E premte, 08.11.2024, 10:04 PM (GMT)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Letër nga varri i ish- ambasadorit Limprecht drejtuar ambasadorit Withers, për Edi Ramën

E shtune, 07.02.2009, 10:11 AM


Letër nga varri i ish- ambasadorit Limprecht drejtuar ambasadorit Withers, për Edi Ramën 

Nga Kastriot MYFTARAJ

I dashur koleg!
Më duhet të të paralajmëroj se gjendesh në një rrezik të madh, jetik. Disa vjet më parë, para se të vija unë në Shqipëri, dhe në kohën që unë isha në këtë vend si ambasador, kur ndodhën atentatet e 11 shtatorit 2001 në mes të mandatit tim, ishim shumë të shqetësuar nga rreziku i akteve terroriste islamike kundër ambasadës amerikane në Tiranë, ku jeta e ambasadorit supozohej të ishte objektivi kryesor i terroristëve. CIA, FBI, policia dhe shërbimi sekret shqiptar morën masa të jashtëzakonshme për të ruajtur ambasadën. U arrestuan disa të supozuar si terroristë islamikë, për të cilët u tha se kishin përgatitur një atentat ndaj ambasadës. Për fat të mirë asgjë nuk ndodhi. Atentati me autobombë ndaj ambasadës amerikane, për të cilin dyshohej, nuk ndodhi në realitet, por ndodhi vetëm në librin “Shqipëria: mision i pamundur” i shkrimtarit francez Gerard De Villiers, i cili në 1998 erdhi në Shqipëri, si mik i Fatos Klosit (ky e priti dhe në zyrat e SHIK-ut) për të shkruar librin e vet të radhës të llojit “James Bond”, ku bëhet një atentat ndaj ambasadës amerikane në Tiranë, i llojit të atyre që ndodhën në Kenia dhe Tanzani.
Në realitet atentati do të ndodhte më tepër se tre vjet më vonë dhe mënyra si ndodhi do të kapërcente edhe fantazinë e Gerard De Villiers. Atentatin ku mbeta i vdekur unë, nuk e bëri një terrorist islamik, shok i Al Nagarit që u arrestua në Tiranë, në 1998 me celulën e famshme të Xhihadit Islamik, por kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Terroristët islamikë shpesh përdorin për atentate femra të mbuluara fanatike. Edi Rama përdori tre kurva të zbuluara. Ah, se ç’ kurva ishin ato, si tre magjistaret që i dolën para Makbethit. Kur unë erdha në Shqipëri, mora instruksion nga Departamenti i Shtetit që të mbështesja Edi Ramën, se kështu kishin kërkuar rrethet çifute. Por meqenëse në Washington qenë të preokupuar për gjendjen mendore të Edi Ramës, për ta thënë pa eufemizma diplomatike, e konsideronin skizofren të droguar, më thanë që të sillesha në atë mënyrë që ta mbaja nën kontroll, pra t’ i tregoja “kulaçin dhe kërbaçin”, si të thuash. Edi Rama reagoi ndaj kësaj sjelljeje times, duke u përpjekur të më blinte. I përdori të gjitha; paratë, kurvat, kokainën, dhe më duhet të them me keqardhje se pati sukses. Unë nuk rezistova dot.
