Mendime
Shaban Peraj: Shpallja e Kosovës shtet, datë e skalitur në historinë kombëtare
E merkure, 11.02.2009, 09:01 PM
Shpallja e Kosovës shtet
Datë e skalitur në historinë kombëtare
Nga Shaban Peraj
Me pavarësimin e Kosovës, më 17 shkurt 2008, në botën demokratike ndodhi një rreshtim tjetër, rreshtim që ndikoi sadopak në mbarevajtje të instituconeve të saja.
Data e 17 shkurtit është një datë historike dhe kjo duhet shënuar si një përvjetor i qëndresës dhe heroizmit të popullit të saj, si dicka që përjetohet njëherë në jetën e atyre që kontribuan, që dhanë jetën për këtë tokë të shenjtë si e drejt e tyre për të pasur shtetin e vet e demokratik. Sa herë vjen ky përvjetor para syve na del një përkujtim i paparë ndonjëherë, një gëzim, një lidhje datash për ata që e përjetuan drejtpërdrejt shpalljen e Pavarësisë së Kosovës shtet të lirë. Ky përvjetor duhet të hyjë në historinë e popullit shqiptarë, por gjithmonë në përkujtim të bijëve e bijave më të mirë të popullit tonë të cilët me gjakun e tyre e duke gotitur armikun vunë themelet e lirisë dhe krijimit të Kosovës shtet, duke krijuar kështu rastin më të mirë që aspiratat e tyre të bëhen realitet
Datat nuk janë data të thjeshta, ata janë shënime të përvjetorëve, të qëndresës të popullit tonë në bazë të heroizmave dhe veprimeve të pjekura politike, gjë që e bëjnë të përjetshme lavdinë tonë kombëtare. Këtë lavdi e ngritën personalitete të ndritura të kombit tonë, si Presidenti i përjetshëm Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, ata të trimërisë dhe luftës së parreshtur deri në rënie në altarin e lirisë, Adem Jashari, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe shumë e shumë të tjerë të rënë në luftë si dhe ata bashkëluftëtarë të tyre që sot janë gjallë në mesin e bashkëkombasve tonë.
Për këtë të arritur të kombit tonë gjërat duhet shtruar me maturi për të zënë vendin e duhur në zemrat e popullit të Kosovës i cili ka hyrë tashmë në histori duke i shërbyer cështjes së atdheut në mënyrë dinjitoze e pa paragjykime.Kjo datë shënon datën e lindjes së shtetit më të ri në botë, ate të Kosovës martire, të njohur tashmë nga shumë vende të botës, gjë që vazhdon të njihet edhe nga ata që deri dje e shikonin këtë hap si dicka të pamundur në analet e politikës ndërkombëtare.
Kjo datë i dha mëvetësinë Kosovës duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga prangat shekullore serbe. Pikërsht për këtë duhet të ndihemi krenarë ndaj atyre burrave të kombit tonë që dhanë jetën për cështjen kombëtare për të bërë Kosovën shtet më vete. Gjithë këtyre ndryshimeve u parapriu para luftës, gjatë saj, po edhe pas saj vetëdija kombëtare për një veprim politik të organizuar, gjë që vullneti i popullit shqiptarë të Kosovës të vie në shprehje e të kuptohet drejt edhe nga faktori ndërkombëtar demokratik.
Shumë breza vuajtën, dhanë jetën për lirinë e vendit në mënyrë që një ditë kjo edhe të bëhet realitet nga ku liria e plotë e shqiptarëve të Kosovës trokiti në portën e madhe të atdheut tonë. Kjo festë tani pas shpallje së Pavarësisë e në vigjilie të njëvjetorit të saj na bënë të jemi krenarë dhe për faktin se kemi shumë mall për te.
