Mendime
Altoparlantizmi fetar dhe interesi kombëtar
E diele, 08.02.2009, 01:28 PM
Edhe ne Prishtine e gjetiu duhet te kerkojme te ndalohet thirrja e ezanit ne minare, sepse eshte zhurmim i rendit publik (sidomos ne mengjes). Kur eshte filluar te thirret ezani ne minaret, kishte nje logjike, pasi njerezit nuk kishin ore dhe nuk dinin kur te shkonin ne xhami per t'u lutur. Per rrjedhoje, muezini hypte ne minare dhe therriste besimtaret te shkonin ne xhami. Tani nuk eshte e domosdoshme dhe nuk kane arsye te prishin qetesine publike, sepse secili ka ore dhe di kur te shkoj te falet, nuk eshte i varur nga thirrja e ezanit. Po te ishte se vertete duhet siç eshte vendosur ne kohen e themelimit te kesaj feje, atehere nuk do te duhej te praktikoheshin altoparlantet per zmadhim, sepse atehere nuk kishte. Gjithashtu, po te respektoheshin vendimet, as muezini edhe as imamet nuk duhej te praktikonin teknik zerimi per te rritur zerin. Edhe lutjet do duhej te behen ne gjuhe shqipe, sepse vertet eshte e pakuptimte te behen ne gjuhen qe nuk e kuptojne besimtaret. Veshjet folklorike arabe (gjoja muslimane) dhe leshrat ne mjeker te sekktare pseudoislam, vertete jane bere te bezditshme. Ato po neverisin edhe besimtaret tradicional. (Ibrahim Kelmendi, 07/02/2009)
Ka ardhë koha ta mbrojmë të vërtetën e vetme, objektive, nga turrjet çmendurake të antishqiptarëve të të gjitha ngjyrave. Deri para Luftës Nacional Çlirimtare të UÇK-së dhe NATO-s kundër pushtimit gjenocidit, edhe unë, sikurse shumica e shqiptarëve të Kosovës, asnjëherë nuk jemi preokupuar me çështje fetare. Në të vërtetë e vetmja gjë që më ka preokupuar ka qenë pushtimi në paqe i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, KOASH-it, nga grekomadhi Anastasios Janullatos me bekimin e qyqarëve të politikës shqiptare. Mirëpo pas luftës çlirimtare u hapën lloj-lloj temash e "temash" nga njerëz injorantë, dashakëqinj të kombit, serbofilët, turkoshakët e grekofilët, që e kishin dhe e kanë të vetmin synim: shkatërrimin e kombit shqiptar. Mirëpo kjo nuk do të lejohet dhe kësaj çmendurie antishqiptare ka kush t'i del përpara, pra nuk është kjo çështje që ka mbetur në duartë e priftërinjve të zgjuar e atdhetar katolikë, por është kryesisht çështje e popullit shqiptar. Mirëpo është fakt se ajo që e thotë Dom Lush Gjergji me kompetencë e me argumantacionin e duhur historiografik shihet qartë se është një pengesë e madhe për dogmatikët e ndryshëm dhe për turmat marroqe që i nget e ndërsen sherbimi secret serb, i cili na e ka lënë një "armatë" të tërë të rrjetit të bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë për të nxitur mosdurim e konflikte brendakombëtare, siç është ai fitil që do ta ndezë Artan Meha që fshihet pas pseudonimit Tano Turkue, apo Behari Rakipi, studenti i të vetëquajturës letërsi.
Në Kosovë nuk mund të bëhet fjalë për konvertim fetar se të flasësh për konvertim duhet ta pranosh se një person e braktis një fe për ta marrur një fe tjetër ndërsa tek ne një gjë e tillë nuk është e mundur pasi shumica e popullsisë janë laramane, indiferentë përnga fejar, gjendje e trashëguar që nga koha e pushtimit të Perandorisë Osmane. Mirëpo pas luftës në Kosovë ka ndodhur një provokim i madh fetar nga pozitat e panislamizmit që është shprehur jo me nevojën për ndërtimin racioanl të ndonjë objekti fetar të besimit islam, xhamije pra, por përmes një islamizimi e xhamizimi të paparanueshëm për popullin shqiptar. Pas 8 vitesh isha me gjithë anëtarët e familjes sime në Kosovë dhe ajo që më ka shqetësuar së shumëti e me të cilën si njeri e si si shqiptar nuk mund të pajtohem është pikërisht xhamizimi i Kosovës, një ligjërim i padurueshëm e tejet i rrezikshëm, në esencë antishqiptar, nga pozitat e nxitjes së një mburrjeje jovendëse panislame, në kundërshtim me traditën tonë shekullore e kulturore shqiptare, ku feja edhe në ditët më të rënda për njerëzit e zgjuar ka koekzistuar në frymën e shpresës nacional/çlirimtare.
Xhamitë e sotshme të Kosovës sonë të dashur (nuk po flas për xhamitë tradicionale të dikurshme) terrorizojnë, dogmatizojnë dhe e e rrësojnë jetën e një populli të tërë. Xhamizimi e islamizimi (pra, jo xhamija dhe islami) i sotshëm në Kosovë ka marrë përmasa përbindshe ndaj jetës së njeriut të thjeshtë. Ky fenomen satanist i nxitur nga shërbimet e fshehta të ishpushtuesit osman, e ka vërshuar jetën e një kombi të tërë. Kjo është e kobshme dhe kësaj të keqeje do t'i del përpara një popull i tërë, krenar për traditën dhe kulturën e vet shqiptare. Me xhamizimin e sotshëm të Kosovës po fyhet e shkelet dinjiteti i një populli të varfër, i cili në vend se të ketë arsimim të duhur e cilësor, në vend se të pajiset me dijet e nevojshme për botëkuptimin shkencor, terrorizohet me altoparalantë që çirren deri në vrasje të shpirtit kombëtar e njerëzor në favor të një profeti e të një feje që do të na ofrohet dhunshëm. Asnjë fe që na ofrohet dhunshëm nuk kemi për t'a pranuar. Kjo le të dihet dhe të jetë e qartë nga të gjithë antishqiptarët që kujtojnë se do t'i lëmë të bëjnë dhunë ndaj priftërinjve katolikë shqiptarë. Kurrë!
Koha e asaj dhune ka përfunduar më 1912 e më 1999, kur përfunduan pushtimet,në një mënyrë, pushtimet osmane-serbe. Kosova do të jetë shumëfetare, një vend shqiptar ku njerëzit që i përkasin një familje e një kombi do të kenë të drejtën dhe lirinë për ta pasur fenë që duan, që u flenë në zemër e nuk u imponohet as me altoparlantët e blerë nga bota islamike e as nga Janullatosët e Greqisë. Feja e Ymer Prizrenit po, feja e Naimit po, por jo fetë e armiqëve të kombit shqiptar. Imponimi i dhunshëm i një feje islame në rastin konkret, përmes altoparlantizmit shurdhues pesë herë në ditë do ta ketë një STOP të madh e serioz në kohën që vije. Absolutisht një STOP të domosdoshëm ligjor nëse nuk dëshirohet t'i marrim vet punët në dorë si popull i zgjuar e serioz. Altoparlantizmi fetar aq i madh, intensiv, shurdhues, në kohën kur lexohen aq pak libra në vendin tonë është i palejueshëm në çdo aspekt, e në rend të parë kjo bie ndesh, e kundërshton Ligjin për Mbrojtjen nga Ndotja Akustike. Populli shqiptar nuk do të lejojë që pushtuesit e dikurshëm të njihen si çlirimtarë, pra që xhamija si ajo e Sulltan M. Fatihut në Prishtinë të mbajë emrin e sulltanit njeri/e/shqiptarvrasës. (Bajram Kabashi)