Demë Topallit.Bile e këtij të fundit fare pak, për të mos thenë hiq, nga ai u bë shkaktari kryesor i ndërprerjes se botimit të saj.
Sipas Demë Topallit pengesë për mos botimin e revistës “Jeta e re” dhe “Fjala” qenka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila nuk e paska përkrahë botimin, përkatesisht nuk i paska dhene ndihmën material për botimin e tyre. Por punët qendrojnë krejt ndryshe. “Jeta e re” tëposhtezën e mori në vitin 2001, kur kryeredsktori i ri ( pas ndrrimi tim me vendim arbitrar të Demë Topallit) e ndryshoi fizionomin, ashtu siç ishte vepruar edhe në vitet 1974-1975, dhe kapakun gjithë kësaj ia vuri Demë Topalli që i nxorri dy tre numra pa redaksie. Ai e pranon se Ministria në fjalë e ndihmoi atë disa herë. Por Demë Toppali nuk do ta pranojë duke e pohuar atë me gjysmë zëri. Po ia përkujtojmë këtij mjerani se kur u benë zgjedhjet e fundit për organet qendrore të Kosovës Ministri i atëhershëm i Kulturës, Rinisë dhe Sporti deklaroj se do kjo ministri do në aktivizojë dy revistat letrare te njohura:”Jeta e re” dhe “Fjala”.Nga kjo del qartë se nuk është i vërtetë konstatimi i Demë Topallit “se kjo e pavërtetë vjen mu prej ndonjërit nga zyrtarët e kësaj ministrie që me vjet me kanë torturuar rreth këtyre revistave me hipokrizinë e tyre”.Sepse fakten flasin të kundërten e asaj që e pohon Demë Topalli në shkrimin e tij.Por çka në realitet ndodhi. Demë Topalli nuk iu përgjigje ftesë që të ndermerte masat e nevojshme për këtë aktivizim. Andaj Ministria në fjalë shpalli konkursin për dy revista ( e Demë Topalli nuk konkurojë fare me revistat e “regjistruara”në vitin 2000,siç pohon ai ) dhe si rezultat i këtij konkursi filluan të botohen “Verbi” dhe “Kalendari letrar”, në vend të “Jetes se re” dhe “Fjalës”. Të theksojmë se po ishte ashtu siç pretendon Topalli nuk do të kishte nevojë fare të shpallej konkursi.
Andaj duke e parë këtë gjendje faktike ma ka marrë mendja se duhet hyrë punës për aktivizimin e “Jetes se re”, të paktën të shënohet 60 vjetori i daljes se saj edhe si pensionist,(por shkrimtarët nuk shkojnë në pension. Ata janë aktivë tëre jetën, gjer në momentet e fundit të jetës se tyre) me shpresë se në të ardhmen do të gjejë përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për aktivizimin e kësaj reviste me renome. Kjo është gjithë e vërteta rreth nxjerrjes se numrit jubilar të “Jetës se re”, për të cilën qon pluhur Demë Topalli.
Demë Topalli reagon në emër “të përgjejesit” të revistave(!?). Vërtetë ai ishte drejtor i ardhur pas një “grushtshteti” të organizuar në këtë njësi. T’ua përkujtojmë lexuesvet se ishte dikur një njësi e revistave në kuadër të Shtëpisë Gazetare, Botuese e Grafike “Rilindja” që nxjerrte 10 (dhjetë ) revista dhe kishte afër dyzetë të punësuar. Edhe kur erdhi në krye të kësaj njësie Demë Toipalli dilnin këto revisa:”Kosovarja”.”Pionieri”, “Shkëndija”, “Fjala”, “ Jeta e re”dhe “Bujku” që u aktivizua si e përditshme në vend të “Rilinjdes” se ndaluar nga pushteti. Shkapërderdhja e njësisë filloi kur “Kosovarja”, për shkak të qendrimeve destruktive të këtij drejtorit u nda nga njësia dhe u pavarësua. Por e keqja më e madhe vie pas mbarimit të luftës, atëherë kur u krijuan kushtet më të mira për zhvillimin e veprimtarisë botuese. Dhe në vend që të zhvilloheshin ato, fatkeqësisht revistat,që dilnin gjer atëherë filluan të shuhen njëra pas tjetrës. E sot nga të gjitha këto falë “angazhimin” të tij në kuadrin e kësaj gjeja njësie, ku “drejtor”vazhdon të jetë akoma Demë Topalli, del vetëm “Pionieri”.Edhe numri i punëtorëve vazhdimisht ka ardhë duke u zvogluar për të mbetur tash pesë (5) gjithësejt . Çfarë përparimi se (!?).
Demë Topalli duke shpresuar se do të reagojnë autorë të ndryshëm në favor të tij në shkrimin e vet përmend dy shkrime që sipas tij flasin për dobësitë e numrit të përmendur. Fjala është për një shkrim të botuar në gazetën “Koha ditore” të shkruar nga një diletant, i cili benë hiq më pak se dhjetë gafe të pafalshme,(për të cilat është shkruar gjerësisht në reagim e redaksisë së revistës, “Jeta e re” dërguar gazetës “Koha ditore”,që akoma nuk e ka botuar kjo gazete,por që është emetuar në zemrashqiptare) kurse tjetri i botuar në “Zëri” nga një shkrimtar i vjetër , i cili ka vite që nuk shkruan punime letrare ,por qe mendon se ka “merita të mëdha”,por të cilat nuk po ia pranuakan të tjetër. Fjala është për komplekset e pasherueshme të këtij krijuesi. Për këto “xhevahire” në shkrimet e shtypit tonë nuk kemi shka të shtojmë më shumë, veç dhashtë Zoti e te jenë sa më të pakta, sepse si të tilla ato e dëmtojmë imazhin e gazetave në të cilat botohen.
Komentoni
Artikuj te tjere
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (III)
Milazim Kadriu: Cikël poetik nga libri ''Lindi Dielli''
Julia Gjika: Nga Vatra e Kulturës Demokracia (II)
Besnike Dervisholli: E pres një ditë (Me rastin e ditëlindjes së birit tim, Edi)
Përparim Hysi: Pestaloci në Libofshë!
Poezi nga Ekrem Ajruli
Nje liber ne gjermanisht i Artistes Alida Hisku eshte nje dhurate e bukur per cilindo...
Mehmetali Rexhepi: Pas dyzet vitesh
Këze Kozeta Zylo: Një e dielë me psherëtimë vjeshte në New York
Flora Durmishi: Intervistë me shkrimtaren, Adelina Mamaqi
Traboini: Pak e nga pak....Dehje vjeshte - Lirika nga Ikjada
Halit Bogaj: Orson Welles
Agim Gash: Një urim për një ditëlindje! (Mikut tim Engjëll Koliqit)
Xhenc Bezhi: Pse o zot
Rrëfenjë, nga Luan Çipi
Nexhat Rexha: Shpresa të trazuara
Kumtesë e Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
Poezi nga Jusuf Zenunaj
Blerim Rrecaj: Shënime nëpër mjegullnajë
Dibran Demaku: Patriotët dhe deputetët