Kulturë
Hysen Këqiku: Optimizmi i shprehur në vargje
E enjte, 12.11.2009, 07:36 PM

(Bilall Maliqi, “Rrugëtim përjetësie”, Sh.B. “Perspektiva” Bujanoc 2005, faqe 70).
Nga Hysen KËQIKU
Vëllimi me vjersha “Rrugëtim përjetësie” i Bilall Maliqit është një tufë ëndërrimesh të ngrohta të një krijuesi, i cili me sinqeritet e përzemërsi u afrohet lexuesve që t’u fail atyre pëshpëritje e psherëtima.Është kjo një kjo një tufë lirikash të zgjedhura, me të cilat i shetitë lexuesit prej një situate në një situatë , prej një objekti në një objekt , gjithmonë duke pasur parasyshë që atij që i dedikohet t’i shkaktojë kënaqësi, çaste lumturie ëndërrimesh nga më paqësoret , ashtu si miku-mikut më të dashur.
Në këto lirika ka dashuri dhe ndjenja për të krijuar ambient çfarë e kërkon lexuesi.Në këto vjersha nuk ka britma dhembjeje, por ka ofshama përpjekjesh për t’i larguar ato, nuk ka parulla e transparente që shpeshherë e fryejnë vargun e disa krijuesve.Autori i kësaj përmbledhjeje krijon ambient, të folur dhe tabllo konkrete e të kapshme.
Në poezinë e Bilallit, takojmë personazhe të rëndomtë, të cilët autori i ka stolisur me vyrtyte

Bilalli përmes këtyre dy tebllove dhe motiveve tjera, me të cilat njeriu ndeshet çdo ditë, autori hapëron për ta arritur të bukurën, të dobishmen dhe atë që e kënaqë kërshërinë e lexuesit.
Një temë tjetër që e preokupon autorin, është fati i njeriut të skamnuar , i atdheut të nëpërkëmbur , i cili detyrohet t’i bie “kryq e tërthor” botës për të siguruar bukën për fëmijët në atdheun e robëruar, mbi relievin e të cilit është shtresuar mjegull e dendur e paskarpateve ngricë.
Përkundër situates së rëndë që mbisundon, autori është optimist se e mira do të ngadhnjejë mbi të keqen.Kjo njëherazi është ana moralizuese që përmes didaktikës prezente , me një gjuhë prej një sfondi fjalësh të zgjedhura , i jep vargut jetë duke e bërë më të afërt , më të kërkuar dhe më konciz.
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Çipi: Mësuesi im i parë
Gjon Keka: Muri i kontradiktave dhe ndryshimeve historike
Kalosh Çeliku: Poetët vijnë me shi. Dhe, ikin me poezi...
Demir Krasniqi: Këngët e dhëndurëve në Malësinë e Gollakut
Kadare, del romani i ri për vajzat e internuara...
Ali D. Jasiqi: Loja me vetëveten dhe të tjerët
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (III)
Milazim Kadriu: Cikël poetik nga libri ''Lindi Dielli''
Julia Gjika: Nga Vatra e Kulturës Demokracia (II)
Besnike Dervisholli: E pres një ditë (Me rastin e ditëlindjes së birit tim, Edi)
Përparim Hysi: Pestaloci në Libofshë!
Poezi nga Ekrem Ajruli
Nje liber ne gjermanisht i Artistes Alida Hisku eshte nje dhurate e bukur per cilindo...
Mehmetali Rexhepi: Pas dyzet vitesh
Këze Kozeta Zylo: Një e dielë me psherëtimë vjeshte në New York
Flora Durmishi: Intervistë me shkrimtaren, Adelina Mamaqi
Traboini: Pak e nga pak....Dehje vjeshte - Lirika nga Ikjada
Halit Bogaj: Orson Welles
Agim Gash: Një urim për një ditëlindje! (Mikut tim Engjëll Koliqit)
Xhenc Bezhi: Pse o zot