E premte, 26.04.2024, 10:01 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Pse jo, Republika e Dardanisë!?

E diele, 20.08.2023, 07:59 PM


PSE JO, REPUBLIKA E DARDANISË!?

Nga Frank Shkreli

“Një zbulim që formëson historinë, një dedikim i fuqishëm nga Perandori Justinian është zbuluar në Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana”. Kështu e ka cilësuar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku, njoftimin e ditëve të fundit të një ekipi të përbërë nga arkeologë të Kosovës dhe francezë, I cili po bën hulumtime arkelogjike në Ulpianë, nja 10-kilometra larg nga Prishtina.

Grupi i arkeologëve që përbëhet nga francezi Christophe Goddard, Arben Hajdari e Milot Berisha nga Kosova, gjatë hulumtimeve të kryera shkencore kanë zbuluar një mbishkrim monumental me rëndësi të jashtëzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda.  Ai e përshkruan këtë qytet si një qytet Dardan, në krahinën e Dardanisë. Qyteti dhe kisha, të themeluar nga paraardhësi i tij, Diokleciani në fillim të shekullit IV. Ekspertët thonë se mbishkrimi paraqet një dëshmi shumë të rrallë ndërsa dëshmon afërsinë e perandorit Justinian ndaj provincës së origjinës së tij. Kisha e atjeshme, paraqet një prej zbulimeve më të mëdha të Perandorisë së vonshme romake dhe perandorëve më të rëndësishëm të saj, thuhet në njoftimet për media.

Me të drejtë ky zbulim me rëndësi historike dhe identike për shqiptarët ka tërhequr vëmendjen dhe interesimin e autoriteteve më të larta të Republikës së Kosovës dhe disa përfaqsuesve ndërkombëtarë në Kosovë.

Ulpiana është një udhëtim nëpër kohë që zbulon thesaret e fshehura të së kaluarës sonë. Çdo gërmim zbulon fragmente të qytetërimit tonë të lashtë”, është shprehur presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.  “Nga Mbretëria e Dardanisë e deri te Perandori Justinian janë shekuj të trashëgimisë sonë të prekshme, e cila ndërlidhë të tashmen tonë me të kaluarën e largët. Zbulimet e fundit në Ulpianë (Justiniana Secunda), paraqesin evidenca të rëndësishme për historinë e Dardanisë dhe dardanëve gjatë Antikitetit të vonë-Mesjetës së hershme”, është shprehur e para e shtetit të Kosovës, Zonja Osmani, në lidhje me zbulimet arkeologjike të ditëve të fundit në Ulpianë, pasi vizitoi hapësirat e hulumtimve arkeologjike jo shumë larg Prishtinës.

Ndërkaq, edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas njoftimit për zbulimin e mbishkrimit monumental në qytetin Ulpianë, ndërsa ka thënë për media se ky zbulim dëshmon lidhjet e Perandorit Justinian me vendin e origjinës së tij -- Dardaninë.  Punën e sukseshme arkeogjike në Ulpianë të ekipit të lartë-përmendur, Kryeministri Kurti e lavdëroi këtë zbulim si një dëshmi e bashkpunimit të suksesshëm ndërkombëtar -- midis arkeologëve nga Kosova dhe Franca, ka shkruar në portalin e tij, Kryeministri Kurti.

Jo se kjo histori nuk dihej. Dihej dhe mbrohej nga historian dhe eskpertëtë huaj dhe vendas gjatë dekadave të shekullit të kaluar e deri në ditët e sotëme. Për fat të mirë, zbulimet e këtyre ekspertëve në të kauarën si veprat dhe botimet historike të tyre – përfshir Profesor Dr. Zef Mirditën, babain e Dardanisë Antike -- Frank Shkreli/ Ndërroi jetë Apostulli i Dardanisë | Gazeta Telegraf, tani po vërtetohen dhe po dokumentohen nga zbulimet e fundit, të ekspertëve shqiptarë të Kosovës në bashkpunim me ekspertët e huaj.

Ndonëse zbulimi arkeologjik i ditëve të fundit në Ulpianë është shumë i rëndësishëm, sipas ekspertëve, nuk besoj që ky të jetë më i rëndësishmi as më i fundit. Janë bërë dhe po bëhen hulumtime anë e mbanë trojeve dardane -- Frank Shkreli: Këtu i thonë Dardani, o bir! | Gazeta Telegraf -- të cilat, më në fund, po tregojnë dhe dëshmojnë para botës, se – megjithë propagandën serbo-greke dhe kundërshtimeve  të tyre  -- më në fund po rpovohet historikisht dhe shkencërisht nga grupe eskepertësh me përvojë e reputacion, se trojet shqiptare kanë qenë dhe janë dardane dhe se ajo krahinë është quajtur Dardani. Prandaj, si përfundim, ashtu duhet të quhet edhe sot, me qëllim për t’a çuar në vend të VËRTETËN historike, njëherë e përgjithmonë: Republikën e Dardanisë me flamurin e saj shtetëror, propozuar nga i ndjeri President Dr. Ibrahim Rugova, në vitin 2001. Pse jo?

“Ajo është nje kërkesë e gjithë popullit dhe nuk mund ta injoroj askush”. (Ibrahim Rugova).

“Oh moj Dardani antike, gjuje vellon e lashtësisë,
                       Rrok lahutën ti kreshnike, për babain e Pavarësisë!

DARDANIA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ekipin e arkeologëve në Ulpianë


Perandori Justiniani i I-rë ose Justiniani i Madh i lindur në Dardani – Perandori gjigand ilir që drejtoi Romën e Bizantin, që rishkroi, Kodin Civil Romak dhe vuri gurëthemelin e ligjësisë moderne. Njëri prej perandorëve të historisë që cilësohet si një prej perandorëve më të mëdhenj të historisë romake e bizantine. Justiniani i I-rë, sipas historianëve, ka Ilirizuar kastën perandorake dhe i ka dhënë Ilirisë një status të veçantë dhe më të privilegjuar se rajonet e tjera, nën jurisdiksionin e tij administrative-perandorak.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: 150 vjet në shërbim të Zotit dhe të Kombit Frank Shkreli: Mohimi i së keqes - 35 vjetori i varjes në litar të Poetit Disident Havzi Nela Frank Shkreli: Dom Ndre Mjeda në sytë e nxënësit të tij, Mons. Dr Zef Oroshit Frank Shkreli: Vrasjet makabër të komunizmit në Shqipëri dhe shteti që ende nuk i ka dënuar, një njollë e zezë për kombin shqiptar! Frank Shkreli: “Flamuri i Arbërit” i Jeronim De Radës Frank Shkreli: Universiteti i Bernës në Zvicër vërteton deklaratën e At Gjergj Fishtës Frank Shkreli: Mirënjohje për jetë e mot për Kongresistin Eliot Engel Frank Shkreli: Karrigia bosh e Kosovës në Tiranë dhe muri shqiptaro-shqiptar Frank Shkreli: Zbrazja e trojeve shqiptare sot dhe rreziku i brendshëm aktual Frank Shkreli: Po me Oso Kukën e me malësorët çka kini?! Frank Shkreli: Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara Frank Shkreli: A ekziston më Besa shqiptare? Frank Shkreli: Adem Demaçi - E para është fjala e lirë Frank Shkreli: Thirrje për dorëheqjen e Josep Borrell! Frank Shkreli: Ish-Presidenti George W. Bush, mik i përhershëm i shqiptarëve! Frank Shkreli: Liri, Pavarësi, Demokraci Frank Shkreli: At Gjergj Fishta - “Krenët e Shqyptarisë”, të Gegërisë dhe Toskërisë në Lidhjen e Prizrenit Frank Shkreli: Lidhja e Prizrenit një kthesë vendimtare për kombin Fjala e Frank Shkrelit me rastin e pranimit të Dekoratës, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe Frank Shkreli: 50-Vjetori i Revoltës Anti-Komuniste në Spaç

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora