E premte, 26.04.2024, 01:37 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexha: Republika e Kosovës

E hene, 16.02.2009, 10:25 PM


REPUBLIKA E KOSOVËS

Nga Xhevat Rexha

Shtetas të Republikës së Kosovës urime përvjetori i parë i Shtetit

Këtyre ditëve mjetet e informimit, si ato të shkruara si ato vizuale, e ndoshta më së shumti edhe faqetë e ndryshme të internetit që administrohen nga shqiptarë të ndryshëm, do të jenë përplot me shkrimet të ndryshme ku si për temë do ta kenë 17. shkurtin, “ri”shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Në shikim të parë kjo është edhe krejt normale kur kihen parasysh të gjitha rrethanat që kishin dhe kanë të bëjnë rreth dhe me këtë datë historike kosovare e kombëtare. Nga ana tjetër shumëkush do të mundohet që të thur lëvdata për këtë apo atë individë, duke bërë përpjekje që ndoshta dikë ta potencoi dhe ta ngrij më lartë e dikë ta nënvlerësoi apo edhe ta anashkaloi. Në një aspekt është plotësisht e mundur që kur lavdëron njerëz të veçantë sipas bindjeve politike që të anashkalosh edhe me qëllim ata të tjerët që nuk futen në diapazonin apo sferën politike pra të individit që shkruan. Sidomos në rrethanat tona shqiptarçe këto marifete edhe janë prezentë, dhe të pranishme në publicistikë, kulturë, e kudo tjetër, përjashtim nuk bëjë as unë vetë, mirëpo ndoshta gradualisht po vjen koha që edhe ne të çlirohemi nga disa hipnoza dhe inate dhe të jemi pjesë e konstelacionit politik që ngadalë po ndodh edhe në Kosovë dhe me ne shqiptarët.

Pra 17. Shkurti do të shënoi përvjetorin e parë të pavarësisë së njohur ndërkombëtarisht, pavarësisë që qytetarët e Kosovës me bekimin zyrtar ndërkombëtar, dhe me bekimin e vetë Institucioneve të dala nga populli, do të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, pra do të jenë të Zot të vetvetes dhe do jenë me identitet, pra me identitet shtetëror. Unë, me këtë rast nuk do të ndalem të lavdëroi emra të përveçëm sepse thënë të drejtën ahere ishte dashur që edhe vetveten në “ kaçikun tim” ta lavdëroi, jo për mua ka ndodh një mrekulli, ka ndodh një rilindje për tërë popullin shqiptarë në përgjithësi e edhe për bashkëqytetarët tanë të të gjitha komuniteteve në veçanti sepse që të gjithë në të ardhmen do të jenë pjesë e një procesi që do të sjell të mira për vendin dhe rajonin, pra do jetë një shtet që mbjell paqe. Kjo meritë është e krejt spektrit politik, e krejt institucioneve, mirëpo në rend të parë bërja realitete e Republikës së Kosovës është dhe do të jetë gjithherë meritë dhe madhështi e qytetarëve të Republikës së Kosovës në përgjithësi e, e shqiptarëve në veçanti, të cilët pas sundimit shekullor barbar serb u deshtë të sundohen edhe nga një sundues i quajtur UNMIK( që në disa raste mund ta quaj edhe armik)më se 10 vite..

Qytetarët e Kosovës ishin dhe janë zanafilla dhe përfundimi i një maratone e cila përfundoi me arritjen në cak si fitimtar, mirëpo edhe të rraskapitur shumë por krenar që kaluan cakun. Nëse një popull meriton çmim nobel për durim dhe rend e qetësi në botën e sotme ahere është populli shqiptarë që tregoi gjithherë dëgjueshmëri vërtet civilizuese dhe demokratike me vlera të larta që nuk i kanë as popujt e shteteve më demokratike në botë. Prandaj ky popull tani e tutje meriton vëmendje më të madhe nga institucionet shtetërore, dhe me këtë rast unë duke i përgëzuar edhe institucionet tona do iu drejtohem atyre me disa fjali.

Të nderuar krerë shtetëror tani e tutje ju duhet më pak të merreni me patriotizëm dhe folklorizëm, duhet të përkushtoheni në detyrat dhe përgjegjësit që i keni marr para qytetarëve , duhet të tregoheni përgjegjës dhe transparent se as juve që thirreni në Presidentin e parë te Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova e as ju që thirreni në Komandantin Legjendar Adem Jashari populli nuk do ua falë nëse nuk punoni më shumë për shtetin. Këto dy figura nuk kanë nevojë që të përmenden shumë, këta e kanë siguruar vendin në histori dhe në pavarësi, ama ju nuk mund të krijoni EGO dhe personalitet në merita të tyre. Pra nëse i respektoni që të dytë, se ata edhe janë të pandarë në zemrat e shqiptarëve kudo, ahere kryeni detyrat e juaja shtetërore se pse fati ka deshtë që ju të jeni udhëheqës të shtetit. Kosovës dhe qytetarëve të saj, e edhe neve në perëndim nuk na duhen më fraza boshe dhe patriotizma të shekullit të kaluar, na duhet e ardhme e sigurte dhe mirëqenie për qytetarët e shtetit të cilin ju e udhëhiqni.

Shteti duhet të jetë kudo për shtetasit e vet e ahere shtetasit më me dinjitete i kryejnë obligimet ndaj shtetit, pra të marrësh dhe të japësh, të prosperoi dhe të jetë faktor i rëndësishëm në rajon Republika e Kosovës.

Pra Institucione të nderuara, President Sejdiu, Kryeminister Thaqi, Kryetar partish, Z. Haradinaj, Z. Daci, Z. Pacolli e ju tjerë, tani e tutje keni edhe më shumë punë përpara, sa të mundeni punoni bashkërisht për shtetin, me fat përvjetori i parë e në të ardhmin presim më shumë të mira , paq mbarësi Shteti i ynë Republika e Kosovës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora