Xhelal Zejneli: Agresioni i mbështetur nga Beogradi e shndërron dialogun në teatër absurd
Më 24 shtator të vitit në vazhdim, në fshatin Banjskë që ndodhet në veri të Kosovës, Policia e Kosovës u përball me një grup serbësh të armatosur. Gjatë kësaj përballjeje, ra në mbrojtje të tërësisë tokësore të Kosovës dhe të sovranitetit të saj, efektivi i Policisë së Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku, dëshmor dhe hero i kombit...


























