E merkure, 09.10.2024, 12:04 PM (GMT+1)

Mendime

Ilir Sefaj: Partitë e mëhallës

E merkure, 11.02.2009, 08:34 PM


Ilir Sefaj
Ilir Sefaj
Partitë e mëhallës

Nga Ilir Sefaj

Kosovës nuk i nevojiten parti të mëhallës. Kosova ndër shtetet më të vogla të rruzullit ka më shumë parti politike, sesa vendet të cilat për nga tërësia territoriale dhe numri i banorëve janë shumë më të mëdha se Kosova jonë e vogël, në të gjitha aspektet. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në Kosovë më 17 nëntor të 2007-ës , OSBE pati deklarua se janë certifikuar  më shumë së 33 parti politike. Nga kjo vijmë në përfundim se një familje mesatare në Kosovë, e cila rëndom përbëhet nga 5 anëtarë, secili anëtar i po kësaj familjeje i takon apo përkrah një grupacion politik, që të shumtën brenda vetës ka individë sa një bashkësi e caktuar lokale. Sikurse edhe të tjera marifete edhe formimi i partive politike është bërë trend në vendin tonë. Liberalizmi, demokracia si nocione janë keqkuptuar në shoqërinë kosovare, ngase me këto të dyja terme nuk nënkupton; bë çfarë të duash!
Ky numër enorm i partive politike dëshmon se etja për pushtet, etja për të qenë “dikushi” është më e madhe se çdo parim tjetër, që njerëz të caktuar të shoqërive e të kulturave të ndryshme perëndimore do t’i vënin vetes. Pra, për mentalitetin shqiptar është më e rëndësishme të jesh kryetar i një partie të caktuar politike, e cila nuk ka më shumë se njëzet simpatizues, sesa doktor në një lëmi të caktuar. Evidentimi i më shumë se 30 partive politike në një vend me afër dy milionë banorë, nuk flet ndryshe, veçse për faktin për të cilin bëmë fjalë më lart. Megjithatë, shoqëritë pluraliste sikurse mëton të jetë  kjo e jona nuk e vë në diskutim vullnetin e njerëzve që të formojnë parti politike, të bashkohen në sindikata etj, etj., mirëpo duhet pasur parasysh faktin se një numër kaq i madh i partive politike në një vend si Kosova nuk justifikohet në asnjërën mënyrë. Pse? Ngase këto parti politike nuk gëzojnë kurrfarë resursesh që do ta bindnin qytetarin e vendit që t’ia jepte votën. Në krye të këtyre partive janë njerëz analfabet ose gjysmë të tillë, dhe duke u nisur nga ky parim këto parti si të tilla nuk i hyjnë në punë një vendi të futur thellë në krizë, jo vetëm ekonomike. Në të shumtën e rasteve një numër i madh i po këtyre partive politik apo më mirë do te thoshim i këtyre grupimeve të individëve, nuk kanë degë të mirëfillta në qytetet kryesore të Kosovës, për vendbanimet rurale më mirë të mos flitet fare. Pastaj individë nga këto parti jo rrallë kanë dhënë deklarata paushallë duke na lënë të kuptojmë se nuk e kuptojnë as sipërfaqësisht nocionin parti politike, përgjegjësinë që sjell detyra e kryetarit të një partie politike. Prisni pak...! Nuk do e zgjasë më për dy arsye; e para, ne shqiptarët përtojmë të lexojmë gjatë, e dyta, mendoj se mjaft u tha për partitë politike. Ju që eventualisht mendoni të formoni parti politike, mos e bëni këtë, ngase sot për sot më shumë se gjysmën e partive politike të cilat “veprojnë” aktualisht në Kosovë, do i kishim eksportuar në një vend tjetër, normal sikur një gjë e tillë të ishte e mundshme...Jam i bindur se ky mesazh do e bëjë të vetën....



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora