Mendime
Selim Hasanaj: ''Mos lakmofsha n'fe''
E shtune, 07.02.2009, 01:14 PM
"MOS I LAKMOFSHA N'FE"?
Selim Hasanaj
Nga Selim Hasanaj
Mbajë mend kur isha i vogël Baba Mustafë ( ndjestë pastë) kur shifke dicka që bante ndonji komshi serb apo malazez thoshte mos i lakmofsha n'fe , por mirë e paska ba, mirë paska rregullue, mirë... mirë ... e cka jo tjeter.
Unë atëherë nuk kuptoja shumë sepse isha fëmijë, dhe mbaj mend edhe gjyshin Mushak kur betohej kofsha turk dhe kur baba e ngacmonte dhe i thoshte : hajde hajde Mushak Bajrami, nacionalist demokrat shqiptarë me betime në turqni. Gjyshi ja këthente: plaq sonte edhe ti,po gati po më rrin, mu ka ba shprehi kjo sepse aspak nuk më han palla per fe as per turqizem islam.
Unë sot isha në vorrim të komshiut tim këtu në Sarpsborg të Norvegjisë, tani të ndjerit Kore ( shkruhet në origjinal Kåre) Hatlen dhe ajo që pash sot në ceremoninë mortore per komshiun tim norvegjez, mënyra se si ajo ceremoni u mbjat , me normat e veta strikte fetare të krishtena si dhe tradita e krishten e këtij populli mue më kujtojë atë thanjen e babë Mustafës dhe unë sot thash: Oh sa shumë po u lakmojë norvegjezve që janë të krishten.
Jo per tu marr me personalitetin e komshiut tim Kåre , sepse ai i ndjeri ishte nji njeri i zakonshem, nji njeri i urtë dhe i sjellshem, por per ta paraqitë anen tonë primitive që e trasheguem ose ma mirë me thanë e cila na u imponue që nga viti 1389 e tutje unë do shkruej këtu pak per rrjedhen e ditës së sotme.
Fillimi i ceremonisë ishte caktue ma parë fiks në oren 12.30 dhe ashtu edhe fillojë. Jo sikur tek neve shqiptaret me fe dhe kulturë islame që thojmë se vorrimi do bahet në ora 14.00 por ceremonia nuk fillon as pas ores 16.00 në shumicën e rasteve. Prifti lexojë nji biografi të shkurt që kishte shenue nga të dhanat e familjes së të vdekunit dhe pastaj lexoi disa psalme nga të dyja Dhajtat. Gjithcka që prifti fliste ishte në gjuhen norvegjeze dhe asgja nuk u tha nga ai në ndonji gjuhë tjeter. Tek neve në radhë të parë nuk kemi rregull dhe disciplinë në ceremoninë mortore e cila na obligon që të vdekunit ti thomë dicka pozitive, ta perkujtojmë per herë të fundit se Ai megjithate ( edhe nese ka kjen njeriu ma i keq) ka ba dicka të mirë, dicka që asht regjistrue në kujtesat tona andaj edhe e perkujtojmë. Neve mblidhemi neper odat tona dhe aty ndegjojmë lafe e pallavra per Shkup e per Shkoder sikur thotë ajo popullorja dhe aspak ose fare nuk flitet per të vdekunin. Llafet bahen nga dy tre persona të caktuem të cilet u majnë ders e nasihat të tjerve dhe kur këtyne u bashkangjitet imami me eshendulilahat e elhamdulilahat dhe hala-bala falat e veta krejt kjo bahet nji hiq, nji tragjikomedi.
Pas perfundimit të ritit fetar dhe fjalimit të priftit gjegjësisht pas sejciles pjesë së fjalimit të priftit kendoheshin kangë mortore të orkestueme me piano dhe edhe solo. Tek neve ndegjojmë se hazreti filan fisteku ka pas thanë ashtu e kështu, por krejt cka ata far hazreta kishin pas thanë asht se doktrina islame na mëson per NDALESAT - HARAMIN dhe asnji gja nuk na mëson per dashuninë, per respektin, per lumtuninë, gëzimin etj. Andaj sinqerisht nuk asht qudi që kur njeriu krahason ritin mortor që bahet sipas normave fetare të krishtenizmit dhe islamizmit shef se tek krishtenizmi gjithcka asht per lakmi dhe sado e dhimbshme të jetë humbja e personit, pra vdekja e tij megjithate bukuria artistike, sinqeriteti dhe saktësia e ritit i banë familjaret të ndjehen ma të ngushlluem dhe ma komod. Ata së paku ato momente e ndjejnë se nuk janë vetem dhe ndihen krenar se kend e paskan pas deri tash dhe tash ai ( ajo) po ik nga kjo botë. Neve shqiptaro-orientalet musliman detyrohemi të mbyllemi në mbrendinë tonë shpirtnore sepse sado që oda asht perplot me burra ata aty demostrojnë pjellshmeninë e trunit të vetë i cili peshon sa truni i peshkut dhe aspak llafet dhe pollavrat e tyne nuk ndihmojnë tek familjaret që janë të prekun në shpirt nga vdekja dhe humbja e njeriut të vetë të dashtun.
Po i këthehem rastit në fjalë. Posa mbarojë ceremonia dhe riti i ekzekutuem nga prifti, në qetsinë ma të madhe u ngriten familjaret që do ta bartin kufomen deri tek gropa e varrit. Me priftin në ballë kortezhi fillojë të dal ngadal nga kisha dhe e tanë ajo masë e njerzve rradhiten në dy nga dy dhe në qetsinë ma të madhe me kokë ulun ecin deri te varri.
Neve muslimanet shkojmë sikur në treg të lopve. Qeshemi e zgerdhihemi, pijm cigare e pshtyjmë rrugës dhe ky asht respekti që neve kemi per të vdekunin, per familjaret e tij e besa edhe per Zotin emni i të cilit dhe se egziston ai na bjen ndermend vetem kur prapanica e jonë asht në rrezik. Herave tjera se ka Zot na e perkujton imam maskaraj me ala-balat e veta dhe ai nuk i thotë Zot por all-ah.
Krahasoe me dorë në zemer diten e sodit me shumë ditë tjera të jetes që isha prezent në varrimet neper Dardani dhe padyshim se njeriu u merr lakmi botes krishten. Gjithcka , bukuri, begati dhe rregull.
Bota islame gjithcka tollovi, zhurem, shemti, neveri e mjerim.
Ky komshiu im z. Kåre Hatlen vdic nga kanceri pas lengimit njivjeqar. Vdiq me 26.01.2009 ndersa u varros sot. Pra pas 11 ditve. U afrova dhe e pash në arkivol, aspak nuk i ishte prish fëtyra as trupi sado që ndejti 11 ditë pa u varros. Kuptohet , arkivoli me trupin e tij ishte në kapellë friz ku temperatura nuk e lejon prishjen e kufomes. Andaj unë këthej kujtesen mbrapa në 22 shtatorin e vitit 2004 kur më vdic vëllau Qzimi në moshen 39 vjeqare. Nga Norvegjia e kisha të pamundun të mbrrij edhe me aeroplan dhe ta za vorrimin sipas rregullave muslimane që kufoma duhet të varroset sa ma shpejtë. Unë erdha nja 13 orë mas varrosjes së tij ndersa vëllau tjeter Ibrahimi që ishte ma afër nga Gjermania vetem per dy tri orë nuk e arriti as ai vorrimin.
Kjo që na pat ndodhë neve per cdo ditë ju ndodhë familjeve shqiptare dhe kufomat e ma të dashtunve tanë varrosen pa pas mundësi tua hedhim nji grusht dhe ftyres.
Po të bisedosh me njerëz thonë se nuk e lejon feja pritjen, disa thonë se prishet kufoma dhe mund të i vie era e keqe dhe per këtë e ndalon feja pritjen per varrim. Dakord, por sa po investojmë me miliona euro e dollar per ndertimin e Xhamijave per pa pik nevoje pos mos kjoft arsye politika serbe e cila i porosit ndertimet e tyne per ti dhanë Shqipnisë Ethnike pamje orientale islamiste, pse nuk po ndertojmë bile neper qendrat komunale objekte të posaqme ku kufomat do vendoseshin të sigurta dhe do pritnin ardhjen e të gjith të dashtunve të tyne per tua dhanë lamtumiren e fundit?!
Pse nuk po ndertojmë kompani të cilat do perkujdeseshin per varrimin, dhe per mirmbajtjen e varreve pergjatë tanë vitit?! Neve neper varre i kullosim lopet, kuajt, gomaret e bagtinë tjeter dhe të gjitha këto baglojnë mbi varret e të dashtunve tanë. Neve as barin neper varreza nuk e kositim. Nese ai bar rritet shumë neve i futim flaken dhe e kallim.
Të tillë jemi padyshim sepse jemi hibrid që lindi nga shkerrdhymja shekullore islame pasi na pushtojë dhe na sundojë Turqia per pesë shekuj.