E shtune, 27.04.2024, 06:36 AM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Rugova është nga ata që di se çfarë bën

E hene, 16.02.2009, 09:53 PM


Enver Bytyçi
Enver Bytyçi

Rugova është nga ata që di se çfarë bën

Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar se i vetmi personalitet në trojet Shqiptare që vepron me kohën e tij dhe e si se çfare bën, është Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Fatkeqësisht, Shqipëria, Kosova, Shqiptarët e Maqedonisë janë të ngopur me politikanë që mendojnë dhe veprojne sipas skemave që i japin padronët e tyre në Athinë, Beograd, Shkupin zyrtar e madje edhe në Moskë. Rugova, nga natyra është i qetë, nuk ngutet, edhe se nuk mundet ta "detyrojë" ndokush të ngutet.

Nga Enver Bytyçi

Ai është i qartë, i ka të qarta qëllimet, i respekton aleatët, nuk dyshon në ato që thotë e që bën, pra, nuk i bën "bishti hije." Në politikë krahasuar me të tjerët është një mjeshtër i vërtetë.

Por e veçanta në personalitetit e Rugovës është se ai ka ditur që në fillimet e tij si politikan çfarë duhet e çfarë nuk duhet bërë. Rugova shpalli i pari nga të gjithë Shqiptarët pavaresimin e Kosovës, e mbrojti këtë parim në çdo fazë të zhvillimit të saj dhe vazhdon ta mbrojë edhe tani, kur ka mbetur vetëm njohja formale e kësa pavaresie. Pavaresinë e Kosovës, liderët politikë të saj e konkretizuan me Deklaratën Kushtetutese të 2 Korrikut 1990, me Kushtetutën e Kaçanikut të Shtatorit 1990, me zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Kosovë më 1992 e 1997, me Referendumin për Pavaresi më 1991 e kështu me rradhë. Të gjitha këto akte politike u bënë për disa aresye: Së pari, në mënyrë demokratike konfirmohej vullneti i Popullit në Kosovë dhe politika e kishte për obligim ta mbronte e të punonte për jetësimin e këtij vullneti.

Në këtë mënyrë çështja e Kosovës merrte përvijmet e një trajtimi institucional në organizmat ndërkombëtare, si dhe në masën e popullatës konsolidohej koncepti për pavarësimin e Kosovës nga Serbia. Së dyti: Delegjitimoheshin të gjitha veprimet e dhunshme të Serbisë ndaj Shqiptarëve në Kosovë. Me aktet e realizuara nga Rugova dhe bashkepunetorët e tij, Serbia juridikisht konsiderohej si shtet pushtues në Kosove, nga e cila quhej e çliruar. Ky akti u konsolidua sidomos me vendimin e pakthyeshëm për të marrë pjesë në institucionet e Serbisë e të ish-Jugosllavisë, dhe refuzimin e çdo varësie politike të Prishtinës ndaj Beogradit. Politikën ndërkombëtare dhe madje edhe studiuesit e kësaj politike i ka sugjestionuar fakti se Rugova mbronte qëllime radikale, siç konsiderohej kërkesa për pavaresinë e Kosovës, por shpallte se këto qëllime do t'i realizonte me mjete paqësore. Në fakt ai gjatë gjithë kohës iu përmbajt me rigorozitet kësaj filozofie.

Të tjerë politikanë të Kosovës, si Demaçi, shpallnin mjetet radikale për të realizuar një qëllim final më të vogël, siç ishte p.sh. Ballkaniada, ose një konfederatë e Kosovës me Serbinë e shtete të tjera të rajonit. Filozofia e Ibrahim Rugovës realizoi disa qëllime madhore, të cilat Kosova kurrë ndonjeherë më parë nuk kishte mundur as t'i ëndërronte.

Me filozofinë e paqes, Lideri i Kosovës u pranua si i tillë nga të gjitha organizmat ndërkombëtare. E njohu dhe e priti në takim me protokollin e një udhëheqësi shteti.  Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Papa i Vatikanit, Presidenti Amerikan Bill Klinton, Kancelari Gjerman, Helmut Kohl, Presidenti Francez, ai Italian, Kryeministrat e Anglisë e të Spanjës e keshtu me rradhë.

Vetëm në Rusi e në Greqi, pra në aleatet e Serbisë e të Millosheviçit nuk shkeli ndonjëherë. Për herë të parë në historinë e saj, Kosova e mbronte të drejtën e vet për pavarësi përmes liderëve të saj politikë. Atë që thoshte në konferencat javore të shtypit për një Kosovë të pavarur, të hapur ndaj Shqipërisë e ndaj Serbisë dhe për një periudhë nën protektorat civil ndërkombëtar, Rugova e përsëriste në të gjitha takimet me personalitetet ndërkombëtare që u përmendën.

Ai nuk kishte frikë se nga postulatet e tij do të mërziteshin miqtë e Kosovës, partnerët e tij në bisedime. Përkundrazi, i përmbahej parimit se sa më shumë të përsëritej ky sllogan dhe në sa më shumë bashkëbisedues, aq më shumë do të pranohej si opcion nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Koha i dha të drejtë Ibrahim Rugovës. Kosova, më parë se mbrohej me ushtri nga ana e bashkësisë ndërkombëtare dhe çlirohej nga NATO, u pranua de-fakto si njësi e pavarur nga ajo. Nëse nuk do të ishte pranuar se e tillë dhe Kosova do të trajtohej thjesht si një problem i brendshëm i Beogradit, siç e përcaktonte dhe e përcakton Kryeministri i Shqiperisë, Fatos Nano, ajo nuk do të kishte mundur të përjetonte praninë e NATO-s për çlirimin e saj.

Ai edhe sot i është përunjur ultranacionalistit Serb, Vuk Drashkoviç e të tjerëve politikanë të Beogradit, të cilët i ka ftuar zyrtarisht për të vizituar Tiranën. Luftetarët e të gjitha kohërave janë e mbetën të nderuar, veçanërissht dëshmorët e lirisë. Por, Rugova jep mësim praktik se duhet ditur çfarë duhet bërë. Kur nuk di se çfarë bën, të gjitha përpjekjet dhe sakrificat shkojnë dëm.

Historia e shqiptarëve është e mbushur me shembuj të tillë. Ai së pari ka ditur të zgjedh sak mikun e madh të shqiptarëve, SHBA-në dhe nuk është hutuar si më 1912, kur atdhetarët shqiptarë nuk ishin përcaktuar qartë se kë duhet të luftonin me forca të përqëndruara, turqit osmanë që ishin në agoninë perandorake, apo koalicionin anti-shqiptar të udhëhequr nga Serbët e të përbërë edhe nga Grekët, Bullgaret e Malaziasit?! Forcat kundërshtare të Rugovës, me sa duket nuk duan të nxjerrin mësime nga kjo histori e dhimbshme dhe përpiqen të ngrejne kulte me çifteli e sharki për interesat e tyre politike të çastit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora