Përjetësi » Mani
Kadri Mani: Risimtaria në gjuhën shqipe
E enjte, 17.09.2009, 09:26 PM
Nga Mr. sc. Kadri Mani
Këtë titull timin ia fal çdokujt që
dëshiron të merret me risimtari, pa pasur të drejtë askush që ta quaj dikë
plagjiator për këtë. Sikurqë mund të ketë shumë persona me emrin- Kadri, ama
secili dallon me biografitë e veta dhe me origjinalitet e veta, le të jenë të
tillë edhe në shkencë!
Pse e them këtë?-
sepse kemi të bëjmë me një ndërmarrje të madhe, me një ndërtimtari, ku duhet të
angazhohen shumë projektues e shumë arkitektë dhe ndërmarrje ndërtimtare, se
kështjellë e pambarim është kjo, andaj uzurpimi neologjizmës time- risimtari,
do të ishte i dëmshëm, apojo!
Mendoj se Risimtaria në gjuhën shqipe duhet të zhvillohet në disa linja:
a) Duke përzgjedhur falët nga vetë fjalori FSHS Tiranë 2002, si dhe në masmedia e në të folurit e përditshëm:
Jo -tung, por-
tungjatjeta; jo- dhunti, por dhanti, jo- prononcohem, por- deklarohem, përcaktohem;
jo- adekuate, por- gjegjëse, përkatëse; jo- dominoj, por- mbizotëroj; jo-
retherotull, por- rretherrotull; jo- përshtypje, por- mbresa; jo- dot, po- do
të; jo- divergjencë, por- ndëranësim; jo- konvergjencë, por- ndërafrim;
jo-kamionçinë, por-kamionth, jo- e i, por- dhe i, jo- e u, por- dhe u, jo- do donte,
por- do të donte... të gjitha këto e të tjera të ngjashme, për shkaqe
përparësie, risimtarie e muzikaliteti.
b) Duke i përngjitur fjalët, të formohen
kompozita, sikur edhe te gjuha gjermane:
KOMPOZITAT: Gjuha
shqipe ka bukur shumë fjalë të përbëra, por, mundësitë e shqipes në këtë plan,
janë shumë më të mëdha; mendoj se shqipja ka aftësi të barabartë me
gjermanishten e rumanishten
për krijim fjalësh të bërbëra e kompozita: dhomëfëmijësh, numështëpie,
dhomëpune, dhomëgjumi, dhomëfjetje, çerekshekulli, Herëpashere,
Njëripërtjetrin, Njëripastjetrit-(Pasnjëritjetrit?), Krahasnjëritjetrit,
kundërefektet, Mendjeprishësì, Kundërasimilim, Kundërefekt, Pasmuri, Pasmali,
Këtejkodre, Pasdërrasëszezë, Paraepokalè, Kopshtfëmijësh, Kopshtlulesh,
Kopshtkulmi, Kopshtpemësh, Kopshtperimesh, Kopshzarzavatesh, Autoburg,
Autoambulancë, Polickomunikaciaoni, Shenjëkomunikacioni,
Fatkeqësikomunikacioni, Orëdore, Orëxhepi, Orëzgjimi, Trennate, Trendite,
Gurthemel, Gurmegje, Nëtëkatëranët, Lafshagjakosur, Kandërrkatërdhjetëkëmbëshe,
Shitësgazetash, Pushimoremalore, Pushimorefushore, Pushimoreverore,
Pushimoredimërore, Agjencitelegrafike, Agjenciatelegrafikeshqiptare,
Grupfolklorik, Grupfolklorikmuzikor, Flotajrore, Postajrore,
Akordiminstrumentesh, Akullnajëmalore, Sinjalalarmi, Pijealkoolike,
Jashtëzakonshëmfuqiplotë, Problemekurorëzimesh, Modëburrash, Modëgrash,
Çantudhëtimi,
Mantelçante, Çantëdore, Çnatëparash, Drejtoriafinancave, Pijetorestudentësh,
Pijetorepunëtorësh, Specialitetevendase, Specialiteteresporantesh, Specialiteteshtepishë,
Anëshiu (jugu), Anëbore (veriu), Anëtetrupit, Ngabjëraanë, Ngatjetraanë,
Ngaanaeanës, Ngatekatëranët, Gjyqtaranësor, Fjalimmbajtësi, Fundjava,
Fabrikëletre, tavolinëshkrimi, Vendplotësimi,
Frikërespekt-(skr.strahopostovanje), Luleakshami. Luleakulli, Lulealle,
Luleargjendi, Lulebalsami, Luleblete, Barblete, Lulebualli, Luledielli,
Luledimri, Luledjathi, Luledushku, Luledylli, Luleethesh, Lulefieri,
Lulefloriri, Lulefshese, Lulegishti, Lulegomari, Lulegjarpri, Lulegjize,
Lulekashte, Lulekumbone-(as Këmbore as Kambane!!), Lulekungulli, Lulelepuri,
Lulembrëmjeje, Lulemëngjesi, Lulemisiri, Lulemosmëharro, Lulemosmëprek,
Lulepeshku, Luleplepi, Lulepranëvere, Lulepreshi,
Luleqeni, Luleqengji, Lulerezhde,
Lulesahati: e që FSHS f. 639 i ka të ndara!
KOMPOZITA
NGA FSHS: akullthyes, ballafaqe, bashkatdhetar, gurgdhendës,
asnjëherë, domosdo, kurdoherë, ndonjëherë. f. 596.
KOMPOZITA
NGA SHABAN DEMIRAJ: buzoprapaqiellzorja, largvajtëse,
shkallëshkallshëm, parashkrimore, paraqiellzore, prapaqiellzore, buzoparaqiellzore,
qiellzorizimi, bashkëpërputhur, çqiellzorizimi, bashkëpërkime, paralelizma,
paargumentuara, pavetëmjaftueshëm, pathemeltë, papërngjitur, pandryshueshëm,
jovepror, riorganizuar, gramatikalizuar, shumëkuptimshëm. “GJUHA SHQIPE DHE
HISTORIA E
---------------------------------------
KOMPOZITA
NGA “ILIADA”: kollçikbukur, syvezulluese, turiqen, faqetrëndafile,
zemërlepur, faqebukur, stuhimbledhësin, qindaduarshin, mendjeshumin,
zëushtuesi, rrufeflakëruesi, kuajshalues, parzmakflakruesi, flakvetuese,
shpirtgrymët, togzëtundësi, regrumbulluesin, këmbëshpejti, këmbëngathti,
këmishëçeliktë, potkonjmbëdhenj, faqebukura. “ILIADA”, SHTËPIA BOTUESE “NAIM
FRASHËRI”, Tiranë-1979.
Gjuha
shqipe, sikur edhe gjuha gjermane, ka mundësi fjalëformimin e kompozitave,
fjalëve të përbëra-( e që FGJS nuk i ka,- shih f. 433): Hop për
hop!-(hoppërhop), nga çasti në çast!-(ngaçastinëçast), herë pas
here!-(herëpashere), tashti për tashti!
-( tashtipërtashti), hë për
hë!-(hëpërhë)...
c) Duke krijuar neologjizma: unë kam rreth
100 neologjizma.
d) Duke i luftuar
depërtimin e fjalëve të huaja: -akciza! -reperkusione! -pastiçeri! -rostiçeri!
-kinkaleri!
–impenjim! –verdikt!
Nga trashëgimia ime familjare dhe e mjedisit
Fshati im i
lindjes, Makreshi i Poshtëm, komuna e Artanës, ish-Novobërda[1],
i krahinës së Gallapit, është një vendbanim kodrinor-malor[2] dhe kufi meskrahinor, që ndan krahinat
Gallap e Moravë.
Nga kjo pozitë
gjeografike meskrahinore, ku fshatarët kishin të bënin me popullatën e të dy
anëve ndërkrahinore me lidhje të shumëfishta kontaktesh: bujqësi e blegtori,
argati e tregti e miqësi të ndërsjella si dhe krushqi reciproke. Këtu janë
gërshetuar dialektet Gallap-Moravë dhe diskutimet për gjuhën e të folmet e
ndërsjella kanë qenë të pashmangshme dhe të përhershme, pa harruar edhe
faktin e lartësisë mbi
detare prej 1000 metrash!
Mira e Metit
E ndjera Mihrije
Mehmet Ukshini, një fqinje e bashkëçobaneshë jona, e që ne barinjtë e quanim
shkurt- Mira e Metit, ka qenë një vashë e zgjuar, e cila shpesh na mësonte:
Duhet me folë ngadalë e kuptueshëm dhe jo shpejt e pakuptueshëm... dhe e merrte
shembull për të keq një fjali: Rushit u shit s’u shit capin ktheje në shtëpi!
Tashti- thoshte ajo- Rushiti nuk mund ta ketë të qartë pse duhet ta çojë capin
në pazar kur përsëri duhet ta kthejë në shtëpi!? Dhe na e sqaronte se si duhet
thënë drejt, me pushime: Rushit, u shit, mirë, s’u shit, capin ktheje në
shtëpi.
Ajo si analfabete,
natyrisht që nuk mund të thoshte “presje”, por- pushime, që është e njëjta gjë,
e që sot e kësaj dite shumë intelektualë- nuk e dinë!?
Daja Rexhë (Kllokoqi)
Daja Rexhë vinte
shpesh te ne dhe e ka pasur zakon që të gjitha fjalët t’i ndryshonte: jo stufë,
por- kallzjerme! Jo qyng, por –ngrehtyme! Jo kryelanë, por –filhalle! Jo flia,
por –vakarrime!... e ne fëmijët mburreshim që e kemi dajën “gjuhëtar”, paçka se
ai ishte-gjuetar!
GJUHA E KUMBUESHME
Ata që japin
kontribut për gjuhën, ata japin kontribut për vetëdijen kombëtare. Në qoftëse e
bëni gjuhën poetike dhe të këndshme; në qoftëse e bëni gjuhën të kumbueshme si
zëri i gjyles së topit apo i kumbonës; në qoftëse e bëni gjuhën të qartë, të
mençur, elastike, kuptimisht të plotë, të logjikshme, të rrjedhshme,- ta dini
se këto virtyte i keni inkuadruar edhe në vetë vetëdijen e popullit.
Poama, në qoftëse
gjuha juaj është e rëndë, konfuze, e paqartë, e patrajtë, e rreme,- atëherë të
mallkuar qofshi, meqë kështu cenoni vetë qenien shpirtërore të popullit.[3]
ATENTATORËT E GJUHËS TONË
Gjuha është
trashëgimia më fisnike, sepse është shenja e parë e kombësisë që na mban e na
lidhë me stërgjyshërit tanë e që na bashkon gjithmonë me njerëzit e me vendin
tonë.
"Gjuha - thotë De Amicis - është mëndesha e jonë mendore, të marrit frymë
e mendjes dhe e shpirtit tonë. Është lidhja më e fortë e bashkimit tonë si
popull, është kumbimi i kohës së shkueme dhe i kohës tonë, është zëri i të
pritmes tonë, është qenësia e shpirtit të atdheut".
Prandaj, me të
drejtë thuhet se "një popull i robëruar që mund ta ruajë gjuhën e vet, ka
mundur ta ruajë çelësin e burgut të vet".
Gjuha është mjet i
përbashkët për një bashkësi folëse (në rastin tonë për shqiptarët), prandaj
individi në ligjërimin e tij nuk ka të drejtë të sillet në mënyrë shpërfillëse
ndaj saj. Për fat të keq, disa, madje jo pak, po bëjnë atentat ndaj gjuhës sonë, duke e përdorë atë në
mënyrën më nënçmuese.[4]
FJALORI (SEPARATIST) I SHQIPES SË SOTME-2002
Letërsinë shqipe e përbën tërësia e saj
Në kohën e
lëvizjeve të mëdha kulturore, në kohën e konkurrencës së madhe planetare të
dijes e të vlerave, ne vazhdojmë të merremi me njishat dhe me prejardhjet
sociale e politike të tyre. Në hapësirën shqiptare dhe në shtypin më të
popullarizuar shqiptar, mendja perverse e kulturës shqiptare viteve të fundit
ka sjellë shembullin më skandaloz që ka njohur kultura historike shqiptare, me
të cilin vlerësohen jo veprat dhe krijuesit, jo krijuesit por qendrat urbane ku
jetojnë ata, madje jo vetëm qendrat ku jetojnë ata, por edhe krahinat prej nga
kanë ardhur, pastaj familjet, barqet, fiset e kështu me radhë!
Në kohën kur
Amerika dhe përgjithësisht Evropa Perëndimore, kur nën rrogoz e kur krejtësisht
hapur importon njerëzit dhe dijen edhe nga Azia e largët, ndër ne ka disa vjet
që në disa rrethe klanore, duke u paraqitur madje edhe nën ombrellat
institucionale, ka filluar të ulëritët për rrezikun e prejardhjes së disa prej
intelektualëve dhe kulturave “të importuara” nga rrethet skajore të vendit: nga
Shkodra në Tiranë, nga Presheva e nga Malësia e Malit të Zi në Prishtinë etj.!
Letërsia e
shekullit XIX dhe e fillimit të shekullit XX integrohej gjuhësisht,
kombëtarisht, estetikisht, ndërsa letërsia shqipe e fundit të shekullit XX dhe
e fillimit të shekullit XXI vazhdon të lëviz në të kundërtën pa një strategji
kombëtare. A mund të bëhet në këto rrethana përfaqësimi i letërsisë kombëtare
në botë? Si është e mundur që sot nuk gjendet një librari në Tiranë, e cila do
të pranonte gjithë botuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë, në përmasën që ato
pranohen në dy librari të Prishtinës? Po shtëpitë botuese, me këtë përvojë të
vogël që kanë, çka mund të bëjnë?[5]
E shkëputëm
citatin e sipërm të dy bashkëshortëve shkencëtarë, relativisht të rinj,
kosovarë, nga tërësia e punimit të tyre të lakmueshëm shkencor, për ta
ilustruar gjendjen alarmante të ngushticave ideologjike, lokaliste meskine, që
po lëshon rrënjë përpara syve tanë!?
Dhe për këtë
zgjodhëm ta vejmë në thumb të kritikës tonë:”FJALORI (SEPARATIST) I SHQIPES SË SOTME” nga AKADEMIA
E SHKENCAVE E SHQIPËRISË, INSTITUTI I GJUHËSISË DHE I LETËRSISË-BOTIMET
TOENA, TIRANË, 2002.
Ripunuar e plotësuar nga prof. dr. Jani Thomai, prof. dr. Miço Samara, prof. as. dr. Josif Kole, porf. as. dr. Pavli Haxhillazi, prof. as. dr. Hajri Shehu, prof. as. dr. Thanas Feka, eKornelja Sima.
Dhe shkencëtarët e lartpërmendur i
kanë nxirosur faqet e fjalorit dhe faqet e veta të galme-separatiste!
Dr. Nuhi Veselaj,
shkencëtar i mirëfilltë nga Reçani i Therandës (ish-Suharekë), pati shkruar një
kritikë shkencore me mbititull:” Me rastin e (ri)botimit të veprës Gramatikë e
gjuhës shqipe 1. Tiranë 2002, dhe me titull:
“PARAQITJE JO E
KËNAQSHME E STRUKTURËS FOLJE-FORMUESE TË SHQIPES NË GRAMATIKËN E AKADEMISË”-
dhe nuk dimë që të ketë pasur reagime as deri më sot!? Ja nëntitujt e vërejtjeve nga Dr. Nuhi
Veselaj:
I. Ndryshime e plotësime bërë tekstit
të mëparshëm
II. Gabime shtypshkrimi e lëshime të
karakterit grafoteknik dhe të metodës së punës që duhet mënjanuar
IV. Konstatime të diskutueshme nga
teksti që lypsen rishikuar, korrigjuar e përpunuar
V. Plotësimi i strukturës
foljeformuese të shqipes me fakte të reja dhe masat për thjeshtëzimin e
spastrimin e saj
VI. Kërkesë- porosi në vend të
përmbylljes
Dhe në vend që të
kërkojnë falje për gabimet dhe mangësitë e veta, dhe ta ftonin shkencëtarin
kosovar, Dr. Nuhi Veselajn, për bashkëpunëtor, ata me kryeneçësi vijojnë të
nënçmojnë e të mohojnë personalitete të mirënjohura dhe treva të tëra, duke
varfëruar kështu shkencën gjuhësore![6]
NEOLOGJIZMA TË MIAT
ABËCËDISHT, ndajf. FSHS nuk
e ka: të vihet në vendin përkatës, midis ABETAR/E dheABCË-JA (f. 1)
AMNISTI, ~A, FSHS f. 18, të
shlyhet e të zëvendësohet me fjalën: AMNESTI, ~A.
Në 18-19 të FSHS
kemi fjalën AMORAL, ~E dhe AMORALSH/ËM (i), ~ME (e); si dhe në f. 448 IMORAL, ~E dhe IMORALITET, ~I: Komisioni duhet të
përcaktohet vetëm për njërën.
ANESIM~I shih ANIM~I, shihej se kjo fjalë ka
mbetur jashtë përdorimit. Duke e vjelë nga djerrina dhe duke ia shtuar fjalën
fjalëformuese-NDËR, kam krijuar fjalën e re që e zëvendëson plotësisht
fjalën e huaj- Divergjencë. Po në këtë mënyrë e kam nxjerrë edhe
barasvlerësin e konvergjencës me kuptim të përkundërt- Ndërafrim-e.
AUTOMOBÍLTH, ~ I m. sh. ~ A, ~ AT. Automjet me
madhësi e forma të vogla (si mikrobusi, kamionthi, vetura etj.); makinë. Rrugëz
automobilthi. Uzinë automobilthash. Nget automobilthin.
ADEKUAT, ~E mb. libr. Që
përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a i përgjigjet plotësisht
asaj. Shprehje adekuate.
Pasqyrim adekuat.FSHS f. 23.
Në vend të këtij
mbiemri joshqip, duhet të përdorën dy të tjerë shkëmbyerazi:
GJEGJËS, ~E mb. që FSHS nuk e ka!
Dhe:
PËRKATËS,
~E mb. që FSHS e ka,
por është shpjeguar keq,
duhet të përputhet me mb.ADEKUAT,
~E mb. libr. Që
përputhet plotësisht me diçka tjetër, që i përshtatet a i përgjigjet plotësisht
asaj. Shprehje adekuate.
Pasqyrim adekuat.FSHS f. 23.
ANTROPOLOG/U m. sh., ~Ë, ~ËT. Specialist në
fushën e antropologjisë.
HABITSHMËRÌ, ~A f. sh. ~A, ~TË, që FSHS nuk e ka, mungon.
ÇUFK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Gaz me erë të keqe, që nxjerr njeriu a
kafsha nga poshtë me pak zhurmë; me zhurmë mesatare midis pordhës e fendës.
ÇORODITSH/ËM,
~E (i, e) mb. Sjellje, bisedë, veshje e
çoroditshme.
ÇNGUL kal., ~A, ~UR. 1. Nxjerr nga vendi një gjë që është
ngulur diku; nxjerr me gjithë rrënjë një bimë; nxjerr me vrull e me forcë diçka
nga vendi; kund. Ngul. Çngulëm qepët. I çnguli pendët
këndesit. Çnguli gozhdët.
Çnguli një dhëmb. 2. E heq menjëherë me forcë, e shqit nga
vendi; tërheq diçka me forcë gati sa nuk e këput. Çnguli derën. Ia çnguli veshët. 3. fig. Ia heq dikujt krejtësisht
një mendim të ngulitur, një ndjenjë etj.; e bëj që ta harrojë fare diçka;
çrrënjos; kund. Ngul. Ta çngulim të keqen nga rrënjët.
Nuk ia çkulën dot nga zemra. 4. fig.E detyroj dikë të ngrihet e
të ikë, e përzë, e ndjek; e marr me vete me zor. I çkulën nga vatrat e tyre. Mezi i
çkulën nga vendi. 5. fig. Ia dal t’ia këput dikujt një
gjë; e bëj që të flasë; largoj, shkëput. Nuk i çkulën dot asnjë fjalë. Nuk ia
çkulte sytë. 6. fig. Më lodh e më mërzit me të thirrura ose
me zhurmë, më bën që të më dhemb koka. Na çnguli nga mendtë (mendjen e kokës).
7. E bëj të qeshë fort, e gajas, më mundon. Na
çnguli gazit. E çkuli kolla.
*Ngul
hunj* e çngul hunj. I çnguli dhëmbër* dikujt. I çnguli veshët*.
Më çnguli zorrët*.
DEMUSH, ~I m. sh. ~A, ~AT. Dem i ri e i
shëndoshë. FSHS, f. 222.
Shih MËZ/ÀT, ~ÀTI m. sh. ~ÈTËR, ~ÈTËRIT.
Sepse Demush, është emër përkëdhelës
për- Adem: Dema, Demushi.
DIVERGJÉNC/Ë,
~A f. Sh. ~A, ~AT. 1. libr.
Mospërputhje e mospajtim mendimesh a pikëpamjesh për një çështje;
mosmarrëveshje. Divergjencë
ideologjike. 2. spec. Veçimi a largimi i diçkaje nga
drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve
ndërmjet dy a më shumë dukurive; prirje e ndryshme a e kundërt. Divergjenca e vektorit/mat.
Divergjenca e tipareve/biol. Divergjenca e dialekteve/gjuh. FSHS, Tiranë-2002, f. 246.
DIVERGJÉNT,
~E mb. Spec. 1. Që veçohet a largohet nga drejtimi
kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; që shkakton këtë veçim a largim. Rreze divergjente/fiz. Zhvillimi
divergjent. Zhvillimi divergjent i gjuhëve/gjuh. Pasqyrë (thjerrë) divergjente. 2. libr. Që nuk përputhet e nuk pajtohet me
një tjetër. Mendime (qëndrime)
divergjente. FSHS,
Tiranë-2002, f. 246.
Këto dy fjalë të huaja, emër e
mbiemër, i kam zëvendësuar me fjalë shqipe:
NDËRANËSIM,
~I m. sh. ~E, ~ET. 1. libr.
Mospërputhje e mospajtim mendimesh a pikëpamjesh për një çështje;
mosmarrëveshje. Ndëranësime
ideologjike. 2. spec. Veçimi a largimi i diçkaje nga
drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve
ndërmjet dy a më shumë dukurive; prirje e ndryshme a e kundërt. Ndëranësimi i vektorit/mat. Ndëranësimi i
tipareve/biol. Ndëranësimi i dialekteve/gjuh.
NDËRANËSIM,
~E mb. Spec. 1. Që veçohet a largohet nga drejtimi
kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; që shkakton këtë veçim a largim. Rreze ndëranësime/fiz. Zhvillimi
ndëranësim. Zhvillimi ndëranësim i gjuhëve/gjuh. Pasqyrë (thjerrë) ndëranësimi. 2. libr. Që nuk përputhet e nuk pajtohet me
një tjetër. Mendime (qëndrime)
ndëranësimi.
Fjalori i Gjuhës
Sotme Shqipe është një kurorë e kulturës shqiptare. Lexuesit e mirëfilltë
Fjalorin duhet ta lexojnë sikur roman,- kurse ata të cilët mëtojnë të merren me
shkrime, Fjalorin duhet ta lexojnë me zell e vetëmohim, në rolin: e lexuesit të
pasionuar, të korrektorit, të lektorit dhe të risimtarit.
Në këto role e kam
përpunuar Fjalorin- 1954 këtu e para një dekade-(këto janë shënime nga
burgu-(10.10.1990), kurse FGJSSH, tash frik, dhe pa e përfunduar na e rrëmbyen tok me tekstet tjera, me
rastin e transferimit nga burgu i Leskovcit në burgun e Nishit.
DHUNTÌ, ~A f. sh. ~, ~TË. Dhurëti. Dhunti morale (shpirtërore,
artistike). Ka dhunti. (FGJSSH-f. 250).
E kisha vërejtur
kaherë se një fjalë të keqe, e kishin keqësuar e katranosur fare, por në bisedë
e sipër, Ali Lajçi tha se i
pëlqyeka fjala dhurëti, nga dhuratë. Unë pata reaguar.
Ali Lajçit i erdhi
në ndihmë Emin Krasniqi, dhe atypëraty e shpiki (shpifi)- dhuroj dhe nga kjo
dhurëti;- duke e përkrahur vetveten (Emin-entin!) dhe të gjithë eminentët
tjerë, e duke i sulmuar diletantët e surrogatet- me aludim të hapur në mua!!
Dhe sërish nuk po
ma merr mendja se kjo fjalë është zhvilluar kështu: emër-folje-emër? Dihet se
këtu s`ka pasur punë rotacizmi, sepse bashkëtingëllorja-n, nuk është
ndërzanore. Thjesht, mua nuk më pëlqen rrënja e përbashkët- „dhun“ edhe
për-Dhunë,- e edhe për-Dhunti?
DHUNTÌ, ~A f. sh. ~, ~TË. Dhurëti. Dhunti morale (shpirtërore,
artistike). Ka dhunti morale
(shpirtërore, artistike). Ka dhunti. FSHS,
Tiranë- 2002, f. 290.
Kemi: Dhanore mb. gjuhë. 1. Rasa dhanore...(jo, pra:
dhunore-dhurore!?) Këtu as rotacizmi s`ka mund të prek. Pra, ekskluzivisht të
përdorët fjala e vjetër gege (në formën e saj të ngurosur:
DHANTÌ, ~A f. Sh. ~A, ~TË. Dhanti. Dhanti morale
(shpirtërore, artistike). Ka dhanti.Dhantia e natyrës: prirja kryesore e
personit për një veprimtari.
Dhe po në
këtë faqe është trajtuar edhe emri DHURÁT/Ë, nuk e kuptojmë përse fill pas këtij
emri futet (kontrabandë) edhe emri tjetër (i vjetruar!) DHURËTÍ, ~A!?! Në mos për ta katranosur
përfundimisht!?
As Ndre Mjedja nuk
e ka hetuar se fjala e vjetër gege ka qenë-DHANTI (e natyrës, e zotit), skr.
Nëpër ograjë po këndojnë bylbylat
Si tu`u përrallë me shoqi shojnë
Drandofilave zymbylat
T`kandshmen erë dhunti ju çojnë
(Ndre Mjedja)
FILLIKÁT ndajf. Vetëm, pa
asnjë njeri tjetër;fill. Jetonte
(mbeti) fillikat. FSHS Tiranë
2002, f. 334. Ngaqë nuk pajtohem me këtë konstruktim të dyshimtë, po e jap
variantin tim:
FIJEKALLI ndajf. Pra, kjo
ndajfolje duhet të përdoret: Fijekalli. Pse?- sepse ka një kuptim dhe përparësi
ndaj asaj tjetrës pa asnjë kuptim. P.sh.: ara ka shumë kallinj, e nuk është e
natyrshme kur në arë ngel vetëm një kalli? Edhe njeriu jeton në bashkësi
familjare, andaj kur ngel vetëm, themi se ngeli- fijekalli. Kurse FILLI+KAT, le
të na e shpjegojnë autorët e fjalorit?
FENDOS/Ë,
~A f. sh. –Ë,-AT bot.
Lloj kërpudhe e rrumbullakët, e cila kur piqet mbushet me një pluhur të errët.
FGJS f. 238. Kur e kam pa fillimisht këtë në Fjalor,- kam qeshur e jam gajasur:
po nuk desha ta bëja çështje, duke pandehur se ky emër nuk përdoret shpesh. Por
dreq o punë! Çohet një letërnxirës dhe për titull të tregimit të vet e zgjedh
pikërisht këtë emër: FENDOSA!
Në veri i thonë:
Pufkë,- natyrisht nga onomatopeja pëlcitëse-„puf“. Kurse vendit të djegies a
përvëlimit të lëkurës duhet thënë: flluskë;- kështu që të mos ngatërrohen.
Fjalëve që mund
t`iu përzihet kuptimi e të keqkuptohen,- duhet hedhur si leckë.
GOMIST, ~TI f. sh. ~Ë, ~ ËT...dhe
GOMISTERÌ, ~A f. sh. ~, ~TË... FSHS, f. 397.
Nuk themi se
përpiluesit e Fjalorit s`kanë qenë në nivel: por themi se tek ata ka ndikuar
rrethi me prirje të çoroditura të kthimit të gjinisë femërore në gjini
mashkullore!-( për Kosovën kjo anomali nuk është e njohur as tek asnjë shtresë
shkollore as analfabete). Kurse në Shqipëri mund të dëgjosh: Ai furri i bukës!
(Ajo furra e bukës), Çukit kosin! (cokat kosën), Lagji! (lagjja): këtë anomali
e ka në vulën katrore Ibrahim Daut Hoxha për Shtëpinë Botuese “Hoxha Tahsini”
GOM/Ë, ~A f. sh. ~Ë, ~AT... FSHS, f. 397; mund
të thuhet:
GOMËNDREQËS, ~E në ngjashmëri me:
Bukëpjekës, Armëndreqës...por jo edhe t`i ndërrohet gjinia për ta krijuar një
fjalë, deri në atë masë h i s t e r i k e- Gomisteri!?!
Veriu e ka
internacionale: Vullkanizer.
GJÈllËZ, ~A f. Kripër gjelle.
FGJS f. 378.
Mrekulli!-kripë=gjellëz!!
Pra, fjala
Gjellëz- është një fjalë e bukur lypë e gjetë për ta emërtuar „fërgesën“(miell
a qepër t skuqura...) që ia hedhim gjellës. Pra: gjella e madhe dhe gjella e
vogël- gjellëza. Kaurdis gjellën. A ia hodhe gjellzën gjellës?
HIJEHOLLË mb. Që e ka
hijen e hollë; kund. hijetrashë. Drurë (pemë) fijehollë.
HIJETRASHË mb. Që e ka hijen e
trashë; kund. hijehollë. Drurë (pemë) fijetrashë.
HIJEMIRË mb. 1. Që ka hije të mirë
a të lehtë (për drurë si ahu, plepi, mështekna etj.). 2.fig. Që ka pamje të
mirë e të çeltë; hijemirë. Njeri
hijemirë, çehreqeshur.[7]
JOJOJ, imerf.
(Fjalori nuk e ka, pra është neologjizmë imja) Them jo-jo sa për sy e faqe, p.sh.:
a hëngri bukë mysafiri?- jojonte, pastaj hëngri. Thotë jo-jo, për dy arsye: a
po e lusin me gjithë mend, dhe a ka mjaft ushqim, a po mos po jua ha ushqimin
fëmijëve; kur i thonë me ngulm: urdhëro-urdhëro!- ja ka ushqim për të gjithë!
Atëherë „joja“ formale bie, pikërisht pse ishte formale, e jo e vendosur.
JASHTËPARTIAK, ~E mb. FSHS nuk e ka:
të vihet në vendin përkatës, midisJASHTËPARLAMENTAR, ~E dhe JASHTËQENDROR, ~E (f. 465)
Që të mos i zëmë
ngoje të gjitha anomalitë e frymës socialiste, po përmend vetëm fjalën JATAK-
f. 465, ku nën 2 „shpjegohet“- keqësim!
FSHS f. 503 fjalën KAURDIS nën 2 „ e
shpjegon“: Pjek kafenë në qebab!?- pa e pas shpjeguar „qebab“in!?
KOMBNGRËNËS, FSHS nuk
e ka, të futet midis fjalëve KOMBLIK, ~U dhe KOMÇ/Ë,~A (f. 537)
KRAHËPËRKRAHË, FSHS nuk e ka, të futet midis fjalëve KRAHËMARRJ/E dheKRAHËPRERË (f. 551)
KUNDËRASIMILIM, ~I m. sh. ~E, ~ET. FSHS nuk e ka. Kundërfushatë mbrojtëse
kundër fushatës asimiluese; pikëpamje, ndjenja kombëtare kundërasimiluse. Të
futet midis fljalëveKUNDËRAJROR dhe KUNDËRFETAR (f. 571)
KUNDËREFEKT, ~E. FSHS nuk e ka; të
futet midis fjalëve KUNDËRASIMILIM dheKUNDËRFETAR.
KUPTIMNJËJTË, FSHS nuk e ka;
të futet midis fjalëve KUPTIMOR, ~E dheKUPTIMPLOTË (f. 574)
Fjalori i Shqipes së Sotme, Tiranë 2002, në vendet
përkatëse nuk i ka këto dy fjalë:
KÓDËRZ, ~A, f. sh. ~ A, ~AT. Pjesë toke e
ngritur, më e vockël se mali i
ulët, me pjerrësi të butë. Kodërz shkëmbore. Rrëzë kodërzës.
KÓDËRZVARR, ~I m. sh. ~ E, ~ET. arkeol. Kodërz e
vockël, e formuar nga dheu e nga gurët që hidhnin të vjetrit mbi varrezat e të
vdekurve. Kodërvarrezat ilire.
KAMIÓNTH, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Automobilth me ose
pa karroceri të hapur, që shërben për të mbartur mallra etj. Kamionth vetëshkarkues.
KAMBÀN/Ë, ~A dhe KËMBOR/Ë, ~A...FGJS f. 486 dhe 511.
Të shlyhen këto
fjalë të kota e të përgazta e të trajtohen: Kumbona-Kumbon-Kumbonare. Poashtu
të shlyhen edhe fjalët në lidhje me këto të deritashmet:
KAMBANÀR,
~I; KÀMBANÒR/E, ~JA dhe KAMBANÒRE,
~T: Fjalori i cituar f. 486,- dhe të zëvendësohen me fjalë gjegjëse
pas shembullit: Kumbona-kumbon-kumbonare;- të formuara nga onomatopeja Kum-Kum.
Kështu, ngase është qesharake përzierja e kuptimeve: këmborë=këmbët n` borë!!
LAVDAÇ, FSHS nuk
e ka; të futet midis fjalëve LAVD, ~I dhe LAVDËRIM, ~I (f. 595)
MEAZALLAH ndajf. FGJS f.
693.
Se nga cila trevë
është marrë?- le t`ia gjejnë çarën përpiluesit e Fjalorit: ne as s`e kemi
gjetur gjëkundi as kurrë në jetë? Por e gjejmë kudo: Mozo, Mozomëkeq?- gjë që
mendojmë se është krijuar si shkurtim e shprehjes: Mos Zot?- dhe zot-i është
dyfishuar me shprehjen turko- arabe:Allah? Pra: Mos-zot-Allah? Pra,
përfundimisht: Mozo, mozomëkeq.
MENDJEPRISHËSI, ~A f. Që i është
prishur mendja dhe është dhënë pas ligësive (SGJS- nuk e ka).
MBATH kal., ~A, ~UR. 1. Vesh në
këmbë (këpucët, çorapet, etj) ose në trup nga mesi e poshtë...FGJS f.
679:pështjellim i panevojshëm dhe i dëmshëm, mishmash që sjell pakuptimësi e
telashe në marrëveshje mes biseduesve!- rekrutëve iu dhanë veshmbathje, pas
nesh, iu dhanë setër e pantallona dhe këpucë; kurse pas FGJS kjo mund “të
kuptohet” se rekrutëve iu dhanë setër e pantallona,- por ngelën
zbathur!!?-prandaj, “mathje” duhet të quajmë ekskluzivisht pajisjen e me këpucë
e me çorape. Pikë.
NDËRANËSIM,
~I m. sh. ~E, ~ET. 1. libr.
Mospërputhje e mospajtim mendimesh a pikëpamjesh për një çështje;
mosmarrëveshje. Ndëranësime
ideologjike. 2. spec. Veçimi a largimi i diçkaje nga
drejtimi kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; thellimi i dallimeve
ndërmjet dy a më shumë dukurive; prirje e ndryshme a e kundërt. Ndëranësimi i vektorit/mat. Ndëranësimi i
tipareve/biol. Ndëranësimi i dialekteve/gjuh.
NDËRANËSIM,
~E mb. Spec. 1. Që veçohet a largohet nga drejtimi
kryesor, nga prejardhja e përbashkët etj.; që shkakton këtë veçim a largim. Rreze ndëranësime/fiz. Zhvillimi
ndëranësim. Zhvillimi ndëranësim i gjuhëve/gjuh. Pasqyrë (thjerrë) ndëranësimi. 2. libr. Që nuk përputhet e nuk pajtohet me
një tjetër. Mendime (qëndrime)
ndëranësimi.
MENDJESHUAR mb. Matufosje totale,
nga pleqëria apo papunësia, mosushtrimi i trurit mund të krahasohet me
mosushtrimit trupit.
ZELLSHUES mb. Jo vetëm që vetë
s’ka zell, por me biseda pesimiste e të zymta edhe te të tjerët e shuan zellin
për punë.
NOVATOR,
~I dhe NOVATORIZ/ËM, ~MI...FGJS f.
799: duhet të shlyhen e të zëvendësohen me shprehjet e reja: Risimtar,
Risimtarì.
Është befasuese se si Fjalori e
„shpjegon“ fjalën RISÌ,-A, f. 1. Shih RINI,-A!?
Të shlyhet
„varianti“ i dytë i panevojshëm, i ngatërruar dhe jopopullor.
NJËRIPASTJETRIT pakuf. Ushtarët
/fëmijët) vargevi njëripastjetrit. kr. Me gjerm. Hintereinander.
PASNJËRITJETRIT pakuf. Ushtarët
/fëmijët) vargevi pasnjëritjetrit.
PLEQNÁR,
~I m. Ai që është
zgjedhur si plak për punët e fshatit, plak. E vunë pleqnar. FSHS f. 1015.
Pleqnarët
ekskluzivisht janë të mençur, të cilët kanë dhanti të rralla natyrore për
zgjidhjen e çështjeve më të ngatërruara e më të koklavitura,- pa zgjidhjen e të
cilave edhe bëhen gjaqet. Gjyqtar popullor.
Ata nuk
„zgjidhen“, por vetëzgjidhen, mbivëhen me mençurinë e tyre. Është e çuditshme
se si përpiluesit e Fjalorit nuk paskan dëgjuar për Binak Alinë as për Ramadan
Shabanin, për Xhemajl Obrijën, për Feriz Depcën, për Mehmet Dyzin, për Din
Mehmetin as për Anton Çetten!?!
QÌM/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET. –tok me nja 27 rrjedhoja,- deri te QIMOSHE-QIMUSHI!-(FGJSSH-f. 995-996).
Të shlyhen që të gjitha komplet, dhe
të zëvendësohen me:
Krejt kjo për t`i
ikur keqshqiptimit dhe keqkuptimit me këmbimin e mundshëm të shkronjave Ç-Q në
mjedise te ndryshme.
RRÚGËZ, ~A f. Sh. ~A, ~AT. Rrugëz për mjete
të vogla të transportit, sikur që janë: motorët, veturat, mikrobusët,
kamionthat.
TËRË (i,e) pakufi. I gjithë.... FGJS f.
1237.
Te Fjalori i vitit
1954 e kemi: Unjì. Kurse në trevat Gjilan-Kamenicë-Suharekë...e hasim: Tungjì.
Është apo s`është turqizëm, kjo fjalë e mbulon fjalën serbikroate- ceo dhe
fjalën gjermane- ganze (gance). Është përhapur dhe e ambientuar
gjithandej. Dhe së fundi:
shqiptohet me l e h t ë s i. Fjalët që shqiptohen me vështirësi, janë
jopopullore dhe antipopullore. Pikë.
NOVATÓR, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Ai që paraqet dhe vë në jetë metoda
ose ide të reja e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës etj.
FSHS, Tiranë 2002, f. 872.
NOVATORI/ZËM,
~MI m. Vetia e asaj që
është e re dhe përparimtare në një fushë;të qenët novator; veprimtari e
novatorit. Novatorizmi i artit
(i letërsisë).
RISI, ~A f. 1. Të qenët i një moshe të re (për një
dukuri), vetia e diçkaje që ka pak kohë që është shfaqur. 2. edhe sh. ~,~TË. Dukuri e re: Risi në gjuhë. FSHS,
Tiranë, 2002, f. 1114.
Pra, sikur që shihet,
vetë emri: RISIMTARI/A f.. sh. ~, ~TË. Është neologjizmi imja.
QÌM/E, ~JA f.sh. ~E, ~ET. -tok me gjitha rrjedhojat, FSHS f.
1078,- Të shlyhen që të gjitha komplet, dhe të zëvendësohen me emrin:
Krejt kjo për t`i
ikur keqshqiptimit dhe keqkuptimit me këmbimin e mundshëm të bashkëtingëlloreve
Q-Ç në mjedise të ndryshme.
NEGATIVITET~I mb. -E, ~ET. që FSHS nuk e ka, mungon.
MENDIM/OJ kal., ~OVA, ~UAR libr. 1. Mendohem e rimendohem e
stërmendohem për një çështje të koklavitur, që është zor t`i japish dum, që
kërkon një
rropatje me
procedurë më të gjatë sesa-MENDOJ. Krahaso
skr.MISLIM-RAZMIŠLJAM. Le
të konkurrojë kjo folje krahas asaj tjetrës-MEDIT/OJ kal.,~OVA, ~UAR. Natyrisht duke pasur për bazë
etimologjinë.
MYJOR, ~E mb. Kryesor, në krahasim me pjesën e
brendshme të drurit, zemrën e drurit. Çështje (veçori), anë) myjore. Dallim
(ndryshim) myjor. Është myjore.
Le të konkurojë ky
mbiemër krahas atij tjetrit-THELBËSOR, ~E.
ULTËSÌ, ~A f. FSHS, f. 1405:
është shpjeguar tepër ngushtë, nuk i është dhënë edhe kuptimi i poshtërsisë,
krahaso me skr.-niskosti?
AUTOKRITIK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Vetëkritikë. Autokritikë parimore
(e shëndoshë). Bëri autokritikë. FSHS, f. 67.
Kaq thuhet dhe
asgjë më!?! Pra, me çdo kusht ruhet fjala e vjetër dhe pasivizohet fjala e re,
duke mos e trajtuar te shkronja-v: VETËKRITIKË.
TEORICIEN, ~I m. sh ~Ë, ~ËT. Ai që merret me përgjithësimin
teorik në një fushë të caktuar të shkencës. Teoricien i shquar. FSHS, f. 1335.
Përse të mos merret forma sipas
shembullit:
MATEMATIKAN~I m. sh. ~Ë, ~ ËT?
KOLESTERIN/Ë,
~A f. Lëndë organike
me përmbajtje dhjamore, që gjendet me shumicë në yndyrnat, në të verdhën e
vezës etj. Dhe shkakton sëmundjen e arteriosklerozës. FSHS, Tiranë-2002 A, ~AT. (…) FSHS, f. 787.
Përveç:”që gjendet
me shumicë në yndyrat, në të verdhën e vezës etj.”-duhet shtuar: derrorja-89%,
margarina-249%, mëlçia-320-370, e verdha e vezës-1360%,
veshkët-30.000%...
MINIÉR/Ë, ~A, f. sh. ~A, ~AT. 1. Pus i
thellë në tokë për të nxjerrur minerale; vendi nën dhe ose në sipërfaqen e
tokës ku nxiren minerale (së bashku me pajisjet e nevojshme); xehe. Miniera e
qymyrgurit (e hekurit, e bakrit, e kromit, e bitumit). Miniera e Memaliajt (e
Bulqizës). 2. fig.Burim shumë i
pasur e i pashtershëm për diçka. Minierë të dhënash (njohurish, diturish).
“Shpjegohet” se miniera nuk na
qenkësh njëkohësisht edhe-XEHERORE!?
As te shpjegimi i
emrit FAVOR e as te shpjegimi i emrit VOLI,- nuk është shpjeguar
kuptimi i kundërt!?- dhe në mungesë të këtij shpjegimi të nevojshëm e të domosdoshëm,
po përdoret- disfavor!
Poashtu, FENOMENI, shpjegohet me DUKURI, kurse DUKURIA sikur nuk ështëFENOMEN!?
FSHS nuk i trajton as fjalët: DYKULTUROR, SHUMËKULTUROR?
FSHS nuk e ka NDËRKOMUNIKIM?
MËNDESHË, ~A f. sh. ~A, ~AT Grua që i jep gji një foshnje të
huaj; tajë. FSHS, f. 776.
TAJ/Ë,-A f. sh. -A,-AT. Grua që ushqen një foshnjë të
huaj, mëndeshë. E ka tajë. FSHS, f. 1321.
NANSHOR/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Mëndeshë, tajë. FSHS, f. 825.
Vërejta jonë:
Derisa dy trajtat e sipërme: MËNDESHË dhe TAJË, jepen dhe lidhen me
njëratjetrën, kjo e fundit- NANSHORE, nuk jepet në asnjërin rast!?! Kështuqë
kjo formë mund të gjendet rastësisht ose duke e lexuar fjalorin sikur roman!
Emër ky i cili duhet të ketë përparësi ndaj të tjerëve, ngase tingëllon më
shqip dhe duket më popullor.
NIP, ~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~ËR, ~ËRIT. 1. Djali…FSHS,
Tiranë-2002, f. 869.
Në vend « Djali », duhet
« Biri »…
USHE?, ~JA f. sh. , ~TË. Shih USHE/Ë,
~A 1’2’
Ruaj ushenë të të vijë gjahu! / fj.
u. (Ruaj ushenë të më vijë gjahu?- dhe a e ka vendin këtu
apo tek i dyti shpjegim:Kasolle?
DIVORC, ~I m. sh. ~E, ~ET libr. Zgjidhje e martesës; ndarje.
FSHS, f. 246.
KURORËZIM~I m. sh. ~E, ~ET. 1. Veprimi
sipas KURORËZOJ, KURORËZOHEM.2. Ceremonia fetare e martesës;
ceremonia që bëhet për të kurorëzuar një mbret, një perandor etj.
KURORËZOHEM vetv. 1. Martohem me dikë me ceremoni
fetare. 2. vet. veta e
KURORËZOJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. I vë kurorë një çifti në kishë. 2. fig. Përfundon me sukses një punë
etj. FSHS, f. 636.
SHKURORËZIM, ~I m. sh. ~E, ~ET. 1. Veprimi
sipas SHKURORËZOJ. 2. drejt. Zgjidhja e martesës me
vendim të gjykatës, ndarje.
SHKURORËZOHEM vetv. drejt.
Zgjidh martesën me vendim të gjykatës.
SHKURORËZOJ kal., ~OVA, ~UAR. 1. drejt.
Bëj zgjidhjen e martesës së dy bashkëshortëve sipas ligjit, ndaj. 2. libr. I heq dikujt famën; I jap
fund lavdisë së tij, duke ia kaluar në diçka a duke e mundur; bëj që të tjerët
të mos besojnë më në një mendim, në një ide etj. FSHS, f. 1264-1265.
Këtë mishmash kanë
mund ta bëjnë vetëm autorët e Fjalorit separatist të Tiranës: dhe sipas tyre,
"divorci" na qenka shul shqip (sic!) zgjidhje e martesës; kurse-
kurorëzim, vetëm ceremoni fetare!! Ndërkaq sërish- shkurorëzim, bëj zgjidhjen e
martesës me vendim të gjykatës!?!
Ata as kanë nuhatje risimtarie në
gjuhësi: divoci flaket krejtësisht, si e panevojshme dhe ngatërrestare; dhe
ngelin dy antonimet: Kurorëzohem-Shkurorëzohem.
CINGËR/OJ jokal., ~OVA, ~UAR. 1. vet.
veta
Kaq
"shpjegon" fjalori. Për autorët e fjalorit nuk cingëruaka: ora e
zgjimit, zilja e derës, zilja e biçikletës!?
VETËSHFAROSJ/E, ~A f. sh, ~ET usht. Luftë civile, vetëshkatërrim,
vetëshpartallim.
VETËSHKATËRRIM,-I m. usht. Luftë
civile, vetëshfarosje, vetëshpartallim.
VETËSHPARTALLIM, ~I m. usht. Luftë
civile, Vetëshkatërrim, vetëshpartallim.
KONFORM?-përse është shlyer
nga fjalori, pa e dhënë zëvendësimin përkatës!?
PAKUPTIMSISHT. ndajf. Në mënyrë të
pakuptueshme, e folur apo e shkruar në mënyrë të pakuptimtë, do interpretim e qartësi
tëpëotë.
MOSHAPJE. ndajf. I heshtur,
enigmatik në hetuesi etj.
SHKËNAQEM. ndajf. Më prishet qejfi,
bëhem çartaqejf, nga një sjellje jokorrekte apo nga një lajm i keq.
ARANÇAT/Ë, ~A f. Pije freskuese, e
përgatitur me lëng portokalli. FSHS, f. 49. (E pse jo-PORTOKALLATË!?
ABËCËDISHT. ndajf. FSHS nuk e ka: të vihet në vendin
përkatës, midis ABETAR/E dheABCË-JA (f. 1)
GËRHÀN/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT. Krehër leshi a
liri. (FSHS f. 385- Tiranë, 2002)
GRABÙJ/Ë,-A f.sh. –A,-AT. Krehër për të mbledhur barin, kashtën
etj.; dhëmbës.(FSHS f. 399- Tiranë, 2002).
HABITSHMËRÌ, ~A f. sh. ~A, ~ TË. Topitje, amulli, harrestari,
pakujdesi.
KATUNDAR, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. 1. Fshatar.
Fem. ~E, ~JA sh. ~E, ~ET. 2. Kryetari i katundit: çelnik. (FSHS
f.559). Ky xhevahiri i fundit-çelnik!- nuk është trajtuar te rendi
alfabetik-ç?- dhe mendojmë se është fjalë serbe!?
KËRPAÇ!-( FSHS f. 575),
edhe serbokroatisht është: krpaç!?!
KRÈH/ËR,
~RI m. sh. ~RA, ~RAT. 1. Mjet i thjeshtë prej briri, prej
plastike etj., me një vargdhëmbëzash të holla, që përdoret për të krehur
flokët. Krehër i shpeshtë (i
rralë). 2. Diçka që ka trajtën e këtij mjeti;
vegël bujqësore me bisht druri për të mbledhur barin e tj.; gërhanë. 3.Pajisje e emetaltë e një
arme, që mban fishekët; sasia e fishekëve që mban kjo pajisje. Krehër pushke (mitralozi). (FSHS f. 610).
KONFORM?-përse është shlyer
nga fjalori, pa e dhënë zëvendësimin përkatës!?
NEGATIVITET~I mb. ~E, ~ET. Veprimet, sjelljet e këqija të
dikujt.
PASANIK,
~U m. sh. ~Ë, ~ ËT. vjet. Ai që i
shkonte pas një njeriu të pasur a me rëndësi per ta shoqëruar, për ta ruajtur
etj.; bishti i një njeriu. (FSHS f. 937). Përderisa qenka fjalë e vjetruar, dhe
sot s`ka bishta të tillë, përse nuk jepet fjala e re që e zëvendëson, me
shenjën- shih f. kaq?
QÌM/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET. -tok me mbi
20 rrjedhoja, FSHS, f. 1078-1079).
Të shlyhen që të gjitha komplet, dhe
të zëvendësohen me: QIMEASHPËR-KIMEASHPËR, QIMEBARDHË-KIMEBARDHË, MJEKËRBARDHË,
FLOKËBARDHË. MUSTAQEBARDHË për njerëz e për shtazë e për shpezë dhe insekte:
LESHBARDHË, PUPLABARDHË, FLATRABARDHË.
Krejt kjo për t`i
ikur keqshqiptimit dhe keqkuptimit me këmbimin e mundshëm të shkronjave Q-Ç, në
mjedise te ndryshme.
RASHQEL, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. krahin.
Krehër, grabujë. (FSHS f. 1094-Tiranë, 2002).
Te veprat e Hivzi
Sulejmanit e kemi vetëm-rashqel, kur është fjala për « grabujën »
serbokroate; kurse- krehëri, është një mjet për krehjen e flokëve. Mekanizmi i
armës për vendosjen e fishekëve quhet-Karrikator. Pra, pështjellaqët kot së
koti i kanë zier e përzier këto katër emërtime, për t`i tollovitur shqiptarët e
tollovitur!?!
Urojmë dhe kërkojmë që ky rast të jetë skandali i fundit i veprimtarisë
tendencioze separatiste dhe vandaliste ndaj Letërsinë e Gjuhësisë shqiptare që
e përbën tërësia e saj, ngase specialistë të tillë, dhe madje edhe më të mirë,
kanë të gjitha trevat shqiptare gjithandej në: Kosovë, Kosovën Lindore, Çamëri,
Kalabri, Mal të Zi, Maqedoni dhe në Botë. Dhe këto punë të kryhen me ekipe e
komisione të përbashkëta, apo edhe me konkurse.
SEKRET/ON kal. ÒI, ~ÙAR. fiziol.(...),- pas kësaj foljeje
kalimtare, mungon fjala: -SEKRETOR, - pavarësisht se po në këtë faqe-(FSHS
f. 1169), është trajtuar mbiemëri-SEKRET, ~E,-por kjo nuk mjafton;
krahaso me skr.:TAJNO dhe TAJANSTVENO, TAJANSTVENOST, apojo?
TOTEM, ~I m. sh. ~E, ~ET. mit.(...) dhe
TOTEMIZ/ËM, ~MI m. mit. (…)-sikur
te FSHS, Tiranë, 1984, f. 1247; dhe mungon një trajtim:
TOTOLESH, ~E mb. (...)- sikur
te FGJSSH, Tiranë, 1980, f. 2010. E, pra, nuk bën të hiqet asnjë fjalë, pa
shpjegim apo zëvendësim, me sinjalin-„shih“ faqe kaq e kaq, apojo?
ULTËSÍ, ~A f. FSHS, f. 1405: është shpjeguar tepër
ngushtë, nuk i është dhënë edhe uptimi i poshtërsisë, krahaso me skr.-niskosti?
PIKËKTHES/Ë f. sh. ~A, ~AT. Vendi ku bëhet
kthesa, në gjeografi dhe në histori; kthesat tona.
NACIONALISHT ndajf. Kombtarisht, në
mënyrë kombëtare, orientim atdhetar.
PRIZMIM,~I m. sh. ~E, ~ET. Veprimi sipas PRIZMOJ, PRIZMOHET. 1. Vijë e vogël që bëjnë ujërat, kur
rrjedhin. 2. fig. Mendimet e qëndrimet e njerëzve për t’u puqur.
PARALELÍSHT ndajf. 1. Në drejtim të
paraleles. E prenë paralelisht.
PËRDËLLÝES, ~E mb. Mëshirues,
ëndërrues, keqardhës.
AVOKATÍM, ~Í m. sh. ~E, ~ET. 1. Veprimi sipas AVOKATOJ, AVOKATOHEM. 2.Këshillë. Pas
avokatimeve të juristit.
PËRKTHIMOR/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET. 1. Krijimtaria
përkthimore. 2. Zyra e përkthimeve.
STATISTIKISHT ndajf. Në mënyrë
statistikore, konstatime statistikore.
MATEMATIKISHT ndajf. Në mënyrë
matematikore, llogari precize matematikore; me përpikëri matematikore.
SINTAKSISHT ndajf. Në mënyrë
sintaksore, analiza sintaksore.
PANGJIZUR ndajf. Që nuk është
mpiksur.
ASOCIATIVISHT ndajf. Në mënyrë
asociative, shoqërore.
VËRRÍ, ~A f. sh. ~, ~TË dhe ~JA, ~JAT. 3. Vërrija,vërrijat,
vërrijave.
TRUNGTRASHË mb. Lis (ah)
trungtrashë.
TRUNGHOLLË mb. Lis (ah)
trunghollë.
NDËRMJETVETE ndajf. Konsiderata
reciproke, shkojnë mirë (keq) ndërmjetvete.
NDËRVËLLAZËROR, ~E. mb. Marrëdhënie
ndërvëllazërore.
NDËRMOTROR, ~E. mb. Marrëdhënie
ndërmotrore.
NDËRAKADEMIK/E mb. Komision
ndërakademik, marrëdhënie (shqyrtime, rezultate) ndërakademike.
Për mënjanimin e dublimeve
(dyfishimeve) të shprehjeve
të panevojshme dhe të shprehjeve të
zorshme jopopullore
Shembuj:
GISHT, ~I m. sh. ~A, ~ AT dhe~ ËRINJ, ~ ËRINJTË. FSHS, f. 389.
Varianti i dytë: ~ËRINJ, ~ËRINJTË,- duhet të
shlyhet, ngaqë është i zorshëm dhe i panevojshëm, dublim (dyfishim) i kotë dhe
i ngatërruar. Është jopopullor, alias antipopullor.
Autorët e fjalorit
në fjalë çuditërisht iu japin përparësi fjalëve më të këqija që ngatërrohen
mesjete ndaj fjalëve më të mira:
SHERMASHÉK, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. bot. Urth. (ja, kështu
e kanë shpjeguar dhe kanë mbetur gjallë!): në vend se ta krahasojnë e ta
shpjegojnë me- përpajnën, përkatësisht t’ia përshkruanin vetitë e emrit-Urth,
ngase rrafsh 3 (tre) fjalë janë të ngjashme-urth, pra:
SHERMASHÉK, ~U m.
sh. ~Ë, ~ËT. bot. Shkurre kacavarëse me kërcell
të bardhemë, me gjethe gjithmonë të gjelbra, me lule të vogla, të bardha në të
blertë, që bën kokrra të vogla sa një qiqër dhe që rritet si bimë zbukuruese.
Pra, sinonimi-urth-shlyhet, që të
pakësohen ngatërrimet edhe me dy-urth-a të tjerë:
URTH, ~I m. bujq. Sëmundje, e cila
shkatërron kallinjtë e të lashtave, duke i mbushur ata me një pluhur të zi që
mban erë të keqe. E prishi
grurin urthi. (dhe):
URTH, ~I m. Djegësira që
ndjejmë në grykë nga thartira që vjen prej stomakut. I vjen urth.FSHS f. 1411.
Dhe këto tollovitje i zbulova gjatë
leximit të veprave të tjera të ndryshme, jo nga fjalori, sepse fjalori
separatist as e thekson emrin-shermashek te emri- përpajnë, as e thekson
emrin-përpajnë te emri-shermashek!!
REFORMIMI I DISA SHPREHJE
KUNDËRKEQKUPTUESE E KUNDËRKEQTINGËLLUESE
Divergjenca-Konvergjenca!
Ka më së dy dekada që këto dy fjalë
të huaja i kam rregulluar në fletore: Ndëranësime-Ndërafrime.
“Sa hap e mbyll sytë!”
Vijimisht po
shkruhet: “sa hap /çel/ e mbyll sytë”. Kjo nuk është e drejtë, pra as e
logjikshme. Duhet thënë anasjelltas: “sa mbyll e hap sytë”. Pse? Sepse
vijimisht i mbajmë sytë të hapur, e herë pas herë rrahim në qepalla, pra
mbyllën e hapen sytë dhe mbeten të hapur, jo të mbyllur.
Ndërkaq kur është fjala për persona
të shtrirë në shtrat /për fjetje ose sëmurje/, ndryshon puna: “NN i hapi dhe i
mbylli sytë”.
“Ta ndajmë shapin nga sheqeri!”
Në vend të kësaj
shprehje “të ngulitur” duhet thënë: “ta ndajmë egjrën nga gruri”. Pse? Sepse
shapi është kripë minerali, ndërsa sheqeri prodhim industrial dhe rrjedhimisht
nuk përzihet gjatë procesit të prodhimit, përse të përzihet e tevona të
ndahen!?, pavarësisht se fjala NDAJ ka kuptimin d a ll o j.
Dhe më tej: shapi
si i tillë nuk është i njohur në masë, po as mënyra e prodhimit të sheqerit.
Ndërkaq, për grurin dhe egjrën dinë shumica absolute e popullatës. Dhe këto
përzihen në mënyrë të natyrshme, e po nuk u qërua egjra nga gruri, na dhemb
koka!
Që të dy shprehjet na japin të
njëjtin kuptim figurativ: të ndahet e keqja nga e mira, pavlera nga vlera.
Ja ku na doli edhe
VLERA! Përderisa shapi është i nevojshëm, domosdo ka edhe vlerë. Kurse egjra
s`ka asnjë vlerë, pra aq më mirë e simbolizon të keqen dhe luftën për liri!
Kështu /gabimisht/ është përdorur
përgjatë tërë luftës së Dytë Botërore dhe askujt nuk ia ka vrarë veshin!
“Për femrën tonë”
e mashkullit. E
pra, mjerisht, e gjejmë të shkruhet: “Në ndërmarrje apo fabrikë punojnë kaq
punëtorë e kaq femra” ose “Në shkollë ka kaq nxënës e kaq femra”, “Emancipimi i
femrave” etj.
Përse, vallë, të varfërojmë fjalorin
tonë, kur çdo fjalë /emër/ e gjinisë mashkullore e ka barasvlerësin e
e vet në
gjininë femërore: burrë-grua, punëtor-punëtore, mjek-mjeke, mësues-mësuese,
nxënës-nxënëse, bari-bareshë, djalë-vajzë, çun-gocë...
Rexhep Hoxha shkoi edhe më larg duke
titulluar libërthin e vet “Për femrën tonë”!!
Meqë nuk thuhet
“Për mashkullin tonë”, përse të thuhet “Për femrën tonë”!? Kjo shprehje
përdoret më tepër /në mos ekskluzivisht/ për bagëti: mashkull a femër? Kurse
për njerëz thuhet çun apo gocë?
Kështu dhe vetëm kështu e përdorin
fshatarët tanë, kurse të shkolluarit jo!?
Emërtimi i Muajve të Vitit-(Kalendar
i Ri)
Nistor, Shkurtor, Larcor, Bleror,
Lulëzor, Qershor, Korrtor, Veror, Frytor, Verdhor, Brymor, Dimëror.
Terminologjia gjuhësore shqiptare që filloi me shkrimet e para shqipe,
merr një shtysë të fortë me Kristoforidhin e Samiun, si dhe hov vendimtar me
rilindësit tjerë, për të mos u ndalur kurrë. Në këtë ndërtesë të kulturës tonë
çdokush ka te drejtë ta vë nganjë gur të latuar.
Romakët deri në shekullin e
Emrat e gjashtë
muajve të parë të Kalendarit kanë prejardhje të drejtpërdrejtë nga mitologjia
antike, ndërsa muaji i gjashtë dhe i tetë mbajnë emrat e dy sundimtarëve
romakë. Për nder të Jul Qezarit muaji i deri atëhershëm “quintilius”/muaji i
pestë me radhë i kalendarit të vjetër romakë/ ka marrë emrin e këtij perandori,
ndërsa më vonë ish muaji “sextilius”/d.m.th. i gjashti/ ka marrë emrin e perandorit
August. Katër muajt e tjerë janë shënuar me numra rreshtorë 7, 8, 9, 10,- por
sipas renditjes së hershme romake. Mujai “sextilius” në kohën e hershme ka
pasur vetëm 30 ditë. Por që të mos mbetët muaji i Augustit më shkurtër se i
Cezarit, i është një ditë/31/, që është marrë nga fundi i vitit, d.m.th. nga
shkurti cili ka pasur,
sipas kalendarit julian 29 e 30 ditë. Ndërkaq, në përdorimin e vet të këtij
kalendari shqiptarët kanë bërë një ndryshim të vogël: kanë ndryshuar emrin e
muajit të dytë me emrin shqip-shkurt, pastaj muajin e gjashtë me- qershor dhe
muajin e shtatë me- korrik. Edhe emrat e katër muajve të fundit janë shqipëruar
me: shtator, tetor, nëntor, dhjetor.
Me rastin e
riemërtimit kam pasur parasysh edhe mënyrën e emërtimit të muajve në
kroatishte: [sije?anj, velja?a, ožujak, travanj, svibanj, lipanj, srpanj,
kolovoz, rujan, listopad, studeni, prosinac] që janë origjinalë dhe për lakmi.
Por unë ndoqa rrugën origjinale, qoftë duke vjelë fjalët nga fjalorët, qoftë
duke krijuar neologjizma apo edhe me adaptim, ose edhe duke vjelë ato
populloret: rrethi i Tiranës gjithandej nëntorit i thonë- brymor.
Besoj se opinioni do ta përqafonte
ketë mënyrë të re emërtimi të muajve, meqë është mënyrë e re progresive dhe ka
epërsi të pakrahasueshme ndaj mënyrës së njehsimit të deritanishëm.
Nuk pajtohem dhe protestoj kundër
mendimeve konservatore se nuk duhet ndryshuar emërtimin e muajve, meqë qenkan
“ngulitur” e “rrënjosur” me kohë!
Shumëçka është
ngulitur e rrënjosur /madje edhe robëria!/, por njerëzit revolucionarë do të
çngulitin e çrrënjosin çdo gjë të vjetër duke çarë kështu drejt ardhmërisë pa
pengesa e pa pengimtarë![8]
INSTITUTI I SHKENCAVET
SEKSIONI I GJUHËS E I LETËRSISË
F J A L O R
I
GJUHËS SHQIPE
T I R A N Ë 1954
E punoi një komision i përbërë nga:
K. Cipo [Kryetar],
E. Çabej, M. Domi, A. Krajni, O.
Myderrizi
Do të ishte megalomani
e shfrenuar vetëm po të më fekste në mendje që ta “tejkaloja” Komisionin e
nderuar e të respektuar, pjesëtarët e të cilit kanë qenë personalitete të
larta, dhe me siguri, njohës të mirë të shkencës gjuhësore dhe të gjuhëve të
huaja; ama ja që ndodh të përmirësoj diçka, sikur në citatin dhe vetë titullin-
“e i”, ku krijohet një keqtingëllim dhe ai keqtingëllim zbutet po ta
zëvendësonim lidhësen-e, me lidhësen-dhe,-dhe i (LETËRSISË), apojo?
Në këtë plan dhe sipas ftesës të
Komisionit në fjalë, do të vijoj të hedh ca gurë të latuar në Kullën tonë të
përbashkët të Gjuhësisë Shqiptare.
FJALORËT DUHET TË LEXOHEN SIKR
ROMANET
(kush po kthjellon
e kush po turbullon?)
Fjalorët janë vepra të pakryera.
(Dr. Shefkije Islamaj)
„Për këtë dhanë
ndihmën e tyre edhe mjaft bashkëpunëtorë të jashtëm, sidomos arsimtarë“ (VI),
Fjalori i jep fjalët e huaja në mënyrë mjaft të kufizuar...“ (IX) „Grupi
hartues është i vetëdijshëm se, sidomos në këtë botim të parë, ky fjalor ka
edhe të meta e zbrazësi, (...). Jemi të bindur se për se për këtë do të
ndihmojnë shumë edhe lexuesit e këtij fjalori, me vërejtjet e sugjerimet e
tyre, si edhe me fjalë e shprehje që nuk përfshihen në këtë vepër“(X-XI).[9]
KOMPOZITAT: Gjuha
shqipe ka bukur shumë fjalë të përbëra, por, mundësitë e shqipes në këtë plan,
janë shumë më të mëdha; mendoj se shqipja ka aftësi të barabartë me
gjermanishten e rumanishten
për krijim fjalësh të bërbëra e kompozita: Dhomëfëmijësh, Numështëpie,
Dhomëpune, Dhomëgjumi, Dhomëfjetje, Çerekshekulli, Herëpashere,
Njëripërtjetrin, Njëripastjetrit-(Pasnjëritjetrit?), Krahasnjëritjetrit,
kundërefektet, Mendjeprishësì, Kundërasimilim, Kundërefekt, Pasmuri, Pasmali,
Këtejkodre, Pasdërrasëszezë, Paraepokalè, Kopshtfëmijësh, Kopshtlulesh,
Kopshtkulmi, Kopshtpemësh, Kopshtperimesh, Kopshzarzavatesh, Autoburg,
Autoambulancë, Polickomunikaciaoni, Shenjëkomunikacioni,
Fatkeqësikomunikacioni, Trennate, Trendite, Gurthemel, Gurmegje, Nëtëkatëranët,
Lafshagjakosur, Kandërrkatërdhjetëkëmbëshe, Shitësgazetash, Pushimoremalore,
Pushimorefushore, Pushimoreverore, Pushimoredimërore, Agjencitelegrafike,
Agjenciatelegrafikeshqiptare, Grupfolklorik, Grupfolklorikmuzikor, Flotajrore,
Postajrore, Akordiminstrumentesh, Akullnajëmalore, Sinjalalarmi, Pijealkoolike,
Jashtëzakonshëmfuqiplotë, Problemekurorëzimesh, Modëburrash, Modëgrash,
Çantudhëtimi,
Mantelçante, Çantëdore, Çnatëparash, Drejtoriafinancave, Pijetorestudentësh,
Pijetorepunëtorësh, Specialitetevendase, Specialiteteresporantesh,
Specialiteteshtepishë, Anëshiu (jugu), Anëbore (veriu), Anëtetrupit,
Ngabjëraanë, Ngatjetraanë, Ngaanaeanës, Ngatekatëranët, Gjyqtaranësor,
Fjalimmbajtësi, Fundjava, Vendplotësimi, Frikërespekt-(skr.strahopostovanje),
Luleakshami. Luleakulli, Lulealle, Luleargjendi, Lulebalsami, Luleblete,
Barblete, Lulebualli, Luledielli, Luledimri, Luledjathi, Luledushku, Luledylli,
Luleethesh, Lulefieri, Lulefloriri, Lulefshese, Lulegishti, Lulegomari,
Lulegjarpri, Lulegjize, Lulekashte, Lulekumbone-(as Këmbore as Kambane!!),
Lulekungulli, Lulelepuri, Lulembrëmjeje, Lulemëngjesi, Lulemisiri,
Lulemosmëharro, Lulemosmëprek, Lulepeshku, Luleplepi, Lulepranëvere, Lulepreshi, Luleqeni,
Luleqengji, Lulerezhde, Lulesahati: e që FSHS f. 639 i ka të ndara!
KOMPOZITA
NGA FSHS: akullthyes, ballafaqe, bashkatdhetar, gurgdhendës,
asnjëherë, domosdo, kurdoherë, ndonjëherë. f. 596.
KOMPOZITA
NGA SHABAN DEMIRAJ: buzoprapaqiellzorja, largvajtëse,
shkallëshkallshëm, parashkrimore, paraqiellzore, prapaqiellzore,
buzoparaqiellzore, qiellzorizimi, bashkëpërputhur, çqiellzorizimi,
bashkëpërkime, paralelizma, paargumentuara, pavetëmjaftueshëm, pathemeltë,
papërngjitur, pandryshueshëm, jovepror, riorganizuar, gramatikalizuar, shumëkuptimshëm.
“GJUHA SHQIPE DHE HISTORIA E
---------------------------------------
KOMPOZITA
NGA “ILIADA”: kollçikbukur, syvezulluese, turiqen, faqetrëndafile,
zemërlepur, faqebukur, stuhimbledhësin, qindaduarshin, mendjeshumin, zëushtuesi,
rrufeflakëruesi, kuajshalues, parzmakflakruesi, flakvetuese, shpirtgrymët,
togzëtundësi, regrumbulluesin, këmbëshpejti, këmbëngathti, këmishëçeliktë,
potkonjmbëdhenj, faqebukura. “ILIADA”, SHTËPIA BOTUESE “NAIM FRASHËRI”,
Tiranë-1979.
Gjuha shqipe,
sikur edhe gjuha gjermane, ka mundësi fjalëformimin e kompozitave, fjalëve të
përbëra-( e që FGJS nuk i ka,- shih f. 433): Hop për hop!-(hoppërhop), nga
çasti në çast!-(ngaçastinëçast), herë pas here!-(herëpashere), tashti për
tashti!
-( tashtipërtashti), hë për
hë!-(hëpërhë)...
Gazetaria ( e folmja) në relacionin
Tiranë-Prishtinë
Gazetaria e Prishtinës është më në
nivel sesa gazetaria e Tiranës.
Gazetaria e
Prishtinës duhet t`i mënjanojë tri-katër fjalë: hezitoj!-(ngurroj),
atëbotë!-(atëherë), maltretoj!-(torturoj, keqtrajtoj)...
Kurse Tirana duhet
të mënjanojë një mori fjalësh:
pastiçeri-rostiçeri-kinkaleri!!!-(ëmbëltore-çebaptore-çikërrimëtore), pa
ekuivoke!-(pa mëdyshje), stakoj!-(shkyçem), prononcohem!-(deklarohem,
përcaktohem), djali tënd!-(djali yt), Jugu thotë: siri-pilli!!- (Veriu thotë:
syri-pylli), simjet!-(sivjet), shparë!(qëparë), ene!-(edhe), qile!-(kile,
kilogram), ik!-(shkoj), një çikë!-(një grimë, pakëz, edhe pak, mënjanohu,
lëshoma rrugën, shtyju tutje: ata të cilët e përdorin së tepërmi dhe
ekskluzivisht fjalën „një çikë“) dhe asnjë tjetër nga gjithë ai bagazh, gjuhen
e tyre e sjellin në krrokatje shpezësh a bretkosash kukurike. Lëre tani:
shofer, mbaje makinën të zbres një çikë!-JO, njeriu ose zbret komplet, ose nuk
zbret fare, nuk mund të zbresësh çika-çika, pjesë-pjesë!!),
gazermë-gabinë-gravatë!!! (kabinë-kazermë-kravatë), gjynaf!-(gjynah), xherraf!
(xherrah), rraf! (rrah), lef! (leh), proçedurë! (procedurë), Tritan!-(Dritan),
dakort! (pajtohem), dakortohem/ dakordohem!! (pajtohem me...), Filan Fisteku
and companny! (Filan Fisteku me kompani), prononcohem! (deklarohem,
përcaktohem), ndofta! (ndoshta, mbase), pa ekuivoke! (pa mëdyshje), kinkaleri!
(çikrrikëtore, dyqan çikërrimash), genocid! (gjenocid), Shtutgat!-(Shtutgard),
Gravatë! (Kravatë, Kollare),
-guzhinë! (kuzhinë), gazermë!
(kazermë), mos na çaj bythën! (mos na çaj kokën), koqe! (kokërr), vënd! (vend),
kuvënd! (kuvend), mënd! (mend), zëmër! (zemër), kjoskë! (qoshk, qoshqe),
divorc-„çdivorc„! (kurorëzim-shkurorëzim), genocid! (gjenocid),
agente! (agjenete), difekt! (defekt),
cmirë! (smirë),
------------------------------------------------------------
Kadri Mani:”Shqiptarët janë atje!”,
botoi “KOHA” Tiranë 1999, f. 164-169)
Por e folmja
(dhe sintaksa) e Tiranës është më e mirë se ajo e Prishtinës. Tirana e ka a-në
të hapur: Ermali, Tirana... kurse Prishtina: Ermâli-Tirâna!!
Kurse shprehjet
shtetas-qytetar: Prishtina e përdor drejt, Tirana shtrembër: qytetari është
vendas, shtetasi ekskluzivisht i huaj. Këtu kanë ngatërruar punë përpiluesit e
fjalorit dhe praktika gjyqësore e Tiranës.
Labi me
grupin e vet muzikor- nën çdo nivel kulturor!
Në TV-21, sot
është e diele më 20.8.2006, na shkënaqën e na shastisën me paraqitjen e tyre
joserioze dhe nën çdo nivel kulturor, por edhe me bastardimin e gjuhës: qaty,
qashtu, qanej, qiknej, a je bo nonë? Po, jam bo nonë! Sa fmi e ke menen me i
bo? kam me i bo 4-5 fëmijë... U përmendën emrat: Labi, Edi, Rifadija, Iliri,
Shakira, Enisi, Sadiku, Hakiu, Avni Gjinovci, Agron Vula...-te butiku “Labi”!
Përmendnin dofarë,
provimesh, maturash!?- personat krejtësisht trashamanë dhe pa pikë kulture
gjuhësore as sjelljesh normale? Ata nuk po shënuakan as ditarin e jetës as po
plotësuakan Leksikonin? Ata vetëm qeshen pa shkak dhe qeshen me ilaritet!? Pra
përmendin dofarë videoklipesh? Dhe i përshëndesin adhuruesit e vet të shumtë!?
Bisedojnë e pyeten
ndërvete se ku do t’i kalojnë pushimet: në plazhet e vendit apo në ato
ndërkombëtaret!? Don të thotë se çojnë jetë të shfrenuar, duke u talluar me
gjuhën shqipe!!
Habitemi nga
TV-21, se si ka rënë në këto nivele të ulta, sepse kemi menduar, në bazë të
disa intervistave me veteranët nacionalistë, sikur që ishte Rexhep Bunjaku
etj., se ëeshtë një institucion me renome!?
Kurse me RTV-në e
Veton Surroit as habitemi fare, ajo s’ka pasur kurr nivel! Aga ajo
Radiotelevizion kemi dëgjuar edhe: ça
ka 3? (Çfarë ka të re?)
Profesori ynë i nderuar, Vesel Nuhiu, me humor të lehtë atë groteskë e kishte
groteskuar edhemë: ça ka 3, 8? (Çfarë ka të re tete (teze)!![10]
“Sprovë për një
fjalorth praktik Kosovë-Shqipëri
Duke
shikuar paralelisht televizionet e Kosovës dhe të Shqipërisë, kuptojmë se një
numër fjalësh dhe togje të fjalëve me përdorim të gjerë në njërën hapësirë, nuk
kanë të njëjtin kuptim në hapësirën tjetër. Komunikimi i këtillë intensiv po
bën njësimin e gjuhës shqipe në të gjitha rrafshet dhe standardizimin e saj të
qëndrueshëm...
Nevoja për hartimin e një fjalorthi praktik shqip-shqip nuk është nevojë edhe
aq ngutshme, por një fjalorth i tillë gjithsesi do të ndihmonte të kuptuarit më
të mirë të medieve, para së gjithash të medieve televizive, në hapësirën
mbarëshqiptare. Ajo që e bën gjuhën televizive të dallohet nga gjuha e medieve
të shkruara është komunikimi i saj i drejtpërdrejtë, i pandërmjetëm, shpesh
edhe ndërveprues (interaktiv) me teleshikuesin, ndryshe nga mediet e shkruara,
ku autori i shkrimit dhe lexuesi janë të ndarë nga njëri-tjetri në kohë dhe në
hapësirë. Gjatë ndjekjes së një emisioni në televizion, çfarëdo qoftë ai,
teleshikuesi nuk ka mundësi të “kërkojë” në fjalorë të ndryshëm domethënien e
fjalëve që nuk i kupton, ngase në të shumtën e rasteve nuk i lejon koha se
rrezikon t’i ikën jo vetëm një fjalë, por fjali të tëra. Por nga ana tjetër,
përfytyrimi a shprehja pamore që ofron televizioni shpesh i mundëson
teleshikuesit të “deshifrojë” me mjaft sukses domethënien e fjalëve e të
togjeve të fjalëve që është duke i dëgjuar për të parën herë apo kuptimin e të
cilave nuk e di qartë. Nga ky këndvështrim, roli i televizionit në ngritjen e
nivelit të kulturës gjuhësore, po dhe në njëjësimin e gjuhës në të gjitha
rrafshet dhe në standardizimin e saj më të qëndrueshëm është i pamohueshëm,
ndaj dhe duhet shfrytëzuar. Programet televizive mbarëkombëtare edhe janë duke
e luajtur këtë rol, herë me më shumë sukses e herë me më pak sukses.
Tashmë i kuptojmë...
Kosovarët dikur parapëlqenin të shikonin televizionin në terr, ndaj çuditeshin
(= habiteshin) kur dëgjonin se si dikush në Shqipëri nuk ka mundur të shohë (=
shikojë) një emision në televizion ngase në atë kohë i kishin “ikur dritat”,
por tani (= tashti, tash) kjo u duket normale ngase e dinë se bëhet fjalë për
“shkyçje (= ndërprerje) të rrymës elektrike”.
Nga
konteksti, telespektatori kosovar nuk e ka vështirë të kuptojë se kur qytetarët
e Shqipërisë “psonisin” (greq.), ata në fakt “bëjnë pazar” (turq.) dhe se kur
blejnë “gjela të detit”, ata në fakt blejnë “bibanë” apo “qukanë” a “quranë”,
si u thonë në Kosovë, e jo “karkaleca të detit”.
Nga ana
tjetër, po ashtu nga konteksti, as shqiptari i Shqipërisë nuk ishte dashur ta
ketë të vështirë të kuptojë se kosovari në “shitore” (= tregtore, dyqan) shkon
për të blerë (e jo për të shitur, e as për të shituar) ndonjë mall.
Shumica e
kosovarëve tashmë e dinë çka do të thotë “Portokalli” (me theks në ‘i’), e disa
prej tyre thonë se e dinë edhe çfarë do të thotë “Fiks fare”. Ata që e dinë
anglishten e deshifrojnë lehtë kuptimin e fjalës “pirdhu”, jo sipas foljes së
shqipes “pjerdh”, por sipas foljes së anglishtes “fuck you”, e të tjerët e
‘përkthejnë’ si “bahu” (= zhduku). Disa bëjnë përpjekje ta gjejnë kuptimin edhe
të fjalës “trap”, por hasin në vështirësi ngase nuk janë të sigurt se a duhet përkthyer
si “hajvan”, “kastravec”, “gomar”, “hu” a “shul”, apo, në disa raste, edhe
sipas kuptimit të fjalëve të anglishtes “dick” apo “prick”. Teleshikuesit
kosovarë që nuk e dinë anglishten, ndërkaq, e kanë edhe më vështirë ta gjejnë
se “e shpifur” do të thotë “e neveritshme, e gërditshme”.
Nga
shikimi i emisioneve të televizioneve shqiptare (= nga Shqipëria), kosovari e
sheh se “rezervuarit” (fr.) po i thënkan “serbator” (it.), por ky vazhdon t’i
thotë edhe më tej “rezervuar” kur e çon “kerrin” (= makinën, automobilin) e tij
te automekaniku (= mekaniku i automobilave), ngase ai vetëm kështu e kupton se
çfarë ky kërkon. Por, aty vëren se disa prej mekanikëve kanë filluar të bëhen
gjithnjë e më “finë” (= të stërholluar) dhe në vend të “shrafcigerit” (gjerm.)
kanë filluar të përdorin kaçavidën (ital.), prandaj vendos që edhe ai të bëhet
‘fin’ dhe ta dërgojë veturën e tij (= e vet) në “lavazh” (fr.), por nuk gjen
kund në Prishtinë (këtu i thonë: “autolarje”, term ky që në shikim të parë do
të mund të perceptohej si “vetëlarje”, por që në fakt është “lajtore e
automjeteve”).
Kosovarët,
nga moderatorët televizivë të Shqipërisë tashmë kanë kuptuar se “varësja” nuk
shërbyeka vetëm për të varë në të “teshat” (= rrobat), por se atë mund ta
varësh edhe në qafë, si “qafore”, “gjerdan” a “zinxhir”, sidomos nëse është
prej ari ose prej argjendi. Ata tashmë po ashtu e kanë kuptuar se “patjetër” do
të thotë “pa asnjë dyshim, me siguri” e jo “pa qare”.
Edhe ata na kuptojnë...
Por edhe
moderatorët nga Shqipëria do të duhej ta kuptonin se kur kosovari a kosovarja
flet për “patundshmëritë” mendon në “pasuritë/pronat e paluajtshme” (me të
cilat në Shqipëri merren “agjencitë imobilare”), si u thonë ata, e kur flet për
“pemët” mendon në “frutat”, e jo në drurin e tyre dhe se kur thotë se “u kyç”
në diçka (përdorim i gabueshëm ky, që duhet flakur) mendon se “u përfshi, u
inkuadrua” në diçka a në një proces, e jo se u “mbyll me kyç (= çelës)” dhe se
me “qasje”, sipas kontekstit, herë kupton “mundësinë për të hyrë”, pra
“aksesin” (angl. “access”), e herë “mënyrën e trajtimit” (angl. “approach”) të
diçkaje a të një teme.
Nga
shikimi i emisioneve televizive, besoj se kosovarët tashmë e kanë kuptuar se
mbiemri “shqiptar” lidhet jo vetëm me shqiptarët, po edhe me Shqipërinë dhe se
një sportist shqiptar, bie fjala, mund të jetë me prejardhje vllahe a
maqedonase, siç mund të jetë një sportist grek a gjerman me prejardhje
shqiptare. Nga ana tjetër, shqiptarët kudo qofshin, ishte dashur ta kenë të
qartë tashmë se mbiemri “kombëtare” në togfjalëshat si “biblioteka kombëtare”,
“banka kombëtare” etj. ka më shumë kuptimin “shtetërore” (lexo: e Shqipërisë –
në Shqipëri; e Kosovës – në Kosovë)”.
Njerëzit
në Shqipëri mbase nuk do të mund ta kuptonin si një “njeri i trashë”, mund të
jetë “i zgjuar” (= mendjemprehtë), mirëpo nëse do ta shikonin serialin e
Kohavizionit “Tre gjermanët e trashë” do ta shihnin se këtu bëhet fjalë për
“njerëz të shëndoshë”, si u thonë ata. Nga ana tjetër, njerëzit në Kosovë
ndoshta nuk do të mund ta kuptonin si një “njeri i shëndoshë” mund të jetë “i
sëmurë”, mirëpo nëse do t’i shikonin emisionet e televizioneve të Shqipërisë,
do ta kuptonin se në këtë togfjalësh “i shëndoshë” do të thotë “i trashë”, siç
i thonë kosovarët, e jo “i shëndetshëm” (= me shëndet të mirë).
Kur tiranasi
vjen në Prishtinë sheh se “medikamentet” (= barnat, ilaçet) mund t’i bleka,
përveç në “farmaci”, edhe në “barnatore” dhe se “pasta” (= ëmbëlsira) mund të
ngrënka, përveç se në “pastiçeri”, edhe në “ëmbëltore”. Ai po ashtu vëren se
njerëzit në Prishtinë e kapërcejnë rrugën kur në semafor të jetë ndezur drita
“e gjelbër”, e jo drita “jeshile” dhe se “rrokaqiejt” e Prishtinës qenkan të
ngjashëm me “qiellgërvishtësit” e Tiranës. Kur prishtinasi shkon në Tiranë sheh
se “pallatet” qenkan në të vërtetë “ndërtesa banimi”, e jo “pallate mbretërore”
dhe se edhe atje paska “bërllok”, si në Prishtinë vetëm se ata po i thënkan
“plehra”, e kështu po i thënkan edhe “njeriut të keq e të urryer për
shoqërinë”. Kur një “motër nderi” dhe një “motër medicinale” nga Prishtina
shkojnë në Tiranë do ta ‘zbulojnë’ se s’janë kurrfarë motra, veçse njëra
“murgeshë” e tjetra “infermiere” e mikja e tyre që në Prishtinë ka kryer
studimet për “solo këndim” do të kuptojë se në fakt ka mbaruar studimet për
“kanto”.
Prandaj jemi njësh
Nëse një i
ri prishtinas i drejtohet një të riu tiranas me “tung”, ky do t’ia kthejë me
“tjeta”, – që të dyja këto nga “tungjatjeta (tungatjeta)”, e sipas modelit të
anglishtes ‘haj’ (“hi”) e ‘baj’ (“bye”, kjo nga: “good-bye”, e kjo e dyta nga
përngjitja e “God be with ye”: “Zoti qoftë me ju” = “mbetsh mirë” a
“mirupafshim”: ‘pafshim).
Nëse një
prishtinas do ta pyetnin në Tiranë se a i pëlqejnë “luleshtrydhet” me sheqer,
ai do të “habitej” (= çuditej), se çfarë qenkan ato lule që këtu po u qitkan (=
hedhkan, shtënkan) sheqer, duke mos e ditur se është fjala për “dredhëza”.
Nga
televizioni shikuesi do të shohë se ne Shqipëri paska ekrane “40-polëshe”, të
njëjtë me ata “40-inçësh” në Kosovë [nga ital. ‘poliçe’, përkatësisht angl.
‘inç’ = pëlqyer – masë gjatësie e barabartë me 2,54 cm] dhe se filmi “20000
lega nën det” qenka krejt si romani “20000 mila nën det” i Zhyl Vernit [nga
ital. ‘lege’, përkatësisht angl. ‘mile’ – masë gjatësie, e barabartë me 1852
m].
Në
Shqipëri, fëmijët “kartonat” (= filmat e animuar) i shohin (= shikojnë), ndërsa
në Kosovë fëmijët “kartonat” (= kartuçat) i presin, që nga ata të bëjnë figura.
Natën e Vitit të Ri fëmijët tiranas stolisin “pemën e Vitit të Ri” dhe dhurata
u sjell “Plaku i Vitit të Ri”, e ata prishtinas stolisin “bredhin e Vitit të
Ri” dhe dhurata u sjell “Babadimri”. Më të vegjlit në Tiranë kënaqen me
përrallën mbi “Borbardhën dhe shtatë xhuxhët” apo me “Hirushen” e ata në
Prishtinë me përrallën për “Borbardhën dhe shtatë shkurtabiqët” apo me “Të
përhiturën”. Në Shqipëri njerëzit “vaktet” (3) i hanë (rëndom në shtëpi, por
dhe në restorant), ndërsa në Kosovë njerëzit “vaktet” (5) i falin (rëndom në
xhami, por dhe në shtëpi).
Eksodi i
fundit dhe hapja e kufijve, jo vetëm për njerëz e mallra, por dhe për ide,
kulturë e edukim/arsimim ka bërë që shqiptarët më mirë ta kuptojnë
njëri-tjetrin kudo dhe kurdo që të takohen. Ata, më në fund, e kanë parë dhe me
gjasë dhe do ta kuptojnë e do të binden se vërtet janë njësh dhe se duke u
ndarë dysh nuk bëhen dy, nuk bëhen më të fortë a më të mëdhenj, por vetëm dy
gjysma më të vogla e më dobëta të një të tëre, bëhen gjysmakë.”[11]
Terminologjia, emrat personalë, toponimet
Shqipëri Etnike: Kjo shprehje e
drejtë, nga armiqtë e huaj dhe nga bastardët shqipfolës, shpesh po zëvendësohet
me shprehjen joshkencore dhe qëllimkeqe,- Shqipëria e Madhe!
Pra, themi
Shqipëria Etnike, Serbia e Madhe, Maqedonia e Madhe, Bullgaria e Madhe, Greqia
e Madhe... sepse: ne duam Shqipërinë kompakte me territor e popullsi mbi 50%, kurse fqinjët tanë
kanë tendenca shoviniste për pushtimin e popujve e të tokave të huaja ku, vetë
serbët, maqedonasit, bullgarët, grekët... do të ishin pakicë kombëtare!!! Ky,
pra, është ndryshimi i theksuar dhe thelbësor, dhe intelektuali e njeriu me
mend në kokë, nuk duhet të gabojë: kurse lëpushkat shovene serbe vijojnë me të
vjetrën: shiptari! Kosmet!...
Jua tërheqim
vërejtjen që t’iu përmbahen shprehjeve konstante shkencore: allbanci-Kosovë,
ndryshe, për revansh, ne do t`i quajmë: servi-cervi!!-(krimba!).
Kalket
Dihet se
administrata në Kosovë është zhvilluar në gjuhën serbokroate deri në Plenumin e
Brioneve më 1966, kur ra nga funksioni Aleksandër Rankoviqi dhe kur u dënuan
publikisht torturat e keqtrajtimet dhe diskriminimi i popullatës shqiptare dhe
i gjuhës shqipe.
Por e keqja më e madhe është te vetë
shqiptarët të pa vullnet!
(Diskutim (në
formë të shkurtër, sepse koha ishte e kufizuar në vetëm tre minuta) në SEMINARIN
e XXV NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE, e Enjte, 24
gusht 2006)
KUSH PO E VAZHDON TRADITËN E RILINDJES
KOMBËTARE SHQIPTARE E KUSH PO E
SHKEL ME DY KËMBËET ATË TRADITË!?
“... unë
them,-shkruan ai më 1944- se ai që nuk kujdeset e nuk interesohet sot për
gjuhën e vet, ai nuk don as kombësinë e vet, se gjuha është shenja më e dukshme
e saj dhe urojma e saj; pra nuk mund të jetë edhe nji shqiptar i mirë, kur
difton një mospërfillje, nji pakujdesi për gjuhën e vet, tue i thanë vetes shkrimtar,
arsimtar e intelektual, qi do të jetë vakan i pafarëkujdesshëm për interesat
kombëtare...”. E po aty: “Për me e ditë mirë sot gjuhën shqipe, sa me pas nji
thesar të math fjalësh e frazeologjish e me u ba i zoti me hartue e me përkthye
mirë, duhet një munxë e madhe, tue u studiue e tue u rrmue të vjetrit e ti rë
rijt ndër libra e fletore me mbledh landë gjuhësore gjithandej, edhe prej
popullit vetë, në të folurit e të cilit asht ruejt mjaft nga pasunija e gjuhës
e pavëzhgueme edhe”.[12]
Quhem Kadri
Osmani, shkurt-Mani, kam qenë në burg (i dnuar politik me 25 vjet burgim, prej
të cilave i kam vuajtur 17 vjet, me tri përsëritje), andaj studioj me vonesë,
kam edhe dy provime që të magjistroj në temën: NEOLOGJIZMAT NË GJUHËN SHQIPE.
Kam rreth 100 neologjizma të mijat. Poaq ka edhe poeti Lasgush Poradeci, por të
tijat nuk hyjnë që të gjitha në standard, por vetëm për t’i zbukuruar e për t’
i ngritur vlerat e vjershave të veta:
Mbledhur shoqet në
një qoshe
Diç m’ju flisje,
diç m’ju thoshe
Gushë-e-llërë-e
gji-bardhoshe
(“Kush ta fali bukurinë”)[13]
Këtu po përmend
vetëm një, nga frika se mos sakaq ma rrëmbejnë plagjiatorët (lexo- kusarët) në
relacionin Prishtin-Tetovë-Tiranë!!! Fjala është për neologjizmin tim:
RISIMTAR/I m. sh. ~Ë, ~ËT. Si dhe:
RISIMTARÌ/A, ~TË.
RISIME/T mb. Që ka të bëjë me
risi e me risimtari në gjuhë e në çdo lëmi tjetër.
Ky neologjizëm imi
duhet ta zëvendësojë atë të flamosurin në Fjalorin sepratasit:
NOVATÓR, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Ai që paraqet dhe vë në jetë metoda
ose ide të reja e përparimtare në një fushë të prodhimit, të shkencës etj.
FSHS, Tiranë 2002, f. 872.
NOVATORI/ZËM,
~MI m. Vetia e asaj që
është e re dhe përparimtare në një fushë; të qenët novator; veprimtari e
novatorit. Novatorizmi i artit
(i letërsisë).
Ishte dikur
“Rilindja” të cilën e patën mbyllur serbishtfolësit dhe vijoojnë ta mbajnë të
mbyllur shqipfilësit: e ka pasur institucionin KËRKIM FALJE-NDREQJE GABIMI, që
gati për çdo ditë zbatojhej në praktikë, veçanërisht kur ishte fjala për
shkrimet e Dr. Fehmi Aganit. Tash atë institucion e kanë shlyer nga gazetat e
veta të shlyerit skrupujsh njerëzie dhe sikur bëjnë gara se cili bën gabime më
të rënda!
Në Shqipëri kam
qëndruar që nga maji i vitit 1992 e deri në fund të vitit 1996: me të gjithë
ata intelektualë të shumtë që kam biseduar për emërtimet e foshnjave dhe të
toponimeve, askush nuk e ka marrë me seriozitet; e vetmja e ndjera Besa
Bajraktari, mësuese veterane dhe shkrimtare, e merakosur dhe e zverdhir dyllë
në fëtyrë, ka thënë: pas 100 vjete, pas 300 vjete... do të vijnë shkencëtarë të
botës dhe do të studiojnë varrezat e Shqipërisë, ku do të konstatojnë- këtu
shqiptarë s’ka pasë!?!
Statistika thotë
se në Kosovë 95% të emërtimit të foshnjave janë burimore shqiptare dhe
anasjelltas, në Shqipërinë tonë, as nënë as njerkë, 95% të emërtimit të
foshnjave janë të huaj!?!
Ne në Kosovë, duke
qenë nën tutelën serbiane, megjithatë kemi bërë diçka: Gornja e Donja Dobreva,
janë kthyer shqip në Miradija e Epërme e Miradija e Poshtme; Dobri Dub,
Lismiri, Uroshevac në Ferizaj, Gjeneral Jankoviq, Hani i Elezit etj. Ndërkaq në
Shqipëri askush nuk e ka lëvizur as gishin e vogël, anadaj sot e kësaj dite
kemi: Sllova, Kamenica, Velipoja, Golemi, Çorovoda... Porto-Romano e
Porto-Palermo!!
Dhe kjo pëbën në
budallallëk, një turp dhe një vepër të rëndë penale. Kjo është shkelje e
traditës në mes të ditës.
Të kthehemi tash
te standardi (paçka se edhe këto që u thanë, për standardin ishte fjala!): S’ka
shkelje mëe të rëndë të standardit, me të drejtë ka konstatuar Akademik Rexherp
Ismajli, se sa të thuhet e të shkruahet: vënd, mënd. Kuvënd, zëmër... dhe kur
do të hiqen këto te shkencëtarët e Shqipërisë?- kurrë!
E kur do të hiqen
këto?- vetëm po të hiqeshin 3.000.000.-(tremilionë) koka të shqiptarëve
shevniostë të Shqipërisë- as nënë as njerkë!!
Ata edhe sot
e kësaj dite bëjnë- zbor!! Tamam si serbët e si rusët nga e kanë marrë dhe e
kanë ngulitur në kokat e veta shoviniste dhe nuk e shqitin dot, ngase serbët e
rusët i paskan shokë armësh!!
Gjatë qëndrimit në
Shqipërinë tonë të keqe, kam ardhur në këto përfundime:shqiptarin e Shqipërisë
e ka zhbërë sistemi enverist-stalinist-fashist; skamja-spiunazhi-martesat me të
huajt. Dhënia e Çelësit të Artë të Bashkësisë të Tiranës këngëtarit serb
Bregoviq, është turpi i fundit i Tiranës tiranike, i Shqipërisë të
shkombëtarizuar e të shlyer skrupujsh njerëzie. Në njërën anë lavdërohen se iu
kanë dhënë strehim “vëllezërve” kosovarë. Në anën tjetër solidarizohen me
përfaqësuesin serb, të cilët kanë bërë plojë mbi kosovarët!?!
Prishje e zakoneve
dhe e traditave tona shqiptare. “Zakonet e një kombi lënë gjurmë në gjuhë, dhe,
nga ana tjetër, në një masë të gjerë, gjuha formon kombin.[14]
Ndërkaq, meqë
është shkuar me anë të përkthimeve të konferencave e të akteve normative, në
Kosovë kanë depërtuar shumë kalke nga serbishtja në gjuhën tonë shqipe. Këtë e
ka vërejtur dhe e ka luftuar me një vjershë Selman Vokshi:
TA FLASIM SHQIPEN PA SLLAVIZMA
Ta duam, ta
mësojmë, ta flasim e ta shkruajmë
Shqipen tonë të
bukur, pa gabime e bastardime.
Për ju prindër
shqiptarë,
Për ju nxënës
shkollarë,
Kosovare e
kosovarë,
Shkrova këtë
poezi,
Me të vetmen
porosi:
“Shqipen tonë të
mrekulluar,
të dashur e të
praruar,
sa më parë për ta
liruar,
prej shkinishtës
së tepruar,
që aq shumë e ka
kapluar,
që më nuk duhet
duruar,
pa pasur aspak
nevojë,
për çdo ditë po e
zëmë me gojë.”
Pse dërzhavë e jo shtet?!
Pse zavodë e jo
ent?!
Pse strujë e jo
korrent?!
Pse kaish kur ai
është rrip?!
Pse opshtinë e jo
komunë?!
Pse vilushkë e jo
pirun?!
Pse gollub e jo
pëllumb?!
Pse tost e jo
brumë?!
Pse rekë kur ai
është lumë?!
Pse porez e jo
tatim?!
Pse nagradë e jo
shpërblim?!
Pse reshenje e jo
vendim?!
E pse i thoni
frizhider?
Kur ai është
frigorifer.
Të flasim shqipen
pa gabime
Kjo është porosia
ime.
Pse sobë e jo
dhomë?!
Kur e kemi
shprehjen tonë?!
Pse gumë e jo
gomë?!
Pse stanicë e jo
stacion?!
Pse upravlaç e jo
timon?!
Pse penzi e jo
pension?!
Pse mast e jo
yndyrë?!
Pse stub e jo
shtyllë?!
Pse pivë e jo
birrë?!
Kur tingëllon
shumë më mirë?!
Pse carinë jo
doganë?!
Pse zadrugë e jo
kooperativë?!
Pse halinë e jo
fustan?!
Pse pasosh e jo
pasaportë?!
Po pse shargarepë e jo karrotë?!
Për të folur
shqipen mirë
Duhet pasur shumë
dëshirë.
Pse krevet e jo
shtrat?!
Pse stomak e jo
bark?!
Pse plloçë e jo
pllakë?!
Pse grealicë e jo
nxehëse?!
Pse pod e jo
dysheme?!
Pse bubrek e jo
veshkë?!
Pse breske e jo
pjeshkë?!
Pse praznik e jo
festë?!
Pse dnevnik e jo
ditar?!
Pse konop e jo
litar?!
Pse bollnicë jo spital
Pse vazduh e jo
ajër?!
Pse zejtin e jo
vaj?!
Pse poziv e jo
ftesë?!
Pse stan e jo
banesë?!
Prandaj ta flasim
me dëshirë,
Gjuhen tonë shumë
të mirë,
Se ky fjalor i
mallkuar
Pa nevojë i
huazuar
Shqipen tonë e ka
dëmtuar.
Ky fjalor i
çoroditur,
Shqipen tonë e ka
tronditur.
Shqipja jonë është
shumë e pasur,
Është e ëmbël,
është e dashur,
Është gjuhë e
moderuar,
Është krejtësisht
e njësuar,
Është në botë e
respektuar.
Këtë kurrë s’duhet
harruar.
Prandaj të flasim
me dinjitet,
Me përkushtim e me
vullnet.
Të flasim bukur, e
të flasim lehtë,
Të flasim pastër
siç e do ky vend.
Këto fjalë të
huaja t’i hedhim në det.
Dhe t’i harrojmë,
pra përgjithmonë,
Se nuk kanë vend
më në shqipen tonë.
Ne se kemi aspak
vështirë,
Që shqipen tonë ta
flasim mirë.
Gjuhën e ëmbël,
gjuhën letrare
Gjuhën e bukur -
gjuhën amtare.
Gjilan, maj 1998[15]
Në këtë vazhdë duhet
punuar vijimisht e pandërprerë:
P.sh.: në atë
drejtim! (nga skr.: u tom pravcu), rreth çështjes! (oko stvari), përndryshe!
(inaçe)...
Pra, mund ta themi
e ta shpjegojmë me fjalë tona shqip: për këto punë, për këtë çështje, po
bisedojmë për anekdotat e Nasradinit, e jo: rreth anekdotave të Nasradinit!
Pacienti duhet t`iu përmbahet këshillave të mjekut, përndryshe, nëse jo, në të
kundërtën- pëson. Pra, aty ku nuk mund të përdoren ekuivalentet:nëse jo, në të
kundërtën, nuk bën të përdoret as ajo- përndryshe: përndryshe si je!?(në të
kundërtën si je!?- nëse jo si je!?!-(inaçe kakosi!!!)
Të mos flasim për
sintaksën e ndikuar nga serbishtja: të ndikuar nga përkthimet, krahasimet e
barazimet...
Derisa në trojet e
robëruara emrat personalë të foshnjave 95% janë burimorë shqiptarë, në trojet
„e lira“ anasjelltas, 95% të emrave të foshnjave janë të huaj!!!
Poashtu kur është
fjala për toponimet, në trojet e robëruara vijimisht këmbëngulej që toponimet e
sllavizuara t`i kthejmë në burimoret tona: Gornja-Donja Dobreva!!-(Miradija e
Epërme-e Poshtme), Dobridub!-(Lismiri), Kosovo Polje!-( Fushë-Kosovë),
Gjeneral-Jankoviç!!-(Hani i Elezit)...Kurse Tirana e tiranizuar as e ka këtë në
rend të ditës!! Atje ka: Golemi! Çorovoda! Sllova! Kamenica! Velipoje! Porto-Romani e
Porto-Palermo!!...
Përfundimisht: kjo
don të thotë të jesh i shlyer ndjenjash kombëtare, pikërisht sikur ka
konstatuar në kohën e vet gjuhëtari e atdhetari Prof.Dr. Aleksandër Xhuvani,
emrin e të cilit mban (formalisht!) Instituti i Lartë Pedagogjik i Elbasanit.
Dhe kjo përbën një
budallallëk, një turp dhe një vepër të rëndë pemale.
NË SHQIPËRI
Unë isha palloi
e gruaja ime pavoda
nuk na ndalte përroi
na shtang- Çorovoda!
çanim drejt stuhisë
ishim vetë zgalemi
i bënim sfidë Serbisë
keq na step- Golemi!
qëndisnim me shkronja
kishim dhënë dhe prova
fugonim zellshëm kah shqiponja
flatrat na i preu- Sllova!
do të na vijë behari
do mbledhim boronica
në verë na ngrin acari
na vithis- Kamenica
t’lëvizim pra, hë mo
ç’na katandisi Nano
unë isha...
e gruaja...
hapnim pendët- erashkë
qëndrojmë ne dy bashkë!
emalb.ch@bluewin.ch, m.elezi@bluewin.ch