Kulturë
Tregime nga Habib Reshtani
E enjte, 12.11.2009, 07:49 PM
Habib Reshtani
Një ngjarje në komunë
Byfeja e komunës si çdo mëngjes edhe atë ditë ishte e mbushur me zyrtarë komunal të cilët pas një gjumi të lodhshëm si gjendja e popullit,çlodhen duke pirë kafe dhe harrojnë për një çast,por vetëm për një çast,hallet e popullit.Disa bile nuk kanë fjetur fare duke menduar për gjendjen e vet,pardon të popullit.
Një djal nja tridhjetepesë vjeq që ishte zyrtar komunal I financave e pinte kafen atë mëngjes në banak se nuk kishte pasur vend në tavolina,të tjerët kishin ardhur më herët, megjithëse edhe ata kishin ardhur vonë. Ai,si shumica,para se të shkonte në zyrë shtrembëronte pak rrugën dhe shkonte në byfe ku pinte kafenë e llafoste me ndonjërin apo shqyrtonte ndonjë informatë jozyrtare e gjëra të tilla që shkojnë me kafe.Dhe tek po pinte kafen me ëndje, iu afrua sekretaresha e kryetarit e cila pasi e përshëndeti ashtu si dinte vetëm ajo , I tha se kryetari e priste në zyrë në fund të orarit të punës.
Po ku është tani kryetari ? - pyeti ai I habitur dhe si me drojtje.
Ai sapo shkoi në kryeqytet në një mbledhje por do të kthehet pasdreke – u përgjigj sekretaresha e bukur që ishte një vajzë me të gjitha të mirat po ta shikoje nga jashtë. Të lajmërova tash që të mos harroj – shtoi ajo me atë qeshjen e saj që infektonte edhe më të pikëlluarin, dhe iku.
Zyrtari I financave,mbeti vetëm dhe megjithëse aty kishte plot njerëz ,ai s’shihte më askënd.Pagoi kafenë dhe ashtu I menduar e me ca nerva të tendosura shkoi drejt e në zyrë. Endej nëpër zyrë duke vrarë mendjen,përse ta ketë kërkuar kryetari. Ai sikur e dinte përse, I kishte shkuar në mendje disa herë, por ashtu shkarazi,s’I kishte kushtuar kurrë vemendje. Kujtoi ditën e djeshme dhe kryetarin se si e përshëndeti,vetëm me dorë e jo edhe për dore siç bënte gati gjithnjë,kujtoi thashethemet që kishte dëgjuar për paksimin e personelit.Dhe ja tani ku I polli belaja.
Ai I padiplomuari me diplomë do të futej në thesin e të larguarve, si pasojë e pakësimit të personelit. Diploma e blerë për të cilën të gjithë e dinin, por askush s ia kishte përmendur, do të bëhej objekt shqyrtimi. Do të bëhej shkas për ta larguar nga puna. Kjo diplomë të cilën e kishte marrë jashtë, në vendin ku kishte qenë vetëm njëherë,kjo diplomë që I dha këtë vend pune, tani po ia mirrte atë.
Eh, si nuk e përfundova atë dreq fakultet – foli me vete zyrtari I financave. Ekonomiku nuk është ndonjë lëndë e vështirë.Dsa provime mund t I mësoja në autobus, e për të tjerat do ja bëja disi. Por çfarë t I bësh, mua më duhej diploma shpejt, dhe ja tani që nuk u duhem , e kanë kartën në duar.
Qëndronte në zyrë, ashtu I menduar e I lënë. Dukej si një njeri që ka humbur pasurinë në bigjoz. E mati zyrën me sy dhe kujtoi ndejat e qyfyret që bënte aty me shokë.
Eh si më gjeti kjo mua – nisi dialogun me veten, dialog që ai s’e ndalte dot. Ai, ai kryeshefi i ka kurdisur të gjitha. Don të arsyetoj dështimet e veta duke larguar njerëz nga puna. Dhe ja ku më gjeti mua. Mua që i kam bërë kaq shërbime.
Ndezi edhe një cigare nga cigarja që tashmë i ishte mbaruar.Sot po e tepronte me cigare, megjithatë kishte hall.
Eh si qenka kurdisur dynjaja – vazhdoi të merrej me veten e me problemin e tij. Kur nuk u duhesh më, gjejnë diçka të të largojnë. Po unë dhe në jam pa diplomë, di gjithçka që di edhe ai me diplomë. Diploma është letër. Ajo që ke në tru ka rëndësi, e unë trurin e kam plot, dhe kam pasur suksese më shumë se ata me diplomë që sorollaten tërë ditën, e këtej kanë një vit punë përpara, të grumbulluar e të lënë…
Po a do t’vish të hamë drekë o I nderuar – thirri zyrtari I zyrës matanë që kishte hapur derën dhe kishte futur gjysmën e trupit brenda.
Kishte ardhur koha e drekës, e zyrtari i financave s’e kishte vënë re fare. As s’e kishte ndier. E si mund të hante me një problem të tillë në kokë. Dhe kishte të drejt që nuk i hahej.
Jo jo shko ti, nuk më hahet – u përgjigj si pa qejf zyrtari I financave
Po hajde hamë njëherë se kemi kohë edhe për punë – qësëndisi zyrtari tjetër.
Jo jo shko ti shko, dal ndoshta më vonë.
Mirë arëherë, ika unë.- tha zyrtari tjetër dhe e mbylli derën.
Zyrtari I financave mbeti prapë vetëm. Nuk I pëlqente të rrinte vetëm por problemi madhor që I ishte shfaqur si një meteor nuk e linte të dilte. Qështja që I kishte dal përpara, nuk mund të injorohej. Ai tani ishte përqëndruar në këtë qështje, saqë tani as tërmetin nuk do ta vërente. Mendimet po I vlonin në kokë . Dikush I kishte ngritur kurthën dhe ai do të binte patjetër në të, se rruga për në ditën e nesërme kalonte nëpër atë kurth. I dukej vetja I pambrojtur, si në mes të një deti të thellë, ku e shihte peshkaqenin që po vinte por s’mund të bënte asgjë, ai patjetër do ta hante.
Porositi një kafe me telefon por mendja nuk I hiqej nga vendi I punës që po humbiste.Dhe s’kishte faj, ishte një punë e mirë nga çdo anë që ta shikosh. Dhe me të ardhurat nuk ishte keq ,mbetej ndonjë kockë edhe për të ,përveq rrogës sigurisht. Po tani çdo të bënte,ai asgjë nuk dinte pos të rrinte në zyrë. Do t’I gjendet çarja dhe kësaj, ngushlloi veten duke pirë kafe, por menjëherë ndërroi mendje dhe çaren që do të gjendej s ‘e pëlqeu aspak. Ai donte këtë vend të punës. Dhe … vendosi të bënte një përpjekje te kryetari, mbase do të kuptoheshin. E kështu duke shtjelluar këtë temë kushedi sa herë në mendje, piu dy kafe e disa cigare. Asaj dite nuk punoi gjë dhe askush s’kërkoi gjë prej tij.
Dhe ora e madhe erdhi, si çdo ditë në të njëjtën kohë, por përderisa ditëve të tjera ajo pritej me një ndjenjë kënaqësie se lajmëronte shkuarjen në shtëpi, tani po lajmëronte shkuarjen tek kryetari e pastaj në shtëpi, që kishte një ndryshim të madh në këtë mes.
Zyrtari I financave u nis për tek kryetari, Të gjithë kishin shkuar tashmë .Ai askënd s’e pa rrugës,as dëgjoi ndonjë zhurmë.Hyri në paradhonën e kryetarit dhe pa sekretareshën që ishte ulur para kompjuterit e që sigurisht po punonte diçka.Ajo I tha që kryetari po e priste.Ai mblodhi të gjitha forcat dhe u is drejt derës ku e priste kryetari. E qeli derën dhe kur e pa që aty ishte edhe kryeshefi iu prenë këmbët.
Hajde, hajde urdhëro – ia bëri kryetari që dukej sikur gëzohej që e shihte.Ulu ulu po si je.
Mirë zoti kryetar – tha zyrtari i financave me gjysëm zëri dhe u ul në vendin që i tregoi kryetari
Po si kalove sot – pyeti kryetari dhe I zgjati paqetën e cigareve, së pari këtij e pastaj edhe kryeshefit.
Ja, ashtu … duke punuar.- belbëzoi si ai nxënësi që nuk e di përgjigjen dhe mori cigaren duke thënë faleminderit e duke u përkulur pak.Ai shpresonte akoma që të mirreshin vesh disi.
Kryetari e pyeti edhe për të shtëpisë e pastaj kaloi në temë.
E di pse të kemi thirrur – I tha
Ku ta di unë zoti kryetar – tha zyrtari I financave që shtirej që s’dinte gjë por ai e kishte humbur fare dhe shtirja e tij bartte një lloj faji me vete që e bënte atë fjali të thënë krejt të pavlefshme.
Të kemi thirrur - vazhdoi kryetari që bënte sikur nuk e vërente këtë turbullimë të bashkëfolësit – për punën e atij vendi bosh të dretorit të arsimit.
Si duket s’e paskan me mua ,tha me vete zyrtari I financave dhe gjaku nisi t’I qarkulloj nëpër fytyrë e në organet tjera pa kurrfarë presioni, si çdoherë.
Ne e kemi diskutuar edhe në organet e partisë, e kemi diskutuar gjerë e gjatë edhe me kryeshefin dhe kemi ardhur në përfundim që zgjidhja më e mirë për partinë e në veqanti për pushtetin komunal është që ti ta marrësh atë vend.
Unë, por unë mendoj - tha zyrtari I financave që s’dinte ç’mendonte e si të vazhdonte ,sepse s’e priste këtë.Kishte përjetuar një rrotullim të atillë ndjenjash sa s’gëzohej dot menjëherë, megjithëse lajm më të gëzuar s’mund të priste.Atij iu deshën disa çaste për ta marrë veten.
E di, e di do të thuash se ka më të mirë – tha kryetari që këtë habi dhe ngecje të zyrtarit e mori për shenjë modestie. -Të thashë e kemi menduar dhe stërmenduar gjatë, dhe ti ke bërë një punë të përkushtuar për partinë e sidomos për shtetin e shtetit nuk I duhet më shumë,punë dhe përkushtim, kaq I duhet shtetit.
Të faleminderit shumë që më keni besuar zoti kryetar,do të përpiqem, sa të mundem. – tha zyrtari I financave që tani ish këndellur.Kishte përjetuar ferrin e tani po përjetonte parajsën.
E pra urime ,pasnesër do ta qesim në votim por kjo është punë e kryer. Që tani mund ta quash veten drejtor I drejtorisë së arsimit.- tha kryetari dhe I zgjati dorën. Edhe kryeshefi ia uroi duke qeshur e duke I rrahur supin.
Po ata ishin shokë , të një kallëpi,si nuk I kishte shkuar në mëndje kjo. E si mund t’I bënin atij keq kur ai kishte bërë aq shumë për partinë e sidomos për shtetin.U kish bërë kaq shërbime atyre e këtyre, ai që shërbimin e kish talent të lindur.
Sikur të dalim e të pijmë nga një gotë,zoti kryetar, kam dëshirë.- propozoi zyrtari I financave që mezi përmbahej nga dehja e gëzimi që I kishte shkaktuar lajmi I marrë në zyrën e të parit.
Jo jo, sot nuk kam kohë por do të kemi kohë edhe për atë. – u përgjigj kryetari duke e shikuar me ata sy që I shikonte vetëm më të dashurit. Epo do shihemi nesër dhe e përcolli deri tek dera.
Zyrtari I financave doli nga ajo derë fytyrëqelur e më I ri , ai pa sekretareshën tek po rregullonte diçka në një raft. Vetëm tani gjatë asaj dite ai pa se sa e bukur ishte ajo .E kishte parë këtë çdo ditë por asaj dite jo.
Urime urime zoti drejtor – tha sekretaresha duke u afruar plot naze, e I zgjati dorën duke qeshur.
Ajo e dinte ç’kishte ngjarë.Bile e kishte ditur këtë edhe para kryeshefit.
