E merkure, 12.06.2024, 03:32 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Ata ishin tridhjetë vetë

Prej një jave 30 burra, gjysma e të cilëve ishin të plagosur, po përpiqeshin të dilnin nga zona e rrethuar. Jo për të shpëtuar veten, por të mos lejuar që trupi i prijësit të tyre të plagosur për vdekje të binte në duart e ushtarëve serbë. Mijëra ushtarë, xhandarë, civilë serbë të armatosur e hafije shqiptarë ishin vënë ndjekje të tyre...

Blerim Latifi: Barbarët e dalë nga mesi jonë

Por, në kohën tonë ne e kishim një nanë të tillë, tragjedia e të cilës është mishërim i plotë i dhimbjes së Ajkunës mitike. Ajo ishte PASHKE KRASNIQI MARKU, një nanë të cilës kur iu kthyen eshtrat e djemëve të vrarë nga serbët, e nisi gjamën si të Ajkunës dhe, por si ajo, nuk mundi të jetojë më dhe i dha fund jetë...

Blerim Latifi: Si t'i bëhet hallit kur të rriturit sillen si fëmijët?

Kur ditë më parë në veri u arrestuan disa serbë që kishin marrë pjesë në protestat e dhunshme, zyrtarët qeveritarë vrapuan të thonë se "ja shikoni si i luftojmë ne kriminelët në veri". Pas çdo arrestimi dilte ministri i brendshëm për t'i marrë meritat. Opozita kundërpërgjigjej se "arrestimi i...

Blerim Latifi: UÇK ishte një dhe e papërsëritshme

Erdhën, protestuan, i thanë qëndrimet e tyre dhe u shpërndanë në mënyrë të qetë. Pra nuk pati kurfarë komploti për trazira dhe destabilitet. Sepse trazirat dhe komplotet ekzistojnë vetëm në fantazinë paranojake të atyre që nuk e mendojnë jetën pa pushtet...

Blerim Latifi: Ia kam frikën mentalitetit shqiptar të mosmirënjohjes!

Historia jonë është e mbushur me shembuj të mosmirënjohjes tonë ndaj atyre që na kanë bërë të mira dhe me shembuj të mirësjelljes ndaj atyre që na kanë bërë shumë të këqija.Një pjesë e madhe e marrëzive që i kemi bërë gjatë historisë, lidhet me këta shembuj...

Blerim Latifi: Diplomacia liberale

Diplomacia liberale, në thelbin e saj, është e këtillë: i jep prioritet gjuhës së butë, palën agresive përpiqet ta zbus, ta bëj të arsyeshme, bashkëpunuese. Vetëm kur këto taktika dështojnë krejtësisht, diplomacia liberale i qaset dorës së hekurt.Janë dhjetëra shembuj që na e konfirmojnë këtë. Duke filluar me Hitlerin...

Blerim Latifi: Për Kosovën e shkretë a mendon dikush?

Kurti nuk po do me ecë ma tutje me punën e Asociacionit, sepse ka frikë se do të përfundojë në histori si shqiptari që e nënshkroi autonominë e serbëve.Pra, parasëgjithash, po mendon për veten.Vjosa Osmani po heshtë dhe përmes heshtjes po na tregon se nuk e ka ndërmend të luaj ndryshe prej Kurtit, sepse e di...

Blerim Latifi: Kur hekurudha konsiderohej si 'puna a shejtanit'

Hekurudha ma e vjetër në Kosovë, ajo që lidhte Mitrovicën me Shkupin, e ndërtuar këtu e 150 vjet më parë, tani qenka duke u hequr krejt. Bashkimi Europian paska dhënë fonde për rindërtimin e saj, konform standarteve bashkëkohore të hekurudhave. Edhe e vjetra është ndërtu nga një kompani franceze, nën drejtimin e një inxhinieri gjerman...

Blerim Latifi: Zëri aktual i filozofit të pushkatuar 79 vjet më parë

Mes dy luftëtrave botërore, Nebil Çika do të drejtonte disa nga gazetat më të njohura në Shqipëri. Në këto gazeta ai do të bënte të pamundurën që të themelonte një kulturë filozofike, e cila aq shumë i mungonte kulturës shqiptare, shkollave shqiptare dhe mendimit politik shqiptar...

