E premte, 26.04.2024, 11:39 AM (GMT+1)

Mendime

Naser Aliu: Shkurtimisht

E diele, 08.02.2009, 06:42 PM


Majtas, Mimoza Gashi (6d), Sabrina Höhn (6c), Svenja Hechtelberger (6e), Alisha Nikodemus (6d), Björn Drach (6a)

Mimoza Gashi zuri vendin e parë gjatë garave në lexim

 

Të premten më 05.12.08 u mbajtën garat në lexim që tradicionalisht organizohet nga botuesit e libit në Gjermani. Fituesen Mimoza Gashi e përgëzoi drejtori i shkollës zoti Bender.

Nga klasat e gjashta ishin kualifikuar pesë nxënës. Në fillim nxënësit lexuan tekstet e zgjedhura vet, pastaj një vepër të panjohur për

_____ 

 

 ta. 120 nxënës të klasës së gjashtë ndoqën këtë garë, arismtarët e gjermanishtes ishin në zhyri. Njëzëshëm fitoi Mimoza Gashi. Asaj iu dhurua një libër dhe një çertifikatë. Ka pesëdhjetë vite që oragnizohet gara të tilla nga botuesit gjerman dhe ky evenment është nën patronatin e kryetarit gjerman. Në këto gara marrin pejese zakonisht 50.000 nxënë. burimi

 

 

 

Preteksti që ka përligjur bombardimit e Jugosllavisë ishte një rrenë e madhe

 

 

Dr Helena Ranta

“Masakra” e Reçakut nuk ka ndodhur kurrë”, atikull i publikuar në palestine-solidatrite.org  ng Louis Magnin

 

Dr Helena Ranta është detyruar ta konfirmojë versionin zyrtar të një inskenimi, thuhet në artikull. Autori i referohet librit të saj që sapo është publikuar në Finlandë. Në librin e saj, ajo paska thënë se serbet janë akuzuar në mënyrë të pafajshme dhe se gjoja maskarën e ka bërë UÇK..etj.etj.

Ky artikull, nuk do t´ishte shumë shqetësues, sikur të mos ishte publikuar në faqen që solidarizohet me Palestinën dhe ku shkruajnë shumë arab. teksti integral    homepage

 

 

Libri më  i ri i Pierre Pean

„Bota  nga këndi i  K.“  mbi Bernard Kouchner

Pierre Pean „Le Monde vu par K.“ sur Bernard Kouchner

 

Autori e konsideron cinik angazhimin e Kushnerit në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe në Kosovë. Gjithashtu, gjithmonë sipas autorit, ai paska udhëhequr një kryqëzatë kundër Serbisë me organizatën e tij “ mjekët e botës” ( medicin du monde) dhe se qëllimi i tij paska qenë për t´i diskredituar serbet, për të ndërtuar një opinion publik kundër tyre dhe për t´i krahasuar me nazistët. Kushneri, sipas autorit, nuk ka fshehur kurrë simpatinë ndaj shqiptarëve...

 

burimi

 

_________________________________

Koment

Gati çdo javë botohen libra të rinj proserb, artikujt nëpër gazeta nuk mund të numrohen. Tani ka nisur përgaditja dhe krijimi i opinionit të nevojshëm për ndarjen e Kosovës. Në fakt Kosova është ndarë. Po luftohet ashpërsisht për legalizimin e saj. Qeveria serbe shprehimisht kundërshton ndarjen, sepse mungon klima e nevojshme, por praktikisht është duke punuar, duke investuar dhe duke krijuar binde se kjo është rrugëdalja e vetem.

Ata vepruan kështu edhe në Bosnjë ku përvetësuan shumë më shumë teritor se sa u takone etnikisht. Për Serbinë është e qartë se shtetësia e Kosovës nuk zhbëhet, qëllimi i tyre është coptimi i saj.

Dihet mirë se serbet nuk qetësohen me dialog, ata do ta perceptonin mirë këtë kaos që po bëjnë, vetëm nëse në të njetën mënyrë u kthehet në Kosovën Lindore. Shkrime të tilla zemrojnë pa masë, por opinioni shqiptar duhet njoftuar me këta emra, sepse këta vizitojnë edhe Kosovën dhe keqpërdorin mikpritjen shqiptare.

 

_____________________________

Fabrika e yjeve

Astronomët e Haidelbergut kanë zbuluar një fabrikë të yjeve, e cila kapërcen çdo imagjinatë të njeriut. Në këtë fabrikë prodhohen rreth një mijë diej në vit. Largësia e kësaj akusherie është 13 miliard vite të dritës: sa për krahasim; në krejt rrugën e qumshtit, galaksinë tonë, lind përafërsisht një diell në vit. Shkecëtarë e Institutit Maks-Plank këtë zbulim e bën publike në revistën profesionale “Nature”.

 

me foto tjera, revista stern

 

Naser Aliu

Gjermani

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora