Kalosh Çeliku: Djemtë e Ballit
E mbylla shfletimin e gazetës të “vëllazërim-bashkimit”, dhe dola te Rrapi, në Shkup. Gjokun e lidha nën hije te Rrapi historik, i vara armët në një degë. Vapë. Uji i Shatërvanit gurgullonte gur më gur. Kamarieri m’i solli dy shtama me verë. Matanë rrugës rrallë, shumë rrallë kalonin kalimtarë të rastit nëpër “Bit-Pazar”...


