Blerim Latifi: Shtetet e vogla nuk mund të ecin vetë

Para se ta çojmë kryet përpjetë dhe të themi se na nuk nijmë as për kral e as për mbret, është mirë me i përkujtu këto si më poshtë:Pse dështoi Lidhja e Prizrenit?Sepse asnjë fuqi e madhe nuk ishte në anën e saj.Pse Kosova mbeti nën Serbi pas vitit 1912?Sepse asnjë fuqi e madhe nuk ishte në anën e saj...

Blerim Latifi: Gjuha shqipe nuk lejohej të shkruhej nga qeveria osmane

Gazeta e parë që është shtypur në Kosovë ka qenë gazeta "Prizren", organ zyrtar i Vilajetit të Kosovës, në vitin 1871. Gazeta kishte katër faqe. Faqja e parë dhe e katërt ishte në turqisht, ndërsa e dyta dhe e treta në sërbisht. Edhe pse shumica e banorëve të Vilajetit të Kosovës ishin shqiptarë, gjuha shqipe nuk...

Blerim Latifi: Elegji për babën

U ktheva te kafja në Skënderaj, aty ku rrije me shokët e tu.Bosh ish vendi ku uleshe - zgavër në zemrën time, ulërimë fluturash kujtimi për tyse Prekazi nuk vajton.Një pikë loti më tradhtoi kur u largovae nuk kisha kujt t'i them: Hajde plak se po shkojmë në shpi!...

Blerim Latifi: Masakra e harruar dhe studenti i Sorbonës

Po kaloja sot nëpër fshatrat e Klinës. Kur hyra në rrugën kryesore të Gjurgjevikut, nga larg e pashë një përmendore të ngritur buzë rrugës. Thash me vete: duhet të jetë e ndonjë dëshmori të luftës së fundit. Kur iu afruam i thash vëllaut tim të ndalonte makinën. Doja të shihja nga afër se ne kujtim të kujt ishte ngritur ajo përmendore...

Blerim Latifi: Një histori nga Drama e Madhe e Nëntorit 1912

Pasi nuk ia kishte dalë të ndalonte serbët për të marrë Prishtinën, Isa Boletini me një pjesë të luftëtarëve të tij ishte tërhequr në drejtim të Vushtrrisë. Aty e kaluan lumin Sitnica dhe u nisën në drejtim të Prekazit për të kaluar natën në konakun e mikut të tij të vjetër, Ahmet Delisë...

Blerim Latifi: Aktet solemne të shpalljes së pavarësisë së një kombi gjithmonë bartin një ngarkesë të madhe simbolike

Aktet solemne të shpalljes së pavarësisë së një kombi gjithmonë bartin një ngarkesë të madhe simbolike.Delegatët e Kuvendit të Vlorës të nëntorit 1912, e kishin parasysh këtë dimension, prandaj edhe e kishin hartuar një procedurë, e cila duhej të reflektonte gjithë hartën etnike shqiptare, për të cilën do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë...

Blerim Latifi: Pse ky obsesion medial, në dukje i çmendur, me Vuçiqin?

Na zë gjumi duke parë e lexuar deklaratat e Vuçiqit në ballinat e portaleve tona. Dhe kur zgjohemi në mëngjes dhe i shikojmë ato, sërish aty e gjejmë surratin e tij. Edhe gjatë ditës, sa herë duam të lexojmë lajmet e reja, i njëjti surrat na del përpara. “Vuçiqi deklaroi…”. Vuçiqi ka thirrur takimin e Këshillit të Sigurisë së Serbisë…

Blerim Latifi: Dy shënime

Duke i futur në kontrollin e tij të plotë serbët e Kosovës, Beogradi ka siguruar një nivel të lartë dhe tejet efektiv të ndërhyrjes në punët e brendshme të Kosovës.Në termat e politikës ndërkombëtare kjo quhet “ndërhyrje e paligjshme e një shteti në punët e brendshme të një shteti tjetër”...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora