Hysen Këqiku: Optimizmi i shprehur në vargje
| E enjte, 12.11.2009, 07:36 PM |
OPTIMIZMI I SHPREHUR NË VARGJE(Bilall Maliqi, “Rrugëtim përjetësie”, Sh.B. “Perspektiva” Bujanoc 2005, faqe 70).Nga Hysen KËQIKUVëllimi me vjersha “Rrugëtim përjetësie” i Bilall Maliqit është një tufë ëndërrimesh të ngrohta të një krijuesi, i cili me sinqeritet e përzemërsi u afrohet lexuesve që t’u fail atyre pëshpëritje e psherëtima.Është kjo një kjo një tufë lirikash të zgjedhura, me të cilat i shetitë lexuesit prej një situate në një situatë , prej një objekti në një objekt , gjithmonë duke pasur parasyshë që atij që i dedikohet t’i shkaktojë kënaqësi, çaste lumturie ëndërrimesh nga më paqësoret , ashtu si miku-mikut më të dashur.Në këto lirika ka dashuri dhe ndjenja për të krijuar ambient çfarë e kërkon lexuesi.Në këto vjersha nuk ka britma dhembjeje, por ka ofshama përpjekjesh për t’i larguar ato, nuk ka parulla e transparente që shpeshherë e fryejnë vargun e disa krijuesve.Autori i kësaj përmbledhjeje krijon ambient, të folur dhe tabllo konkrete e të kapshme.Në poezinë e Bilallit, takojmë personazhe të rëndomtë, të cilët autori i ka stolisur me vyrtyte
kombëtare e patriotike shembullor nëpër situata të ndryshme, nëpër katrahura e sfidime, nëpër shtigje pa dalje e shpesh nëpër lugina të mjegulluara e të ngricura nga acare të pamëshirshme , nëpër të cilat njeriu ynë ka hapëruar për ta jetuar jetën në truallin e trashëguar e të ruajtur me gjakim nga të parët.Bilalli përmes këtyre dy tebllove dhe motiveve tjera, me të cilat njeriu ndeshet çdo ditë, autori hapëron për ta arritur të bukurën, të dobishmen dhe atë që e kënaqë kërshërinë e lexuesit.Një temë tjetër që e preokupon autorin, është fati i njeriut të skamnuar , i atdheut të nëpërkëmbur , i cili detyrohet t’i bie “kryq e tërthor” botës për të siguruar bukën për fëmijët në atdheun e robëruar, mbi relievin e të cilit është shtresuar mjegull e dendur e paskarpateve ngricë.Përkundër situates së rëndë që mbisundon, autori është optimist se e mira do të ngadhnjejë mbi të keqen.Kjo njëherazi është ana moralizuese që përmes didaktikës prezente , me një gjuhë prej një sfondi fjalësh të zgjedhura , i jep vargut jetë duke e bërë më të afërt , më të kërkuar dhe më konciz.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.