Mendime
Nezir Myrta: Një shtet në shekull - Kosova!
E diele, 15.02.2009, 02:06 PM
NJË SHTET NË SHEKULL – KOSOVA
Në Ditën e Pavarësisë të Kosovës, 17 Shkurt, 2008!
Nga Nezir Myrta
Ditët Historike Shqiptare, derisot ishin shumë të rralla, nganjëherë në shekull! Kongresi i Manastirit 1908 dhe Pavarësia e Kosovës 2008, janë Dy Datat më të rëndësishme Historike Shqiptare! Viti 1908, shenon përgatitjen e nismën për kryengritjen shqiptare, Luftën e Kaçanikut (1910), kundër ushtrisë turke, menjëherë pas Kongresit të Manastirit, të drejtuar nga Idriz Seferi, Isa Boletini...’’Kaçanik ty të raftë pika / nandë sahat tu u pre me thika’’ ...’’ka ra kali me not n’gjak’’, një shekull gjak, kundër dy pushtuesve ma të egjër turk e sllav, deri më 2008, me shpalljen e Pavarësisë të Kosovës, e sotetutje: me Kosovën Lindore ende të pushtuar, Me Shqipërinë Lindore, deri në Manastir e Prespë, e deri tej Janinës, Arbania Shqiptare, ende nën pushtimin grek, e me Malcinë e Mbishkodres, deri në Tivarin Historik, ende nën pushtimin malazias!
Viti Historik 1908, i priu viteve tjera historike, atij 1911, Kryengritja e Malcisë, shpallja e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Deqiç, nga Kelmendasit heroik, e Dedë Gjon Luli, ku mund të merret Shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë edhe në pamundësi të realizimit historik, nga shtypja e invazionit sllav mbi tokat shqiptare – një vit ma vonë, 1912, nga Ismail Qemali, në Vlorë, u bë Shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë! Ky ishte Shekulli ma Historik Shqiptar, duke mos anashkaluar as shekujt e maparshëm, atë Shekullin Tragjik të Toplikut e Abllanikut, zhbimjen e shfarosjen e gjithë popullësisë shqiptare nga vatrat stërgjyshore, deri në Citibardhin e Bardhyllit parahistorik, Luftërat ma të përgjakshme në Toplik e Abllanik (1874-1876), kur u vendosen ardhacakët rashkët (rusët), dhunshëm në territoret shqiptare (vonë me emrin, etninomin serv) dhe u pushtua Dardhania antike! Atë shekull e bën madhështor, Lidhja e Prizreni (1878-1881), ku u shtyp dhunshëm për Dy Krahësh armiq, e nuk mundi të mbetet Prizreni Historik - Shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë, nga Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi...që duhej të ishte me të drejtën historike shqiptare!
Molla e Kuqe - Guri i Shpuar, tek Naissa (Nishi), mbetet kufiri shqiptaro-serv, nga Vilajeti-Krahina e Shkupit (që tevona u ndryshua, si vilajeti i Kosovës), e mbeti vetëm emri i një krahine titiste – Kosova e sotme, ku pas të gjitha gjakderdhjeve historike shqiptare, më 17 Shkurt, 2008, shpalli pavarësinë, me inisiativen e Luftës Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e ndihmen e botës demokratike perëndimore, kryesisht amerikane, pas veprimeve ushtarake të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës – 12 Qershor, 1999!
Këto fakte mbahen mend fortmirë, e duhet kuptuar drejtë historinë, e të drejtën për ribashkimin t tokave shqiptare, deri në realizimin e plotë – një shtet shqiptar në Ballkan, ku përkundër interesave politiko-diplomatike tjera, e drejta e vetëvendosjes të kombit shqiptar, është e patjetërsueshme dhe nuk mund tëketë Ballkan të lirë e të qetë – pa kombin e lirë e të ribashkuar shqiptar!
Pavarësia e Kosovës (17. Shkurt, 2008), është shtet njëherë në shekull, një shtet në shekull, një shtet i ri shqiptar, që përkundër fërkimeve politike të ditës, ku qëllimet shihen hapur, anipse për dikend duken të nëndheshme – vetëm për t’i harruar tokat tjera nën pushtimin sllav: Preshevë, medvegje e Bujanoc – Shqipëri Lindore nën fallson irjm – Malcinë e Mbishkodres, e deri tek Çameria – për të harruar dy fjalët: Tivar e Prevezë!
Kosova shtet sovran dhe i pavarur, po kalon ditët tranzitore të shtetësisë, përkundër një pushteti të brishtë, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, e vendosur dhe e plotfuqishme, e pakontestueshme, anipse nën divergjencat e një shteti të ri multietnik (duke vendosur një rend demokratik bashëkohor dhe duke treguar një siguri për pakicat, që kryesisht, e gabimisht sikur sigurohet veç pakica serve me as 5% të Kosovës)! Në këtë vijë politike, Kosova po ecën me të gjitha vështirësitë e brëndshme e të jashtme, me ndihmen e botës demokratike, derisa të bëhet plotësisht e zonja e vetvetes – por, decentralizimi dhe eksterritorialiteti, janë dy pika të kontestueshme për Kosovën, sepse ose të ketë për të gjitha etnitë, ose për asnjë! Kjo e rëndon situatën, që ndanë vendin, e bën pakicën serve 5 % një hegjemoni, e në të njetën mënyrë, nxitë Kosovën, që edhe ajo të lidhet me Shqipërinë, në të njejten kohë dhe pyetja është: ku e çon Kosovën decentralizimi e eksterritorialiteti vetëm për servët pakicë, që po zbatohet në vitin e parë të pavarësisë së saj? Përgjegjen e din secili shqiptar, me vetëdije të plotë kombëtare!
Viti i Pavarësisë të Kosovës 17.Skurt,2008-17.Shkurt,2009, Viti Historik i Kosovës, është vazhdimësi e mundshme historike, duke treguar historikisht – kaq bëmë dhe kemi edhe shumë për të bërë, është ofshamë e bukur edhe për trevat tjera shqiptare ende nën pushtim e okupim, ende në pamundësi ta gëzojnë të gjithë shqiptarët një shtet – një komb ballkanik! Urime Kosovë Shtetësinë njëvjeçare, je Djepi i Dardhanisë dhe fat e bashkim kombit shqiptar! Shpresojmë të mos përsëritet ma shumë historia!
Një shtet në shekull –Kosova!