Në vitin 2000, kur ai konkurroi për herë të parë në zgjedhjet për kryetar bashkie, ishte shumë i trembur. Më thoshte se ma ka me hile Ilir Meta, i cili në atë kohë ishte kryeministër, dhe e kishte në dorë ta digjte. Në fakt ishte vetë Edi, që gjithë kohës më nxiste mua që të përplasja sa më shumë Metën me Nanon dhe Metën me Berishën, në mënyrë që të tre këta politikanë të dilnin nga loja dhe pushteti të mbetej në dorën e Edit. Meidanin mund ta mbaj si Haxhi Lleshin, më thoshte duke aluduar qartë se ai vetë qe Enver Hoxha. Në shtator 2000, në kohën e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, kur Edi konkurroi për herë të parë për kryetar bashkie, ishte i trembur për veteranët, për të cilët nuk kishte lënë gjë pa thënë. Prandaj organizoi atë farsën e Pezës, ku më ftoi dhe mua të shkonim dhe të dilnim në ekranet e televizioneve rreth një zjarri të madh, ku piqej qengji në hell. Atë natë më quajti me intimitet “Lym”, apo “Babë Lymi”, duke luajtur me mbiemrin tim “Limprecht”, sipas mënyrës si Enver Hoxha e thërriste Myslim Pezën. Disa ditë më parë kishim pasur një incident që më nervozoi shumë. Më kërkoi që të merrja pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimeve për Kinemanë “Millenium”. Kur Edi mori lopatën, para se të ma zgjaste mua, dhe kur ishim në një pozicion ku kamerat nuk filmonin dot se ç’ bëhej pas nesh, ai, me dashje apo pa dashje nuk e di, ma rrasi bishtin e lopatës në bythë, aq sa unë bëra një lëvizje të panatyrshme si ai ministrisocialist në foltoren e KPD-së së famshme, kur Nano duke kaluar nga pas tij i rrasi gishtin e futur në allçi nga pas. Njerëzve u bëri përshtypje lëvizja ime dhe menduan se ajo u bë ngaqë desha të ruhem nga coprat e llaçit që kërcyen. Gonxhja që ishte disa hapa më pas u zbeh në fytyrë dhe kur ikëm, pashë që hyri në makinën e Edit dhe po grindej me të.
Pas kësaj, me Edin u pajtuam vetëm atë ditë në Pezë. Kur mori bishtin e qengjit të pjekur dhe u drejtua nga unë, e pashë me shumë zemërim se mendova se kushedi çfarë donte të bënte, por ai më tha se ishte një zakon shqiptar që bishti i qengjit t’ i jepej mikut më të nderuar. Gjithsesi, më mirë se bishti i lopatës. Edi u tregua djalë i shkathët. Brenda dy vjetësh në krye të bashkisë vuri aq para, sa edhe mua më dha aq sa ç’ nuk do të kisha fituar në 300 vjet punë si ambasador. Dhe dinte t’ i rregullonte punët. Me anë të Sorosit i çonte paratë në disa ishuj të vegjël parajsa fiskale, ku as FBI dhe as CIA nuk i gjenin dot. E kisha bërë ndërmend, që kur të mbaronte mandati im si ambasador në Shqipëri, në vitin 2002, të tërhiqesha dhe të dilja në pension. Me aq para sa kisha fituar në Shqipëri, mund të jetoja si sheik.
Por nuk qe e thënë. Pak kohë para se të më mbaronte afati i shërbimit në Shqipëri, në maj 2002, ndodhi tragjedia. Ato tre kurvat, të cilat Edi i shpërblente sipas kënaqësisë që i shprehja unë atij për sjelljen e tyre, qenë bërë fare të papërmbajtura. Atyre zor se do t’ ua kishte dalë dot edhe një batalion marinsash dhe jo më unë, me gjithë viagrën speciale që më furnizonte Edi. Kokaina ngrihej tym si mielli në furrën e bukës që vizitoi Edi atëherë kur gjoja informohej për ata që merrnin bukën me listë. Jeta ime, i dashur koleg, u shua mes viagrës dhe kokainës. Edi dinte të kujdesej për gjithçka. Kur unë fillova të kem probleme me kokainën, se m’ u brejt kocka e hundës, ai e rregulloi që të shkoj në një klinikë speciale në Austri ku bëhen proteza prej platini, me të cilat hunda mund të thithë sa të dojë kokainë, pa problem. Edi më tha se kjo ishte puna e parë që kishte bërë, sa bëri thesin e parë me lekë. Që të thuash të vërtetën Edi kujdesej deri edhe për transfuzionin e gjakut, por tragjedia ndodhi. Faji është i Edit se unë kisha marrë kot, dhe ai e kishte në dorë të më frenonte, duke më prerë paratë.
Ajo që më indinjoi ishte se pas vdekjes sime, në ceremoninë mortore që u bë në Pallatin e Kongreseve, të mbushur plot, Edi, i cili mbajti një fjalim të çuditshëm, pati paturpësinë që ato tre kurvat t’ i vinte në rreshtin e parë, ku përloteshin të veshura me të zeza. Duket se qanin shpërblimin që u iku nga dora me vdekjen time. Ceremonia mortore i zbaviti të pranishmit si një komedi, se ajo që kishte ndodhur ishte një “Sekret i Pulçinelës” dhe të gjithë e dinin se nuk bëhej fjalë për një vdekje natyrale, por praktikisht për një vrasje dhe se organizatori i vrasjes po mbante fjalimin gjoja më të ndjerë mortor, ndërsa ekzekutoret e krimit po qanin në zi, në rreshtin e parë. Turp është ta them, por tamam një histori mafioze. Kjo është e vërteta tragjike miku im. Në Shqipëri është vrarë një ambasador amerikan në një atentat terrorist, dhe ky jo nga një celulë terroriste islamike, por nga celula terroriste e përbërë nga Edi Rama dhe tre kurva. Ky atentat terrorist nuk është bërë as me autobombë, as me antraks por me armët vrastare: viagra dhe kokainë.
Kur erdha në këtë botën tjetër ku jam tash, i pari njeri që më doli para është ai poeti shqiptar që ka jetuar në Amerikë, Noli, i cili me sarkazmë dhe përbuzje më recitoi të përshtatur një strofë nga elegjia e tij për vdekjen e një mikut të tij shqiptar:
Nënë moj mbaj zi për vëllanë,
Na e vranë e na e shanë,
Me tre kurva na i ranë,
Na i thanë ambasad-horr!
Kjo është historia ime i dashur koleg. Le të shërbejë ajo si një mësim për ty se po shikoj që je afruar shumë me Edi Ramën. Ki kujdes se mos pësosh fundin tim. Të keqen ma bëri njeriu që më thërriste Babë Lym dhe për të cilin bëra gjithçka, si për djalin tim. Me sa kam marrë vesh këtej, ku mësohen të gjithë punët e asaj bote, ato tre kurvat qenë të trembura se mos më ndodhte gjë, dhe donin të përmbaheshin pak, por ishte ai që i nxiste, se mendonte që do të më kishte nën kontroll po të isha nën pushtetin e viagrës dhe kokainës, pavarësisht se kështu po më çonte drejt vdekjes.
Tani që po shikoj se ç’ po ndodh, e kuptoj se me çfarë njeriu kam pasur të bëj. I dashur koleg, të kam parë që ke dalë në mbrojtje të Mero Bazes, të cilin sot e mbron dhe Edi. Me siguri Edi ta ka mbushur mendjen që të mbrosh Mero Bazen, që ka shkruar vëllimin e dytë të librit “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, me titullin “Realitete shqiptaro-amerikane”.
Atëherë, Edi më ankohej për atë Mero Bazen, se kishte shkruar në gazetën e tij sikur Edi kishte thënë në gjyqin e divorcit me gruan e tij, se nuk e njihte atësinë e të birit, pasi ajo e kishte djalin me Kristaqin, të atin e Edit dhe vjehrrin e saj. Këto janë gjëra intime tha Edi, i cili megjithatë nuk e mohoi atë që kishte shkruar Baze, me sa duket se nuk donte që me këtë rast t’ i jepte një sadisfaksion ish- gruas së tij. Në atë kohë Edi më kërkoi që Mero Bazes të mos i jap vizë për në SHBA dhe sa kohë isha unë ambasador nuk shkoi në Amerikë. Sot Edi është bërë mik me Mero Bazen, për të cilin ishte betuar publikisht se do ta refuzonte përgjithmonë për hatër të Gregorit,  dhe e paguan më shumë se Sokol Ballën, aq sa ka rrezik që Sokol Balla të bëjë rokadën, duke u kthyer të bëhet kalë i Berishës në PD, nga xhelozia për Bazen, ashtu si Baze, nga xhelozia për Fevziun, shkoi nga Berisha tek Edi Rama.    
I dashur koleg, të sugjeroj që të ikësh para kohe nga Shqipëria, që të shpëtosh nga ky ambasadorngrënës, se edhe Lino, Xhefri dhe Ries besoj se nuk do të qenë larguar gjallë nga Shqipëria, në rast se nuk do të qenë larguar para kohe. Unë që desha të rri deri në fund të mandatit, e pësova. Ik o mik ik, sa je në kohë për të ikur dhe shko e shijo ato paratë që të ka vënë Edi Rama në llogaritë bankare, në parajsat fiskale të Sorosit. Unë jam i sigurt se janë aq shumë para sa të të mjaftojnë për të jetuar si sheik, siç ëndërroja unë, se unë e di që ti nuk mund të flisje dhe të veproje ashtu siç ke bërë, pa të paguar Edi Rama, sikur të ishe një aktor i Holliëudit. Ai ish- kryeministri që bëri ironinë e famshme me ty, i dashur koleg, duke të quajtur si ambasadori që shikon në xhepat e Edi Ramës, duket se nuk ka kuptuar asgjë nga rregullat e lojës, i shkreti. Edi Rama, kur të jep para nuk i nxjerr nga xhepat, por vjen me thes. Sikur ta kishte ditur këtë rregull ai ish- kryeministri, sot do të ishte në pushtet dhe do t’ i ishte hequr qafe Edi dhe Fatosi. 
Ik pra koleg i dashur, sa je në kohë. Në fytyrë kanë filluar të të shfaqen ato shenjat që kisha unë në muajt e parë të vitit 2002. Nuk ta shikoj mirë as kockën e hundës. Edi nuk e ka për turp që, në rast se të ndodh gjë, të bëjë një tjetër ceremoni, apo më saktë komedi mortore në Pallatin e Kongreseve, ku të mbajë një fjalim mortor për ty, ndërsa Erion Veliaj do të përlotet në rreshtin e parë, si ekuivalenti i atyre tre femrave në të zeza, në ceremoninë time mortore. Tani kanë ardhur kohë të tjera dhe ambasadorëve amerikanë që erdhën pas meje në Tiranë kanë filluar t’ u pëlqejnë djemtë e veshur si femra. Por viagra duhet njëlloj për të qenë aktiv, dhe kokaina në ato festat e “Mjaft” dhe G-99 është derdhur pa kursim. Meqë ra fjala, i dashur koleg, ma shuaj kureshtjen se ç’ është kjo parti me emrin G-99, se Edi më kishte thënë me kohë që donte t’ i bënte një parti Gregorit, djalit, apo vëllait të tij sipas mikut të ri të Edit, Mero Bazes. Mos ndoshta G-99 do të thotë partia Gregor-99? Një gjë është e sigurt. Edi më është betuar dikur se po e shtiri në dorë PS- në nuk do ta lëshojë për 99 vjet, duke e mbajtur ai vetë në fillim dhe pastaj Gregori. Erion Veliajn mund ta nxjerrin nga loja si Qemal Stafën, gjë që po e harroi Edi, ia kujton Saimir Tahiri i fondacionit.
I dashur koleg, reflekto mbi këto që po të shkruaj, në rast se do që të largohesh nga toka shqiptare ashtu si erdhe, si ambasador dhe jo si unë që u largova si ambasad-horr. Nëse të ndodh gjë ty, do të mërzitet shumë edhe Sorosi, se me sa kam marrë vesh je me origjinë nga çifutët falashë, çifutët zezakë nga Etiopia, dhe se të parët e tu kanë emigruar në Xhamajkë, nga ku shkuan në Amerikë. Në rast se do të vdesë në Shqipëri, në rrethana si të miat, një ambasador amerikan, çifut zezak, atëherë me Amerikën do të zgërdhihen dhe qentë e rrugëve të Tiranës.

kmyftaraj@yahoo.com



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora