E shtune, 12.10.2024, 12:51 AM (GMT+1)

Mendime

Shpetim Zinxhirija: Pse heshtet akoma per zhdukjen e 1245 femijeve shqiptare ne Greqi?

E diele, 08.02.2009, 03:29 PM


Pse heshtet akoma per zhdukjen e 1245 femijeve shqiptare ne Greqi?

Nga Shpetim Zinxhirija

Shqiperia vazhdon te mbetet nje shtet i pafuqishem ne Evrope, sa i perket mbrojtjes se vecante te femijeve, edhe pse per kete qellim ka institucione dhe dikastere perkatese. Nga te dhenat e publikuara ne Strategjine Kombetare per Femijet, mesojme se 4.000 femije jane larguar nga Shqiperia drejt emigracionit klandestin te pa shoqeruar nga prinderit. Nga keta 3.000 drejt Greqise dhe 1.000 Italise, nje numer i madh per Shqiperine. Nga ana ligjore shikojme se, ligji Nr.3920 i dates 21/11/64 u jep nje mbrojtje te vecante dhe njekohesisht nje perkrahje femijeve te emigranteve. Nga ana tjeter, ne aspektin ligjor per te drejtat e femijeve ne Shqiperi thuhet se, femijeve u garantohen te drejtat e tyre me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise ne nenin nr.54, i cili sanksionon: Femijet kane te drejten e nje mbrojtje te vecante nga shteti. Po a mjaftojne keto vetem per t'i pasur ne leter?

Shteti ne asnje menyre nuk mund te vecoje femijet e vet, si brenda vendit ashtu edhe jashte truallit te tij, sa i perket mbrojtjes ne aspektin ligjor. Asnje institucion shqiptar nuk di sakte numrin e femije shqiptare te larguar ne rruge te paligjshme drejt emigracionit (te rrembyer, dhene me qera nga familja per te punuar lypes rrugesh, prostitucion etj). Politika shqiptare kur ndeshet perball ketij problemi social, gjithmone ka qene per t'i minimizuar gjerat, por faktet ja me tronditese. Shqiperia duhet te kerkoje shpjegime shtetit helen perse nuk njoftohej ambasada shqiptare ne Athine, si dhe perse sot nuk eshte bere e mundur akoma gjetja e tyre. Shteti shqiptar me heshtjen e tij duket se ka ndermend ta mbylle kete problem, po te njejten gje po kerkon te beje edhe shteti fqinje. Ne Shqiperi asnje institucion perkates nuk ka marre rrugen drejt vendeve ku kane emigruar femijet ne rruge te paligjshme, per te verifikuar se a ndodhen sot ne jete.

Trafiku i femijeve, OKB akuzon Greqine

Organizata e Kombeve te Bashkuara akuzon Greqine per zhdukjen e 500 femijeve shqiptare nga qendrat greke te mbajtjes se te miturve. Sipas Raportit te publikuar dje, shteti grek ka mbledhur rreth 600 femije ne qendren "Aghia Varvara" dhe nga kontrollet ka rezultuar se 500 prej tyre jane zhdukur pa lene gjurme. Ne raport jane permendur edhe raste ku eshte verejtur perdorim i tepruar i dhunes dhe i armeve te zjarrit nga policia dhe rojet kufitare greke, ndaj shtetasve shqiptare. Madje ne disa raste, policia dhe rojet kufitare greke kane kryer edhe vrasje te pamotivuara si dhe abuzime seksuale ne ngarkim te shtetasve shqiptare. Raporti ne fjale eshte perpiluar nga Grupi Grek i Helsinkit dhe eshte paraqitur para Komitetit te Organizates se Kombeve te Bashkuara kunder Tortures.

"Komiteti eshte i shqetesuar per abuzimet e vazhdueshme te policise dhe rojeve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptare. Ne kemi verejtur raste te perdorimit te tepruar te dhunes, armeve qe perfshijne edhe vrasjen e shtetasve shqiptare, por edhe abuzime seksuale. Per kete gje me shume pergjegjes jane rojet kufitare greke",- thuhet ne raportin e Grupit Grek te Helsinkit. Sipas tij, disa nga shifrat jane fshehur nga shteti grek. Raporti i publikuar dje nuk ka paraqitur raste konkrete te dhunes, vrasjeve ose abuzimeve seksuale qe jane ushtruar mbi shtetasit shqiptare nga autoritetet greke. Ne raportin e tij, komiteti shpreh shqetesimin edhe ne lidhje me nje numer te madh femijesh shqiptare qe jane zhdukur ne Greqi. "Sipas materialeve te siguruara nga Grupi Grek i Helsinkit, gjate periudhes 1998- 2003 nje numer i madh femijesh jane marre nga autoritetet greke dhe jane vene nen kujdesin e shtetit. Ne vecanti ne jemi shqetesuar per rreth 600 femije qe jane derguar ne qendren e "Aghia Varvaras", ku me pas 500 prej tyre jane zhdukur pa lene gjurme. Ne kete rast, nuk ka pasur asnje hetim nga ana e autoriteteve gjyqesore greke"