Uniteti i shqiptarëve të Kosovës e arriti qëllimin e vet për të lartësuar martirët, për të lartësuar kombin, ndaj ky unitet u bë i pranueshëm edhe për shtresat shoqërore duke qenë i bindur se tani jeton me fryte të ëmbla e që janë vepra të popullit të Kosovës. Thënë me një fjalor politik kjo ka bërë që dukuritë e shfaqura brënda korpusit politik të kenë pak a shumë mirëkuptim të shfaqur brëna dy krahëve, ku në fillim ishte i dukshëm uniteti për shumë cështje, tani sikur ky raport ka filluar të lëkundet gjë që në këto momente nuk do të ishte mirë, si për politikën e shqiptarëve të Kosovës ashtu edhe për vet popullin shqiptarë.
Është gabim nëse presim që ngjarjet historike të përsëriten identikisht, atyre u ka ikur koha sepse nga historia merret shembull e jo mësim. Këtë ngjarje e përjetuam njëherë me kënaqësinë më të madhe nga ku ndajmë shijen dhe gëzimin me dëshirë që të përetojmë të ardhmen, të kemi perspektivë pa turbulluar mendimet e brezave të rinjë, t’u japim atyre shansin që nesër të jenë e ardhmja e kombit tonë.Kështu është koha që t’i bëjmë tonat sekondat, minutat, ditët dhe javët, të shijojmë kënaqësinë e asaj që është arritur, pa harruar asnjëherë kontributin e atyre që derdhën gjakun për lirinë e Kosovës.Tani në përvjetorin e parë të lindjes së Kosovës shtet, me punë e përkushtim mund të lulëzojë shoqëria, pavarësisht mplakjes së atyre që ndihmuan këtë eviniment të rëndësishëm të kombit tonë dhe kjo i bënë më krenare gjeneratat e reja të bindur se do të gëzojnë ate për të cilën luftuan martirët e Kosovës.
Një dritare u hap për të parë në botën e së vërtetës ngjarjet që kanë ndodhur drejtpërdrejt ose me anë të një seri simbolesh sic është rasti me Kosovën. Në këtë masë është hapur një dritë, një dritë si shenjë orientuese për të treguar udhën e pakthyeshme të atyre që u flijuan në altarin e lirisë, me sakrificat e tyre bënë që shqiptarët e Kosovës të gëzojnë e të festojnë ëndrrën shekullore për të mos pranuar asnjë kusht tjetër cfardo vec virtytit, vlerës dhe dobisë kombëtare. Sa e sa vetë e kanë provuar ndodhjen nën prangat e armikut, tani janë kah fluturojnë në qiejtë e lirisë, të ndëgjegjeve të veta pa e ndjerë qoftë edhe për një cast atë robëri. Shpallja e pavarësisë së Kosovës shënon një ngjarje të paharrueshme për mbarë shoqërinë shqiptare, ngjarje që sa vie e shtohet nga burimet e tija të pastërta edhe për botën demokratike. Të mundohemi që në këtë datë të shënuar historike të jemi të lidhur për t’u përulur me nderim përpara martirëve të Kosovës, të ringjallim bashkimin tonë kombëtar më se të domososhëm. Zoti deshi që Republika e Kosovës që nga koha e themelimit të jetë simbol i të drejtave të qytetarëve të saj dhe lirisë e besimit që shënoi një kthesë të rëndësishme për të shkaktuar ndryshime të mëdha në rang evropian dhe botëror duke përzgjehur disa emblema të vecanta që buruan nga nevoja e popullit të saj dhe shpresat e tyre për Liri e Barazi.
Kjo shoqëri sot ka nevojë të ndricohet nga dritat e mësimeve të atyre që dhanë kontributin për Kosovën shtet të lirë e demokratik. Ndaj Kosovë do të jesh e lumtur dhe e gëzuar sepse me gjithë prezencën e trysnive ndaj bijëve të tu martirë, ata asnjëherë nuk e humbën shpresën për ngadhnjim. Ditëlindja jote Kosovë është një ditë që reflekton ndër ne dashurinë për Ty, për mbarë njerëzimin, të kujtojmë Ty me dashuri dhe mundohemi të ringjallim historinë tënde në zemrat tona. Mundohemi të ringjallim në praktikë njohjen tënde nga mbarë bota demokratike, me një shoqëri të organizuar ashtu sikur të gjithë të tjerët, për t’u përulur me nderim përpara altarit të dashurisë për atdhe.