E shtune, 27.04.2024, 01:15 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Besimtari në xhami, polici në rrugë

E enjte, 24.08.2023, 07:55 PM


Xhemal Ahmeti:

BESIMTARI NË XHAMI, POLICI NË RRUGË

Arkeologët e kohëve më të thella të njerëzimit thonë se s'mund të gjejnë kockë hominidi pa shenjat e tij religjioze. Interpetim i njeriut të kapitur nga religjionet? Pra njerëzimi ka lindur me besimin bashkë. Cdokush që përpiqet ta ndryshoj këtë gjendje është një don kishot cirkusant. Njërzit kanë nevojë për rrëfime, besime, që i japin kuptim jetës së tyre ose që u shërbejnë për t'iu lutur dikujt kur banka nuk i jep hipotekë, borxhliu don ta vrasë ose nga rrufeja dhihet në brekë si  Martin Lutheri dhe premton besnikërinë e përjetshme. Ky as që është problemi. Problem është kur një kopé religjioze donë pushtetin mbi gjithë tjerët. Këtu nisin konfliktet. Dhe për këtë lloj konflikti shqiptarët kanë më së paku ngé. A bën të asishesni në xhamitë dhe kishat tuaja ej mos na shurdhoni k... se kemi shumë halle tjera. Apo doni sistem si ai Jugosllavisë dhe u detyronte ta mësonit manifestin përmendsh dhe t'i shërbeni Drzhavës si dikur - si spiuna?

__________

BOTA SI AKUARIUM ZOMBISH

Utilitaristët thonë se çdo veprim që nuk sjell dobi është i kotë. Tek shumica prej tyre "dobia" është sinonim i foljes "kam". Domethënë me veprimin X apo Y (timin apo të huajin) fitova diçka.  Kjo mirëpo është  e pamundshme nëse "kamjen", për ta pasur, të cilën nuk e pate më parë, pa ia marrë dikujt të plotë ose në shfrytëzim. Nëse pushtetari nuk ta merr dot një copë liri (ose të tërrën) nuk i vlen gjë, nëse partia nuk ta pronëson Subjektin në favor të vijës së saj s'të bën anëtar, nëse féja nuk të përvetëson për politikën apo ideologjinë e saj të shpall dele e humbur drejt ferrit. Kjo është edhe më subtile se tjerat, ngase në vend se të të injorojë të shpall objekt të luftës së saj.

Komunistët thonë jepja Subjektin tënd partisë se korridorit për në barazinë e plotë o ta hëngra kokën o mbijetove si partall me të cilën do fshijë bythën ndonjë epigon qesharak i Leninit.

Me këtë dua të them: se përveç sojit tim, që ka ndërtuar një "strategji mbijetimi për të siguruar lirinë minimale brenda kësaj bote"  s'ka njeri të lirë mbi këtë tokë. Tjerët kanë harruar se pas gjuetisë së kafshëve (homo sapiensi) njeriu të dytën gjë që zbuloi ishte skllavërimi i Tjetrit.

__________

IDEAL S'MUND TË JETË

Unë kam plotë miq këtu që janë militant të kësaj apo asaj partie. Të vetmen kategori që s'do ta kuptoj kurrë se pse janë pjesë e kësaj apo asaj partie janë njerëzit që morrën pjesë në luftën e fundit të Kosovës. Veçanërisht ata që kanë humbur miq, të afërt. Si ka mundësi pas vendimit ta jap jetën për një kauzë, një kauzë për të gjithë pa dallim race, feje, besimi, ideologjie ta marrë anën e rrëfimit X apo Y që për synim ka pushtetin partito-politik? Dakord nëse donë karrierë, pare, famë, por ideal s'mund të jetë. Kjo punë s'bëhet as në emër të idealit të djeshëm që rezultoi luftën e as për ndonjë ideal tjetër. Është vendim utilitarist pra.

__________

INTERNACIONALJA E BYTHAVE

Ju që i konsideroni wahabistët të rrezikshëm dhe heshtni unë u quaj bytha. Qenie që kur më flsini për tema tjera u konsideroj lahpera, as e marr parasysh fjalinë tuaj. Si ka mundësi ta shash pushtetin që ta kufizon lirinë e tjetrin që donë të të fshijë pse nuk beson si ai nuk e sheh. Bytha madje asish të kanceruara.

__________

"Filozofia në krizë", dëgjova mbrëmë të thotë profesori Julian Nida-Rümelin gjatë një interviste. S'pata mundësi intervenimi që t'i them se gabim e ka. Shumë gabim. Duhet të banojë ndër shqiptarë për ta përjetuar in vivo lajthitjen. Shakatë anash. Filozofia është në krizë ngase njeriu "postmodern" nuk ka kohë më të pyes, mendojë, reflektojë. Njeriu "postmodern" është bërë si informata që konsumon: erdhi, iku, shkoi brenda dy sekondave. Kjo që sot quhet filozofi de facto është histori. Histori e shpërdorur deri në ashtin e gishtit të Platonit. Tha ky, tha ai, tha Demë Goga.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora