E diele, 13.10.2024, 10:52 AM (GMT+1)

Mendime

Nase Jani: Një vit, sa shekuj Kosovë…

E shtune, 14.02.2009, 09:34 AM


 

Ne foto: Drejtori i "Pelegrin"dhe Kryetari i Klubit "Drita" Nase Jani me shkrimtarin bashkpunetorin e revistes Arben Kondi Australi.

Një vit, sa shekuj Kosovë…
Homazh, në një vjetorin e Pavarësisë

Shkruar nga Nase JANI

 Do vijnë përvjetorët e Kosovës së lirë e të pavarur.Dhe përvjetorët do të kenë kalendarët e viteve, në nisje të këtij shekulli për të shkuar në gjithë shekujt e mijëvjeçarit të tretë. Ishte shkurti i vitit 2008, ku 109 deputetë të Parlamentit të Kosovës, mbi letrën papirus, me moshë 700 vjeçare, të blerë në kryeqytetin anglez e të ardhur me avion nga SHBA, hodhën firmën e Deklaratës së Pavarsisë. Ishte akti final, që mbante brenda mijëra ëndrra-lirie, qindra Heronj që i dhanë jetën asaj ëndrre, mijëra luftëtarë, nëna e bij-nënash, që luftuan deri në sakrifica-historike. E shkrova fjalën “historike”se lufta e popullit kosovar, në gjithë kohët ka bërë histori-qëndrese e histori-fitoreje. Jo më kot u zgjodh ajo letër papirusi me moshë shtatëshekullore për të shkruar Deklaratën e Fitores së Pavarsisë. Ndoshta kështu s’ka ndodhur në asnjë Pavarësi në kombet e tjerë të botës së qytetëruar, qysh nga fillimet e qytetërimit botëror. Ndodhi ashtu se Pavarësia e Kosovës ishte e gjitha simbol. Aty ishin dhe mungonin ata burra të moçëm, që të hidhnin firmën mbi atë papirus... Aty mungonin dhe prapë ishin ata luftëtarë që i duheshin lirisë së Kosovës. Ishin ata, që e firmosën atë “papirus” me gjakun e jetës së tyre.. Aty mungonin dhe ishin intelektualët e shquar, që e mbajtën ndezur kujtesën kombëtare, me fjalën e folur e me fjalën e shkruar, me urtësinë e “Oxhakëve të Kosovës”... Do të ndodhë ndonjë herë që të harrohen ato firma? Si mund të ndodhë që të harrohen ato firma?! Nuk mund të harrohen pse u hodhën ato firma! Do kalojnë vitet e shekujt dhe ajo Deklaratë me “jetë-papirusi” do të jetë sinfonia e pambaruar e jetës së një populli, që e ëndërroi lirinë, e meritoi lirinë, e fitoi lirinë, për të jetuar i lirë... Kosovarët, si askush tjetër, i njohin miqtë e vërtetë, siç njohin veten. Dhe dinë t’i nderojnë e t’i duan miqtë e vërtetë, siç dinë e duan lirinë dhe nderin e tyre. Bota e qytetëruar, që gjithë kohët ka dhënë mënçuri-demokracie, për popujt e tjerë, ka çfarë të mësojë dhe nga qytetaria e lirisë kosovare, që nuk mban vetëm vulën e mbi një milion e gjysmë shqiptarëve të Kosovës, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që numërohen miliona. Shikoni Flamurin e shqiptarëve dhe kuptoni se ç’simbol ka liria! Kosova në një-vjetorin e pavarësisë... sa shekuj është Kosova?! Ishte shpikur “papurisi” në atë fillim-jete e në atë ëndërr-lirie?!

Shkurt, 2009


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora