Mendime
Traboini: E bija e Hitlerit grek me origjinë shqiptare
E hene, 16.02.2009, 07:36 PM
E BIJA E HITLERIT GREK ME ORIGJINE SHQIPTARE
Tani, meqë vajzen e hitlerit grek Micotaqi, "Gazeta shqiptare" e bëri me origjinë shqiptare, të shikojë italiani Karlo Bollino se mos i nxjerr me origjinë shqiptare edhe bastardët e Duçes.
Nga Kolec TRABOINI
Jam një gazetar më i vjetër se bosi i "Gazetës shqiptare", Karlo Bollino i sapodekoruar(për arsye që as Zoti e as dreqi nuk e di) nga presidenti shqiptar me mbiemer të rëndë, por pa indentitet, Topi. E si gazetar, i padekoruar prej Topit dhe topave të tjerë si si ai ani pse kam bërë më shumë se ky Bollinua i Italise për shtypin e gjysmë milioni emigrandëve shqiptarë në Greqi, prej kësaj nënhije pra, ku modestisht jetoj, shumë zhvillime në atdhe i shoh sa me çudi aq me pikëllim dhe është e natyrshme të dergoj në ndonjë rast reflektimet e mia në gazetat shqiptare kur e shoh se më shumë bejnë zullum se hajr me shkrimet e veta. Kështu edhe në rastin e shkrimit mbi origjinen gjoja shqiptare të ministres së jashtme të Greqisë Dora Bakojanis, botuar nga gazeta e italianit famëmadh Bollino. Po nuk është vetëm titulli i ketij shkrimi me gërma të mëdha që të bën të reagosh, por brendia e tij akoma më absurde, kur këtë honor të origjinës së gjakut shqiptar e shtrijnë me tej duke ja dhuruar edhe shqiptarvrasësit Venezillo. Mirëpo, edhe pse ju dërgova një shënim kundërshtues, nuk e pashë gjëkundi të botuar nga i dekoruari special i presidentit shqiptar.
Është e natyrshme që një gazetë nuk ka detyrim të botojë çdo shkrim a reagim që u dërgohet prej lexuesve, ama për reflektimet ndaj shkrimeve që prekin një temë delikate e në thelb orjetojnë për qëndrimin e butë nënshtrues që duhet të mbajmë ndaj fqinjëve me oreks shovenist e me një megalomani fodulle, duhet patjetër ti botojë. Atdheun, Shqipërinë, çeshtjen shqiptare nuk e do më shumë një gazetë (aq më tepër me botues të huaj) se sa qoftë dhe qytetari më i thjeshtë që ka dinjitetin e krenarinë se është lindur në këtë vend, është pinjoll i këtij populli. Përndryshe, mosbotimi, ka të bëjë me një incident. Me një servilizëm të shtypit. Me një manipulim e mashtrim. Me shitje të interesave kombëtare. Se ja çfarë fryme krijohet nen influencen e mediave mediokrre. Shoqata "Çameria" në prag të vizitës së ministres greke Dora Bakojani në Tiranë, shpalli çudinë e çudive. Anulloj protesten paqësore për kthimin e popullsisë çame në trojet e veta, të zbuar këta me zjarr, me gjak e me dhunë e në mënyrë barbare. Kjo shoqatë në daljen me deklaratë në medja e mbuloi qëndrimin e vet me një çader shiu me vrima, duke thënë se, me qënë se vendi është në prag të pranimit në NATO, duket të jemi më të përmbajtur e të mos i prishim punë Shqipërisë.
Kjo është për të vënë kujën. Ç'punë ka një shoqatë e pavarur OJQ, mbi baza vullnetare, me qëndrimin zyrtar të një shteti a të një qeverie. Kush i ndaloi palestinezët e arabët në Amerikë, përballë OKB-së, të protestonin për çfarë ndodhte në Gaza. Askush. Mjafton të marrin një leje tek zyrat e organeve të ruajtjes së rendit publik. Me tej ç' punë kanë shoqatat me qeverinë. Ajo çfarë ndodhi pak vite më parë me presidentin grek Jorgos Papulias ishte skandal jo se çamët e shqiptarët e tjerë protestuan, por se presidenti grek i molisun me antishqiptarizëm, ani pse gazeta e Bollinos e shet si me origjinë shqiptare, iku me bisht ndër shalë e i menderosur, si një hije e vjetër, si një dhelpër dinake që mbledh bishtin( për Janinë) kur e sheh që nuk gjen as pula e as vezë në qymezin e fqinjëve. Ajo çfarë ndodhi atëherë në Sarandë e Gjirokastër do të ishte turpi i turpit për çdo president në botë, po ti ndodhte. Po ku kanë fytyrë për t'u skuqur a turpëruar grekët? Ata janë të zhytur edhe në llumin e injorancës e jetojnë në Europë si Robinson Kruzo në ishull që fliste me dhitë. Protestat paqesore janë norma të demokracisë, shprehje të qytetrimit e nuk ka kurrkush pse të shqetësohet prej tyre. Ato organizohen për të tërhequr vemendjen për një qellim a një çeshtje ende të pazgjidhur, ato në të vertetë i ndihmojnë shoqeritë, qeveritë shtetet të shikojnë mundësine e zgjidhjes së krizave e problemeve që ngrejnë qytetarët në mënyrë të kulturuar. Pse duhet të trembej ministrja e jashtme e Greqisë prej parullave "Na i ktheni pronat tona". Nëse ne i si shtet shqiptar i kemi marrë pronat ndonjë spiuni minotritari të ikur, a ka të drejte ai të protestojë përballë qeveritarëvë tanë dhe a ka tagër t'a ndalojë qytetarin grek Dora Bakojani se mos i ngrin buzëqeshja Lulzim Bashës? Çamët thjeshtë kërkojnë pronat e veta e nuk kane platformë të shkëpusin pjesë të territorit grek, ta zëmë të Çamërise shqiptare, e ti bashkohen ato Shqiperisë, paçka se edhe demostrata të tilla ndonjë ditë edhe mund të behen sepse greku ato troje shqiptare i ka pushtuar gati një shekull pas formimit të shtetit grek. Shikoni hartën e Greqisë të vitit 1850. Ku e kishte Janinën, Selanikun e Çamërinë Greqia?! Kurrkund. Ndaj pse të vrasim mendjen se mos i picerron sytë e bojatisur e bija e Marikës çalamane dhe e Micotaqit me fytyrë bishe. Por ajo çfare më shqetëson është se ka një frymë servile në mediat dhe në administratën shtetrore, por edhe politikën shqiptare. Kjo frymë servile ndaj fqinjëve të jugut nuk ka të bëjë me tolerancen e diplomacinë apo fqinjësinë e mirë por me interesa grupimesh të lidhura me fije të padukshme me qarqet greke.
Kam jetuar mjeft vite emigrant në Greqi sa për të kuptuar se çfarë ka qënë thundra e hekurt greke, çfarë ka qënë racizmi e dhuna e egër, pra e di mirë se çfarë ka qënë kryeministri i zi Micotaqi, Micodjalli, Micokrimineli, që shpiku operacioni racist djallëzor, fshesa e hekurt dhe hakërroi policine e vet që vrau e preu emigrante, si e sa deshi, që i lidhte djemte shqiptarë tufa tufa me zingjire si ne mesjete dhe i shetiste neper lagjet e Athines. Mizori me emrin Greqi. Ne ish emigrantet nuk mund të harrojmë. As fëmijët tanë, por as fëmijët e fëmijëve nuk duhet të harrojnë përbuzjen e poshtrimin që na është bërë si popull. Ka shumë krime në ndergjegje, ka shumë gjynahe ndaj nesh kjo Greqi.
Jam dëshmitar i gjallë i atyre skenave makabre, i rrahjeve mizore që ju bëheshin shqiptarëve në Praktorio - stacionin e autobuzave të linjës interurbane, por edhe në qëndër në Omonia prej policëve shpirtkatran grekë. Në këtë frymë racizmi në shkallë panhelenike edhe civilët greke po këtë bënë, madje ndodhi edhe ndonjë hata si ajo që një pronar grek tokash, i indoktrinuar deri në verbëri prej propogandës antishqiptare të medjas së Athinës, vrau 5 emigrantë shqiptarë të moshës rreth 20 vjeçare. O Zot, kur ndonjë herë ne Shqipëri kanë bërë një gjë të tillë shqiptarët ndaj grekëve? Kurrë! Madje grekët e fanatizuar në pushtet e qeverisje arritën që t'i ndërsejnë arvanitet kundër shqiptarëve. Ky ishte programi i tyre më i stërholluar. Qëllimi: izolimi edhe me tej e shkombtarizimi i arvanitasve, humbja e indentitetit të tyre, sepse ata, arvanitasit, përbëjnë mbase më shumë së një milion banorë. Bashkuar me shqiptarët na del që një e treta e popullsisë greke është shqiptare jo vetem me gjak por edhe me indentitet të ndergjegjesuar. Këto fakte i sillte në evidencë Aristidh Kolia ndaj e urrenin dhe e konsideronin si armiku i Greqisë dhe është krejt e besueshme që atë e kanë vrarë grekët e vetëm greket. Të gjithë hipotezat e tjera janë mashtrime. Kë më shumë se grekët i tmerronte e madje edhe tani i tmerron fakti se afrimi i arvanitasve me shqiptarët, krijon kushte për të fituar të drejtën si një etnitet, si një popull shtet formues që ka të drejtat e zhvillimit të gjuhës e kulturës së vet.
Greket në vitin 1990 mendonin se gjuha arvanitase ishte gati në të shuar kur ja behen gjysëm milioni shqiptarë, që u vendosen në të gjitha rajonet e Athinës, Selanikut,Kretës e ishujve të mbarë Greqisë, me shumicë edhe nëpër fshatra arvanitase. Personalisht i kam takuar e kam punuar nëpër pronat e shtëpitë e tyre, si në qytetin e Athinës, në shtëpinë e një kapiteni anije, e ema e tij më fliste fort mire shqip por gjithe frike se me degjonte i biri, por edhe në fshatra që nga Shkalla e Oropit, në Varibobë, e deri ne Vari e në Luca e me tej edhe mbarë ishullit të madh të Evias, në Koropi dhe Salaminën e Anastas Kulluriotit. Kudo arvanitë që kishin dëshirë të zjarrtë të shkëmbenin biseda në gjuhën arvanite e në pasurimin e saj me shprehje e fjalë të gjuhës së sotme shqipe. Pra atë çfarë konstatonim ne shqiptaret, ishte tmerruese për grekët. Mjafton t'ju sjell një shembull se si vepronte ky mekanizëm i ndërgjegjësimi dhe i influencës se dyndjes së shqiptarëve në Greqi. Për t'u mësuar emigrantëve shqiptarë gjuhën greke, shkrimtari minoritar Spiro Xhai që banonte në Athinë, në bashkpunim me botuesin Stërbuqi në Kolonaq të Athinës, kishte botuar librin "Të mësojmë gjuhën greke". Është botuar shumë herë ai libër. Janë shpërndarë me mijra kopje në tërë Greqinë. Dhe mos mendoni se ato i blenin vetëm shqiptarët. Jo. Një tregtar ambulant arvanitas,i ri në moshë, vinte gjithnjë tek ne shqiptarët e na kërkonte metoden e Xhait, por edhe gazetën time "Egnatia" në gjuhën shqipe. E mirrte jo një a dy kopje, por me dhjetra. Kur u shtrova një herë në bisedë, e pyeta se ku i çonte gjithë këto libra e gazeta. Nëpër shtëpitë arvanitase, mu përgjegj por me zë të ulët. Edhe njëqint të kesh i marr, por m'i sill ti se nuk dua të shkoj ti marr tek botuesi grek Sterbuqi. I blejnë arvanitasit më tha, ua çoj në shtëpi fshat në fshat. Me ato mësojnë gjuhën shqipe.
E kujtoj gjithmonë atë njeri. Ai ishte një tregtar i vogël, por edhe një misionar i madh i popullit të vet. Ai këtë nuk e kuptonte se ishte njeri i thjeshtë, por unë e admiroja se shihja tek ai të ardhmen, atë kohe kur shqiptarët në Greqi do t'u afroheshin gjysmës së popullit e kush e di për shkak të shtimit natyror tradicional të popullsisë do të mund të përbënin edhe shumicën. E këtë e dinin edhe grekët. Prej këtij mendimi e kësaj mundësie historike tmerroheshin. Ndaj vepronin me një barbari që të kujton përndjekjet që bënte Hitleri ndaj çifutëve në vitet 30. Pothuaj të gjithë greket jetonin nën psikologjine e urrejtjes. Me grekët ndodhte ajo që kishte ndodhur me popullin gjerman që i ishte shplarë truri prej ideologjisë raciste në vitin 1933, ndërsa Hitleri i vitit 1993 për ne emigrantët shqiptarë kishte nje emer tjeter: Kostandin Micotaqi.
Ju zoterinjë të gazetave, që thurni ditirambe për të bijën e Hitlerit Micotaqi a dini ndofarë gjëje se ç'ka ngjarë një natë në fshatin me ëmër shqiptar Kriekuq, në afërsi të Athinës. Edhe sot më drithërohet trupi kur e kujtoj. U ngritën për tërë natën të gjithë fshatarët me hunj e me kandila nëpër duar të ndiqnin, digjnin e vrisnin shqiptarët. E gjithe kjo e kurdisur prej segmenteve të qeverisë greke e policisë së fshehtë. Tani na del se pjella e djallit Micotaq na qënka me origjinë shqiptare. Mund që e ëma e saj të jetë në ndonjë lidhje të pa deklaruar kurrë, me arvanitasit, sepse ata i gjen në gjithë Greqinë, se thamë që më tepër se një e treta e Greqisë janë shqiptaro-arvanitë. Por ama kushdo që ka një intuitë sado të vogël e kupton se sa e pavend është të quash e ta publikosh me sensacion e mburrje, se na qënkërka me origjinë shqiptare një person, kur pjestarët e familjes së saj i kanë lyer duart deri në bërryla me gjakun e shqiptarëve. Të gjitha këto mizori u bënë në Greqi, u bënë nga babai i asaj që, gazeta e Bollinos, me një titull me gërma të medha na shet me origjine shqiptare...
Është koha jo të lëshojmë pè, se mjaft kemi lëshuar një shekull, jo të shprehemi me zëra servilë e ti miklojmë orekset e grekëve por t'u themi, mjaft më, tashmë kanë ardhur kohra të reja, t'u themi: ju grekët keni dy shtete shqiptare përballe, shto dhe gjysmën e shtetit që quhet (doni a s'doni) Maqedoni, pra shqiptarët tanimë janë faktor në Ballkan. Ajo prej së cilës jeni frikësuar si djalli nga temjani, mrekullisht ka ndodhur. Asnjë vendim nuk mund të merret në gadishull pa shqiptarët, prandaj lërëni rolin e skiles së vjetër në histori. Nuk ju shkon edhe me tej roli i udhëheqësit sepse me zor po mbaheni në këmbet tuaja. Keni një shtet të kalbur, keni një qeverisje të keqe. Ju keni probleme e frike prej popullit tuaj ndaj hiquni ne një anë e shëroni plagët tuaja. Lërini ekspansionet me varreza të vdekurish si Çiçikovë modern, me tufa kockash të grave e fëmijëve shqiptarë të vjedhura, që na i shisni për ushtarë grekë. Lërini presionet e shantazhet. Pranoni realitetin. Pranoni vitalitetin e shqiptarëve. Historia ka treguar se populli grek në disa etapa ka qënë gati në të shuar, por kanë qënë ardhjet nëpër shekuj të shqiptarëve në hapsirën greke, që, sipas vetë historianeve më të mëdhej të Greqisë si Paparigopulo, kanë qënë fatlume, sepse e kanë rigjallëruar si popull dhe u ka gjeneruar ndjesitë e dinjitetin si komb. Ky është fakt. Ata që përbëjnë pjesën greke të prapaskenave të revolucionit për pavarësi ishin veç një tufë klerikesh fanatikë, që rrinin nën hije, përmbas kryengritësve arvanitë me emra të medhenj në histori si Kollokotroni, Marko Boçari, Gjergj Karaiskaqi, Odisea Andruçio, Andrea Miauli, Kiço Xhavella, Laskarina Bubulina e plot të tjerë, një plejadë heronjsh, të cilet më së shumti u vranë prej rasove të zeza, prej kamillafëve që bënin komplote pas shpine, kur arvanitët luftonin për lirinë e Greqisë e formimin e shtetit grek.
Kjo është historia që flet për arvanitët e shqiptarët. Është një histori diell që grekëve ua lbyr sytë. Tani si po bëhet që po na dalin ca grafomanë nga aradhat tona të shtypit e po na thonë se na qënka shqiptare vajza e Micotaqit, vetë Venezillosi i zi e të mos shkojmë më tej madje edhe vetë Nikolla Zerva gjapirësi më i egër e i pangopur i popullit shqiptar.
Po kujt nga shqiptarët në këtë botë u intereson të dinë se çfarë kanë patur a ende kanë në damarë, gjak apo shurrë, Venezillosi apo vrasësit e tjerë të shqiptarëve duken përfshirë edhe pjestarët e familjes së hitlerit grek, Konstandin Micotaqi.
TRABOINI-FILM ANTOLOGJIA - PORTAL
“Poezia është e folura përçart e perëndive.” - Platon
Komentoni
Artikuj te tjere
Sali Berisha: Gjykata Kushtetuese mori një vendim jashtëzakonisht të rëndë...
Petrit Vasili: Rama, ky drejtor i keq komunaleje
Nezir Myrta: Një shtet në shekull - Kosova!
Selim Hasanaj: Festat që jane ba traditë po tregojnë sa të mjerë jemi
Urim Bajrami: Lamtumirë miku i të gjithëve!
Ilir Dardani: Fitna
Hajdin Islami: Tani kemi lot gëzimi e jo pikëllimi, të faleminderit Kosovë!
Kastriot Myftaraj: Prokurori federal amerikan, që denoncon Zogbyn në një libër si aktivist të agjendës homoseksuale
Për njohjen e Kosovës nga OKI
Urim Gjata: Nentedhjete e shtata e zeze ne qytetin e luleve, Pogradec
Nase Jani: Një vit, sa shekuj Kosovë…
Emil Lafe: Keqardhje për Televizionin Shqiptar
Berat Buzhala: Vetëvrasja, si sëmundje ngjitëse
Selim Hasanaj: Pse shqiptarët nuk shohin më larg se përtej hundës së vet?
Agron Tufa: Çështja shqiptare dhe Muri ynë
Emin Azemi: Idetë e vjetra në kohë të reja
Isa Mulaj: Pergjigje për z. Myrtaj + 2 Pyetje për z. Asani?
Fejzi Hajdari: Koha për kthimin e dinjitetit të nxënësit shqiptar
Arben Hoxha: Fuqia e së drejtës në veprim për drejtësi
Shaban Peraj: Shpallja e Kosovës shtet, datë e skalitur në historinë kombëtare