Organizata Terres Des Hommens (Toke per njerezit), ne Greqi ka studiuar dhe vezhguar per me se dy vjet trafikun e paligjshem te femijeve nga Shqiperia per ne Greqi. Nga te dhenat e kesaj organizate del se vetem nga rrethet e Elbasanit dhe Korces u futen te paligjshem per ne Greqi 3.800 femije, ku 1.245 prej tyre nuk u gjeten me kurre. Vetem 15% prej tyre, pra 570 shpetuan nga kthetrat e mafies, ndersa 1.986 te detyruar per te punuar ne pune te tjera. Perfundimisht organizata thekson se vetem nga trafikimi klandestin i femijeve nga rrethet Elbasan dhe Korce kane humbur gjurmet 1.245 femije.

Ne muajin nentor te vitit 2005 Kombet e Bashkuara, nepermjet perfaqesuesit Zam Migel Petit, i dhane Greqise nje raport tjeter prej 24 faqesh rreth problemit te femijeve. Po vend per kritika ka dhe per Shqiperine e cila tregohet e gatshme per te bashkepunuar me qeverine e Greqise dhe deri me sot nuk ka bere te mundur bashkepunimin reciprok.

Po me gjithe kritikat e bera nga organizmat nderkombetare te dy vendet ende nuk po gjejne gjuhen e perbashket per te filluar hetimet, ne nje kohe kur numri i femijeve shqiptar nuk eshte i vogel. Drejtesia vendase eshte mjaftuar vetem te dhenat e kritikat e organizmave nderkombetare, por ne te kunderten ka vepruar Avokati i Popullit grek. Ky fenomen sa vjen dhe shtrihet gjithnje e me shume, dhe per kete eshte e nevojshme bashkepunimi i organizmave te ndryshme ndermjet shteteve, me qellim qe femijet

Avokati i Popullit, deshmitaret nuk u derguan ne Greqi

Ne nje raport te Avokatit te Popullit mesojme se i ka derguar nje informacion (23/03/2006), per sugjerim Ministrise Puneve te Jashtme dhe Ministrise se Brendshme, si dhe Prokurorise se Pergjithshme, per te bere te mundur qe te dergohen ne shtetin helen si deshmitare ( 4 femije te humbur), ne shtepine e Femijes "Agia Varvara" Singru 221 ne Athine. Behet fjale per deshmitare te kerkuar nga Prokuroria e Pergjithshme te Greqise, por me gjithe interesimin e Avokatit te Popullit, deshmitaret nuk u derguan nga shteti shqiptar. Behet fjale per skandalin me te madh qe ka ndodhur ndonjehere ne shtetin fqinje, ku ne kete institucion shteteror, u zhduken gjate viteve 1998-2002, pa asnje gjurme 502 femije, ku 84 per qind ishin shqiptar. Ky shqetesim u pa vetem tek Ermir Dobjani, Avokati i Popullit, ndersa per shtetin shqiptar as nuk u vu uji ne zjarr. Edhe takimet e mevonshme te Avokatit te Popullit, me koleget e tij ne Greqi, tregojne se ky institucion nuk do te heshte perball ketij skandali te turpshem. Nje problem shqetesues mbetet dhe eshte, perse shteti yne nuk ben detyren ka ne mbrojtjen e femijeve, ne mbrojtjen e shtetasve te tij.

Ambasada Shqiptare, nuk jane 480 te humbur por vetem 12-te

Ne ambasaden tone ne Athine, nje vit me pare mesova nga personi perkates A.L., se te ashtuquajturit te zhdukur ishin vetem 12, dhe jo aq sa thuhet ne raportin e OKB. Kjo tregon se vendi jo vetem qe nuk ka asnje informacion te sakte, por as qe do te mesoje realitetin nepermjet organizatave te huaja. Faktikisht mbahen akoma femije shqiptare ne disa institucione, ku per kete as qe lajmerohet ambasada jone. Por edhe kur ajo lajmerohej me anen e OKB, dhe ne menyra te ndryshme nuk merrte mundimin per zgjidhjen e problemit. Femijet Afrim Duda nga Kavaja dhe Seit Hajdari nga Tirana ishin rrembyer e sjell me force ne Greqi per t i hedhur ne rruget e semaforeve si lypes, por edhe pse kishin kaluar dy jave qe ambasada shqiptare ne Athine ishte lajmeruar me te gjitha te dhenat kjo nuk kishte marre asnje veprim konkret per njoftimin e familjeve te tyre, Theofani Rasvani, drejtoreshe e Organizmit Kombetar te Ndihmes Shoqerore, ka thene se, gjate 11 muajve te pare te vitit 1999, megjithese shqiptaret perbenin 99 per qind te numrit te pergjithshem u lidhem vetem me dy familje shqiptare.

OKB akuzon Greqine

(Nentor 2003 )

Organizata e Kombeve te Bashkuara akuzon Greqine per zhdukjen e 500 femijeve shqiptare nga qendrat greke te mbajtjes se minoreneve. Sipas Raportit te publikuar dje, shteti grek ka mbledhur rreth 600 femije ne qendren "Aghia Varvara" dhe nga kontrollet ka rezultuar se 500 prej tyre jane zhdukur pa lene gjurme. Ne raport jane permendur edhe raste ku eshte verejtur perdorim i tepruar i dhunes dhe i armeve te zjarrit nga policia dhe rojet kufitare greke, ndaj shtetasve shqiptare. Madje ne disa raste, policia dhe rojet kufitare greke kane kryer edhe vrasje te pamotivuara si dhe abuzime seksuale ne ngarkim te shtetasve shqiptare. Raporti ne fjale eshte perpiluar nga Grupi Grek i Helsinkit dhe eshte paraqitur para Komitetit te Organizates se Kombeve te Bashkuara kunder Tortures.

"Komiteti eshte i shqetesuar per abuzimet e vazhdueshme te policise dhe rojeve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptare. Ne kemi verejtur raste te perdorimit te tepruar te dhunes, armeve qe perfshijne edhe vrasjen e shtetasve shqiptare, por edhe abuzime seksuale. Per kete gje me shume pergjegjes jane rojet kufitare greke",- thuhet ne raportin e Grupit Grek te Helsinkit. Sipas tij, disa nga shifrat jane fshehur nga shteti grek. Raporti i publikuar dje nuk ka paraqitur raste konkrete te dhunes, vrasjeve ose abuzimeve seksuale qe jane ushtruar mbi shtetasit shqiptare nga autoritetet greke. Ne raportin e tij, komiteti shpreh shqetesimin edhe ne lidhje me nje numer te madh femijesh shqiptare qe jane zhdukur ne Greqi. "Sipas materialeve te siguruara nga Grupi Grek i Helsinkit, gjate periudhes 1998- 2003 nje numer i madh femijesh jane marre nga autoritetet greke dhe jane vene nen kujdesin e shtetit. Ne vecanti ne jemi shqetesuar per rreth 600 femije qe jane derguar ne qendren e "Aghia Varvaras", ku me pas 500 prej tyre jane zhdukur pa lene gjurme. Ne kete rast, nuk ka pasur asnje hetim nga ana e autoriteteve gjyqesore greke".

Femijet mbaheshin pa dijenine[ e shtetit shqiptar

Femijet shqiptar mbaheshin ne keto institucione te izoluar pa dijenine e shtetit shqiptar, dergoheshin dhe izoloheshin me urdher te prokurorit te femijeve. Edhe pse ky institucion kishte karakter shteteror te habit, duke pare se me cfare lehtesie u zhduken 500 femije. Koha e mbajtjes se femijeve ishte e pakufizuar, ne nje kohe kur duhej te lajmerohej perfaqesia shqiptare. Greqia ka pergjegjesi jo vetem per te dhene llogari se ku kane vajtur, ose ku kane perfunduar keta femije, po ajo duhet te pergjigjet perse nuk ka lajmeruar shtetin shqiptar per mbajtjen e tyre si dhe per zhdukjen misterioze. Te gjitha keto ndodhnin ku ne Greqi zbuloheshin grupe trafikantesh te organesh te brendshme te femijeve.

Vetem ne kater muajt e pare te inaugurimit ne kete shtepi, nga 84 femije qe jetonin, 80 ishin nga Shqiperia. Me 7 dhjetor 1998, midis Ministrise se Rendit dhe Ministrise se Shendetesise bihet dakord qe te ngrihet nje organizem i karakterit kombetar, ndihmes per femijet e rrugeve. Nderkohe, dhjete muaj me vone po ne Ministrine e Rendit, organizohet nje takim per hapjen e programit me pjesemarrjen e shume personaliteteve te tjera, me qellim qe te ndihmohen nga Ministria e Shendetesise keta femije, persa kohe te qendrojne ne Greqi. Nje ide kjo aq e mire, pasi femijet e kapur nga policia, tani e tutje nuk do te qendronin me ne dhomat e ndalimit ne polici, por do te trajtoheshin ne menyre njerezore dhe te kontrolluar, gjithashtu kujdesur nga vete dora e Shtetit...

Lidhja me ambasaden behej nepermjet OKB-se

Ndoshta e pabesueshme, por eshte nje realitet. Nje realitet per te cilen askush nuk mund ta mohoje. Kete gje e ka faktuar ish drejtoresha e Shtepise se Femijes "Agia Varvara", Ana Kuri, per te cilen pata fatin qe te bisedoja nga afer. Per nje bashkepunim ndermjet dy vendeve, Ana Kuri, (ish-drejtoresha e Agias Varvara) eshte shprehur se lidhja me ambasaden shqiptare behej nepermjet OKB. Ka shume raste qe femijet shqiptare, pasi shoqerohen nga policia perkatese per ne Shqiperi, lihen ne kufi ne meshire te fatit. Edhe pse Shteti Shqiptar ka njoftim, nuk merr masat e duhura per t'i pritur, megjithese ne Tirane ka nje zyre perkatese ende nuk eshte bere e mundur lidhja direkte me te. Per femijet shqiptare, nuk kemi ndonje program te vecante. Por edhe kur lajmerohej personeli perkates i ambasades sone ne Athine, kishte nje indiferentizem dhe nuk vepronte sipas ligjit, per rikthimin e femijeve prane familjeve te tyre.

Nga organizata nderkombetare ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut, Terres des Homes ne raportin e saj me temen, The Traffiickking of Albanian Chil dren in Greece, ne tabelen e meposhtme raportohet se nga 661 femije qe u strehuan ne kete "vareze shtepi", autoritetet greke kthyen prane familjeve te tyre vetem 90 femije. Keto te dhena dolen nga raporti i organizates nderkombetare "Terres Dess Homes".

1 U larguan 502

2 U dhane familjeve te tyre 90

3 U transferuan ne vende te tjera 47

4 U debuan nga policia per ne vendet e tyre 22

5 Numri i pergjithshem i femijeve 661

Ne 9 muaj, 65 femije te zhdukur

Te dhenat zyrtare te Ministrise se Rendit se Greqise bejne fjale se vetem per nente muajt e pare te vitit te shkuar ( 2005), u zhduken 65 femije te moshave 6 -12 vjecar, ose ne cdo muaj 6 femije te zhdukur ( rrembyer), ku deri me sot nuk eshte gjetur asnje gjurme e tyre. Nga viti 2000 deri ne nentor te vitit 2005 jane zhdukur 3.000 femije. Tre jane arsyet qe femijet zhduken dhe bien ne kthetrat e mafies.

-Me e rendesishmja per mafien eshte shitja e tyre ne klinika private, ku atje u merren organet e brendshme, si zemra, veshka, sy etj.

-Hedhja e femijeve ne rrugen e prostitucionit, ku dhe fitimet jane nga me te medha.

-Adoptimi i femijeve kundrejt nje shume te madhe nga familjet qe nuk kane mundesi te kene femijen e tyre.

Italia dhe Holanda mendohet se jane epiqendra e kesaj makabre ne bashkepunim me mafiet shqiptare, bullgare, polake dhe bullgare, ku ne qendra te ndryshme klinike behen edhe operacionet ku u merren organet e porositura.

Vetem 90 femije u kthyen prane familjeve

Zhdukja misterioze ne "Agjia Varvara" tregoi se nuk ishte e gatshme per te pritur kaq te madh femijesh, nuk ishte e gatshme pasi nuk u mbeshtet me programe te vecanta nga vete shteti grek, ku dhe nuk solli gje pozitive ashtu sic ishte menduar. Persa i perket te ardhmes ky rast tregon se kjo shtepi tregoi se nuk ishte nje shtepi pritje ne mbrojtje te jetes se femijeve, por ne fakt ishte nje "shtepi" ikje, nga ku zhdukeshin pa lene gjurme cdo dite femije te moshave 6 -12 vjecare.

Autoritetet greke i kishin te gjitha mundesite per te parandaluar kete fenomen, por sic duket interesimi i tyre u pa qe ne fillim kur keta refuzuan per te lene tek porta e "shtepise se femijes" nje polic, pasi roja civil kishte kohe qe kishte dale ne pension, ndersa sot nuk bejne perpjekje per te nisur hetimet etj. Nga organizata nderkombetare ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut, Terres des homes ne raportin e saj me temen, The Traffiickking of Albanian Chil dren in Greece, ne tabelen e meposhtme raportohet se nga 661 femije qe u strehuan ne kete "varreze shtepi", autoritetet greke kthyen prane familjeve te tyre vetem 90 femije. Keto te dhena dolen nga raporti i organizates nderkombetare "Terres Dess Homes".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora