E marte, 23.04.2024, 10:37 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Zyra Krifca

E merkure, 09.08.2023, 07:56 PM


Zyra Krifca

Nga Edison Ypi

Gryka e Këlcyrës, Kanioni i Devollit, Gryka e Drinit, Gryka e Milotit, Kanioni i Osumit, Zadrima, Divjaka, Roskoveci, Devolli, janë vetëm disa nga dyert e Zyrës së Ministres Frida Krifca.

Tavolinat e punës së Zyrës Krifca janë, një ditë Myzeqeja, ditën tjetër Mallakastra, pastaj Zadrima, e me rradhë, Fushë Kruja, Dumrea, mbi Shkodra, e të tjera.

Këmbët mbi të cilat mbështetet  tavolina e Zyrës Krifca janë; Tomorri, Korabi, Ostrovica, Shpiragu, Gramozi.

Zyra Krifca ka dhe dritare. Dhe çfar' dritaresh.

Të shohësh nga dritaret e Zyrës Krifca, të ikën menia nga çaçka e kokës.

Nga njëra dritare e Zyrës Krifca sheh krejt Mallakastrrën dhe Roskovecin sikur po i kqyr nga Sinja.

Nga tjetra Dritare sheh Trebeshin-Dhëmbel-Nëmërçkën sikur po i kundron nga Starja.

Nga Qafa e Murrizit, që është një tjetër dritare e Zyrës Krifca, sheh Dajtin nga prapa, Bovillën, një mijë mrekulli të tjera, dhe në hotizont, detin.

Nga dritaret e Zyrës Krifca duket në pëllëmbë të dorës krejt e Bukura e Dheut, Shqipëria.

Frida Krifca hedh firma. Firma që hedh Frida Krifca fillon në Milot mbaron në Çorovodë, fillon në Bulqizë mbaron në Rrogozhinë, nis në Librazhd bitis në Vlorë, start në Lezhë end në Leskovik.

Boja që Frida Krifca përdor për të hedhur firma është Liqeri i Poradecit të cilin Krifca e ka të tërin mbi tavolinë, me nosita, me pulëbardha. Kur Krifca hedh firmë, penën sa një shtyllë e zhyt dhe e përgjak në Liqer, kur Liqeri...ndaj fundesh u përflak, porsi me zjarr e me flori, në këtë ças' perëndimor kur po më dehen sytë e mi.

Po telefon, a ka telefon Zyra Krifca ?

Zyra Krifca s'ka telefon, as stacionar, as celular. Nuk i duhen. Zyra Krifca nuk përdor telefona. Frida Krifca nuk pëshpërit nëpër telefona. Ta dëgjojnë fermerët, bujqit, çobenët, endëset, peshkatarët, bletarët, Frika Krifca sokëllin sa tundet mali.

Zyra Krifca ka Kosh plehrash. Koshi i plehrave të Zyrës Krifca është si Mali me Gropa. Mjerë kë hedh Frida Krifca aty brenda.

Te Zyra Frida ka muzikë. Por jo muzikë me disqe, USB-ra dhe MP3-sha. Te Zyra Krifca Shopen është ujvara, Beethoven bubullimat, Mozart era. Paganin Bilbili. Shostakoviç lumi.

Zyra Krifca dhe vetë Frida Krifca janë aq emocionuese sa kur i sheh pyet veten mos je në ëndërr.

Këtë lloj zyre Frida Krifca nuk e ka parë kurrkund. E ka shpikur vet. Me fantazinë e vet të papërmbajtur. Me ndjeshmërinë e vet prej fije bari. Me vullnetin e vet të hekurt.

Sa i përket ngjalljes së dellit të ngordhur të dashurisë së disa ditëzinjve për vendin dhe punën, Frida Krifca, falë lodhjeve të veta faraonike, ja ka kaluar të gjithë pordhëtarëve që s'po i rreshtoj me emra se u mbetet qefi moralistave.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora