Editorial » Ukaj
Ndue Ukaj: Ta kujtojmë sot poetin e madh Ndre Mjeden
E marte, 01.08.2023, 07:53 PM
Ndue Ukaj:
Ta
kujtojmë sot poetin e madh Ndre Miedien, zemra e të cilit pushoi së rrahuri në
një ditë si kjo në vitin 1937.
Poezia
e Miedies me forcën e saj të përvëlon. Ajo vërtet është Àndra e jetës që
shtrihet në art me një shije të hollë dhe gjuhë muzikore magjepse.
Vargjet
e tij sa herë i lexoj, më vijnë të freskëta si gurgullima e ujërave të qeta të
natyrës apo shungullima e një ujëvare magjepse.
Sepse,
në vargjet e tij ndihet magjishëm bukuria e gjuhes dhe eleganca e tingujve
artistik.
Ndre
Miedia, siç thonte Ernest Koliqi, ishte “nji poet i thellë ndër ndjesina dhe i
përsosun në trajtë që çeli nji krue të ri lirizmi në letërsinë t’onë, nji atdhetar qi punoi tanë jetën e vet
për sqimin e fuqisimin e ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet arsimit dhe kulturës.”
Miedia
është njëri njëri prej stilistëve ma të përkryer të poezisë shqipe, mjeshtër i
pashoq i vargëzimit dhe i ka lanë letërsisë shqipe vargje të paharrueshme.
Mund
të jenë të paktë ata shqiptarë që të mos kenë dëgjuar për Vájin e bylbylit dhe
për Àndrën e jetës, ku ndihet dhimbja dhe bukuria e jetës e përshkruar me nota
herë të ëmbla e herë tragjike.
Shumë
lexues janë rritë me poezitë e tij kumbuese dhe me gjamën e tij të pashoq për
lirinë, të paraqitura me mjeshtëri te libri poetik, Juvenilia.