Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Koncepti 'Bota serbe' nuk është veçse ripërtëritje e Serbisë së Madhe
E merkure, 23.08.2023, 09:03 PM
KONCEPTI “BOTA SERBE” NUK ËSHTË VEÇSE
RIPËRTËRIJE E SERBISË SË MADHE
Nga Prof.
Xhelal Zejneli
“Bota serbe” është
term me të cilin kah mesi i viti 2020 disa intelektualë dhe politikanë serbë
aktualizojnë lidhjet e serbëve në Serbi me ata që jetojnë në shtetet përreth.
Disa prej mbrojtësve të “Botës serbe” flasin për lidhjen shtetërore të
serbëve në një bashkësi shtetërore, kurse disa të tjerë flasin për lidhjen
kulturore, ekonomike dhe për ndonjë lidhje tjetër të serbëve në shtetet fqinje
– me Serbinë.
Disa autorë theksojnë ngjashmërinë ndërmjet konceptit të
serbizimit dhe “Botës ruse” (rusisht: ??????? ???) që e paraqiti në vitin 1999 në artikullin “Bota ruse
dhe transnacionaliteti rus” autori Pjotër Shçedrovicki (Pjotr
Shchedrovicky). Ky ka qenë konsultues politik i lidhur me Kremlin. Prej vitit
2022, nëpërmjet Shtëpisë botuese „Russkiy Myr”, ky koncept promovohet si
projekt zyrtar i Federatës Ruse. Në dhjetëvjeçarët e kaluar koncepti i
sipërthënë u shfrytëzua për realizimin e pretendimeve të Rusisë për t’i
kontrolluar shoqëritë e shteteve fqinje.
Lidhshmëria e Serbisë së Madhe dhe e
Botës serbe – Gjatë viti 2021 Aleksandar Vulini
u shndërruan në një nga mbrojtësit kryesorë të konceptit të “Botës serbe”.
Në shtetet fqinje, ky koncept shikohet si një Serbi e Madhe e rebradnuar
(e ripërtërirë). Në qershor të viti 2021, duke e komentuar konceptin “Bota
serbe”, për Serbinë e Madhe Vulini thotë: “Për fat të keq, Serbi të
Madhe kurrë s’ka pasur, se po të kishte pasur, do të kishim ditur se ku jetojmë
dhe cilat janë hapësirat tona etnike”.
Kah mesi i shtatorit të vitit 1921, kryetari i atëhershëm
i Malit të Zi Millo Gjukanoviq (Milo ?ukanovi?, 1962- ) i bëri
një vizitë zyrtare Republikës së Kroacisë. Me këtë rast ai deklaroi: “Koncepti
i Botës serbe është një eufemizëm për konceptin e vjetër të Serbisë së Madhe, që
e përdorin politikanët bashkëkohorë të cilët e udhëheqin Serbinë”.
Deklaratës së Gjukanoviqit iu përgjigj ministri i
atëhershëm i Punëve të Brendshme i republikës së Serbisë Aleksandar Vulin.
Më 23 shtator 2021, në komunikatën e publikuar në faqet zyrtare të asaj
Ministrie, Vulini thotë: “Bota serbe është ide e bashkimit politik të
serbëve dhe ka ekzistuar shekuj para meje; posaçërisht ka qenë e
popullarizuar në Mal të Zi, ç’është e vërteta, para se disa serbë ta kishin
zbuluar se na qenkëshin malazias... Ai që e ka njohur shtetin e rrejshëm të
Kosovës nuk ka të drejtë të flasë për pacenueshmërinë e kufijve dhe duhet të
jetë i gatshëm t’i pranojë pasojat e vendimeve të veta. Parimi i
pacenueshmërisë së kufijve duhet të fillojë nga Serbia”.
Historiani serb Aleksandar Rakoviq (1972- ) thotë:
“Sipas modelit të Aleksandar Vulinit, me Botën serbe nënkuptohet në të
vërtetë ndërlidhja shtetërore e serbëve”, d.m.th. të gjithë serbët, kudo
qofshin në rajon, të jetojnë në një shtet, në Serbi, në Serbi të Madhe.
Serbia edhe sot është e madhe ngase i ka me vete dhe nën
vete: Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë); Sanxhakun e banuar me
boshnjakë; dhe Vojvodinën të banuar nga 26 bashkësi dhe grupe etnike, siç janë
hungarezët dhe të tjerë.
Sikundër shihet,
Aleksandar Vulini, tanimë i shpallur person i padëshiruar në
ShBA, iu kanos Millo Gjukanoviqit. Nga dhjetori i viti 2022, ky njeri e ushtron
funksionin e drejtorit të Agjencisë Informative të Sigurisë. Ç’njerëz e
udhëheqin Serbinë! Si e lejojnë Uashingtoni, Berlini, Londra dhe Parisi që në
një pjesë të Evropës demokratike të ketë politikanë me ide mesjetare!
Profesori i
Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit John Hopkins, Daniel
Server (Daniel Serwer, 1945- ), në vitin 2021, konceptin e Botës serbe e
quan “version i nxehur i Serbisë së Madhe”, ku qarqet udhëheqëse të
Serbisë, synojnë të arrijnë - tani për tani pa dhunë - bashkimin e Serbisë me
territore të ndryshme të banuara me serbë etnikë në vendet fqinje, duke u
bazuar në mbështetjen e rëndësishme të Rusisë. Shtetet fqinje kurrë s’do
ta pranonin një pretendim të tillë. Koncepti i sipërthënë paraqet kanosje
serioze për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon.
Shënim: Aleksandar
Vulini (1972- ) është politikan serb, jurist, gazetar, ish-deputet në
Kuvendin e Serbisë, ish-ministër i Mbrojtjes, ish-drejtor i të ashtuquajturës
Zyrë për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë e Serbisë, ish-ministër i punës, i
punësimeve, i çështjes së luftëtarëve dhe i punëve sociale nga viti 2014; ish-ministër
i Punëve të Brendshme. Karrierën politike e fillon në Lidhje e
Komunistëve-Lëvizja për Jugosllavinë. Është një prej themeluesve të së Majtës
Jugosllave. Në vitin 2000 formon Partinë e të Majtës Demokratike. Në
vitin 2002, me Partinë Socialiste Demokratike të Millorad Vuçeliqit (1948-
) hyn në anëtarësinë kolektive të Partisë Socialiste të Serbisë,
nga e cila, në vitin 2006 tërhiqet. Në vitin 2014 Vulini emërohet nga qeveria
serbe kryetar i Këshillit për avancimin e pozitës së romëve. Në
vitet 2020-2022 ka qenë ministër i Punëve të Brendshme. Nga dhjetori i viti
2022 ushtron funksionin e drejtorit të Agjencisë Informative të Sigurisë. Është
i afërt me Vlladimir Putinin (1952- ). Uashingtoni e shpalli person
të padëshiruar.
Në prill të viti 2016, Qeveria e Kroacisë ia
ndaloi hyrjen në territorin kroat.