2007
Dy telefonata dhe zoti shef
Alo, po urdhëroni zoti shef. Si urdhëroni, unë e bëra pjesën time, tani u mbetet edhe të tjerëve që të kompletohet. Jo për zotin zoti shef, se s’të gënjej. Kur të kam gënjyer unë ty, pa më thuaj. Po, po, si urdhëron zoti shef. At.., at.., ata nuk e kanë kryer punën, se unë jam i përpiktë, e di ti zoti shef. Por ata shpifin kundër meje, dëshirojnë të na prishin. Po jo mor zoti shef, ja unë gjithë ditën duke punuar që ti të dalësh mirë. Jo mor zoti shef, nuk po qaj, por më vjen plasje kur të tjerët shpifin, ani kundër kujt, kundër meje, që rropatem tër ditën. Si, mirë zoti shef, mirë, do ta shikoj edhe njëherë, edhe dy po deshe, se unë bëjë çmos për ty. Faleminderit zoti shef. Të kam një kafe borgj, ç’kafe,drekë desha të them. Hajde mirupafshim zoti shef. Gjithë të mirat.
Tani ky, do ta thërras një vartës të tij.Se edhe ky është zoti shef për dikë. Dhe të shihni ç’të bërtitur do t’i bëjë. Si burri gruas.
Alo. Si more kush është. Jam zoti shef, kush tjetër. Çar bënë ti në këtë orë more. Si po punon. Po ku e ke punën që s’të shihet, apo e mban fshehur nga zoti shef. Si për cilën punë e kam fjalën, punën ore punën. Pse sa punë ke ti?. Çar do zoti shef. Zoti shef do që ti të punosh, dhe atë me përkushtim. Si…? të të tregoj unë ty ku ka ngecur puna. Pse ti nuk e di këtë?. Po pse rri në zyrë atëhere?. Shko ore ruaj delet ….
Shiko, shiko, ma mbylli, ani kujt, mua që për të jam zoti shef. Dhe foli me mua kopuku, si të ishte ai zoti shef e jo unë. Po kush është more këtu zoti shef?. Se unë e di, por disa më duket i kanë ngatrruar gjërat. Mendon burri i botës, se ai është zoti shef në punë të vet. Jo ore, zoti shef jam unë dhe ai që është sipër meje, e ky kopuku, nuk mund të jetë zoti shef, as në punë të vet bile. Po ja tregoj unë këtij sa të takoj zotin shef, atë që s’jam unë, e pastaj ai do t’I tregoj këtij se kush është zoti shef këtu….
Do e heqim,apo s’do e heqim këtë kryetar
-Jo po ky është kulmi- thoshte njëri- Fshatin ta udhëheq ky hajn, kjo s’durohet.
-Mirë e ke – ia priste tjetri- Ai me paratë që do bënim ujësjellësin ndërtoi shtëpinë.
-Duhet ta heqim që aty – thoshte I treti – Ne japim për fshatin, e këtej përparon ky.
E kështu I katërti e I pesti, po diskotonin në oborrin e shkollës, ku pritej të mbahej një mbledhje e fshatit.
Dhe mbledhjen e kishin thirrur disa, që donin ta ndërronin këtë kryetar fshati. Ata mezi kishin bindur fshatarët që të bëhej kjo mbledhje.
Dhe ja, fshatarët ishin grumbulluar gati të gjithë, e me këtë disponim e patë edhe puna e këtij. Ky, kryetar mund ta quaj veten, vetëm edhe pak minuta.
Dhe s’kishin faj. Fshati mblidhte para për diçka, e ky bëhej me veturë. E nuk e kishin parë të kishte blerë veturë me para të fshatit, por fshatarët e dinin sa para kishte ky. E dinin edhe sa para bënte ky fare kryetari, që këtu do ta quajmë Maksut.
E me këto muhabete, fshatarët u futën në një klasë, dhe pritën gjersa erdhi kryetari.
Dhe ja ku erdhi dhe kryetari, me dy të tjerë përkrah. Ai I përshëndeti të pranishmit dhe u ulë në vendin e rezervuar për të.
Një tjetër do të udhëhiqte mbledhjen e do të lexonte rendin e ditës.
-Mirëmbrëma-tha ky- Sot në rend dite kemi votimin për kryetarin, dhe… dhe…, të ndryshme. Ja po e fillojmë me këtë, të ndryshme. Po urdhëroni.
-Mërëmrëma. Unë edhe kam qenë nismëtar që kjo mbledhje të mbahet, dhe siq e kam thënë edhe më herët do ta them edhe tani, që Maksuti nuk bënë për kryetar fshati. Fshati nuk ka përparuar fare, që kur Maksuti u bë kryetar. Dhe nuk është se nuk kemi dhënë.- tha ky që kishte qenë nismëtar I mbledhjes, dhe u ulë.
E dinte ky, që tani do flisnin edhe të tjerët. E ta kapnin Maksutin, njëri bjeri, e gjuaj tek tjetri. Këtyre një shkëndijë u duhej, e ky shkëndijën ua dha.
-Po, urdhëroni!
-Unë them, more vëllezër, dhe jo se dua ta shfajsoj Maksutin, por Maksuti ka bërë mjaft për fshatin. Tani nuk mund t’i rregulloj ai punët e fshatit me paratë e veta.
-E drejt-ja priti një tjetër- Se gojkëqinjtë ç’nuk flasin për Maksutin. Ja thonë, bleu Maksuti veturë. Pse ore ju s’keni blerë veturë. E bleu me paratë e fshatit, thonë këta. Pse ku e patë ju që ishin paratë e fshatit. Apo i dhamë para me shenja të fshatit, e tani këto para nuk gjenden asgjekundi. Unë vëllezër nuk i besoj këtyre gjërave. Unë i besoj Maksutit, i cili nuk e mohon që i dhamë para për ujësjellës, por thotë që ujësjellësin do ta bëjmë me gypa më të shtrenjë e më të mirë, se njëherë bëhet kjo punë. Dhe ta bësh me gypa më të shtrenjtë e më të mirë, duhen para akoma, e unë do të jap sërish. Dhe do ja jap Maksutit, të cilit i besoj, dhe dua ta kem kryetar fshati, sepse fshati ka përparuar nën udhëheqjen e Maksutit.
-Tamam, këtë desha të them dhe unë, që fshati ka përparuar nën udhëheqjen e Maksutit….
Dhe kështu, i katërti e i pesti. Të gjitha fjalët e mira për Maksutin. Mungonte vetëm të thuash, me Maksutin edhe zoti na do më shumë.
-Mirë atëherë- ndërhyri ky që udhëhiqte mbledhjen. U morëm vesh, apo doni ta qesim në votim.
-Jo, mor ç’votim – ja bënë njëzëri disa.
-Jo, jo, kjo është punë e kryer- thane të tjerë- Maksuti të na prij…

Komentoni
Artikuj te tjere
Hysen Këqiku: Optimizmi i shprehur në vargje
Luan Çipi: Mësuesi im i parë
Gjon Keka: Muri i kontradiktave dhe ndryshimeve historike
Kalosh Çeliku: Poetët vijnë me shi. Dhe, ikin me poezi...
Demir Krasniqi: Këngët e dhëndurëve në Malësinë e Gollakut
Kadare, del romani i ri për vajzat e internuara...
Ali D. Jasiqi: Loja me vetëveten dhe të tjerët
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (III)
Milazim Kadriu: Cikël poetik nga libri ''Lindi Dielli''
Julia Gjika: Nga Vatra e Kulturës Demokracia (II)
Besnike Dervisholli: E pres një ditë (Me rastin e ditëlindjes së birit tim, Edi)
Përparim Hysi: Pestaloci në Libofshë!
Poezi nga Ekrem Ajruli
Nje liber ne gjermanisht i Artistes Alida Hisku eshte nje dhurate e bukur per cilindo...
Mehmetali Rexhepi: Pas dyzet vitesh
Këze Kozeta Zylo: Një e dielë me psherëtimë vjeshte në New York
Flora Durmishi: Intervistë me shkrimtaren, Adelina Mamaqi
Traboini: Pak e nga pak....Dehje vjeshte - Lirika nga Ikjada
Halit Bogaj: Orson Welles
Agim Gash: Një urim për një ditëlindje! (Mikut tim Engjëll Koliqit)